Historia, më saktë figurat historike, nuk i shpëtuan debatit politik, nxitur nga afrimi i një date të rëndësishme, 28 nëntor 2012 që shënon 100 vjet prej shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur.
Historianët ndahen në qëndrimin nëse ky debat solli ose jo vlerë të posaçme, për të parë apo riparë ngjarje, protagonistë të historisë, nën një optike të re. Historiani Paskal Milo mendon se jo.
“Politika s’duhej të ngatërrohej fare në këtë punë, dhe në diskutimin e figurave historike, sepse nuk i takon Në asnjë vend të botës politika nuk merret me përcaktimin e personaliteteve të historisë”, shprehet Milo.
Valentina Duka, historiane dhe zëvendësdekane e fakultetit të histori filologjisë mendon ndryshe, kur thotë se politika nxiti madje dhe hulumtime të reja të rëndësishme.
“Unë mendoj që debati që është bërë me rastin e 100-vjetorit i ka vlejtur shumë historiografisë shqiptare, për t’i shpjeguar siç duhet ndoshta ato ngjarje që ne mendojmë se kishim hedhur teza interesante, për të mbrojtur tezat tona, ose për ti rrëzuar ato në qoftë se ne jemi ballafaquar dhe kemi zbuluar teza të reja”, thotë ajo.
Fakte të panjohura më parë
Edhe falë këtij debati, sipas historianes Duka, ky prag 100 vjetori i pavarësisë do të japë fakte interesante të panjohura më parë.
“Do të shohim dritëhije mjaft interesante të protagonistëve kryesor të asaj kohe sic ishte Ismail Qemali, marrëdhëniet e tij me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. Shumë gjëra edhe nuk i dinim më parë. Raportet që krijoi Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit me Ismail Qemalin dhe me Esat Toptanin”.
Por, historiani Paskal Milo thotë se debati politik prodhoi në mënyrë të padrejtë glorifikimin e ndonjë figure të historisë, duke ju referuar kryesisht qëndrimit të kryeministrit lidhur me mbretin Zog.
“Figura politike më konsensuale në Shqipëri vazhdon të mbetet Ismail Qemali. Ndaj tij askush nuk ka asnjë urrejtje, dhe kjo është një gjë e mirë. Ndërkohë që figura më e debatueshme e këtyre muajve të fundit ka qenë Ahmet Zogu, ish-mbret i Shqipërisë. Ka pasur një përpjekje për ta rehabilituar, dhe ndonëse ka arsye që ai si figurë historike te rishihet, për fat të keq nuk i është lënë vend shumë gjykimit objektiv, por është kaluar në ekstremin tjetër”, thotë Milo.
Duka thotë se sot më shumë se kurrë, historianët janë të lirë të shkruajnë atë çfarë gjejnë në dokumente, në ndryshim prej disa vitesh më parë, kur historia shkruhej me ngjyrime blu apo rozë, sipas partisë në pushtet.
“Nuk mund të mendojmë kurrsesi që historiografia shqiptare është në nivelin e para 90-ës, absolutisht. Pas 90-ës ka lëvizje të fuqishme të historianëve shqiptar, por edhe të albanologëve të huaj për të riparë historinë e Shqipërisë tejet të politizuar dhe të ideologjizuar, para 90-s. Edhe tekstet e para që u prodhuan pas 90-s, të themi shumë fenomene i shikonin me këndvështrimin politik, djathtas”.
“Shumë tekste që u bënë pas 97-ës kur e majta erdhi në pushtet, nuk ndryshoi ngjarja, por këndvështrimi, interpretimi bëhej sipas interesave të të majtës, por unë mendoj se sot nuk ndodh më kjo. Kështu në qoftë se ne tani nuk do të përpiqemi t’i afrohemi të vërtetës, do të thotë që nuk kemi dëshirë ose vazhdojmë akoma të kemi mentalitet komunist në shkrimin e historisë”, bën të ditur Duka.
Vihet në diskutim data e shpalljes së pavarësisë
Duke përfituar ndoshta nga debati politik mbi historinë, në shtyp u dha një dokument, që synoi të vinte në diskutim datën e shpalljes së pavarësisë.
U tha se flamuri u ngrit fillimisht në Durrës. Por historiania Duka thotë se ky është një fakt i njohur që nuk është censuruar madje as gjatë diktaturës.
Përpara se të ngrihej në Vlorë, flamuri u ngrit në Durrës, Tiranë dhe në Elbasan, gjë kjo e konsultuar më parë edhe me Ismal Qemalin.
“Ai ishte një memorandum, i shkruar në osmanisht, që paria e qytetit të Vlonës i dërgonte konsullatës austro-hungareze. Po të njëjtin telegram i kishte dërguar edhe konsullatave të tjera të atashuara në Durrës, ku i shprehte shpalljen e pavarësisë nga paria durrsake, një fakt ky historikisht i njohur. Një fakt që e ka botuar për herë të parë Lef Nosi në vitin 1925. Është ribotuar me rastin e 95-vjetorit, por njerëz alifmatrak, të përkthyer keq dokumentin, krijuan një çoroditje pa vend të opinionit publik”, thotë Duka.
Një gjë është e sigurt, ky 100 vjetor do të ofrojë pak fakte të reja mbi regjimin 45 vjeçar komunist, e kjo sipas dy historianëve për disa arsye logjike.
“Kjo ndodhë, zakonisht. Prandaj, në historiografi preferohet më shumë të studiohen ato periudha historike të cilat kanë dalë tashmë jashtë vëmendjes së përditshme të njerëzve, ku aktorët kryesor politik nuk janë më dhe lejojnë të ketë një vështrim më të qetë dhe më objektiv ndaj ngjarjes dhe personaliteteve historike”, thekson Milo.
Ndërsa Valentina Duka thotë se politika është shumë e ndjeshme, dhe historianët presin që të precipitojnë mirë ngjarjet, e pastaj t’i qasen atyre.
“Historianët shqiptarë i janë qasur pak kësaj periudhe, për shumë arsye. E para arkivat në pjesën më të madhe janë të mbyllura se 25 vjet është maturimi i dokumentit. E dyta një pjesë e protagonistëve janë gjallë, politika është shumë e ndjeshme, dhe ne historianët presim që të precipitojnë mirë ngjarjet e pastaj t’i qasemi, por kjo nuk do të thotë që akoma nuk kanë precipituar mirë ngjarjet”, thotë ajo.
Krahas debatit për figura historike, politika u përfshi në debat edhe mbi vendin ku duhet të festohet zyrtarisht në 28 nëntor.
Nëse kjo duhet të ndodhë vetëm në Vlorë, si qyteti ku u ngrit flamuri në 1912, apo festime zyrtare të zhvillohen edhe në Tiranë si kryeqyteti i vendit.
Zgjidhja u dha politike. Sipas të gjitha gjasave, Partia Socialiste do të jetë vetëm në Vlorë dhe një pjesë të mirë të ditës edhe qeveria do të jetë atje, për t’u zhvendosur më pas në Tiranë./REL
na qetesove se ishim frigu per historine tash si na nxoret edhe zogun burre shteti na e keni zbardh faqen, ene pak pune te baje baca me i dhan venin Haxhi Qamilit e Esat Pashes se kane kontribue shume per Shqipnin e madhe, e per kuleten e tyne
Tema pse i jepni kaq hapesire ka..ku….ve si valentina duka?
Qe nje dite tek TVSH, Vali dmth, dhe ne emisionin e Enkela Demit diskutonte per Zogun. Pothuaj te dy j’u afruan orgazmes ne diskutimin per mbretin. Per spektaklin e ofruar besoj se jane vleresuar me noten 10 nga shef Sala.
Ja c’ka shkruar Mero Baze per Valin: ”Valentina Duka është një e diplomuar për Histori, me një formim më pak se mesatar, e cila deri në mes të viteve `90 ishte një njeri krejt i rëndomtë, që nuk ia dinte emrin askush. Me ndihmën e Genc Pollos dhe disa njerëzve të tjerë, atëherë afër Berishës, ajo u katapultua papritur në organizatën e Gruas Demokrate si zëvendëskryetare dhe përmes teserës së partisë pushtoi fakultetin e Histori-Filologjisë dhe arriti të bëhej zëvendësrektore e universitetit në vitin 1996”
Valentina Duka eshte perfaqesuesja me dinjitoze e mediokritetit ne fushen e historise. Nje njeri pa personalitet dhe nje lecke ku sali berisha ka fshire kepucet sa here i eshte dashur!
Ka edhe pak vesin e abuzimit me parate, eshte pak hajdute me thene te drejten. Ku nuk e ka emrin te perfshire, ne lloj lloj buxhetesh!!
Eshte femer se meritonte edhe ca fjale te tjera. Menyra si ben histori kjo grua turperon edhe nje gjimnaziste. Pacavuret e Sali Berishes. Cdo pusht-et ka pasur pacavuret (Valentinat) e tij.
Nuk ka rendesi fare se si ka qene formimi i saj i dikurshem e rendesishme eshte se si eshte ajo tani
Njeriu eshte nje qenie ne dnryshim, dhe me kalimin e kohes diksuh qe ka qene medioker fale studimit behet i shkelqyer, ndersa dikush qe dikur ka qene i shkelqyer fael mos studimit me kalimin e kohes behet ….hajvan
Ndaj keto lloj arsyetimesh jane arsyetime te njerezve deficente qe nuk kuptojne ndryshimin qe te ben koha me kalimin e saj
Njeriu nuk vleresohet nga e kaluara apo nga dekoratat por nga ajo se cfare ai po thote momentalisht
Dhe une shof se ketu kjo zonja nuk po thote ndonje gje te keqe
Gjitmone ka vend per rishikime te historise sepse dalin fakte te reja,
por natyrisht kjo nuk od te thote te flasesh sipas Saliut qe kekron te abuzoje me ndryshimet dhe faktet e reja qe sjell koha ne rjedhen e viteve
Ne duhet ti gjykojme te gjithe figurat tona em zemergjeresi, por ama kur vjen puna tek vleresimi i fakteve duhet te jemi te drejte e te sinqerte me veten dhe me ata qe diskutojme
Se ketu flasim shume psh per Ismail Qemalin, dhe natyrisht i takon atij merita e madhe e Pavarsise,por edhe Ismail Qemali nuk ju shmang dot sindromes se Esat Pashe Toptanit ….
Ismail Qemali ishte ai qe firmosi mareveshjen me kryeminstrin grek te vitit 1907 se Cameria dhe jugu i Shqiperise (pa Vloren ) ti jepej Greqise,
dhe kjo MAREVESHJE I BERI SHUME DEM Shqiperise kur po flitej per Shqiperine ne 1913 ne Londer
__-Ndaj gjerat te thuhen sic jane , por pa abuzuar ndaj figurave historike
sic kerkon te beje Saliu ….
Mund te them se e kam njohur nga larg, para 90-tes dhe ka qene (besoj se eshte akoma) nje grua dinjitoze dhe qe te ndihmonte me mundesite e veta, ne ate institucion ku punonte, kjo pa shperblim, sic ka qene ne ate kohe nje kafe ose nje dreke e darke, apo dicka dhurate.
Di qe ka ndihmuar shume njerez qe i kane kerkuar ndihme dhe kur e kam pare qe u integrua ne PD-ne e fillim viteve 90-te, u gezova se pashe qe PD-se, po i afroheshin njerez intelektuale dhe me ndjenje njerezore, qe eshte shume e rendesishme, po te shohim sot qe ka ikur ajo ndjenje e ndrimit te me te diturit e me te moshuarit.
Une kam dhene nje koment per kete teme ku i them haptazi qe sjam dakort me ate qe thote, por jo te kalojme ne ofendime rrugacerije, pa e njohur kete grua, qe me thene te drejten, e shof qe eshte larguar dukshem nga PD-ja e Berishes, por duhet te dini se ti dalesh kunder Berishes hapur dhe sidomos per nje femer intelektuale, eshte nje gje shume e veshtire, per vete performancen qe tregon Berisha, me moralin e te tjereve, ku edhe te vdekurit si le rehat.
Valentina eshte nje personazh qe eshte bere dhe c`bere disa here ne jeten e vet. Nje personazh qe jo ne pak raste ka zaptuar ekranet e mediave kur i eshte dashur te shprehet si historiane politikisht.
Eshte nje personazh qe nuk njeh autoritetin e Institutit te Historise dhe ka neperkembur arritjet e ketij instituri per shkrimin e Historise se Shqiperise.
Eshte e njohur dhe agresive VETEM keto kohe kur ka hedhur tezat e rishikimit te dates se clirimit dhe ka perkrahur arsyetimin qe fazat e luftes NaCl kane kaluar edhe nepermjet LUFTES Civile ne periudha te shkurtera kohore.
Keto dalje te saj kane qene shume aktive ne fund te Nentorit dhe perpjekja e saj ishte te evidentohej nga MOHUESIT e kesaj lufte.
Duket se qellimit ja ka arrit deri nje fare mase kur shkrimit i rrini jo per Individin qe kandidon per rektor , por per Meron qe ne fakt ka arsye te tjera qe e ve perballe Valit.
Vali eshte amebe, ( tani jam i detyruar te perdor terma bujqesore apo zeoteknike qe te justifikoj arsimimin ? ) qe vetem verteton qenien saj si gjallese dhe qe e pershtat ate me ambientin politik.
Miq te mij ( nga Kamza ) me thone qe ka personalitet te dyfishte dhe egziston frika e instalimit te mediokritetit ne UT. ( nje kandidat per kete pune e kemi ketu )
Pra, une mendoj qe Mero ka te drejte mbi argumentin.
Mbas dite mu desh te mesoja edhe me shume per kete zoje qe Mero e implikon edhe me afera OJQ jo shume transparente ne shpenzimet e tyre.
Deri tani kjo zonje ka perkrahur shkrirjen e Akademise se Shkencave dhe enderon qe profesoret e Institutit te Historise t`i vere nen hyqmin evet tashme si rektore e Partise ne pushtet.
Nese ka rast qe mund te thuhet qe nje person lepin ate qe peshtyn kjo zonja perben rastin klasik.
Dhe e ben pa ja bere syri terr fare.
O te nderuar! Valentina as ka qene, as eshte dhe as do te jete ndonjehere historiane. E vetmja gje qe ka bere dhe ben mire keto 22 vitet e fundit eshte servilizmi politik dhe abuzimi me pushtetin. Shkoni dhe shihni sa lende i kane lene burrit te saj Feritit tek sistemi me kohe te pjessheme ne Fakultetin e Historise dhe te Filologjise. Shkoni e shihni sa i ka te ardhurat mujore Valentina dhe Feriti nga institucionet shteterore, e Feriti, tashme punon ne nje Universitet privat, etj., etj.,
Turp per Shqiperine dhe Shqiptaret qe degjojne valentina duken !!!
Turp per akademine e shkencave !!!
Turp per historianet qe nuk i kunderpergjigjen kesaj vegle te politikes !!!
Turp te te vije ty o valentina duka per keto qe po ben !!!
TURP TURP TURP
Komandon tjeterkush ne shqiperi http://bit.ly/jAL5ep
Zonja Duka, me gjithe respektin qe kam per personalitetin tuaj, perseri nuk jam dakort me mendimin tend.
Historine shqiptareve nuk ja kane bere asnjehere historianet, por vetem lideret qe kane udhehequr kete popull te shkret, duke filluar qysh nga bastardi Ahmet Zogu, nga i degjeneruari Enver Hoxha dhe nga i flamosuri Sali Berisha.
Kur ket te tre kane dhene idete e tyre, atehere historianet i kap zekthi dhe perplasen me njeri tjetrin, se kush e kush te plotesoje historine sipas mendimit qe ka dhene lideri.
Historianet shqiptare e kane lene Shqiperine pa histori, se gjithmone kur perbyset nje pushtet, dalin po keta historiane qe bejne mrekulline sipas midese se liderit aktual.
Valentina, cfar historianeje! Tjeter gje ka thene e ka shkruar para ’90, tjeter pas ’90, te tjera sot e te tjera do te thote e do te shkruaje neser sapo te nderroje lideri politik. Fatkeqesi per kete vend qe e kane kap per fyti soji i Vali Dukes. Vali, qe mendon se sa me shume te ngjyroset e te dale ne televizion aq me historiane do te jete! Kur do te vije dita qe ti heqim qafe keto vemje?
z.duka historiografia eshte shkence dhe jo qitap qe te shruash cfar desheron .ajo bazohet ne dokumenta dhe fakte reale dhe jo ne pasionin e servileve dhe politikaneve. mos beni historine te shruhet sot dhe te shuhet neser ,pasi ajo nuk eshte prone e juaja por e vet popullit qe e ka mbajtur ne kurriz ate histori me te mirat dhe te keqijat e veta. ne per kete histori nderohemi pasi i rezistuam rrebesheve te saj sa asnje popull ne europe, dhe tani dolen pseudo historianet qe jane kthyer ne bojaxhinj. puna e mire dhe ndershme vleresohet, kurse sharlatanlliku jo vetem nuk vleresohet ,por tallet dhe denohet.
Une mendoj se Valentina eshte njelloj si gjithe historianet e tjere te Shqiperise si K.Frasheri apo P.Xhufi. Nga komentet e mesiperme askush nuk duket te kete opinion positiv per kete grua “historiane”. Une bashkohem me te gjithe ju. Por e keqa nuk eshte tek Duka apo te tjeret. Pyetja shtrohet perse politika mundohet te influencoje historine qe nga koha e krijimit(moskrijimit) te shtetit shqiptar. Vetem ne vendet pa histori politika vepron ne kete menyre dhe me duket Shqiperia i plotson keto kritere.
Valentina ka nje pune qe e kerkojne te dali ne TV si gjithe historianet e tjere sidomos ne keto momente.Sigurishte njerezit mund te mendojne ndryshe po ajo flet nepermjet fakteve qe ka lexuar sipas mundesive qe ka patur.Shume vete jane perfshire ne politike nga fusha te ndryshme dhe ajo qe te cudit eshte se njerez qe nuk kane shkuar kurre ne biblioteke ose kurre nuk kane lezuar nje liber, vetem kane degjuar njeri tjetrin neper kafene flasin me siguri dhe kopetence te plote dhe kundershtojne gjithcka qe nuk ju pelqen vetem duke u nisur nga preferencat politike.Kini miresine dhe degjojini njerezit e fushes se historise dhe mos ofendoni intelektualet dhe sidomos grate.Ajo bashke me burrin e saj jane njerez te nderuar,kane mbaruar universitet me nota shume te mira kane punuar per shume vjete ne institutin e historise dhe tani sipas kohes qe erdhi kane gjetur veten e tyre dhe punojne me ndershemeri dhe intergritet.Per ty Mero do te thoshja te mos lejosh shkrime dhe komente te kesaj natyre se nuk eshte ne te miren tende dhe te gazetes.
Duhet ta marrin vesh te gjithe ata qe e quajne veten te shkolluar: Valentina perfaqeson nje hiq; ajo eshte abuzuesja me e madhe ne shkence, politike e kudo. Bravo i qofte se e shfrytezoi bukur politiken: e ka mbeshtetjen ne te dykrahet e politikes; gjithmone e fituar se bashku me Feritin. Vetem nga taksapaguesit shqiptare, pra ne institucione shteterore, te dy bashke marrin rreth 6-7 milion leke ne muaj. Le te verifikoje prokuroria e Kontrolli i larte i shtetit. Ne fakt i duhen per te dale ne televizion e per ……