Bisedimet e Nishanit ishin formale pasi dekreti ishte gati. Ja emrat që përfliten për vendin e Ina Ramës

21 Nëntor 2012, 12:20Politika TEMA

Brenda datës 23 nëntor Presidenti Bujar Nishani pritet të nxjerrë dekretin për shkarkimin e Ina Ramës dhe emërimin e kryeprokurorit të ri.

Burime për gazetën Shqip kanë pohuar se konsultimet e nisura dje janë formale, pasi mësohet se dekretimi për emërimin është gati.

Prokurori i ri do të jetë dhuratë nga presidenti për kryeministrin në këtë 100 vjetor.

Emrat e përfolur për këtë zëvendësim janë ai i Sandër Simonit, kryetar i komanduar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, i Ivi Kasos, drejtorit të Agjencisë Antikorrupsion pranë Kryeministrisë, Adnor Shametit, si një njeri më pranë LSI-së, drejtues i një universiteti privat, Admir Thanza, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Neshat Fana, anëtar i KLD-së, Altin Dumani dhe Dritan Peka, të dy prokurorë, etj.

Gjithashtu ka zëra edhe për emra deputetësh të PD-së si dhe zv.ministra të Drejtësisë.

 

14 komente në “Bisedimet e Nishanit ishin formale pasi dekreti ishte gati. Ja emrat që përfliten për vendin e Ina Ramës”

  1. avni rustemi says:

    Drejtesia e vertete,sidomos ne kete regjimin tone,eshte vetgjyqesia.

    1. fule says:

      Jo mor jo se eshte dhe kjo Opozitcka qe i pergjigjet ‘ftesave’ a thua se aprovimi i buroktratve te Evropes te sjell ne pushtet.

      Ore kur nuk beri derman ambasadori amerikan ne Tirane kur perveshi menget, cfare dreqin pret nga Evropa? Ata vetem do konstatojne nuk nderhyjne dot kunder Sales edhe po te duan

  2. Dean says:

    Nuk e di per natyren e bisedimeve,por ajo qe di me 100% eshte se Nishani eshte FORMAL.

  3. nardi says:

    Eshte shume e cuditshme qe mes kandidateve nuk po shoh emrin e LULEZIM BUDINIT. Me sa duket juristi i shquar BUDINI ka rene pre e kulisave.

    1. drejtsi pa ligj says:

      Me sa jam tu shof nder ta Adnora Shameti asht ma e mira se Ina, si shef antikorrupsion, e se asht ma prane presdentit ton sali, or te.

    2. Tani says:

      Jo, LULEZIM BUDINIT i kane thene por nuk ka pranuar.
      Integriteti dhe inteligjenca nuk mund te bashkohen me kete nivel te klases politike.
      Gjithesesi u sugjerojme atyre qe e kane ne dore ta marrin dhe nje here ne konsiderate kete kandidature.

  4. FRANCI says:

    Ky Nishani kaq derdimen paska qene?
    Do te ngelet presidenti me qesharak qe ka patur historikisht Shqiperia.
    Nuk i vjen turp kur deklaron Berisha qe ne 28 Nentor do te dergoj ne Vlore Nishanin.
    Me keto qe po ben i takon popullit te Vlores qe ne 28 Nentor ta prese me fershellima kete president dordolec.

  5. heret says:

    Heret ne mengjes
    Saliu me fshese
    Bujarin e rrahu
    E beri sa qau
    I nduku mustaqet
    I shkuli dhe faqet
    E nxori perjasht
    Si thesi me kasht
    E futi brenda
    Si thesi me fenda

  6. zyber says:

    Ky eshte rregjim kjo nuk eshte drejtesi. Kjo do te jete shqiperia edhe te pakten ne 150 vitet e ardhshme.

  7. duro says:

    Po nuk eshte president ky ky eshte nje loje e Berishes per te mbrojtur mafijen shqiptare qe ka bllokuar tere vendin mjer populli qe e duron kete gjendje qe nuk do zhgjidhet asnje here

  8. alban4eva says:

    do zgjidhet kryeprokurori i ri dhe mbaroi kjo pune, aq e pat.. me ne fund, Salehu behet mbreti i Shqiperise.. njesoj si Zogu.. ta gezojme mbreterine..!!

  9. Armeli says:

    Dhente Zoti jo Ivi Kason se eshte super i korruptuar, plere e sahanlepires

  10. Gjin says:

    Ore di kush te me thote kush eshte njefare Budini Lulezim, qe flet per veten me emra te tj. si kandidat potencial per prokurr te Pergj neper keto blogjet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje