Shitja e veshkave të njeriut është kthyer në shpresë mbijetese për dikë dhe zgjidhje të problemeve financiare për të tjerë.
Një 59- vjeçar nga Dibra pohon se nxjerr në shitje veshkat e tij për të shpëtuar jetën e të birit 28 vjeçar.
“Kam pesë fëmijë, dy vajza dhe tre “deputetë”. Që thua ti, njëri nga deputetët kur ishte i vogël është rrëzuar dhe ka vrarë kokën. Në fakt ka thyer një kockë në kokë. Si pasojë e kësaj herë pas here ka kriza. Është 28 vjeç, i ri”, vazhdon ai rrëfimin për gazetën “Shekulli”.
Ai pohon se edhe ilaçet e të riut shkon dhe i blen vetë, që ai të mos fyhet nga shoqëria, pasi ai nuk do që të tjerët ta marrin vesh se ai është i sëmurë.
“Në Tiranë e kam dërguar te të gjithë mjekët, por asnjë doktor nuk e ka marrë përsipër. Është një operacion shumë delikat dhe vetëm jashtë mund të bëhet. Kam pyetur dhe kam gjetur një klinikë që e merr përsipër. Të gjitha shpenzimet shkojnë 18 mijë euro. Do e shoqëroj vetë djalin deri atje, sapo të mundem të siguroj paratë”, pohon A.Ç.
Tashmë, në pamundësi për t’i siguruar ato para, ka një ide prej kohësh.
“Kam vajtur dhe kam takuar doktor Nestor Tereskën dhe i kam thënë a është e mundur të shes një veshkë. Më ka shpjeguar që tek ne nuk është e mundur, pasi është e ndaluar me ligj. Nëse do të ndodhë që kjo të bëhet në të ardhmen…”, e lë ai frazën të nënkuptuar.
Në intervistën e zhvilluar me shefin e pavijonit të neurologjisë në QSUT, Nestor Tereskën ai pohon se për të shitur veshkën në portën e tij trokasin shumë njerëz, madje ndodh dhe kështu:
“Më tha që është në hall pasi është në vështirësi të mëdha ekonomike. Martonte vajzën dhe nuk kishte lekë për dasmë. Donte t’i bënte dasmën e vajzës. Kur i thashë që nuk bëhet, nuk foli fare, ngeli në heshtje dhe më pas u largua”, tregon mjeku.
Ai tregon se në asnjë mënyrë nuk lejohet shitja e veshkës, madje dhe dhurimi lejohet vetëm brenda familjes, gjë e cila sipas tij duhet ndryshuar që një të sëmuri të ketë mundësi kushdo që t’i ofrojë ndihmë.
Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshkën tuaj . Emri im është DOCTOR GUS am konsulent neurolog ndërkombëtar në HOSPITAL MOUNT ALVERNIA. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe të tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator përkatës. Ne jemi të vendosur në Singapor, Turqi, SHBA, Malajzi, Indi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 393512676198 Viber: 393512676198 Përshëndetje DR GUS TEO. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar
cfare do te ndegjoje akoma Ozote na ruajte keto dy fije mende
Shkrimi nuk eshte i kuptueshem. Babai kerkon te shese nje veshke per dasmen e vajzes apo per semundjen e djalit.
Semundje ka patur dhe do te kete, por mos te mendojme qe Shqiperia ka nivelin me te larte te mjekesise ne bote qe mund te sheroje gjithshka. Edhe ne vendet me te zhvilluara ka njerez fatkeq qe nuk i ndihmon dot as niveli i larte i mjekesise.
Me duket eshte nje lajm ku nuk mund te fajesojme njeri.
O Kujtim, lexoje dhe nje here artikullin mbase kujtohesh qe ka edhe nje fjali ku thuhet “… madje ka edhe keshtu:”
Eri
Ke te drejte.
gjynah per zotin , eeeh i mjeri popull , ne c’gjendje ka arrit
miracle of freedom, mrekullia konomike e Salehut..