Haxhinasto kundër CEZ: Nuk do e lejojmë të ndërpresë energjinë e ujësjellësve

15 Nëntor 2012, 18:12Sociale TEMA
Haxhinasto kundër CEZ: Nuk do e lejojmë të ndërpresë

Një ditë pasi CEZ njoftoi se do të ndërpresë energjinë për ndërmarrjet debitore të ujësjellësve, ka reaguar qeveria. Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, thotë në një intervistë për Top Channel, se kjo nuk do të lejohet.

“Kjo nuk mund te ndodhë pasi detyrimet janë të tilla që kjo nuk mund të ndodhë. Energjia ndaj ujësjellësve nuk do të ndërpritet, pasi kjo është me pasoja shumë të mëdha për qytetarët. Qeveria do të marrë masat ligjore që parashikohen për këtë rast,” tha Haxhinasto.

Zoti Haxhinasto thotë se agjencitë në varësi të Qeverisë dhe Enti Rregullator po ndërmarrin të gjitha veprimet për të mos e lejuar ndërprerjen e energjisë tek ujësjellësit.

“Të gjithë institucionet që merren me këtë çështje, duke nisur që nga Enti Rregullator, por gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisë janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që këtu mos të ketë asnjë kosto për ujësjellësit në drejtim të furnizimit të tyre me ujë për qytetarët,” tha Haxhinasto.

Kreu i Ekonomisë konfirmoi se një ditë më parë mes Qeverisë dhe CEZ ka pasur negociata intensive, ku palët kanë pretendimet e tyre.

“Së pari, gjëja më e rëndësishme është të vijojë realizimi i shërbimit të furnizimit të qytetarëve me energji, të enteve publike, të bizneseve me qëllim që të mos ketë asnjë lloj vakumi në këtë lloj shërbimi kaq jetik për qytetarët, por edhe për ekonominë. Unë do të them që në procesin e negocimit shtrohen disa variante, skenarë për të rregulluar një marrëdhënie tashmë dihet që është problematike,” tha Haxhinasto.

CEZ Shpërndarje deklaroi një ditë më parë se ndërmarrjet e ujësjellësve i kanë një detyrim total prej rreth 38 milionë euro, të cilin nuk pranojnë ta paguajnë edhe pas lëshimeve që kompania çeke pretendon se ka bërë ndaj tyre.

10 komente në “Haxhinasto kundër CEZ: Nuk do e lejojmë të ndërpresë energjinë e ujësjellësve”

  1. Vlora says:

    keshtu eshte kur ministrine e ka bere pjese te familjes ilir koklopa.

    me bythe do vene punet ne shqiperi.

    1. Ben Chicago says:

      po te vesh bythen guzhinjer mut do te gatuaj

  2. LORA says:

    Ky eshte haxhinasja,garanti i pordheve,,,,,,cpune ka ky me energjine?????
    Ky vetem per pordhet eshte specialist.Hudhu,z.Baze,mbertheje mire tek Antena,kete haxhi-pordhen;jo per gje po ka kohe qe mungon aty,qe edhe ta leme mulin te pushoje njecicke.

  3. Gezimi says:

    CEZ ka kohe qe po i a nxjerr ujin e zi vendit, dhe ky Ministri yne rreh uje ne havan. Sa te paafte qe jane, vetem te vjedhin dine! Kur do triumfoje e drejta?

  4. iliri says:

    Ky haxhimuti nuk e pa gje gjithe ajo Z.KLITON e mbante vete cadren kurse ky muti ja mbajne bodigartet turpe per ata qe i rine si pisa,legen ketyre legeneve.

  5. Malo. says:

    Zotni Haxhinasia…dikur ishte një korrozi që se njihte as nëna që e lindi…Tani,që nga hiçi u ngrit e u bë ministër,(i ndërron ministritë si mbreti gratë…)i zbardh faqja,pavarësisht se i është bërë shollë…!Mirë që sdi të flasë,por nuk e mban vetë as çadrën të paktën të kuptojmë që është vërtet njeri thjeshtë,pavarësisht se e detyruan të bëhet nga askushi-dikushi…!Po fodullëku shqiptar,ku të vejë pastaj,po e mbajti vetë edhe çadrën…?!

  6. agroni nga Izmiri says:

    O Haxhi Nasto, vetem haxhi nuk je. Nuk te vjen turp para syve te te gjithe ketij populli qe te mbajne cadren te tjeret. Ceshte ky burre me mustaqe qe te mban ty cadren, cfar je ti merr shembull nga H.Kliton qe kur zbriti nga avioni mbajti vete cadren. nga vjen ti dhe nga e ke origjinen. Cez ka te drejte. Paguani ju nje here pushtetaret e institucionet e shtetit dhe pastaj te vije cez tek ne populli per te paguar leket. Cfar eshte ujesjellesi apo kryeministria qe nuk paguajne detyrimet. Pse ti paguaj populli detyrimet e mos ti paguani ju. Mbaje nje here cadren vete dhe mos e nxjerre me ate me mustaqe ne ekran qe te mbaje cadren.

  7. Din Kruja says:

    Privatizmi i rrjetit te shperndarjes dhe tregut te energjise elektrike qe nje nga aktet me te renda te ndermara nga kjo qeveri per cenimin e sigurise kombetare. Cez nuk erdhi vetem per te fituar, por duhet te jete edhe pjese nje plani te faktoreve nderkombetare per destabilizimin e Shqiperise. Dikur te paret tane kane thene mos bej biznes me cifute dhe me ceke se do ta ta hash. Pra duke pare veprimet e Cezit sot tregon se ata kane pasur te drejte. Kjo firme ka arritur ti vjedhe ketij populli me qindra milione euro dhe institucionet e ketij vendi qe kane pasur detyre te mos lejojne nje situate te tille ja kane futur gjumit. Me skandaloze jane shitja e energjise qe importohej nga Keshi tek Cezi me diference te madhe cmimi. Dhe ky i fundit ja shiste populllit me 4 deri 5 here me shtrenjte. Akoma me skandaloz eshte fakti qe Cez eshte lejuar te sjelle nje firme tjeter ceke me detyre per te mbledhur detyrimet, duke i lene me marreveshje gjysmen parave te mbledhura. Kjo eshte bere per te justifikuar nxjerrjen parave ne drejtim te Cekise.
    Kuptohet se Cez shume shpejt do te largohet, por nga menyra se si do te realizoje ate do te krijoje probleme mjaft te renda per kete vend.
    Pse ndodh kjo ne Shqiperi. Ndodh se qeveritaret nuk kane frike te shkelin ligjin, se keta kane marre masa me bekimin e nderkombetareve qe ta qeverisin kete vend edhe per 30 vjet te tjera si dhe fakti qe ne kete vend nuk ka opozite, nuk ka sindikata nuk ka organizata te shoqerise civile, nuk ka media, nuk ka gjykata dhe prokurori, nuk ka asnje forme opozicioni karshi qeverisjes se korruptuar.

  8. meri says:

    Po c’shtet eshte ky qe nuk paguan energjine, e c’i kerkon popullit te paguaje. Ketu s’ke nga ta zesh, eshte “bir Selman i nenes c’te te qaj me pare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje