Bledi Mane boton librin e tij të parë

15 Nëntor 2012, 20:28Sociale TEMA
Bledi Mane boton librin e tij të parë

Gazetari i së përditshmes TemA, Bledi Mane, i paraqitet lexuesit kësaj here me librin e tij të parë.

Shtëpia botuese Dudaj ka qëmtuar me kujdes publicistikën e tij më të mirë dhe mes shumë titujve të tjerë interesantë ka mundur të botojë në këtë fundviti edhe librin kontravers “Public Enemy”.

Me një audiencë gjithmonë në rritje të vetë gazetës TemA, gazetari Mane ka mundur të mbajë tempin e të ecë paralel me suksesin e vetë gazetës duke i ofruar lexuesve të shumtë brenda dhe jashtë Shqipërisë një lloj publicistike paksa ndryshe ose takuese, siç e emërton vetë autori.

Botuesi Mero Baze shkruan në pasthënien e librit:

“Publicistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë që para se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka, për të pasur një rrënjë tek letërsia.

Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi është asgjësuar nga nevoja për të mos menduar, Bledi Mane është bërë popullor, pasi po rikthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhojnë për llogari të të tjerëve”.

Ndërsa studiuesi i medias, MSc Reldar Dedja, pasi ka vështruar me kujdes publicistikën e gazetarit Mane, shprehet në mënyrë më akademike:

“Në shkrimet e Bledit Mane-s në një farë mënyre mesazhi nuk ka prirje të shkojë drejt margjinalizimit dhe të kërkojë të rrokë sa më shumë audiencë edhe pse mund të themi se ai ka një komunikim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, me të cilën ai ka fituar një lexueshmëri të madhe. Nga pikëpamja komunikative, ka vend të shprehemi se ne debatojmë gjatë ditës ato tema që në të shumtën e rasteve na shqetësojnë të gjithëve, informacione të marra nga televizioni apo dhe nga media të ndryshme online. Në këtë mënyrë ai bëhet gjithmonë e më shumë i lexuar, sepse ka mundësi të artikulojë argumente të detajuara e racionale. Edhe pse është anatemuar si pasionant dhe emotiv, ai si gjuhë simbolike të transmetimit të mesazhit të tij ka të vërtetat therëse”.

Vetë autori shkruan për këtë libër se: “Unë nuk mund ta lija bosh vendin vakant të një publicistike atakuese. E them me plot gojë, media shqiptare e ka të nevojshme atakimin e drejtpërdrejtë të realitetit tonë ngjyrë gri. Do të vazhdoj të jem atakues sepse nuk më mundon asgjë nga e shkuara dhe e ardhmja ime. E kam zhveshur veten prej kohësh, jam lakuriq. Megjithatë garantoj se lëkurën nuk ka shans të ma rrjepë askush. Faleminderit që më lexoni”.

Libri ka dalë në treg qysh ditën e enjte dhe mund të gjendet momentalisht pranë stendës së botimeve Dudaj përgjatë panairit të librit në Pallatin e Kongreseve nga datat 14-18 Nëntor 2012. Çdo mbrëmje gjatë ditëve të panairit nga ora 18.30 deri më 19.30 gazetari Bledi Mane do të jetë i pranishëm në stendën Dudaj duke bashkëbiseduar me lexuesit dhe duke dhënë autografe.

Kopertina e librit

21 komente në “Bledi Mane boton librin e tij të parë”

  1. DD says:

    BRAVO BLEDI!
    BRAVO TEMA!
    Ndonje informacion per lexuesit jashte atdheut qe tek TemA dhe Bledi jane te shumte?
    Faleminderit!
    Kjo eshte gazetari dhe jo:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/kllounet-e-oborrit-berisha.html

    1. fule says:

      E c’na beri qerratai. Se kisha ne mendje te kaloja nga Panairi. Tani duhet te kaloj vetem per me ble kete liber

    2. Devolliu says:

      Bledi; në të vërtetë juve nuk jeni Public Enemy por jeni Publik Best Friend.

  2. Labi Vlore says:

    Urime Bledi.Me siguri qe do e blej Librin dhe do e lexoj me kenaqesi.Je risia e gazetarit te ri modern.Analizon,mendon,dhe me tej shkruan dhe jo e kunderta e gazetarise se sotme Shqiptare e cila me se pari shkruan,pastaj mendon dhe vetem ne hallke te fundit analizon.Duke permbysur rendin Normal te te shkruarit.Je nga gazetaret e pakte te gazetarise Shqiptare qe nisesh nga rendi normal i te shkruarit.Analize,mendim dhe me tej shkrim.

  3. Vlora says:

    SUKSESE ME TEJ.

  4. Erisa says:

    Me nje figure si Bledi, krenohem qe jam nga Permeti. Ka nje tipologji teper te vecante, unike dhe pafund interesante. Bled, sa me shume sukses!

  5. tomori i beratit says:

    Hallall o BLED.Po ne EMIGRANTET ku do ta blem kete liber?Megjithate do ta gjejm menyren per ta bler ose ta lexojm te madhin BLED MANE.Komplimente Bledi.

  6. Pro Bledit says:

    MODEL I GAZETARIT.
    Bledi Mane nje meteor
    rene nga qielli pa pritur
    gjithe shqiptaret ka cuditur
    me kurajon ciltersine
    me te verteren per Shqiptarine
    edhe armiqte e kane zili
    aq kritike eshte pena e tij
    nje kritike per ndryshim
    per progres dhe perparim
    Mane s’duron dot
    ti shtypin lirine
    fjalen e lire dhe armonine
    eshte natyra e tij ne gen
    jo si dikush qe behet legen
    bythelepires mercenar
    me keq se nje gomar
    c’ti vesh ne kuris e mban
    edhe fecet ti ngarkosh
    kundershtime s’do degjosh
    ndaj shefit s’ka karakter
    me popullin s’ka qeder
    Mane keta kodoshe
    i fut te gjithe ne shoshe
    si nje plumb e tija pene
    gjithe naten pa gjume i lene
    Bledi Mane te do shqiptari
    kudo te jete te lexon
    shkrimet e tua i admiron
    je model per gazetarine
    ta shpetojme Shqiperine
    urime per librin e pare
    pas tij do vijne margaritare
    je miniere per drejtesi
    per paqe per armoni.

  7. Valter says:

    Urime njeher dhe qofte nje nder librat me te shitur! Nje vrejtje te vogel, pse ne anglisht titullin apo eshte i gjithe ne anglisht? Shqip Bledi shqip se populli mbi te 40 sdi anglishte.

  8. Besa says:

    Do e blej menjehere dhe meyi pres ta lexoj. Urime Bledi!

  9. Gjergj says:

    Suksese dhe urime Bled!!!

  10. shqiptari ne greqi says:

    Urime Bledi Mane! suksese te metejshme,por kemi dhe nje pyetje ore po cdo behet keshtu duke fjetur do rri populli? saliu po ben kerdine as nuk e shihni qe greku ja filloj me Detin,hajdutin Zog ja u solli ne Tirane dhe 17Nentorin ja u perdhosi,ci do qefi po ben, ama po e lat deri me Qershor te 2013 dhe ate ska per ta lene ti iki nga dora.

  11. NINO says:

    TE LUMTE BLEDI.SHQIPTARI ME SHUME SE KURRE SOT KA NEVOJE “TE LAJ SYTE” CDO MENGJES ME ARTIKUJT TUAJ TE FORTE DHE QE TE BINDIN GJITHMONE E ME SHUME SE JE NJE GAZETAR ME KURAJO DHE GUXIM.JE I VETMI QE MUND TE JUSTIFIKOHET EMRI I MADH I GAZETARIT SEPSE TE TJERET SHKRUAJNE SA PER TE NGRENE NJE PACE TE NGROHTE MENGJEZEVE TE TRAZUARA TE TIRANES.NE KEMI NJE FJALE POPULLORE-TU BEFTE PUSHKA TOP-.POR UNE DO TE UROJ “TU BEFTE PENA TOP”.DO MUNDOHEM EDHE UNE TE KEM NJE KOPJE TE LIBRIT TEND TE SAPO BOTUAR.

  12. emigranti ne itali says:

    nuk e njoh kete personazh por ne intuiten time me duket djale azgan dhe me nje vitalitet te shkelqyer, eshte perendimor ne mentalitet dhe ballkanik ne zemer dhe ne sentimet
    djaloshi simpatik eshte nje personazh qe e sfidon mediokritetin, e sfidon klasen mediokre shqiptare duke i vene me shpatulla prej muri, psh nje interviste e tij kur vrau veten publicisti intelektual,,ai sfidoi provincializmin e rendomte te Fevziut dhe indiferencen e pseudo borgjezeve shqiptar,,,Blend Mane eshte djale me to…katrore dhe jo mashkull qe heq vetullat dhe konsumen kohen ne kozmetiken e imazhit te stilit italo albania,,,urimet Mane se qenke si djale Vlore dhe jo bythpambuk TirOne
    a

  13. Genti says:

    Urime per librin dhe sukses per te ardhmen.

  14. meli says:

    bravo mane mos u terhiq shkruaj se ke dore dhe mend

  15. lora1 says:

    URIME I DASHUR BLEDI

  16. Esmeralda says:

    Urime, zoti Mane.Shpresoj qe sot tu gjej prane tendes se panairit,se do me pelqente libri i Juaj me autograf.
    PS.Per Emigrantin ne Itali: Zoti Mane nuk eshte nga Tirana por nga Permeti,nga vendi i te medhenjeve vellezerve Frasheri.

  17. dorela says:

    e more djale edhe kete kishim mangut, me lexu dhe librat tu. po cfare te beme ne te shkretet qe i shim miqte e tu. une per vete e dua me autograf. sa me shume shitje miku im

  18. fede says:

    suksese emigrant,atdheun e kemi itak!
    lidhu me ne .
    albanesi in italia
    http://albanesitalia.blogspot.it/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje