Berisha përgjysmon qiratë për Panairin e Librit pas nisjes së tij

14 Nëntor 2012, 21:25Sociale TEMA

Edhe pse prej ditësh botuesit në Shqipëri, por kudo ku botohet libri shqip ishin ankuar se do e kishin të vështirë sivjet me panairin e librit “Tirana 2012” për shkak të tarifave, askush nuk u kujtua deri më sot, kur kryeministri Sali Berisha mori vendimin për të përgjysmuar tarifat e qerasë për ambientet në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë panairi i përvitshëm ka nisur ditën e sotme.

VENDIMI

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.9967, datë 24.7.2008, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4,   datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve””, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave:

VENDOSI:

1. Uljen në masën 50%, të tarifave të qirasë të disa ambienteve të Pallatit të Kongreseve, me rastin e hapjes së Panairit të 15-të të Librit “Tirana 2012”.

2. Ulja e tarifave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë vetëm për datat 14-18 nëntor 2012, për zhvillimin e Panairit të 15-të të Librit “Tirana 2012”.

3. Në zbatim të këtij vendimi, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të lidhë marrëveshjet e qirasë me subjektet pjesëmarrëse në këtë panair”.

5 komente në “Berisha përgjysmon qiratë për Panairin e Librit pas nisjes së tij”

  1. loni says:

    prap po flasin maloket,,sepse ky ka dale po nga kafshet malok,,te gjithe ne ferr ju maloket,,e kam thene me gjithe rrenjet e juaja,,librat shpit te gjitha,,cfare panairi librash na tregon ti o perfaqesuesi i malokeve,,ti bashke me veriun ne djaleeeeeeeeeeeeeeeee,,kete rradhe nga natyra,,te vdesin sa me shume malok,,dhe librat do tjua vendos une siper ferrit..o maloke te peshtire..

    1. DaDy says:

      un sjam malok,por ti nuk duhet te komentosh me ore loni,se qenke kellef

  2. ska rendesi says:

    loni trap por dhe ti me trape akoma!

  3. Bardhi says:

    Lajm i mire,por mungon lajmi tjeter:nese do ftoni edhe qoftexhinjet serb te vendosin qadren afer panairit te Librit si vitet e tjera,kur ishte Edi Rama Kryebashkiak.

  4. Donjet Liridoni says:

    Finok me te madh se ti, mor Sali Berisha&eskorta yte e keshiulltareve servilë e impotentë nuk ka njohur historia. Nuk ishe ne hapjen e panairit. Punet tuaja, do te thoshte nje shkrimtar i “kenges” se disidences, tani i oborrit tënd, tradhetuar dhe idealet per te cilat ka hyre ne burg, jo pak vite.Ke verejtur se cfare pakenaqesie eshte mbledhur te botuesit (i kam testuar dje nje nga nje thuajse te gjithe) dhe,pasi nxore vendimin “Babo natale”, “ulje cmimesh me rastin e 1 Majit, apo te festave te medha te nentorit”, atehere ndermore udhetimin tend neper stendat e panairit, me 120 badigarde, lehtesisht te dallueshem. Madje do ta jap ne ligjerate te drejte ironine dhe sarkazmen e njerit prej badigardeve te katit te trete. “Nuk lejohet, zoteri, me tha. Pse? – e pyeta gjoja sikur s’di gje. – Kemi shefin? Aaaa, po cfare kam me i ba une? Po ja ke çadren. – Eee mund te jete me helm, a cader me pistolete, ironizoi ai, duke evokuar perrallen e 21 Janarit.
    Hipokrizisht me thane se ke “blere” cdo titull qe t’u ofrue si dhurate nga botuesit. Pa pyet pak, zoti kryeminister, perse benin varovinga lexuesit neper panair dhe mezi ndaloheshin ne ndonje stende per te blere qofte dhe nje liber? Perse ky panair deri ne kete cast ka shitjet me te ulta ne historine 15-vjecare te panaireve te librit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje