Ceremonia e akademisë shqiptare
Shqipërinë dhe Kosovën sërish i ndan Serbia. Sivjet ato janë përçarë në disa ngjarje, ndryshe nga sa duhej të ndodhte në 100-vjetorin e Pavarësisë, kur dy shtetet me etni të njëjta do të duhej të ishin më të bashkuara se kurrë. Shkak i ndasisë mes dy vendeve janë bërë institucionet shkencore, përkatësisht akademitë e shkencave.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë më 12 nëntor ka organizuar një konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të saj. Me këtë rast, ka ftuar për të marrë pjesë akademitë e shumë shteteve të Ballkanit e më gjerë, ndër të cilat edhe Akademinë e Serbisë.
Kjo ftesë i ka kushtuar Tiranës mungesën e Akademisë së Kosovës, e cila, me të mësuar për të, ka anuluar ardhjen në konferencë. Kjo, për arsye se sipas tyre Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin “Memorandum SANU”, si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet e “Gazetës Shqiptare” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ndonëse të rezervuara dhe duke refuzuar të sqarojnë publikisht, ata thanë dje se kjo çështje qëndron pikërisht kështu, “por se janë ftuar të gjitha akademitë, e kësisoj nuk mund të lihej pa ftuar ajo serbe”.
“Ç’të bëjë akademia kur politikanët shqiptarë e serbë, kosovarë e serbë, takohen në rangjet më të larta? Në rang ministrash e kryeministrash?,” shtuan burimet e GSH, pranë anëtarëve të kryesisë së Akademisë së Shkencave.
Ata thonë se kur kryeministri Berisha e ai Thaçi, takohen me ministra e kryeministra serbë, nuk i takon akademisë të bëjë politikë, as të refuzojë praninë e akademikëve serbe.
Akademia e Kosovës e kishte paralajmëruar mungesën e saj përmes një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në datën 29 tetor të këtij viti. Në letër thuhet: “Është punë e juaja se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave ‘shkencore’ dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë”.
Për të theksuar edhe një herë idenë e tyre, akademikët e Prishtinës vërejnë se anëtar i ekipit të këtij “Memorandumi” ishte edhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiç. Ky i fundit, siç ASHAK paralajmëronte, në fakt ishte i pranishëm në Tiranë, në konferencën shkencore të së hënës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. E duke e pasur të sigurt ardhjen e tij, akademikët e Kosovës, në letrën e tyre shkruajnë: “Siç morëm vesh, ai e ka paralajmëruar ardhjen në përvjetorin e Akademisë suaj. Për shkak të këtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk është distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim”.
Por, për kërkesën dhe ankesën e parashtruar, ata citojnë edhe një precedent.
“Vitin e kaluar, Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, për shkak të këtij ‘Memorandumi’ nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Dhe këtë fakt e keni ditur edhe ju z. Kryetar”.
Të pakënaqur me këtë hap, “udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës vendosi të mos marrë pjesë në këtë përvjetor të Akademisë suaj”, thuhet mes të tjerash në letrën e nënshkruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami.
ju vrafte zoti qe merreni akoma me serb more akademike te leshit, qe qenkeni te paret qe e harroni historine …
Kjo eshte akademia qe pas reformes se sali pleres! Kjo eshte akademia ku para disa ditesh na u dekorua nje diktator injorant si sali vicidolsi!, dhe pa piken e turpit mediat e vendit e pasqyronin kete lajm si te ishte dicka normale! Gazeta tema, jeni shprehur gabim kur thoni se shqiperine dhe kosoven e ndan serbia, ato i ndan serbi qe ka ne krye ky vend leshi me popull leshi dhe me media leshi! Me pak llafe, pune lesh!
Si s’ju vjen turp atyre ne Akademine e Shqiperise !!!
Akademia serbe eshte tamam nje institucion Gebelsian qe thurte plane
per shfarosjen e popullit shqiptar……
Ajo akademi ne Tirane duhet shperndare si akademi armike e kombit te saj
–Ata paguhen nga taksapaguesit shqiptare dhe veprojne kunder interesave te kombit shqiptar duke nderuar e respektuar xhelatet e kombit shqiptar
–Atje duhet te shkoje Aleanca Kuq e Zi dhe te protestoje perpara nderteses se Akadmeise
qe te mos lejohet ardhja e akademikeve qelbesira te Serbise
AK-ja te veje atje e te protestoje……
Do jene keta akademiket e Saliut qe nenshkrojne peticione. U dhjefsha mu ne doktoraturat qe kane. Te na falin ata qe na lexojne per gjuhen qe perdorim.
BACA i tan Shqyptarise ene i Kosoves ka vendos me ja mor kalane nga mrena,Serbve,pranaj ene i ka ftue.Here tjeter ju trimat e Kosoves kreshnike,se mos harroni me ardh me votue per BACEN ene me i dhan tituj nderi,se e dhjet muhabetin fare.Sivjet,me rastin e 100vjetorit te Pavarsise,BACA ka vendos me u miqsue pak me Serbt,ndersa ju boni cicin.
po qfar akademika te mutit po zagar te sales e ket po kjo akademi famkeqe e solli ne pushtet , hapni syt o QORRRA
Qfar duhet akoma me e qujt Sali Berishen Tradhtar te kombit Shqiptar???
rrnoft bac saliu do thone turkoshaket e Shqipnis e ma shume knej ka Kosova______________ptuu……kan dek shqipet
o malok fole shqipe se nuk te kuptojme
Ne fakt Akademise Serbe i duhet te distancohet nga keto dokumenta.
Do te ishte mire te dinim pretendimin e akademikeve serbe per kete ceshtje.
Ka ndonje informacion?
RRACE E POSHTER
Prof. Rexhep Qose ka perfunduar nje liber me studime per gjithe kombin tone me shume vellime, piekrisht dedikuar 100-vjetorit, por Akademia jone e perjashtoi, sepse Profesori i shquar eshte kunder politikes se Berishes. Turp per kete palo akademi. Vendet si Kroacia dhe vendet fqinje nuk e njohin akademine e Serbise, pikerisht per keto qe ka bere, ndersa ne vrapojme ti fusim ne cdo nivel.
Ju lutem shume, por shume, shume, a ka ndonjeir informacion se ku mund te marr njohuri te plota per “Momeranudumin SANU”. Kam kuriozitetin te di se cfare thote ky momerandum, a eshte i ngjajshem me momerandumin e Vases dhe c’eshte me kryesorja mos valle ky momerandum eshte zbatruar i maskura me programin e Sali Berishes dhe grupit te tij PD? Per here te pare e degjoj kete krijese te re te Akademise serbe pas momeranuumit e Vasa Cubriloviqit.
Te dhena te ndryshme mbi kete memorandum famekeq e gjene ne gjuhe te huaja: serbisht, anglisht apo edh egjermanisht tek Google. Klm.
lexo ketu:
http://ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Background17.htm
Epo, le te shpresojme qe baca dhe kelyshet e tij, shkencetare apo gomare qofshin, te vazhdoje me kete ritem, e mire do jete qe ne 28 Nentor te ftoje ne Tirane presidentet e kryeministrat e Serbise, Greqise, Malit te Zi dhe Maqedonise, e se bashku te nderojne palloshin e veteshpallur mbret te shpellarve e bash aty te vazhdojne punen aty ku e la Zogolli: Greqise ti falim jo vetem detin, por edhe pjesen qe lag ai det, Serbise veriun e Kosoves e malazezve e maqedonasve tu premtoje pranimin e te debuarve shqiptare nga trojet e tyre, kur te jete nevoja. Ndoshta zgjohen pastaj vellezerit kosovare nga gjumi plot endrra per kete shpellar e bashke me ta edhe idiotet ne cilendo ane te kufirit qe na ka vene Evropa kurve mes nesh (a ka vend tjeter ne bote ku nje kufi i cili ndan pese shtete te banohet cdo pike ne te dy anet nga njerez te nje kombi) dhe na ndimojne te shpallim pavaresine e vertete e te munguar prej qindra vjetesh!
I bene tjeterkush per te percar shqipetaret http://bit.ly/jAL5ep
Akademia serbe, po vjen tek vogelushja e vet, qe mbas kaq kohesh, i erdhi perseri ne preherin e vet dhe smundet ta refuzoje pjesemarrjen ne kete takim, ku percaktohet ndarja e shqiptareve.
Edhe vete serbet jane te hutuar, se akoma i duket e pabesueshme, se ngjarjet po percepitojne me shpejtesi ne dobi te Serbise, jane te hutuar se nuk e kane pritur qe keto ngjarje qe i kane pritur gjate shekullit te kaluar, ne kete shekull, po i behen realitet.
Per ne nga Shqiperia kjo nuk eshte ndonje surprize, se e dime se kush eshte Sali rame Berishe, por per kosovaret si do te reagojne, mbas kesaj, se nuk eshte asgje vetem se nuk marrim pjese, por si do ta ngulisin ne mendje kete dashuri ndermjet Akademise se Shqiperise dhe asaj te Serbise.
A thua do ti japin Sali Berishes, ndonje titull qytetar nderi?
ANALIZE : Ne vitin 1984 une kam patur nje bisede direkte me kryetarin e pare te Akademise prof. Aleks Buda ne lidhje me disa studime te mia. Pas kesaj bisede mua me emruan ne kooperativen me te larget te Pukes , Merture i Gurit !!! Kam njohur personalisht nje anti – shqiptare prof. Ylli Popa ish kryetarin e akademise deri ne vitin 2007 !
Joh personalisht disa akademike nje bastardh quhet prof. Salvator Bushati eshte pergjegjes per sektorin e shkencave natyrore!!!
Per 31 vjet Akademia Anti – Kombetare Shqiptare ma ka perplase deren ne fetyre vetem pasi une vija nga nje familje katolike e persekutuar nga Shkodra !!!
Kjo Akademi qe kemi sot eshte e gatshme te bashkepunoje me te gjithe me perjashtim te Shqiptarve te ndershem !!!
Me vjen mire qe Akademia Shkencore e Kosoves e bojkoton kete staf akademik te Shqiperise !!!
Me vjen mire dhe eshte nje shenje shume pozitive qe instutcioni me i rendesishem i gjysmes se kombit tone nuk i perulet akademikeve anti shqiptare !!!
Per te qene realist ne Akademi Shqiptare ka dhe patriote te ndershem si prof. Ahmet Osja, prof. Farudin Hoxha e ndonje tjeter. Por shumica nga ato nuk e meritojne jo te jene akademike por as titullin profesore jo e jo. Si puna e Kastriot Islamit Salvator Bushatit etj etj …
Lexues te nderuar,une nuk kam pritur me shume prej ASHSH qe nga koha kur ish-kryetari i ASHSH,Ylli Papa,i propozoi Qeverise dhe shtetit Shqiptar qe ne krye te KOASH te emrohet oficeri-agjenti grek A.Janullatos,i cili sot punon per perçarjen e kombit shqiptar ne baza fetare dhe perhape propogande se,çdo ortodoks shqiptar eshte grek dhe jo shqiptar.Une nuk kam prite me shume nga kjo Akademi me strukture njerezish hibride,te cilet kurre nuk kane bere strategji kombetare siç kane bere,ajo e Grqise nga 1833 dhe e Serbise nga 1844,memorandime dhe ide deri te kjo e Millosheviqit ne 1986,per zhberjen e shqiptareve nga trojet e tyre.Pra,ata qe nuk bejne per vete,bejne per te tjeret si kjo akademi,populli i se ciles din veç te beje perçarje ne komb dhe jo bashkimin kombetar,per t’u mbrojte nga pretenduesit e tokave shqiptare.
Turp per kotecin politik “Akademi e skencave” shqipetare! Turp e faqe e zeze! Poqese ka ne kete kotec “patriot te ndershem” (sikurse thote i nderuemi Stef Staku) pse nuk e abandonojne kete kotec pulash te padenje.
Siduket ne kete kotec ka vend vetem per “super patriote” te tipit Popa , Bushati, kryekotecari Gudar e mjafte te tjere. Ju bej thirrje akademikeve “patriote te ndershem” (po te kete mbetur ndonje i tille) ta bejne haram ate privilegj (rroge apo dicka tjeter) sepse te ze ne fyt buka e ketij koteci te turperuar.
Sali Berisha eshte PATRIOT DHE STRATEG NE POLITIKEN SHQIPTARE,Porrdhet me rigon qe servirin GAZETAT DHE TE PA DITURIT, nuk kan vlere ne POLITIKEN LARGPAMSE TE SHTETEVE TE BASHKUARA SHQIPTARE,Rrofte Sali Berisha heroi i kombit Shqiptar ne kohet moderrne.
kjo eshte nje nga arsyet qe mardheniet shqiperi-serbi duhet te fillojne nga A-ja duke pranur gabimet e te kaluares zgjidhjen e atyre te sotme dhe parandalimin ne te ardhmen dhe pastaj te fillonte nje raport i sinqerte sa per akademine e shqiperise ajo sot eshte akademi e partise
Akademia e shkencave eshte nje istucion kometar dhe shqipetaret nuk duhet te ken nje ne tiran ,nje ne prishtin,tetov ,ulqin ….et. Por vetem nje dhe vetem nje per te gjide shqipetaret.