Sekretari për Rininë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim të zgjeruar me studentë të fakulteteve të ndryshme të qytetit të Korçës, në të cilin është diskutuar gjerësisht lidhur gjendjen aktuale të arsimit në Shqipëri, si dhe atë çfarë parashikon programi për një “Rilindje Shqiptare”, për këtë sektor jetik për të ardhmen e vendit.
“Është shumë e rëndësishme që ne ta mundim çdo ditë atë mentalitetin që “të gjithë janë njësoj”. Sepse idetë tona për arsimin në radhë të parë nuk janë njësoj. Por mbi të gjitha sepse ju nuk jeni njësoj. Kështu që kjo ide që na ka futur Saliu në kokë që thotë ‘shiko unë tmerr jam, po më mirë tmerri që njihni se ky tmerri që se njihni se të gjithë njësoj janë’. Dhe ju thoni, po unë jam njësoj si Saliu. Jo nuk jam! Secili mund ta thotë këtë. Por, ama nuk mjafton. Ne duhet të themi pse s’jemi njësoj edhe tek idetë dhe sidomos për lidhur me Programin tonë për Rilindjen e Arsimit”, ka nënvizuar Veliaj.
Ai ka theksuar se programi i PS parashikon një reformë thelbësore për arsimin, duke i kushtuar atij një vëmendje shumë të veçantë, pasi vetëm kështu mund të rikuperohet shkatërrimi në arsim që i ka shkaktuar sistemit politika antikombëtare që ka ndjekur qeveria e PD.
“Ne duhet të themi pse s’jemi njësoj tek arsimi. Sot e gjithë qeveria i çon fëmijët në shkolla private dhe jashtë shtetit. Gjithë shqiptarët e bëjnë shkollën këtu ku problemet me cilësinë dhe shpesh edhe me kushtet e mësimdhënies janë madhore. Të thuash që unë dua të harxhoj 2% të GDP për arsimin, ndërkohë që gjithë vendet e tjera e kanë 5%, dhe Partia Socialiste thotë do ta bëjmë 5%, nuk jemi njësoj. Të thuash sot që 96% e qytetarëve shqiptarë në moshë shkollore do bëjnë arsim të përgjithshëm dhe pastaj do të bëhen të gjithë kamerierë dhe të thuash si Partia Socialiste që jo duhet të shkojmë më shumë tek arsimi profesional, nuk jemi njësoj tek as te kjo pikë. Të thuash ata që marrin diplomë bravo ju qoftë, po tani le të rrinë të papunë dhe të propozosh siç propozon Partia Socialiste që ne të krijojmë korpusin e të rinjve, ku të rinjtë të fillojnë qoftë edhe me mësuesi nëpër fshatra ose në vende të tjera, po të paktën për të pasur një punë dhe ca të ardhura, nuk jemi njësoj. Të thuash atë që themi ne që klasa duhet të ketë 28 nxënës dhe më pak dhe atë që bën Saliu sot ku ka klasa me 60 nxënës këto nuk janë njësoj. Të thuash sot që ne duam që të japim mikrokredi për të rinjtë, nuk jemi njësoj. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që ne nuk jemi njësoj, por ama t’u themi njerëzve kjo është oferta jonë politike. Që gjërat janë keq të gjithë biem dakord, por gjërat mund të bëhen më mirë, ta garantojmë ndryshimin së bashku, mund ta garantojmë së bashku Rilindjen në Arsim”, është shprehur Sekretari për Rininë, Erion Veliaj.
Ne qofte se ju do te prisni zgjedhjet per te ardhur ne qeveri, sdo te keni nevoje te beni asgje, se sdo te kete pune per ju fare, Berisha po ben fakt cdo shitje dhe privatizim ne dobi te Serbise dhe grekerve.
Po qe te rinjte jane bashkuar me frymen e zhvillimit e na kane dhene shprese.. djali im 19 vjec eshte aktiv dhe eshte i kenaqur me mendimet qe i kerkohen..Programi dhe djersa e popullit jane nje qe cojne ne nje progres te mire
Po ky sistem duket si nje shprehje qe thote: Cifliku te mencurit eshte budallai… Te gjithee duhet ta kuptojme se po vidhemi, po rritemi injorante, po semmuremi e rrezikojme jeten per te mesuar A,B,C e po na ngordhin miqte ne QS qe te vjedhi Brovina. PS premton shume por dhe kjo eshte nje pune qe do vite e qe ne fakt na intereson
Kur te vije PS ne qeveri? Ne vitin dymbedhjetmije….
arsimi u perdhunua keq. Kushtet mizerabel, pa sistem ngrohje ftohje ne universitete..shkollat neper fshatra jane si en mesjete,,eshte tmerr,mjer femijet tane..o zot na ruaj..duhet nje ndryshim drastik
e dime te gjithe se na ka marre lumi e dime po na duhet zgjidhje ooooooooooooooo miq..ke te veme ne qeveri? Une them e majta me bind dhe pse skam votuar kurre ne jete per as1pale,, kete vit do votoj..do votoj PS dhe programin e saj..ja vlen..eshte e ardhme premtuese
arsimi shqiptar eshte ne dite te hallit. te duket nganjehere sikur e vetmja arsye pse kemi ende sistem arsimor eshte qe te bejne para naim cili me shoke. nqs ps do beje realisht keto qe thote, edhe pse keto jane investime afatgjata qe nuk perkthehen ne vota ne zgjedhjet e radhes, do ishte me ter mend nje investim i jashtezakonshem per kete vend.
Ne e duam arsimin po a na do ai neve? dhe ai na do po kush sna do atehere? heh, sna do korrupsioni qe progreson em kliente te majme me parate tona. opozita jep zgjidhje qe premtojne por me arka bosh ku do shkoje? sido qe te jete eshte e vetmja rruge nga ku na buron shpresa e cila po na therrmohet nga cdo skandal qe pason tjetrin nga kta paloqeveritare te fryre qe kemi
Ajo cka eshte investuar ne arsim duket qarte nga ato cka na thone femijet kur kthehen nga shkolla.. Duhen investime serioze jo zhvatje e popullit se gjsme po arsimohemi..kjo eshte me teper se fyerje qe na behet,,kjo eshte vrasese, mbillet vec militantizem e injorance
nuk besoj te kete popull tjeter qe te investoje aq shume per arsimin e femijeve te tyre sa shqiptaret. njerezit kane shitur shpi e katandi per te cuar femijet ne universitet. por ama me kete sistem arsimor qe kemi ne keto jane para te hedhura ne plehera ne shumicen e rasteve. ka shume gjera qe me pelqejne tek ato qe thote ps per arsimin. i kam degjuar dhe ramen, dhe ate deputeten, edhe erjonin. me pelqen te besoj qe do i bejne, por derisa ti shoh mbetem skeptik. gjithsesi me keq se c’e kan bere keta gomeret qe kemi sot veshtire ta bejne dot
Ne mos gabohem 5% r gdp-se eshte gati 500 milione dollare. Ku do t’i gjeje 99 keto para ?? Ekonomia shqiptare gjate vitit te ardhshem pritet te rrudhet per shume arsye qe dihen tashme. Kjo shume eshte e madhe po te kihet parasysh se edhe sektoret e tjere kane nevoja urgjente per ivestime te medha.
eshte e vertete se duhet nje goxha pune dhe pak kohe por, me heqjen e klientelizmit, monopoleve, e kontrollit te mire te parave publike, arsimi mund ta kaperceje krizen ku eshte futur
i gjen ai o fi i gjen se eshte djal i hedhur e i ka ngjar mamas!po ce gjeti nanon qe u premtoj leket e firmave shqiptareve ne 97 e u dha te gjatin,ndejti plot 8 vjet ne pushtet beri e ben ca do me shqiptaret dhe ky 99 i peshtir kerkon ta imitoj sot.
Nuk e di cfare formimi universitar ka z. Veliaj. Por aritmetike mesa shoh do kete bere vetem ne 8 vjecare.
5% e GDP do te thote 600 milione USD ose gati 15% e buxhetit te shtetit.
Kjo shifer mund te arrihet rreth vitit 2022 ne rast se ekonomia ecen me ritme te kenaqshme ( mbi 5% ne vit).
Ne rast se ai ketu fut edhe financimet private te shqiptareve qe bejne per arsimin e femijve te tyre brenda dhe jashte vendit (qe per mendimin tim relativisht krahasuar me te ardhurat per fryme jane nga me te lartat ne bote) 5% i GDP eshte arritur.
Nje gje dihet, PS do ta kete vertet ne fokus arsimin. Si jemi sot, me keq nuk behet!
Eshte marre vesh me Ramen ky i 99-cit,sepse Rama ka premtuar ulje taksash,ky premton rritje shpenzimesh,sikur ka nje kontradikte ketu.