Sot pritet të dalë autopsia e Denis Alimadhit, 11 vjeçarit që nuk mbijetoi pas një ndërhyrje kirurgjikale në qepalla.
Pas denoncimeve të familjarëve, e ëma e Denisit vijon me akuzat e saj.
“Pas operacionit të parë që Denisi kreu në spitalin “Nënë Tereza” në vitin 2007 nga mjekët irlandezë, ne u lidhëm me një tjetër shoqatë, në mënyrë që operacionin e radhës ta kryenim në Rusi, në një prej spitaleve të Moskës. Përgatitëm të gjithë dokumentet e nevojshme, duke nisur që nga pasaporta e Denisit, por mësuam se një pjesë të madhe të shpenzimeve të këtij operacioni duhej t’i kryenim vetë. Përveçse nuk patëm mundësi financiare për të kryer qoftë udhëtimin drejt Moskës, por edhe për operacionin patëm kontakte të vazhdueshme edhe me ekipin e mjekëve irlandezë, të cilët na bindën që operacionin do ta kryenin ata në Tiranë”, pohon ajo në dëshminë para grupit hetimor, të zbardhur nga gazeta Panorama.
Sipas Sheje Alimadhit, premtimet e mjekëve ishin ata që e bindën për kryerjen e operacionit në Shqipëri.
“Mjekët irlandezë na premtuan që operacioni ishte i thjeshtë pasi ishte një ndërhyrje estetike. Na thanë që nuk kishte asnjë rrezik ky operacion dhe për këtë arsye ne vendosëm që Denisi të operohej nga të njëjtët mjekë”, pohon e ëma.
Edhe pse mjekët pohojnë se vdekja e Denisit ka ndodhur për shkak të një komplikacioni, familjarët i qëndrojnë fort mendimit se në spital mungonte medikamenti që mund të mbante gjallë fëmijën e tyre.
Media nuk duhet t’i nxjerre keto deklarata pasi po behet pjestare ne mosdhenien e nje sherbimi te specializuar qe ofron ky ekip ndaj pacienteve te tjere te cilet mund te kene nevoje dhe qe mjeket shqiptare nuk mund t’ia ofrojne.
Shume paciente shqiptare kane nevoje, mjekesia jone nuk ofron shume sherbime cilesore dhe pacientet nuk kane mundesi te udhetojne jashte si dhe vete zonja per ne Moske.
Mos ia u hiqni kete mundesi femijeve te tjere duke i trajtuar mjeket irlandeze si kriminele ordinere dhe sidomos mos na paraqisni ne shqiptareve kaq mosmirenjohes.
Ehuuuuu, pune shoqatash bamierese….pese me hic ai muhabet..