AK proteston kundër Kserës, e akuzon për tradhti. AK thumbon PDIU: Shitën çështjen kombëtare për 3 poste drejtorësh

21 Nëntor 2012, 11:55Politika TEMA

Të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi dolën në një protestë përpara Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale për të kërkuar dënimin e ministrit Spiro Ksera për tradhti kombëtare.

“Aleanca Kuq e Zi është këtu për të protestuar kundër sjelljes antikombëtare të ministrit të Punës, Spiro Ksera, i cili është takuar me deputetët e Agimit të Artë, të cilëve u ka deklaruar se po punon për ndarjen e Shqipërisë dhe realizimin e të ashtuquajturit “Vorioepir”.

Kjo është qeveria e shtetasit Sali Berisha, e përbërë nga tre ministra grekë dhe 13 filogrekë, të cilët ditë pas ditë po provojnë se punojnë kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njëri shiti detin, tjetri kombësitë dhe tani faktet dhe tradhtitë flasin për punën që po bëhet nga ministrat e qeverisë për ndarjen e Shqipërisë. Ky ministër është turp kombëtarë mbi të gjitha në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë,” tha Sekretari i Rinisë Kuq e Zi, Adriatik Lapaj.

AK nuk ka lënë pa thumbuar PDIU-në dhe retorikën e saj nacionaliste. AK thotë se ata e kanë shitur çështjen kombëtare me tre poste drejtorësh.

“Aleanca Kuq e Zi dënon ashpër dhe me forcë këto akte të tradhtarëve që janë mandatar nga Sali Berisha për të qeverisur shqiptarët. Kjo qeveri nuk është e shqiptarëve sepse ajo nuk gëzon më mbështetjen e popullit dhe po mbahet në këmbë prej aferave tradhtare dhe antikombëtare të shtetasit Sali Berisha i cili nuk rresht së turpëruari kombin shqiptarë.

Aleanca Kuq e Zi ka një mesazh dhe për ata pseudo-patriotë që janë në koalicion me shtetasin Sali Berisha. Ata që shitën çështjen kombëtare për tre poste drejtorësh të mos dalin me flamuj kombëtarë sepse e turpërojnë atë, por të marrin vendime burrërore dhe të refuzojnë të jenë në koalicion me këtë qeveri tradhtare,” tha Lapaj.

“Aleanca Kuq e Zi i premton mbarë kombit shqiptar se fundi i tradhtarëve po afron dhe një qeverisje kuqezi do të rikthejë dinjitetin e cenuar nga kjo qeveri, do të lartësojë identitetin kombëtarë dhe do të luftojë për realizimin e aspiratës shekullorë të shqiptarëve për bashkim kombëtarë. Për Aleancën Kuq e Zi trojet etnike të grabitura pabesisht nuk do të falen asnjëherë për asnjë çmim”. 

25 komente në “AK proteston kundër Kserës, e akuzon për tradhti. AK thumbon PDIU: Shitën çështjen kombëtare për 3 poste drejtorësh”

  1. ema says:

    Bravo Aleanca Kuq e Zi, duhet dikush te na ndergjegjesoje ndaj ketyre tradhetive

    1. shqiptar says:

      Aleanca KuqeZi jemi me Ju dhe votat tona jane per Ju

  2. greisi...... says:

    Posht spiunat ……….ju lumt Kuq e Zinjve…

  3. Horri i Bulevardit says:

    AKZ-ja dhe kombetarja shqiptare jane faktoret kryesore qe po ndergjegjesojne shqiptaret te shohin realitetin shqiptar.
    Ju lumte jemi me ju, le te na quajne ekstremiste, se ne kete bote vetem ekstremistet respektohen, se kur greku i mori tokat tona me pislleqe, bota i mbylli syte, shqiptaret sduhet te shohin o europe o ska, te shohim interesin tone, dhe ato jane SHBA dhe Turqia moderrne, aleanca me Turqine moderne do te jete faktori kryesor, qe do ti fuse drithmen Greqise dhe grekofoneve.

    1. liria says:

      Duhet te bashkohemi pa dallim feje apo partie per ceshtjen kombetare.
      Shqiperia mbi te gjitha . INDIFERENTIZMI NA RREZIKON PA MASE
      TE BASHKUAR DO TE MPOSHTIM TRADHETARET E SHQIPERISE
      ME NE KRYE BERISHEN .
      TE GJITHE NE PROTESTA DURIMI NUK ESHTE FITIMI
      FITIMI VJEN VETEM ME LUFTE .
      O POPULL MOS RRINI NE KAFENE . MOS BINI NE GJUME
      SHQIPERIA KA NEVOJE O SOT O KURRE .
      BASHKOHUNI ME PROTESTUESIT VRASJE NUK NDODHIN ME .
      KESHTU NUK SHKOHET BERISHA PO E SHKATARON CDO DITE E ME TEPER SHQIPWRINE
      SIKUR TE JETE E TIJA .

  4. kaludio says:

    Ju lumte AK vetem se nje vrejtje kisha une,pse nuk i gjyjtet Ministrise ose ministrit? Do ishte dicka madheshtore

  5. Anila Bushi says:

    Bravo Aleanca Kuq e Zi……..Jeni me te miret!!!!

  6. kuq e zi says:

    i nderuar horri i bulevardit i ndjek komentet tuaja dhe gjej shume gjera te perbashketa shume njerez cilsojne turqine si mentalitet te prapambetur por eshte shteti me demokrat ne europen jugore me i forti ushtarakisht ne gjithe europen (edhe perpara britanise) dhe futja e saj ne be nuk pengohet nga fakti ekonomik (si trukimet e bilaceve greke) por sepse ajo hyn si lider dhe jo si shpreson te hyj ballkani… pra gjermania franca italia duhet te shtrengohen dhe te bejne vend per nje turqi gjigande ky eshte sikleti i tyre pra aleanca jone turqi shba shkerrmoqi jugosllavine dhe ka nen daré greqine edhe pse kjo e fundit harxhon shume energji qe te destabiloje shqiperine por vuan me shume se c’kerkon te hiqet e tregon vete fakti qe asnje gazetar shqiptar nuk mund te xhiroje filmime pra jane vertete te tmerruar nga kjo aleance. pershendetje!!!!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Kur e shkruajta ate koment, kete kisha parasysh, se shume humbameno e paralelizojne Turqine, me anadollin dhe me pjesen e prapambetur kurde dhe nuk shohin se Turqia eshte nje fuqi boterore, qe shqiptaret, per vete historine, qofte me dashje, qofte edhe pa dashje, jane te lidhur dhe duhet ta shfrytezojne kete lidhje per interesat tona kombetare, interesa qe ne nuk mund ti lidhim me asnje shtet europian, qe ne fund te fundit, ishin keta europiane qe na zopetuan dhe i lane qofte grekut qofte serbit e maqedonsit apo edhe malazezeve, litarin jashte, qe sa here te vijne per vizita qeveritare ne Shqiperi, na nxjerrin lloj lloj minoritetesh, ku kerkojne shkolla dhe pretendime te tjera, ne token shqiptare.
      As e kam dashur asnjehere te qenit anadollak apo edhe turkoshak, por interesi me ben qe Turqia e sotme e Erdoganit, eshte ajo Turqi, qe gabimet qe bene turqit e rinj, ne fillim shek. e 20-te, ti rregulloje ne dobi te kombit shqiptar.

  7. ela says:

    po me panaritin ca keni, aleanca e felliqur. panariti vetem grek nuk eshte, apo jane cmendur se po u merr kauzen panariti. turp per keta plehra qe abuzojne me flamurin kuq e zi, e perbaltin gjithkend, dhe ate qe eshte me patriot e atdhetar se hajduti i KLD spahiu.

  8. labi says:

    Po Tim kacurreli dhe Dash skafisti cere do thone nashti qe sa here i duhet vota Ksere,Tavos e Tavave te tjere voton.Po vetem ceshtjen kombetare nuk mbroni ju.Trumbetoni se jeni patriote ju qe e shitet ceshtjen came per 2 zevendmin. e ca drejtore.Turp Turp Turp.Ju nuk perfaqesoni me Camet por vetem xhepat e juaj.Plera si Tim Kacurreli ashtu dhe Dash Skafi por edhe Tahiri i Avni Rustemit

  9. Dyl Kokthumbi says:

    Si gjithmone me shume polica se sa aleancista ,populli eshte i zgjuar nuk mbeshtet cdo lloj partie me zorr nuk behet,me shume se 100 vete nuk mund te genjesh ne kohen e sotme,te vetmit qe mund te mbeshtesin keta jane vetem disa xhepista dhe hajdute qe i kane rrahur dhe kthyer greku mbrapsht.pak nga pak do quhet partia e xhepistave kuq e zi hahahahahahaaaa

    1. Bertoja says:

      O Dule çdo ditë rritet numri i Aleancistave dhe besoj se shumë shpejt do të ngrijë e qeshura ty dhe plehrave si puna jote..
      Gegë e Toskë nji asht Shqipnia..

    2. Bertoja says:

      O Dule shiko mirë,e mos u zgërdhij,se përditë e më shumë numri i përkrahësve të Aleancës shtohet,kjo pasi Shqiptarët kanë humbur besimin tek të gjitha forcat e tjera politike.
      Prandaj vazhdoni kështu djema,Shqipëria ka nevojë për njerëz si ju..
      Gegë e Toskë nji asht Shqipnia

  10. upthearse says:

    nje keshill ministrash me komplet mysylmane do te ishte nje zgjidhje e mire?

  11. kuq e zi says:

    ela ti je per donje kar se per politike nuk merr vesh

  12. Dyl Toci Kuklles says:

    O dyl o tyryfyl pse nuk erdhe aty ta shihje se cfare kishte me shume…ik o tyyryfyl gatuaj groshen ne shtepi se vetem burre nuk je ti…ver perparesen dhe merr pluhurat mbi shkalle, ah mos harro te veshesh zhartierin qe kur te vije hamshori spanjoll qe te viziton shtepine te te fuse nje te “kafshuar”

  13. ardit cela says:

    “C’do dite e me shume po e kuptojme se e vetmja rrug e shpetimit prej anijes qe po mbytet prej pengmarresve te saj te cmendur eshte ALEANCA KUQ E ZI ” Keshtu me tha nje dite nje zotri qe kish 20 vjete qe votonte per partin demokratike…

  14. Diol says:

    politike ne Shqiperi do te thote te dish te besh mire pazare me postet drejtuese.Jemi i vetmi shtet ne rajon ku pakica udheheq dhe merr vendime per gjithe popullsine.AK na ka zgjuar shpresen e nje drejtimi ne te mire te ngjyrave te flamurit tone.

  15. Shkupi says:

    O Grekshnik Spahiu,pse nuk shkon ne Himare ku debohen shqiptaret nga banesat e tyre pse e vendosin flamurin shqiptar ne ballkon!O lepurush,vetem p.rdha ke.

  16. Bravo bijte KUQ E ZI !!! PO NA KTHENI SHPRESEN DHE DINJITETIN SHQIPTAR !

  17. tironsi says:

    ke te drejte(kuq e zi)smerr vesh nga politika ela.do vetem ty…

  18. Gjok Martini says:

    Aleances Kuq e Zi i vojti large zeri ne sa kontinente te largeta si Amerike dhe Australi gjithe Evropen dhe mrena ne Belgrade, Podgorice e Kosove dhe Athine. Erdhi dita per ne qe vuejtem te shofime nje organizate si A.K.Z. ku do punojme shume per cdo organizate shqipetare
    per cdo opozite kunder tradhetaresh si keta spijuna grekerish me Bajraktarin e Mesjetes.
    Rrofte 100 vjetorin i lavdishem. Rrofte gjithe opozita! Aleanca Kuq e Zi.

  19. Glina says:

    Bravo AK! Duhen larguar sa me pare keta maskarenj qe e copetuan Shqiperine duke e shitur te serbi e greku dhe e kane varferuar kete popull…

  20. TIRONA says:

    O Aleanca, sa legena keni dal me….Cdo organizim, plan, ide, veprim qe ben PDIU, do shkoni ju nga mbrapa qe te merni meritat….Ishte Klubi i Patrioteve te Rinj (forumi rinor i PDIU) qe protestoi para 6 ditesh para ministrise se Spiro Kseres…Keni kopjuar cdo veprim nga PDIU….Shqipetaret kane nevoje per patriotizmin, po jo ne nivelet qe e sjell AK, se nuk jan me vitet 40-50, duhet nacionalizem modern………Ishit shum mire sa ishit Organizate pa interesa politike….tani qe u be parti, AK do jete nje deshtim i garantuar ne 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje