“Nëse nuk jepet drejtësi për vdekjen e vogëlushes sime, do bëj vetëgjyqësi”

17 Nëntor 2012, 10:45Sociale TEMA

Babai i 7 vjeçares së vdekur: Ndërsa vajza ime vuante, mjeku pinte në lokal

“Vajza ime vetëm 7 vjeçe kalbet në baltë, ndërsa ne nuk dimë  ende shkakun e vdekjes dhe nuk ka asnjë fajtor që të vuajë dënimi. Nëse nuk jepet drejtësi për vdekjen e vajzës sime, do bëj vetëgjyqësi”.

Kështu ka deklaruar Hekuran Bahollari, babai i vogëlushes Era Bahollari, e cila ndërroi jetë tre muaj më parë në spitalin e Përmetit.

Vogëlushja është dërguar më të vjella në spital, por për gati 10 orë gjendja e saj ka ardhur duke u rënduar. Familjarët i kanë kërkuar mjekut Faik Pashollari që ta nisnin për Tiranë, por ai fillimisht e ka mohuar kërkesën e tyre, ndërkohë që kur ai ka vendosur, ka qenë tepër vonë, pasi vogëlushja ka ndërruar jetë pa dalë nga qyteti.

Mjeku e ka quajtur vdekjen e pacientes me diagnozën fillestare “intoksinim me natyrë të paqartë”, ndërkohë që tri ditë më pas  ky version është hedhur poshtë nga specialistët e Institutit të  Shëndetit Publik, të cilët u shprehën se humbja e jetës nuk ka ardhur si pasojë e helmimit.

Duke mos marrë përgjigje, një javë pas vdekjes, familja Bahollari vendosi të bëjë zhvarrimin e vajzës për të bërë autopsinë, përgjigja e të cilës nuk përcaktoi ndonjë shkak konkret pasi ishte e vonuar.

“Të ndërmerrja atë veprim për fëmijën tim ishte e rëndë, por nuk mund të pranoja që të thoshin se ajo vdiq për “intoksikim të paqartë” kur unë e çova më këmbët e saj në spital, vetëm kishte vjellë dy– tri herë, e prej aty e mora në arkivol. Ndërsa të gjithë e dinë që mjekimet që iu bënë ishin në neglizhencë të plotë. Vetëm analizat i janë bërë 10 orë më pas. Ne jemi të bindur se vdekja ka ardhur nga medikamenti Altropine, që i është përdorur vajzës”, deklaron i ati për GSH.

Ai shton se: “Gjatë orëve që kaloi vajza në spital, kur ajo vuante dhe qante, ne e pamë mjekun në lokal duke pirë. Cili prind e toleron këtë? Nëse përgjigja s’ma jep hakun siç ndodh në këso rastesh, familja ime do të bëjë vetëgjyqësi”.

10 komente në ““Nëse nuk jepet drejtësi për vdekjen e vogëlushes sime, do bëj vetëgjyqësi””

  1. mjeku says:

    me vjen shume keq qe ka ndodhur keshtu, por shqiptaret duhet te mesojne qe autopsia duhet te behet per te gjitha vdekjet qe ndodhin ne spital dhe jo pas nje jave pasi ka vdekur. Ka edhe raste kur mund te behet me vone por ne keto raste behet fjale me teper per per te percaktuar shkakun e vdekjes ne raste kriminale. Pyetja ime eshte se iu be autopsia kaq vone vetem e vetem se duhet te gjendet me patjeter nje dicka per te fajesuar mjekun,apo mos valle pritet gje tjeter. Me sa kuptoj ne kete rast behet fjale per nje dehidratim te rende te shkaktuar nga humbja e lengjeve me te vjella apo diarre nese ka patur edhe pamundesne e tyre per tu zevendesuar nga goja apo me serume(po e vulgarizoj pak te shpjeguarin)por kjo gje mund te ndodhi kur ne spital mungojne deri tek age flutur aq te domosdoshme per ta bere ate te shkret serum. Eshte e vertete qe mjeket ne shqiperi rrine neper kafene edhe kane pergjegjesi per kete po aq sa kane pacientet qe autopsine ta bjne ne kohen e duhur dhe e verteta do ishte shume e thjeshte per te dale ne shesh e qe ndoshta mjeku mund te mos kishte faj fare pse ai nuk mund te ndihmonte jashte mundesive te tija profesionale,etike dhe cfardo qofshin.

  2. drejtesia says:

    NGUSHULLIME PER EVLATIN MORE ZOTERI BASHKOHEM ME DHIMBJEN TENDE KERKOJE DREJTESIN SE GJAKU NUK BEHET UJE JEMI DESHMITARE SI TRAJTOHEMI NGA MJEKET PROPOTENT POR PARA SE TE BESH VETGJYQESI PESHOJI MIRE GJERAT SE PESHKU QELBET NGA KOKA E JO NGA BISHTI ;;;I QOFTE DHEU I LEHTE KETIJ ENGJELLI

  3. Tan Papoku says:

    Po futi o koqen e plumbit kokes, nuk ndjen qe per evlatin tend ?

  4. durim says:

    zgjidhe vete hallin qe te ka rene mos prite nga ky shtet i kalbur keta jane te lidhur me njeri tjetrin mos prite drejtesi

  5. shqiptar says:

    o njeri a merr vesh ketu ka perfunduar gjithcka.pse u thua te tjereve ca do besh ne qofte eshte si thua ti une per vete i kisha keputur nja dy tre doktore me gjithe femije.nuk falet jeta e femijes ne rast se nuk jepet drejtesi.nuk eshte mire te themi qe bej vrasje po e verteta kjo eshte kjo ka mbetur ne shqiperi se doktora e gjykates hane e pine bashke jane bere milionera.

  6. United Kingdom says:

    Sa gjynah! E paska zhvarrosur femijen prap! Mjeku (nese ka pas faj) meriton denim mbi 25 vjet burg.

    Ju komentues qe thoni futi plumbin mjekut:- Po femijet e tjer ku ti ler ky i shkret! Apo ti ler ter jeten jetim e pa buke!

  7. bato says:

    Me vjen keq per kete prind,por i them mos shpresoj ke drejtesia por te beje vetedrejtsine vete me mjekun dhe me mjekun tjeter sali berisha te shpetoje njehere e mire shqiperia.

  8. denisi says:

    Me keqardhje po e them,por vetegjyqesia ka mbetue ne kete vend,nuk e di duron shpirti i qindra shqipetareve qe kane probleme te tilla te pazgjidhura……

  9. Tepelena e Ali Pashajt says:

    Gushellimet e mia te siqerta per engjellin juaj.Po te jap nje keshille coje deri ne funde rrugen per te gjetur drejtesin vdekjes se vajzes e cila per e nje neglizhim te nje mjeku i cili nuk eshte mjeke por eshte kafshe .Te uroj ta gjeshe sa me shpejte drejtesi per engjellin tende qe e cila eshte larte ne paradizo .Eshte edhe nje gje qe zoti shikon vonon por nuk haron .

  10. alban4eva says:

    mjekesia shqiptare, e para ne Europe, mrekullia ekonomike e Saleh shpellarit, miracle of freedom, Made in Vucidol..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje