Drejtori i TAP: Ja përfitimet e Shqipërisë nga gazsjellësi

15 Nëntor 2012, 13:36Sociale TEMA

Drejtori Administrativ i gazsjellësit TransAdriatik, Kejtil Tungland, shpjegon përfitimet që do të ketë Shqipëria që do të shërbejë si vend transit për transportin e gazit nga Azerbaxhani në Evropën Perëndimore.

“TAP-i do të jetë një nga investimet e huaja direkte më të mëdha në Shqipëri deri më sot (rreth 800 milion- 1 miliard euro). Gjatë ndërtimit të tubacionit, TAP-i do të rrisë punësimin në vend (në fushat e ndërtimit, transportit, komunikimit, prodhimit dhe shërbimeve publike, në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve financiare dhe të biznesit)- si dhe të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës kyçe në vend, siç janë rrugët. TAP-i do të jetë hallka kryesore në zhvillimin e tregut shqiptar të gazit, meqenëse ai do të mundësojë një infrastrukturë shumë të rëndësishme që mund të lidhë Shqipërinë  me rrjetet rajonale. Sipas programit të përgjegjësisë sociale të korporatës (CRS), TAP-i do të mbështesë gjithashtu programet për rritjen e kapaciteteve të sipërmarrjes shqiptare dhe punëtorët, me qëllim që të rriten mundësitë e tyre për të përfituar nga TAP-i. Do të mbështesim përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitetet fqinje, si dhe biodiversitetin dhe mbulimin me pyje në dhe përreth habitateve të rëndësishme. Do të rrisim kapacitetin e partnerëve vendas dhe do të promovojmë mundësitë nëpërmjet forcimit të programeve lokale të kualifikimit dhe edukimit profesional dhe teknik në fushën e gazit, programe këto të lidhura me gazsjellësin,” ka pohuar Tugland për gazetën Shekulli.

Ai sqaron se vendi ynë ka potencial për të zhvilluar tregun e saj natyror dhe sqaron se si do të veprohet me shpronësimet.

“TAP-i nuk ka ndërmend të blejë tokën që do të përdoret për tubacionin, por do të ketë vetëm të drejtë kalimi(d.m.th e drejta e kalimit për tubacionin). Pronarët aktualë do të vazhdojnë ta kenë në pronësi tokën e tyre, por TAP-i do të bjerë dakord për një kompensim për pronarët për të drejtën për të ndërtuar dhe për të përdorur tubacionin në tokën e tyre. Megjithatë, TAP-i duhet të blejë tokë për stacionet e kompresorëve dhe valvulat e bllokimit. Gjithsej do të jenë rreth 75 hektarë tokë në Shqipëri. Kjo tokë do të kompensohet e plotë. Vlerat e kompensimit të tokës do të llogariten bazuar në një studim të detajuar të vlerës aktuale të tregut, të cilin TAP-i është aktualisht duke e kryer. TAP-i do të kryejë këtë proces në mënyrë transparente, nëpërmjet dialogut me komunitetet dhe autoritetet përkatëse”, sqaron Tungland.

6 komente në “Drejtori i TAP: Ja përfitimet e Shqipërisë nga gazsjellësi”

  1. shtogu says:

    Mos ngopemi me lugen bosh…A do kaloje gazsjellesi nga Shqiperia?

    1. jimmy says:

      Tapeshte per 100 vjet projekt.berisha i kthen kembet nga dielli kete vit

  2. Altin says:

    Nga sa po shoh ne harte nese miratohet ky gazsjelles atehere ne shqiperi de kete perfitime. Nje nga arsyet pse e them kete eshte sepse nuk do kaloje nga veriu i cili e beri rrugen e kombit nje qelbesire rruge ku vodhen malesoret edhe hekurat anash per ti shitur per skrap. Ndersa ne Jug eshte situate krejt e ndryshme. Prona e perbashket nuk vidhet. Kete gje duhet te mesojne veioret pasi edhe pse ju beri rrugen Berisha e shkaterrojne perdite e me shume.

    Me vjen mire qe do kaloj nga kjo rruge pasi e ka te sigurte qe nuk i ndodh gje.

  3. ILIRET says:

    Tubacioni i gazit kalon nga Korca, ne luginen e Osumit, del ne veri te Rroskovecit, ne Mbrostar te Fierit, dhe perfundon ne Seman. Ne se behet, vec te mira ka. Si inagurimin per fillimin e punimeve dhe per perfundimin e tyre, eshte planifikuar ta beje Edi Rama. Sali Bej Risha, atehere nuk dihet ku mund te jete…

  4. zombi says:

    Thone qe do te futet Sala ne shpellen e Zogut te ngelur bosh.Ristani do qendroje edhe per pak kohe ne Paris bashke me ministren e integrimit te varreve me nga nje lopate prane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje