“Unë jam personi që qëllova. Jam afruar tek dyqani që ai ka dhe në momentin që po hapte ruletën, e kam qëlluar, pastaj gjithçka ka dalë jashtë kontrollit, nuk e di se çfarë kam bërë. Më vjen keq për viktimën , pasi atë nuk kam dashur ta qëlloj, po ashtu edhe personin tjetër që është plagosur. Kam dashur të qëlloj në drejtim të shtetasit Lekë Marku. Qëllova pasi nga fisi im janë vrarë tre persona dhe për tre të vrarë nuk është dënuar askush, ndaj u hakmora”, ka deklaruar 16-vjeçari Alfred Vuka në dëshminë e zbardhur në gazetën Shqip.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në qendër të qytetit të Shkodrës, ku Aleksandër Qarri humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në shënjestër ka qenë Lekë Marku, 37 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur. Motivi ka qenë gjakmarrja, pasi mes dy familjeve Vuka dhe Marku që nga viti 1994 janë shënuar 5 të vrarë dhe dy të plagosur.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës, Asllan Shyti, në një komunikim për mediat, ka pohuar se janë siguruar provat e mjaftueshme që kanë arritur të zbardhin plotësisht ngjarjen.
Nga sa kuptohet rezultati qenka 3 me 2 per fisin Vuka.
Topi ka kaluar ne 2 raste vijen “fatale” por arbitri (Z. Zoti) nuk e ka quajtur gol.
Nuk kuptohet se per ke skuader jane keto rastet.
Zakonisht keto lloj ndeshjesh duhen me u mbyll barazim.Keshtu e percakton edhe rregullorja e lojes,shkurt Kanuni.
Hajt tung.,or tej.
Q’ashtu por kur osht shkrujt Kanuni nuk ka pas moviole. ?
Osht Mosha e Iternetit kjo or ti!
Humori me te vraret me duket i pavend.
Thote se i vjen keq per viktimen! Po mire, perderisa me te vertete te vjen keq po ta falim!! Ehh, ca t’u thush ketyre kanunorve?!
Ka kohe
Ka kohe qe nuk po degjojme me barcaleta nga Shkodra. Me ka marre malli per humorin e kendshem shkodran.