Kryetari i FRD-së, Bamir Topi ishte në Dibrën e Madhe me rastin e festës së 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Topi, i cili është njëherësh dhe qytetar nderi i komunës së Dibrës së Madhe, u prit në takim të veçantë nga kryetari Argëtim Fida dhe drejtues të tjerë të komunës.
Topi uroi komunën e Dibrës së Madhe dhe të gjithë qytetarët shqiptarë në Maqedoni për 100 vjetorin e pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar.
“Festat janë ngjarje të rëndësishme që duhet të bashkojnë qytetarët, pavarësisht flamujve partiakë edhe në respekt të sakrificës dhe të flamurit kombëtar. Brezat e sotëm u janë përjetësisht mirënjohës etërve themelues të cilët vunë interesat kombëtare mbi këdo interes tjetër. Të gjithë jemi krenarë kur shohim se pas 100 vitesh kemi një faktor shqiptar të fortë, aktiv dhe garantues të paqes në rajon, se shqiptarët janë e mbeten një komb evropian dhe me vokacion perëndimor dhe se midis shqiptarëve nuk ka opozitë në përkushtimin dhe përcaktimin tonë për integrim e bashkim në Bashkimin Evropian,” tha Topi.
“Politika dhe ata që marrin vendime për qytetarët dhe interesat e vendit duhet ta kuptojnë detyrën e tyre jo si një privilegj e të drejtë personale, por si një përgjegjësi historike, një shans për të dhënë një kontribut modest për vendin, dhe se sot është koha të dëshmojmë më shumë vlera e angazhim në forcimin e shtetit të së drejtës, vlerave evropiane dhe problemeve të qytetarëve shqiptarë, kudo ata ndodhen,” vijoi Topi.
Z. Topi po luan nje rol historik ne demokratizimin e Shqiperise. Urime Z. President.
http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/11/i-kerkojme-berishes-te-rrije-larg.html
nuk eshte president por ish. ka disa muaj qe ka rene nga kali. ju zoti ish president bashke me z kreshnik spahiu i hoqet berishes pergjegjesine per gjyqesorin. vec percarjes se popullit juve i beni edhe nje favor tjeter shume te madh berishes. kur ne fushate ate ta pyesin per korupsionin ne drejtesi ai do te thoje se drejtesine e drejtonin bamirsat dhe faqezinjte. shikoni me pak kohe qe u nderua presidenti dhe nenkryetari i kld jane mare kaq masa ndaj gjyqtareve te koruptuar e bla, bla, bla. pra juve i hiqni atij baren e pergjegjesise per gjyqesorin. mire ai se dihet kush eshte po juve vet ndjeni ndonje pergjegjesi per gjendjen e tanishme te drejtesise, sepse kete e keni patur ne dore. nuk di te keni mare ju ndonje nisme a veprim dhe te jete kundervene qeveria. bile juve z topi skeni reaguar as kur u kane cilesuar me fjalor rruge. jo ti pergjigjeshit me te njejten menyre por ne menyre institucionale (si ju pelqen juve te cilesoheni), si president i te gjithe shqiptareve. menyren e veprimit e dini ju me mire se une. por juve nguruat gjithmone sepse e kishit mendjen te zgjedhjet e reja. kishit plot mundesi te vepronit per te penguar uzurpimin e te gjitha institucioneve nga berisha por nuk vepruat dhe e bete me ndergjegje kete pune. veprimi juaj kercenohej nga ana tjeter, pra berisha me zgjedhje te reja. dhe kjo per projektin tuaj, per formimin e partise, do te thoshte mosrealizim dhe po te beheshin zgjedhje kur juve ishit akoma president sot do te ishit ne pension, (sipas mendimit tuaj). haroni qe do te kishit mirenjohjen e shqiptareve, te pakten te atyre qe sipas jush sot jane shumice dhe do ju votojne per zgjedhje. pastaj haroni qe juve keni 20 vjet ne pd. po keshtu edhe menyra e zgjedhjes tuaj president, me kulisa e prapaskena e me vota te vjedhura (me fal te blera). e pra ju nuk keni menduar asnjehere per popullin per te cilin flisni tani dhe sali berisha ju njeh mire edhe sikur tu kete kundershtar ju neutralizon si veproi kur ishit president. ai ju neuralizoi kur ju kishit poshtet e jo tani qe nuk keni asgje vec partise suaj. megjithate mendoj se ju te dy jeni ne nje llogore te ndani popullin dhe mos te lini ramen te fitoje. ky eshte misioni juaj. bejini nje sherbim shqiptareve qe tju jene mirenjohes. MOS I PERCANI ATA PER ZGJEDHJE. LERINI TE LIRE DHE VAZHDONI SI GJATE PRESIDENCES TE FLISNI ME HESHTJEN TUAJ.
Urojme fitore per FRD dhe KeZ qe Shqiperia te integrohet ne gjirin e shteteve evropiane. Fitore ketyre partive te reja qe ta drejtojne Shqiperine drejt demokracise se vertete dhe bashkimit kombetta. Mjaf 50 vite pluse 20 te tjere ne diktature dhe korrupsion.
Suksese FRD. Krijimi e 2 partive te reja eshte shprese per ndryshime per nje demokraci te mirefillte, shpresojme qe te dalim nga tranzizioni i gjate.
Hmmm, ashtu e? Po psh Gerdeci z.TOP, cfare ishte, pergjegjesi apo jo? Jo per gje po sikur ishte komandanti i forcave te armatosura. Nuk dije gje zotrote cfare po benin “forcat”?
Plehre mendjemadh je.
problemi shte se pergjegjesite nuk i morret,sidomos ne fushen e Drejtesise!
2 Partite e vjetra jane bere si plakat grindavece, qe nuk lene gje pa thene per njera tjetren, dhe ka kohe qe kane lene menjane detyrat qe duhet te zgjidhin, por kane futur duart deri ne brryl ne llumin e korrupsionit dhe babezise! Koha e tyre ka perfunduar. Uroj me gjithe shpirt qe kete radhe populli te beje zgjedhjen e duhur, duke perjashtuar PS,PD, LSI, PR e ndonje tjeter. Kjo do i bente nder Shqiperise, dhe pergjithesisht kombit shqiptar.
Kush nuk e ka te qarte se si zgjidhet gjyqesori, akuzon presidentin e republikes si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.