15% e familjeve shqiptare jetojnë me lista

12 Nëntor 2012, 18:07Sociale TEMA
15% e familjeve shqiptare jetojnë me lista

Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të individëve hedh për herë të parë dritë mbi një fenomen shqetësues por të njohur të ekonomisë shqiptare, të ashtuquajturat listat e bukës.

Vrojtimi i kryer mbi një kampion prej 1200 familjesh tregon se 31 për qind janë në borxh dhe nga këto familje huamarrëse, 15 për qind prej tyre e kanë marrë borxhin në dyqane. E vendosur në nivel kombëtar me të njëjtat raporte, shifra prodhon një rezultat shqetësues, sipas të cilit nga rreth 900 mijë familje që ka ekonomia shqiptare, afro 45 mijë prej tyre kanë emrin në listat e dyqaneve.

Huamarrja informale është një fenomen i përhapur në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e familjeve shqiptare që kanë aktualisht një borxh për të shlyer, ose 54 për qind e tyre, e kanë marrë atë prej burimeve informale jashtë sistemit bankar dhe kryesisht tek persona të tjerë fizikë, që mund të jenë të afërm apo të njohur.

Por huamarrja nëpër dyqane mbetet forma më shqetësuese, pasi lidhet drejtpërdrejtë me nevojat më jetike si borxh mbijetese. Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet bazë për ushqime, këto familje detyrohet t’i marrin ato pa para duke akumuluar borxh në pikat e tregtimit. Qeveria shqiptare asiston rreth 140 mijë familje përmes ndihmës ekonomike, por këto shifra tregojnë se rreth 32 për qind e tyre nuk munden që të plotësojnë dot as nevojat më jetike. /TCH

11 komente në “15% e familjeve shqiptare jetojnë me lista”

  1. Enver Hoxha says:

    Ishalla falimentojne edhe ta qe japin ushqim me lista se ai popull qe une kujtoja se te merrnin gja ne vetull, me duket se megjithmend ka per te hengur bar, ma ka marre megjithmend llafin tim, panvaresisht se une tallesha, kur skeni bithe ta permblidhni saliun me sallinjte, mire ja u ben, aty te ngordhni se evropes nuk i duhet kufoma.
    Doni te hani, shkoni hani per se gjalli njehere sali berishen me gjithe kalamaner dhe pastaj kerkoni me shume, ky eshte kushti, o rrini me saliun dhe ngrodhni per nji kothere buke, ose cajeni saliun dhe hajeni te terin dhe te ngopeni.

  2. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

    Kjo eshte ekonomia e Berishes.

  3. bbb says:

    15%?! Mendoj se eshte me shume

    1. Pelasgian says:

      nuk besoj se eshte shume , kam 1 mike time qe ka nje minimarket ne Lac dhe i kan miliona lek borxh ( ushqime me list ) , ka nga ato qe kan 3 vjet qe ja kan marr . tashti ka vendos me e gris listen fare se njerzit skan lek me i dhon ! nuk eshte shume .

  4. prape genjeni says:

    2 ne 3 familje ska buke per te ngrene ,i lini genjeshtrat ,ju dhjevsha mu ne festat e nendorit ,jetojme si ne mesjete ,vetem ajdutet ,kriminelat ,spiunet ,jetojne ne shqiperi ,te ndershmit vdesin urie

  5. alban4eva says:

    genjejne kamunistat e Rames.. Shqypnia e Berishit asht ne vend te dyte pas Gjermanise per ekonomi.. jena superfuqi arrash, ftonjsh, kumbullash, misrash dhe se fundi edhe superfuqi ullinjsh..
    jena “mrekulli ekanamike”, miracle of freedom.. made in vucidol-all rights reserved by zhellefina and C.O ..

    1. Ramy says:

      Po pse ironizoni oj komunista

    2. beso says:

      edhe fiq kena boll

  6. enofieraku says:

    shqiperia po ndryshon….eshte nje liste qe e degjeneron.

  7. Selim Kupa says:

    Nentori i ftohte, solli shi e acar
    Nxori partite ne rruge qe te pazar
    Cdo fjale e thene ka termin pavarsi
    Nuk ka kujt ti besoj i ziu njeri
    Flasin ne podjume,e su behet vone
    A thua ndreqet puna,me flamuj ne ballkon
    Do theren baketi, dhe vica pa hesap
    Pastaj poshte Lanes,per banjo me vrap
    Do tundet vatani nga kenga e areja
    Do ushtojne fjalimet sic shkrehet rrufeja
    Nuk do kete sharje ,dhe as fjale te pista
    Dhe pastaj si gjithmon,ne dyqane lista

  8. tironcja75 says:

    Me liste ,,,ekonomia po ngrihet,,,,….O SAL QENI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje