Përkujtimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë u shndërrua nga një festë normale, e cila mund të bashkonte shqiptarët, në një test politik, për të votëbesuar ose jo provokimet politike të qeverisë rreth nevojës që ajo ka për të përdorur pjesë të kësaj historie 100 vjeçare për nevoja të vetat.
Qysh në fillim, gati dy vite më parë, Sali Berisha tentoi ta përdorë 100 vjetorin për të provuar idenë se Shqipëria duhet të jetë një vend i zhvilluar, duke anashkaluar rëndësinë e lirisë dhe demokracisë. Të gjithë e mbajmë mend që ai u betua se do të prishte Piramidën për të ndërtuar parlamentin më të shtrenjtë në Evropë, brenda të cilit nuk ka parlamentarizëm evropian, se do të ndërtonte stadiumin më të bukur në Evropë, brenda të cilit ende nuk luhet futboll evropian dhe se do të sillte divat e këngës botërore, Rihana, Ledi Gaga, Shakira etj, për të harruar Çiljetën, Koçin dhe Sabianin.
Është e pamëshirshme t’i kërkojmë Berishës pse nuk i mbajti këto premtime, ndërkohë që ai i ka qëndruar idesë së tij se këtë 100 vjetor do të promovonte Shqipërinë si vend i zhvilluar në kurriz të demokracisë. Në pamundësi financiare për të realizuar ëndrrat që ia ilustronin këtë ide, ajo iu kthye historisë dhe e ktheu 100 vjetorin në një fushatë për të provuar monarkinë si një etapë e fortë zhvillimi e shtetit shqiptar. Bëri gjithçka, më shumë se çdo monarkist, që Ahmet Zogut t’i injoroheshin gjeste të rënda kundër demokracisë parlamentare dhe standardit perëndimor në vend dhe të fokusohej tek ideja se monarkia zhvilloi vendin, legjislacionin dhe ruajti stabilitetin. Janë disa teza për të cilat Sali Berisha ka sot aq shumë nevojë, duke dashur t’i mbahet fort tezës se rëndësi ka zhvillimi dhe prosperiteti dhe jo demokracia dhe standardet perëndimore në një vend. Nëse do t’ia kishte dalë të gjente lek për stadiumin, parlamentin, rrugët dhe hekurudhat që shikon në ëndërr, natyrisht do kishte një ilustrim më të fortë të kësaj ideje. Meqë nuk i gjeti ato, e gjeti ngushëllimin tek eshtrat e Ahmet Zogut dhe tentimit për evokuar monarkinë shqiptare si një sistem që ka zhvilluar vendin. Siç e ka theksuar vetë, motoja e tij në të ardhmen do të jetë “Shqipëria një vend i zhvilluar” dhe bash për këtë të ftuarit e nderit të këtij 100 vjetori janë udhëheqës lindorë, të cilët predikojnë zhvillimin mbi demokracinë dhe stabilitetin mbi lirinë qytetare.
Kjo tendencë e dëshpëruar e Sali Berishës nisi si një nevojë politike e tij, por në të vërtetë rrezatoi politikisht në shoqëri. Opozita, shoqëria civile dhe media u fokusuan qartë tek prioritetet politike të agjendës festive të Sali Berishës, ku shquhej lënia në harresë e Babait të Pavarësisë në raport me figurat etatiste të tjera të vendit dhe shmangia e Vlorës si kryeqytet i parë i Shqipërisë që shpalli pavarësinë në raport me kryeqendra të tjera shqiptare si Tirana, Shkupi, Prishtina, etj.
Ndarja shkoi aq larg sa dy kampet arritën të kenë agjendat e tyre politike. Sali Berisha është i fokusuar qartë tek Ahmet Zogu dhe Tirana kryeqytet dhe ka fshehur në një lulishte në Tiranë monumentin e Ismail Qemal Bej Vlorës, dhe atë të marrë hua nga muzeu, ndërsa opozita u fokusua tek një rit evokimi i rrugës së flamurit shqiptar, duke e shëtitur ekspozitën në disa treva të hapësirës shqiptare dhe duke e përfunduar në Vlorë.
Kryebashkiaku i Vlorës, një politikan ekspresiv, që di t’i përcjellë mesazhet politike më mirë se shumica e politikanëve në Tiranë, paralajmëroi Berishën të shkojë me bukë me vete në Vlorë më 27 nëntor dhe hartoi një agjendë të festimeve duke respektuar protokollin e paracaktuar shtetëror. Përpara këtij qëndrimi të qartë, Berisha u tërhoq, pranoi të shkojë në Vlorë më 27 nëntor natën dhe të gdhihet aty në mëngjes, duke vrapuar për Tiranë, ndërsa opozita ka ftuar mbështetësit e saj në Vlorë, në Sheshin e Flamurit, dhe ka një axhendë të zgjeruar që nis me nderimin si Qytetar Nderi të dy kritikëve më të mëdhenj të Berishës, Rexhep Qoses si akademik shqiptar dhe Xhon Uidhers si diplomat amerikan dhe vazhdon më tej me festën e 28 Nëntorit duke e shtyrë dhe deri në datën 29 Nëntor.
I fokusuar tek Tirana, Berisha parandjeu se do të braktisej nga shumica e shqiptarëve dhe për t’i vënë vulën frymës orientale dhe bajraktarizmit që shoqëron egon e tij prej politikani, shpalli një meny makabre të festës në Tiranë, ku u premtoi gjithë qytetareve të periferisë së Tiranës, mish falas në shkëmbim të një pjesëmarrje në festime në Tiranë. Bëhet fjalë për rreth 2 mijë kokë bagëti, që bëjnë afërsisht 40 mijë kg mish, të cilat ka vendosur t’i ndajë nga 2 kg për çdo njeri. Me këtë ofertë Berisha tenton të ndjellë në Tiranë 20 mijë mbështetës, të cilëve do tu dhurojë mish falas, njësoj si Ahmadinexhadi bën me mbështetësit e tij në mitingjet anti-opozitare në Teheran, ndërkohë që drejt Vlorës po marshojnë qindra- mijëra shqiptarë nga gjithë trojet shqiptare, me shpenzimet e tyre, me makinat e tyre, thjesht për të qenë në festën e pavarësisë.
Festa praktikisht u kthye nga festë në një test për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Drejt Vlorës po shkon pjesa e ndriçuar e shoqërisë, ajo që e përjeton 100 vjetorin si një festë që duhet nderuar aty ku lindi, ndërsa provokimi politik i Berishës po tenton të blejë dyshimin me mish qengji, duke thirrur në ndihmë periferitë e Tiranës të shpërblehen me nga 2 kg mish nëse marrin pjesë në festën e tij. Ky lajm pos të tjerash na ka bërë ndërkohë delen e zezë të Evropës, duke tmerruar gazetat më prestigjioze të perëndimit në Itali, Gjermani, Britani, Francë etj. Të gjithë e harruan që po bëhemi 100 vjet shtet dhe po merren me barbarinë e Sali Berishës, që kërkon të blejë mbështetës me mish falas si fellahët e Iranit.
Shoqëria shqiptare është sot e ndarë qartazi mes atyre që duan te festojnë dhe atyre që duan të testojnë se sa mund ta blejnë mbështetjen e qytetarit dhe dinjitetin e tij me mish dhe qofte falas në këto 100 vjet. Është beteja mes pjesës perëndimore të Shqipërisë dhe vjetërsirës së saj. Është kjo arsyeja që kjo festë më shumë se emocione patriotike, ka emocione politike. Është më shumë test se sa festë.
turp i botes per zgjedhje, per vdekje, per gezime!!!Vjedh Luli mandatin e bashkiakut ben kurban; digjet i burgosuri per leket e tij e ben Berisha 2000 krere kurban!!!!Sa familje pernsionistesh e fukarenjsh ka o Sali krimineli, pse te behet kjo feste ku po na hyjne flamujt ne b…!!!!????Ku eshte ky luks me be feste me paret e buxhetit dhe me djeresen e fermereve.Ja kajtet nonen ketij populli po do behesh kurban ti o kriminel se po shkon thika ne palce miletit!!!Dalte ndonje trim neser, ndonje kamikaz dhe ja befte fora fora!!!!!Si Avni Rustemi!
Sinqerisht ju kerkoj mos ta permendim fare kete punen e Avni Rustemit. Boll i ka hyre frika. E keni pare si i ka shtuar bodigardet? Jane mbush kryqezimet e Tiranes me tufa gardistesh malok me kollare.
Kalova sot nga monumenti Ismail Qemalit te lulishtja perballe Rognerit. Sa turp, i mimetizuar qellimisht ngjante si trung peme.
Kujdes se mund te vije ajo dite kur do fundosi edhe ata qe e ja dine per nder nje rroge qe u jep sot…
Bishti i qenit,bisht qeni mbetet.Sado te mundohesh ta drejtosh,ai prape do te perdridhet ne pozicionin e meparshem.Lerini “Derrin” te therre qengjat.Lereni te dale te çirret e te therrase a thua se i digjet zemra per kete vend.Ne e njohim se kush eshte ai dhe rregjimi fashist qe ka ngritur.Pavarsia eshte e jona per te festuar,dhe jo e atij qe ka shkaterruar cdo gje te mire te ketij vendi dhe tani po mundohet te fshihet nen strehen e patriotizmit per tu hedhur hi syve te paditurve duke e nxjerre vehten si patriot i madh.Po afron dita e drejtesise,po afron ora kur dhe ate do ta shkojne ne hell si ata qengjat qe po therr vete.
ne gjithe kete percarje o MERO qe u mundua berisha te sjelle ne kete 100 VJETOR,,,,,FATI ESHTE ME SHQIPERINE DHE VLOREN.
FATI qendron tek qytetaret e vlores qe kane votuar disa here resht PARTINE SOCIALISTE,qe e beri te mundur kete feste.
imagjino sikur ne vlore te ishte pd cfar heshtje do ta kishte pllakosur kete 100 VJETOR.
FALEMINDERIT QYTETAREVE TE VLORES PER VIZIONIN E TYRE DHE PER RUGEN DREJT PERENDIMIT.
Nuk ka vite pa nëntor,
nuk ka histori pa Vlorë…
MBLIDHUNI , ZAGARË!…..
-Në vend te Komentit –
Më shume Test se sa Feste
Na ben nje Barbar
Shqiperine po e perçan
Nje palo Kusar!…
Xha Saliu ka therur desh
Mblidhuni Zagare,
Bota tallet, bota qesh
Dasem me kusare!…
Baca yne beri Kurban
Theri një mije desh,
Do keni dhe kocka plot ,
Do keni dhe lesh!…
Xha Saliu do mbledhe Zagare
Ka bere llogari,
Vijne mijera mercenare,
Prina, Bac Sali!…
Se do mblidhen plot Lamashe
Plot 20 mije,,
Pse te mos ja rrise “lavdine”,
Bathores se tij?!…
Dasem ben Sali “Bollëku”,
Kurbane dhe gjak plot
Do na mbaje dhe fjalim…
Që e qan me lot….
Se i duhet Eufori
Shqipen t’ mjele si Lope
Pa çka se mbeti Kasollja
Me e fundit ne Europe!…
Ngjan si feste Pashallaresh
Gjak e fishekzjarre bam,
Hani Derra, pini derra
Po te doni lini Nam!…
Se i duhet Euforia
Shqipen t’mjel si Lopë,
Kasollja le t’mbes Kasolle
Më e fundit n’ Europe!…
Nga te gjitha Kontinentet
Vrapojne ne Vlore,
Qindra mijera shqiptare
Me Flamur ne dore!
Njerzia e shkuar ne Vlore
Nuk jane pak, por qindra mije
Pse te mos u thote dy fjale?!…
Ti shohe si ushtare te tij?!…
Tu thote ca fjale Patrioti
Mbushur plot Eufori,
Se do na bashkoje Kombin
Kameleoni Sali…
Shkoi te genjeje Qorrat
Të genjeje si ai,
Baca i lindur si Mashtrues
Baca i lindur per dredhi!…
Po Sali “Bollëku” yne,
Nuk do Festë ne Vlore,
Se Kurban ne Tirane
Beri bagëtin e gjorë!…
Festa e Sali Satrapit
Feste per ca mitingash
Festa e Doktor Kasapit
Eshte fest per ca Lamashë!…
Dhe Europa qesh e tallet
Tallet me nje Komedi
Si i blen bythelepirsit
Nje Mafjoz Shakaxhi!…
Sali Sulltan Euforia,
O Kasapi yne Sali,
Shqiptaret jane Miliona,
Dhe nuk jane 20 mije!…
Gazetat ne Britani
France edhe Gjermani
Po shkruajne çfare ben Barbari,
Çfare ben Barbari Sali!…
Nuk shkruajne per 100 Vjetor
Por ç’ben Talebani
Si i perçan shqiptaret
Si perçan Sali Sulltani!…
turp per te gjithe ata njerez qe do shkojnete marrin nga ai mish.Ky eshte nje ofendim i madh per shqiptaret ti trajtosh si qen qe rendin mbas kermes.Shume shume 2 kile mish hahet nje vakt,pastaj ngelet vula e kermes.Le tia lene ta haje veta me simorine e vet ose ta ndajne me LILON ashty sic po ndajne edhe mallin e vjedhur.Kaq poshte kemi rene valle te trajtohemi kaq poshtersisht.O njerez ja lini mishin varur ne kramastar ta marre ne shtepi te kete te haje lubia se nuk dihet c fare ditesh vine pas zgjedhjeve per te.Shqipetare mos u beni QEN me deshire.
te lumte goja e per hajer i kofte
e bekuar dita neser. o zot ndricoji mendjen shqiptareve.
Mbas 100 vjetesh, kur te festohet 200 vjetori, shqiptaret shume me te kthjellte e me te zgjuar se sot do te thone: As per 100 vjetorin shqiptaret nuk ishin bashke. Nuk munden ta festonin si duhet 100 vjetorin. Dhe faji i gjithe bie mbi ate qe ishte ne pushtet, Sali Bej Risha, i cili kujtonte se festimet beheshin per te dhe jo per Ismail Qemal Bej Vloren……
Ketu behet ndarja e dy boteve njera qe i perket Kelmendasit,Ramyt apo dhe nje dore e mire nga kamza e bathorja per te shqyer ndonje cope mish,pa harruar ambasadorin Wolfarth(qe do knoqet me qofte)Nga ana tjeter eshte cunami qe vazhdon “permbytjen” e Vlores nga te gjitha trojet ane mbane nga jetojne shqiptaret per te festuar 28 nentorin…
Keshtu shkruan vetem Mero, duket i ka hyre Saliut nen lekure–
o viktori nga shkodra,po me trythare qe qenke ti o i mjere,nuk paska njeri…po si guxon ta quash shpellarin njeriu i shekullit??…pastaj ka nje gje…s’mund ta ndyesh me ate gojen tende te felliqur kur permend emrin e vlores o tutkun…ik neser ik aty te qyli i berishes te hash ndonje koc mish o i vrare….ik se nuk ju vjen turp ju qe te pranoni te poshteroheni me nje cope mish qe ju hedh berisha si te ishit qen…..nuk jemi sklleverit e saliut,po as te edit e te shpetim gjikes…..ne shkojme ne vlore te festojme neser se ka dinjitet e ndjehemi me shqiptare se kurre….e jo te vijme ne tirane te festojme se do hame torte e mish qengji qyl,….ne te varfer jemi se na la ilir meta me saliun,pa para e pa pune,e ndoshta dhe me barkun thate….por kurre se si nuk e hame mishin qe na servir luli me saliun..se eshte mish me helm ai ..o viktori nga skodra…turp te kesh dhe mos e zer me emrin e vlores ne goje,po je me keto mend
yyyyyy fantastike…sigla e GOOGLE kuq e zi
PO KESHTE KOHA PER TE FESTUAR O MERO KENAQU EDHE TI NJEHER SE U BO KOHE E GJATE QE NUK TE QESH BUZA QYSH KUR SALA TE PERZUNI GEZUAR
E rendesishme eshte qe neser te gjith shqiptaret te festojne me krenari pavarsine e shtetit shqiptar. Gezuar per te gjith shqiptaret dhe rrofte populli shqiptar, sot nuk replikoj me ofendime sepse eshte fest per te gjith!!
EDHE EMIGRANTET SHQIPTARE MERITOJNE NJE MONUMENT.
*********************************************************************
Festa e 100 vjetorit po zhvillohet ashtu si planin per te e desheronte me shume se kushdo tjeter Berisha.Thene ndryshe, po behet nje feste me nivelin dhe kulturen e nje grupi qe nuk dihet kush ishte ne te dhe kush vinte vulen.
Pasi festa te mbyllet do dalin edhe gabimet e saj,sepse ajo ka diapazon shume te gjere,ja nje nga to:
* Sa shqiptare ka brenda kufijve te Shqiperise reth 3,2 milion.Sa jane jashte saj? reth 13 milion shqiptare,jane ata qe kane emigruar nder shekuj dhe dekada.Kjo shume e madhe shqiptaresh kerkon ne atdhe edhe monumentin e EMIGRANTEVE TE SHQIPERISE, ky monument do ti ngrohte ata sado pak kudo qe jane.Dhe jo vetem te kuitohet qeveria si e qysh ti terheqe per tu mare parate qofte edhe me turizmat ne vatan. Ky monument do ngrohte edhe familjet e shqiptareve qe, antaret e tyre kane vdekur nga nje migrim hyrja byrja,neper Adriatik o ne malin me gropa.Shqiperia ne numur shqiptaresh eshte me e madhe jashte kufijve te saj se brenda saj.Njeqindvjetori eshte per c’do shqiptar,kudo qe ai jeton ky eshte ligji per kete feste.Eshte mekat i math te mos kuitohen ne kete feste gjithe shqiptaret neper bote,kudo qe ata jetojne me nje simbol ne kreun e qyteteve ne Tirane.
Ligor Luarasi SHBA 27 nendor 2012.
Para- Kronike e nje qintvjetori te deshtuar ala- turk
NJEMIJE QINGJA E NJEMIJE DESH…
SALI BERISHA SHKOI PER LESH !
– Kremtim ala- turka i njeqintvjetorit te pavaresise se Shqiperise nga Turqia me qingja e desh te blere sa frengu pulen nga nga nje ish- pushtues tjeter i saj… Edhe kenga eshte gati!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Mbrapsht edhe per se vdekuri
Ka nje thenie filozofike vendlindja e Sali Berishes dhe i imja, Malesia e Gjakoves…. Berishsin edhe kur mbytet ne lume kerkojeni perpjete e jo pjetposhte ( teposhte ) Mesazhi filozofik eshte se jo vetem per se gjalli, por edhe per se vdekuri berishsi shkon mbrapsht…
A ka shembull me te qarte e me te gjalle te kesaj prirjeje te berishsit se simboli i tyre me makaber ne historine e Shqiperise, kryeministri Sali Berisha dora vete.
As programi i tij per festimin e njeqintvjetorin e pavaresise se Shqiperise nuk mund te bente perjashtim. Perkundrazi e perforcoi edhe me tej kete filozofi popullore te Malesise se Gjakoves kesaj perle te natyres dhe mendjes shqiptare….
Në mbledhjen e 14 nëntorit kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, që të merrte masat dhe të siguronte një mijë qingja dhe një mijë deshë, të cilët më 28 nëntor do të vihen në radhë dhe do të bëhen kurban, si një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë.
“Ju gazetarët e shihni me habi pasjen e deshve, por ju garantoj se nuk është origjinale. Kjo është një praktike e ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha shtetërore…” theksoi Berisha para kamerave te verbiara dhe syve te zgurdulluar te gazetareve nga marria e kryeministrit shqiptar.
Menuja ala – turka e nje kryeministri ala- turk
Per cfare lartesish shteterore e ka fjalen kryeministri shqiptar… Si lartesia maksimale shteterore ne Boten e sotme mbahet nena e demokracise boterore- Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Me ka rastisur te marr pjese ne disa ceremoni festive amerikane ne keto gati njezet vjet ne Amerike dhe ne meuute e tyre kishte gjithcka pervec mishit te qingjit e aq me pak te desheve, qe amerikanet nuk i perdorin as per qente.
Aresyeja eshte madhore, Yndyra, kolesteroli teper e larte vdekjeprures!
E dyta lartesi shteterore bashkekohore eshte ajo evropiane, ku kemi si synim paresor integrimin si shtet e si komb, qe akoma nuk kemi plotesuar as kriteret e as standartet minimale demokratike per tu bere kandidat ne saje te politikes se gabuar e bolshevike te kryeministrit Berisha dhe katrahurave te tij te njepasnjeshme! As menuja e saj nuk permban nje zgjedhje te tille.
E treta dhe me e lashta eshte ajo kineze, pa dyshim me e pasura ne Bote …. Larg qofte!
Ruset kane derrin…
” Duam Baben” edhe njeqint vjet pas pavaresise
Askush me mire se nje doktor , sidomos zemre si Sali Berisha nuk e di me mire se cfare perfaqeson qingji e sidomos dashi ne menune e nje feste….
Atehere pse e zgjodhi pikerisht nje menu te tille !?
Atehere pse e lartoi ate ne majen e lartesive shteterore te manuve!
Sepse ora e mendjes se kryeministrit shqiptar eshte ala- turka. Akrepat e saj kane mbetur tek shprehja makaber “ Ne kofsh ( qofsh) turk !“ apo tek thirrja haxhiqamilse “Duam Baben!”
E nje kryeminister ala turka nuk mund te zgjedhe vecse nje menu ala- turka edhe per kremtimin e njeqintvjetorit te pavaresise se popullit e shtetit te cunguar te tij nga pushtuesi peseqintvjecar Turqia.
Gjysma e se keqes!
E keqja e madhe eshte se ai jo vetem ben zgjedhjen e gabuar si ne cdo hap te sundimit te tij ala- turk e anadollak gati njezetvjecar, por orvatet ta shese ate si majen e lartesive shteterore , sigurisht dhe vetem sipas ores se tij politike ala- turka e anadollake.
Eshte pikerisht kjo mendesi prej skllavi qe e afron Berishen aq shume me Ahmet Zogun saqe e katapultoi ne majat me te larta politike ne kete njeqintvjetor ashtu si qingjat e deshte qe mungonin ne haurin ekonomik te”mrekullise ekonomike” te shtetit te tij, sipas gjuhes e mendesise se tij po aq ala turka!
A ka ku te shkoje me tutje marria e marrezia e nje kryeministri te nje populli, me properendimori e me proamerikani ne Bote , sic jemi ne shqiptaret!?
Feste gabelesh e nje qeverie gabele
E keqja edhe me e madhe eshte se as njemije qingja e as njemije desh nuk u gjeten ne ahurin e munguar te ekonomise se sakatuar te Shqiperise se Sali Berishes nga marrezia e tij qe ai e ka quajtur deri edhe nga tribuna e OKB-se se “mrekullia ekonomike shqiptare.. “
Eshte fakt qe beri e c’nuk beri ministri i tij i Bujqesise Genc Ruli per te siguruar me urgjence njemije qingja e nje mije desh. As ai e as kryetari i Bashkise se vjedhur ala – turka te Tiranes Lulezim Basha nuk i gjeten gjekundi.
Shkurt e bukur qeveria dhe ekonomia e Shqiperise berishiste kapitulloi teresisht ne orvajtjet per te sigurar ziafetet e festes se njeqinvjetorit te pavaresise. Pavaresia njeqintvjecare e Shqiperise ala- Berisha nuk siguroi dot as mishin e pavarur te festes se vet ne nje shtet ku populli per ditelindje ka si urim te pare: Edhe njeqint!
As njeqint vjetorin e pavaresise se shtetit te vet kjo qeveri nuk po e feston me mishin e trojeve te veta njeqint vjet te pavarura.
Shqiptaret po e festojne njeqintvjetorin e pavaresise nga Turqia me nje menu tipike ala- turka te nje kryeministri me shpirt e mendesi tipike ala turka ose anadollake me qingja e desh nga nje ish- pushtues tjeter i saj Italia mike!
A nuk e deklaroi me krenari te cmendur vellazerine me ish- pushtuesin peseqintvjecar dhe debulesen e vellezerve te tij turq per femrat shqiptare pikerisht ne prag te ketij njeqintvjetori!
Tamam nje feste ala turka ! Tamam nje feste gabelesh e nje qeverie gabele !
Cfare do te benin qingjat e Naimit!?
Valle cfare do te benin qingjat e “Bageti e Bujqesi “ te Naim Frasherit po te degjonin keto deklarata te shastisura te kryeministrit shqiptar….!?
Me siguri e me e pakta do te lebetiteshin nga syte kembet e sa me larg kopese se munguar te ketij kryeministri e te qeverise se tij gabele qe u detyrua te dilte neper Bote per te siguruar njenije qingjat e njemije deshte e munguar te Berishes dhe te mrekullise se tij ekonomike !!!
U desh te merreshin rruget e Italise dhe kamionet e Estonise per te siguruar qingjat dhe deshte e munguar te qeverisjes sa te munguar aq edhe te korruptuar te Shqiperise.
Vendi i mirenjohur per blegtorine e tij ne mbare Ballkanin e Evropen qe kishte numrin me te madh te dhenve, dhive e lopeve per fryme te popullisise ne kontinent deri ne vitet 50 kur filloi kooperativizimi “vullnetar”- me qyke te zorit i bujqesise e i blegtorise keto 20 vjet i rrenoi keto dege jetike te ekonomise shqiptare, por ne mos edhe me keq se tufezimi genocidal i paraardhesit dhe idhullit shpirteror e ideologjik te Sali Berishes, Enver Hoxha.
Nje deshtim spektakular i nje kryeministrit lakuriq!
Reganomia e tij deshtoi! Modeli e mrekullise ekonomike berishiane pesoi disfate te turpshme ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve. Kryeministri shqiptar doli lakuriq i deshtuar ne syte e shqiptareve dhe te Botes.
E vetmja gje qe mund te mburret tani ne syte e shqiptareve dhe te Botes mbare jane Aple e djalit te Enverit dhe kurset e tij te Reganomise neper transhete e Partise, kur urdheronte studentet e petagoget zboriste te Fakultetit te Mjekesise se Universitetit “Enver Hoxha” te hapnin zjarr mbi silueten e ish- Presidenttit amerikan Ronald Regan
Mrekullia reganomike e Berishes e rrenoi bujqesine e blegtorine shqiptare deri ne ate shkalle sa nuk siguroi dot as njemije qingja e njemije desh ne hapesiren kombetare shqiptare .
Pse !? Cfare pritet nga nje bujqesi e blegtori e nje shteti si Shqiperia qe ne keto njezet vjet demokracie e lirie ka investuar me pak se 6 per qind te buxhetit te saj per keto dege jetike te ekonomise se saj… E vartesia ekonomike eshte edhe vartesi politike….
Deri ne ate shkalle sa edhe ne festen me te madhe historike te shqiptareve kudo ndodhen ne Bote u detyrua ti marre qingjat e deshte nga nga nje ish- pushtues tjeter i saj si Italia, qe dikur i blente ata nga Shqiperia .
Nje fabrike parash pa asnje grosh ne humbetirat e saj
Pse!? Sepse investimet jetike e fitimpruresese ne nje fushe tradicionale si blegtoria e bujqesia organike shqiptare i ka henger e mbuluar zifti i zi i korrupsionit ne rruge qe nuk jane ne gjendje te mbledhin as njemije qingja e njemije deshte e kryeministrit ala turk shqiptar per festen ala turke te pavaresise nga Turqia!
Nga nje fabrike parash bujqesia dhe blegtoria shqiptare jane kthyer ne nje humbetire pa asnje grosh. Ne saje te politikes “ kuota zero” e Sali Berishes, bujqit e blegtoret shqiptare, pasi i prene e bene zjarr agrumet e frutoret shqiptare sot rrisin blegtorine dhe agrumet maqedone, greke e italiane qe ua blejme ne sa frengu pulen!
E ku !? Ne nje vend ku vetem nje bari si Zmajl Avdia i Deges se Tropojes, per te mos folur per treva te tjera shqiptare i ka pasur deri ne pese mije krere qingja, dele e desh.
Po sot !? Viva Italia e deri edhe Brazili per furnizimin me mish te shqiptareve.
Shkurt e bukur : faktet lakuriqe e nxorren lakuriq ne syte jo vetem te shqiptareve por edhe te mbare Evropes e Botes kryeministrin dritshkurter e anadollak te Shqiperise , Sali Berishen dhe “mrekulline” e deshtuar “Reganomike” te tij.
Per me teper qe babai i tij ka qene nje nder cobanet me te njohur te dhive ne Malesine e Gjakoves! Sic e ka deklaruar me gojen e vete Berisha edhe ai vete “e ka mesuar anglishten duke i kullotur ato”
E cfare na ngelet te bejme ne bashkekombasve te tij vecse ne kete njeqint vjetor t’ia marrim ne kor kenges me te re qe askush si ai nuk e meriton:
Nje mije qingja e nje mije desh
Sali Berisha shkoi per lesh !
Urime z.Mero, po cfare i ka mbetur tjeter berishes vec te grumbulloi disa hallexhinje qe tu japi nga nje cope mish.
sherifi,
Ata nuk jane “hallexhinj”, ata jane skllever te perjetshem. Ja njeri prej tyre :
http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8
plaku, mos bej politike sepse sot vetem festohet, prandaj mundohu qe te festosh.
Nuk kisha ndermend te shkruaja ndonje gje kete nate, por kur lexova shenimin si me poshte thashe, te them edhe une ndonje gje, se feste eshte (per shqiptaret e ndershem dhe te vertete, por jo per tradhetaret e kombit dhe te Flamurit, si puna e Sali Berishes): “Mbas 100 vjetesh, kur te festohet 200 vjetori, shqiptaret shume me te kthjellte e me te zgjuar se sot do te thone: As per 100 vjetorin shqiptaret nuk ishin bashke. Nuk munden ta festonin si duhet 100 vjetorin. Dhe faji i gjithe bie mbi ate qe ishte ne pushtet, Sali Bej Risha, i cili kujtonte se festimet beheshin per te dhe jo per Ismail Qemal Bej Vloren …!” Frika ime eshte se mos valle Sali Berisha do te vazhdoje te jete ne pushtet dhe kryeminister i Shqiperise dhe i shqiptareve edhe mbas njeqind vjeteve, kjo do te jete fatekeqesia me e madhe e ketij Kombi. I lutem Perendise qe te ndihmoje shqiptaret te kuptojne se cili eshte Sali Tradhetar Berisha! Dhe ne menyre te vecante kosovaret!
editorial të bukur paske bërë o mero.me të vërtetë për këtë ditë.ske çi thua.
e vetmja gjë me vlerë që është në këtë edi torial ështëkjo shprehje” ndërkohë që drejt Vlorës po marshojnë qindra- mijëra shqiptarë nga gjithë trojet shqiptare, me shpenzimet e tyre, me makinat e tyre, thjesht për të qenë në festën e pavarësisë.”që është në të vërtete përgjigjja e popullit shqiptar ndaj politikës së ndyrë ppo shqiptare.
me të vërtetë që tema bëri diçka po rjo ti:e bënë komentuesit e temës thirrjen për të bojkotuar politikën shqiptare!dhe një herë jo ti!ti je akoma i rreshtuar dhe në këtë ditë,je i rreshtuar tek ana e mbështetësit më të fortë të berishës!në krah të ramës!mero një gjë tregoi ky 100 vjetor,MUNGESËN E BESIMIT TEK POLITIKA SHQIPTQRE!si tek ajo e vjetra dhe tek ajo e reja!berishës dhe ramës i dhanë shkelmin,pavarsisht se qëndrimi i ramës përputhej me atë të popullit.gjithashtu ju dha shkelmi dhe pushtit të saliut që desh të na bënte morinën qëndër të shqiptarëve në këtë 100 vjetor!
ky 100 vjetor tregoi se shqipëria ka nevojë për ndërrim të politikanëve.ka nevojë për një bojkot total të zgjedhjeve të ardhëshme,nevojë për një klasë të re politike të pa përzjerë me të çmëndurit,të tredhurit dhe mafiozët e sotëm dinosaur të dalë boje vetëm në 20 vjet!
dhe një herë o mero editorjal i nivelit të ciu ciu cërrrrr!ose i nivelit të mol kadare froncezit,thjesht me shkrujt diçka meqë kam një emër dhe njerzit presin diçka!leverdi ekonomike!
I pari shkrim qe te lexova deri ne fund Urda dhe vendosa te mendoj qe nuk je fare pertoke nga mendja.Dikur ta pret per te dhene pergjigje te mencura e qe kane neper te ndopak vlere.Te ben mire qendrimi nekete faqe se dhe vete perfiton dicka,shkathtesohesh,mencurohesh e per nja tre kater muaj do bindesh qe je kryekeput gabim ne mbrojtjen tende primitive.
sot ka rendesi vetem atdheu gezuaaaaaaaarr
Gezuar 100 vjetorin.Gezuar gazetari i pamposhtur i demokracise MERO BAZE.FALEMINDERIT PER CKA KE BERE PER SHQIPERINE.Ne te jemi mrírenjohes qe ke ditur te mbash lart frymen e gazetarise,te paperlyer.Turp per te gjithe ata te ashtuquajtur “gazetare”,”intelektuale” dhe “patriote” qe e shesin vendin e tyre,blihen me para nga kryekrimineli Berisha,qe i ka duart te lyera me gjakkkkkkkkk,dhe te zena nga parate e popullit.Ka zot,por edhe zotesi,qe cdo njri te jape llogari per krimet qe ka bere.Edhe nje here FALEMINDERIT MERO BAZE ne kete 100 vjetor te ngritjes se flamurit,faleminderit Vlores dhe te gjithe atyre qe shkuan te festojne sot ne Vlore
Mero, cdo medalje ka 2 ane: ne rastin konkret, njera ane teston pasi kerkon me cdo mjet, per interesa vetjake, te vazhdoje te mbaje pushtetin.
Nga ana tjeter e medaljes jemi NE, NE TE GJITHE, qe po e lejojme te na shkaterroje te ardhmen.
Si ka mundesi o Mero, a nuk eshte e qarte ajo qe po ndodh ? jo jo, te gjithe e kuptojme ate qe po ndodh, pa anje dyshim, te gjithe e dime se cfare eshte diktatura dhe diktatori, te vret, te shkaterron. Dhe cfare po bejme ? Po e presim fundin TONE me indiferrentizem, te qete, te perulur, te tmerruar ….
Fatkjeqesi per Kombin tone qe sot mbush 100 pavaresi !
Sa thjeshte mund te perzihen mizat e keqija dhe u mbyllet realisht goja:
Bashkim, tek e verteta e thjeshte dhe vetem pune.
Per te miret qe mund te heshtin, informacionin i meposhtem. Le ta shijojme se bashku pa u bezdisur.
Per te gjith ata shqiptare qe skan mundesi te shohin logon e googles me flamurin shqiptare mund te klikojne tek kjo faqe dhe do te hapet Google me siglen e 100 Vjetorit te pavarsise…. http://www.paragrafi.org/
Rrofte 100 – vjetori i PAVARSISE SE SHQIPERISE
Rrofte VLORA
Rrofte SHQIPERIA
Urime pere 100 vjtorin e pamvarsis se Shqipris, dhe kjo fete do te na mesoi se si duhet ta bejmem pervjetorin tjeter te bashkimin te trojeve tjera shqiptare rrethe Memdheu.
Rrota historike po sillet ne anen tone dhe duhet shfrytzojm rastin mose te kaloj Treni, e mose te ndalemi neper stacionet e Beogradit,Athines e Romes .
Besoj se historia e kaluar na ka dhen mesime mose te harrojme POROSIT E MEDHA TE RILINDASVE e perpjekjet e tyre pere shtetin dhe kombin,Porosin e HIMNIT TE FLAMURIT e fjalet e qendrimet e mikut te madhe te kombit tone SHBA cdoher kure ishte nevoja i doli krahe e ne rastet me te veshtira te egzistimit si shtet e komb, aje e cila u prishi planet e aleancave Serbo-Ruse pere dalje ne Durs,Italis ne Vlere,eMalit te zi ne Shkoder.
Dashte zoti e populli ne pervjetoret tjera te festojm shtetin e bashkur te shqiptarve SHBSH me modelin e SHBA.
Te hecim me kohen se Euripa e Bashkuar dhe SHBA duhet ti kemi model, kure Europa bashkoht nve c,na duhet tjeter
U R I M E
Kush parakalon naten!!!!!!!
hajdutet ,cubat po festojne!!
naten dhe me shi te mjeret sherbetore!
Dhe nuk largohet njeri se i heqin nga puna ,a po sbehet Shqiperia,jo me vrases,nuk ja mbajti te festonin ne sheshin ku vrane 4 te pa fajshem se ate shesh e lane me gak bishat!
Dhe nuk largohet njeri se i heqin nga puna ,a po sbehet Shqiperia,jo me vrases,nuk ja mbajti te festonin ne sheshin ku vrane 4 te pa fajshem se ate shesh e lane me gjak bishat!
kemi nje berishe qe fryet me milonat e parave qe ka ,dhe popullin me te varfer ne bote ,kjo eshte shqiperia
Sala shkoj per lesh edhe per:
-Godinen e re te parlamentit!
-Stadiumin e ri!
E shume e shume premtime te tjera per 100 vjetorin!