Pallavrësia

29 Nëntor 2012, 21:51Editorial TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

1./Sali Bej Tirana

Dilni në shesh se do therim 2 mijë qengja dhe dele. Dilni në shesh se do gatuajmë tortën më të madhe në botë me rreth 4 tonë krem. Do ketë për të gjithë, sa për tre sheshe Skënderbej mbushur me njerëz. Hajdeni të hani e të mbushni barkun se regjimi komunist për 50 vjet me rradhë nuk ua ëmbëlsoi kurrë festat.

Mos ikni të festoni në Vlorë por rrini në Tiranë se do bëhet nami. Do përurojmë monumente historike të përuruara më parë, ngaqë Çiljetën e kemi shtatzënë do vijë të këndojë Rita Ora. Mesharin e Gjon Buzukut ua sollëm këtu, edhe armët e Skënderbeut mund ti shihni nga afër e të bëni foto. Do keni muzikë live në çdo qoshe të Tiranës, muzikë nga të gjitha trevat mbarëshqiptare duke filluar nga Gjakova e deri poshtë, poshtë në Bajram Curr.

Miq e të ftuar nga gjithë bota do vijnë, nuk do mungojë as Atifetja e Prishtinës dhe as Orbani i Budapestit. Festimet do të nisin me fjalimin e kryeministrit Berisha. Fjalën përshëndetëse më pas do e mbajë profesor Berisha, e cila do të pasohet me fjalimin e doktor Berishës te prerja e tortës. Në drekën zyrtare për nder të miqve të huaj do të flasë kryetari i PD-së Sali Berisha, ndërsa në koncertin e Rita Orës do ketë ndryshim axhende. Do të jetë vetë zoti Berisha, i cili do të ngjisë në skenë këngëtaren Ora. Kur të parakalojë ushtria jonë, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura Bujar Nishani, si bujar që është fjalën përshëndetëse do t’ia lerë kryeministrit Berisha.

Tirana do bëhet kryeqendra e festimeve sepse edhe 100 vjet më parë kur Ismail Bej Vlora zbriti në Durrës, nga karroca e tij ai i hodhi një vështrim për së largu Tiranës dhe vazhdoi udhëtimin me mëdyshje drejt jugperëndimit…

2./ Ta hëngsha tortën

Tabllo e trishtë kjo e pavarësisë. Qeveri halabake që jep kushtrimin dhe pas e ndjekin militantët. Pa axhendë dhe me organizime të sekondave të fundit. Makutëri për masivizim duke paramenduar të poshtërosh si gjithnjë opozitën. Duke tërhequr vëmendjen nga historia e vërtetë e duke zhgarravitur si qurrash egocentrizmin tënd. Duke kopjuar tendencat e një nacionalizmi të rilindur nga kundërshtarët e rinj e duke eklipsuar Vlorën pse të bëri gjëmën më 1997-n.

Edhe një herë tjetër u festua si në pasqyrë. Gjithçka u vërtit nga dhe rreth një individi. Gjithçka u moderua që kudo dhe kurdo të shfaqej e njëjta siluetë. Babai i pavarësisë u shkëmbye me babain e Argitës, ndërsa liria njëqind vjeçare e shqiptarëve u mjegullua nga liria gjashtëdhjetëvjeçare e doktorit.

Ky vend dhe ne bashkë me të ashtu si 100 vjet më parë u ndamë sërish. Pavarësinë e 1912 e fituam të gjysmuar me pjesën tjetër të kombit jashtë trojeve, ndërsa kremtimin e njëqindtë po të ndarë e festuam. Por të paktën gjysma tjetër prej nesh që zgjodhën qytetin e duhur, përkujtuan dhe u argëtuan si fisnikë. Nuk u lyen me kremin e turpit që qeveria jepte veresie në Tiranë por ditën të nderojnë flamur, komb, ideale, histori dhe personalitete.

Të tjerët nga ne ranë pre e kodoshllëqeve të qeverisë e cila kërkonte të na kompensonte mungesën e dritave, rrugëve, sigurisë dhe ushqimit me nga një thelë tortë e me nga një brinjë qengji therur kushedi se ku.

Ndryshimi mes festuesve është i thellë dhe i dukshëm por kurrsesi krahinor, fetar apo politik.

Në Vlorë ata 500 mijë nuk ishin të gjithë lebër. Kishte zbritur aty Prishtinë, Preshevë, Prizren, Pukë, Përmet, Podujevë… ashtu si në Tiranë që jo të gjithë tortëngrënësit ish paskuqanas, bathoristë apo breglumas.

Vlora e Shpëtimit nuk u hap bythësh me temena si Tirana e Bash-ait, Vlora gatoi tortën e festës e jo tortën elektorale, me nikoqirllëk menaxhoi ato pak para për festime dhe priti si zonjë e rëndë festues e jo militantë.

Tirana keqmenaxhoi me pompozitet para e resurse dhe administrata e saj shfaqi përsëri fudullëkun amatoresk të mënyrës sesi festohet në një metropol.

Ne historikisht kemi vuajtur nga satrapë pushtetesh apo satrapë argëtimesh. Kemi abuzuar dhe keqmenaxhuar 100 vjet rresht pavarësinë dhe integritetin kombëtar ndaj sot vuajmë. Vuajmë të ndarë se një pjesë vjedh e tjetra vidhet, një pjesë ha e tjetra fle barktharë, njëra voton e tjetra ia tjetërson vullnetin, tjetra punon e tjetrës i hahet haku, njëra proteston e tjetra përballë e vret…

Të ndarë jemi dhe kjo ndarja mes veti qenka dyfish më e rrezikshme. Të duket porsi me tortën e së mërkurës që ndërsa njëra palë rropatej të hante, të merrte, të ikte… pala tjetër që e gatoi nxori në darkë ushtrinë për t’ua shkelur me këmbë atë pak ëmbëlsirë që nxitimthi duke e çuar për në shtëpi u ra rrugëve të një kryeqyteti të hidhur.

67 komente në “Pallavrësia”

  1. Dean says:

    ”Do keni muzikë live …..nga të gjitha trevat mbarëshqiptare duke filluar nga Gjakova e deri poshtë, poshtë në Bajram Curr….”

    Lol,as Shqiperine e Mesme nuk e perfill me ky BARBAR,pa lene JUGUN se u ka mor vesh ai muhabet.
    Eh mor MALOK,nga na mbive moj KAFSHE e Keqe????????????

      1. coku says:

        kjo eshte estrada e fundit e ketij pushteti. me vone pas disa apo shume vitesh keto pamje do ti shohimn per tu clodhur, sado te tmerrshme dhe te turpshme duken tani.

        1. tiransi. says:

          na vjen mire apo keq kjo eshte ndajra e shqipareve..

          pd-istet e berishes i pame ne tirane.(barbar)

          dhe socialistet e rames i pame ne vlore.(fisnik)

          1. shqipe says:

            D.m.th. ata qe shkuan ne Vlore ne momentin e ngritjes se flamurit e qe ishin nga te gjitha trevat, ishin socialistet e Rames, ndersa po keta qe udhetuan nga Vlora ne Tirane per festimet e metejeshme u konvertuan ne demokratet e Saliut. Ne jemi popull i cmendur,.. dhe shume kemi arritur kaq sa kemi, per nder!!!

    1. Sali says:

      Zoti Bledi,ndaj me ty opinionet e shprehura jo Vetem ne kete artikull,por nje gje nuk mund te kuptohet fjalori denigrues
      Per veriun e ne vecanti per Tropojen,mos harro se Tropoja ka rreth 30.000 banor,dhe te garantoj se te pakten gjysma e tyre nuk jan me Berishen dhe per saktesim, Sto arrivando! Per votat e Tropojes Berisha nuk do ishte kryeminister
      Po’ jane pjesa tjeter e vendit edhe aty tek ti ne Permet qe ja mundesuat kthimin ne pushtet,kurr nuk mundet te mendohet se Gjirokastrit jan te poshte vete me Andrea ishte Enveri apo legeni Fatos,e plot shkembuj te tjere.thirrja ime
      Si per Ty edhe per ata qe komentojne,jo denigrim krahinor,kjo sigurisht i shkon pershtat Josit e Berishes

  2. keli says:

    Prape doli ky jevku Egjyptja.Shko ne sheshi e Kajros he rrace e poshter po cka lype ketu.Kjo ishte festa e shqiptarve por jo e jevgjeve.
    Kur vdes nje jevk te tjeret e rrethojne te vdekurin dhe kendojne;
    dele per dele
    del dreq e merre
    Ketij ishalla i kendohet sa shpejt se nje jevk antishqiptar me pak na bene mire

    1. Malsori says:

      Keli, komenti yt me duket fare pa lidhje. Njelloj sikur te jesh futur ne radhen e qumshtit per te blere gorrica.

    2. Maloku says:

      O Keli…Kush te ka dhone kompjuter ty mer far e keqe….Ik mer se u maru torta

    3. patrioti says:

      o k…. ju nuk keni lidhje me shqiptaret,ju jeni te ardhur ne trojet shqiptare,ju jeni turq.
      dhe per sa jeni ju ne trojet shqiptare nuk ka per tu be shqipnia.
      sa per dieni une jam myslyman.

  3. Mark says:

    Ndryshimi mes festuesve është i thellë dhe i dukshëm por kurrsesi krahinor, fetar apo politik.

    Eshte ndryshim kulturor. Shqiptaret ndryshojne nga shpellaret.

  4. e verteta says:

    Cka ky qe eshte strukur ashtu,mos ka vjedhur gjesendi dhe eshte fshehur qe te mos e shohin?

  5. olsi says:

    Pallavra Blend, perpiqu njehere te behesh pozitivist dhe te bashkohesh me miliona bashkekombasit e tu. E di qe edhe ti si ne je shqiptar dhe vuan nga deshira e madhe per te dale kunder rrymes, por ketu nuk po luajme muzike rock and roll Blend, thjesht festuam, mire apo keq, por dreqi ta haje, festuam. gjithe te mirat!

  6. pd-isti says:

    po mos i bera gjerat kaq te thjeshta o Bledi! Ti shprehesh me fjalen “Vlora e Shpetimit”. Cili Shpetim, ai qe e di tere PS qe nuk pjerdh per Edi Ramen, apo ai qe shantazhon me kalim pragu me 2012? Apo ai qe nuk ka thene nje fjale teke per pallatin e kunatit, Xenit etj..?

    Mos u perpiqni kot t’i jepni me shume vlera ketyre njerezve, te pakten jo me shume se c’kane. Se beme kete gabim me Nanon e Berishen jemi ketu sot, duke ngrene torta…

    1. Ben Chicago says:

      E po filluat me vrer qe ne fillim.Jo nuk vjen Berisha ne Vlore,( ai erdhi dhe u prit shkelqyeshem.Jo po do theren kafshe,jo do festojme vetem komunistat ne Vlore,,,jo po nderoje vetem Zogun,kur u nderuan te gjithe figurat dhe kundershtaret e tij.Edhe ne festen e flamurit,nuk pushoni por vetem shani e mallkoni,nuk gezoni por jeni te hidheruar.Cju ka ngjare??.Ju festen keni vetem 29,ajo eshte festa juaj,,dhe ne ju leme ta festoni,sepse jeni minorance dhe ne min orancen e respektojme.

      Bledi,pse e ke heq ate foton me syze,se dukeshe si “Intellektuall”,LOL.E festoji baba Ahmeti 29 nentorin,kushedi sa ka qare,nga nostalgjia,ska pas faj ka qene “BEU’ i qytetit{ Sekretar Partie},kaq kohe!!!.E sigurove qe te mos kete shprese se ajo kohe nuk do kthehet me,,dhe ju pjellat e tyre nuk keni per te marre kurre me pushtet.Per kete te siguroj une.

  7. O ZOT says:

    Ohhh cti ka punuar motres Sala mo mejhane mjekerroshi…

  8. nastradini says:

    PSE 100 VJETORI I PAVARESISE DUKEJ SI NJE DASME MAGJYPESH?

    Sepse:

    – Gjysma e Shqiperise ishte pa drita dhe pa uje.
    – Gjysma e Shqiperise ishte me lista per buke.
    – Gjysma e shqiptareve ishin te papune dhe te urritur.
    – Gjysma e shqiptareve ishin te semure dhe pa ilace.
    – Gjysma e shqiptareve te kuq festoi ne Vlore
    – Gjysma e shqiptareve blu festoi ne Tirane.
    – Gjysma e femijeve shqiptare nuk shkojne ne shkolle.
    – Gjysma e femijeve shqiptare nuk kane libra, kepuce dhe libra.
    – Gjysma e femijeve shqiptare nuk e njohin fare historine.
    – Festen madhore nuk e pjerdhen Figurat e Larta te politikes nga BE.
    – Ne mes te Festes Madhore EULEX-i arreston kriminelin Fatmir Limaj, qytetar Nderi i Vlores.
    – Presidenti i vendit Jari Nishani ja la fjalen e Pershendetjes per hapjen e Festes nje Kryetari te Huaj Partie.
    – Kryeministri i vendit Sali Berisha foli me shume per vete se per Ismail Beun, qe ngriti flamurin.
    – ………………………………………………….. etj.
    Sepse o Bledi Mane nastradini thote qe:

    POLITIKES SHQIPTARE U PELQEN TE DUKEN SI MAGJYPE NE SYTE E BOTES.

  9. artur says:

    Sa thjeshte mund te perzihen mizat e keqija dhe u mbyllet realisht goja:
    Bashkim, tek e verteta e thjeshte dhe vetem pune.
    Per te miret qe mund te heshtin, sidomos gjate festes, informacionin i meposhtem. Le ta shijojme se bashku pa u bezdisur. I Falemi Nderit.
    Per te gjithe ata shqiptare qe s’kane mundesi te shohin logon e googles me flamurin shqiptare mund te klikojne tek kjo faqe dhe do te hapet Google me siglen e 100 Vjetorit te pavarsise…. http://www.paragrafi.org/

  10. Nje pyetje says:

    A eshte Jevge, “shqiptarja” Rita Ora? Apo e kemi zakon qeper te festyar marrim çingijet..

  11. mister x says:

    ej mos thoni me maloket e keshtu gjerash, se fajtore jane edhe jugoret per gjendjen e krijuar, sidomos ata skrapallinjte. maloket gjith e gjith jane sa gjysma e jugoreve dhe qytetareve dhe nese maloku eshte ne pushtet eshte faji i cdo jugori, qytetari, fshatari, shqiptari.

  12. VERONIKA says:

    BLENDiiiiii,ne festuam,festuam.100 vjet,jo vetèm pa-varèsie i feston vetèm njèher nè jetè.Ti thua qè u vèrtit çdo gjè rreth atij njeriu???Jo,njeqind herè jo,askush se pèrfilli,as çmenduria e vet,as pompoziteti i 2000 deleve-nuk arriti as ato tè gjente,nuk realizoi dot as vrasjen e kafshève tè pambrojtura.Kishte rreth vetes,vetèm eunukèt,administratèn-dele,dhe ata qè duam apo nuk duam ne idealistèt do ushqehen,u duhet tè punojnè.Ngeli me gafat e tij ,sepse dhe RITA ORA,erdhi si patriote,pa pagesè–e tha shumè bukur Salija–èshtè rriturr nga njè familje e shkèlqyer patriotike–ne nuk do e themi kurrè pèr fèmijèt e tij kètè.
    Sidoqoftè Vlora ime,dhe e thuajse 500 mijè tè ardhurve festoi,nuk pèrfilli as atè dhe askènd.Qendra jonè ishte flamuri,dhe kaq.Atje te sheshi u zbeh,i iku ngjyra e fytyrès sè shpifur,i shtrèngoi mirè dhèmbèt e krimbur–thotè kolegu jot.Kaq ja vlen pèr tè qenè i kènaqur,pèr mos ta zgjatur akoma me çmendurinè e tij,dhe sidomos pèr mos ti dhènè kènaqèsinè e tè shkruarit vetèm pèr tè,sepse brenda vetes e di qè ka dèshtuar,ka lindur dèshtak.Mjaft,lèreni nè çmendurinè e tij!

  13. vlonjat itali says:

    imgjinoni te ishim sa populli vella kinez do kishim lemerisur dynjan,anes sofres i pangrene anes lumit palar.sme kujtohet kjo pohem e nolit te madh u beme gazi botes.

  14. dallkauku says:

    po ky eshte stofi i ketij vendi kur mbeti vendi ne dore te malokerise ngihu o enver dhe njehere nga vari qe ta spastrosh kete vend nga keta karagjoza

  15. anticensurë says:

    bravo mane

  16. perlat spahiu says:

    PERANDORIA OTOMANE RA,E TURQIT U LARGUAN ,E ISMAILI I VLORES ERDHI E NGRITI FLAMURIN.DJE FESTUAM 100VJET,SHKIPTARET E SHKIPNISE NE TIRANE E SHQIPETARET E SHQIPERISE NE VLORE,PER FAT KOHA MODERNE TE JEPE MUNDESINE TE SHIKOJME TE DY FESTIMET,SI NE VLORE E NE TIRANE,FESTUSIT E TIRANES U JOSHEN NE MENYRE KAFSHORE ME TORTEN E DHURUARE NGA SHKIPTARI SALI-BREKE-SKISHA,ME SHPENZIMET E TERE POPULLIT.ME PAS DEGJUAM FJALEN E KRYETARIT TE SHTETIT SHQIPETERE TE PANVARUR,PARA SHKIPTARVE TE PANVARUR,NJE FJALIM I NJEJTE ME FJALIMET E KOHES SE QEPES,ME TORTEN SALI-BREKE-SKISHA MENDI TE MBULONTE PLAGET E SHQIPRISE.

  17. ona says:

    Te lumte Bledi per shkrimin,dite e djeshme ishte e gezuar dhe e hidhruar ashtu sic e the dhe ti ne Vlore u be nje organizim i shkelqyer ,ne tirane e kunderta aty ishin qeveritaret kriminel qe dine vetem te poshtrojne popullin e vete me ato skena makabere as ne afrike nuk behet ashtu per nje cope torte.Sala ne koncertit me Riten nga qe ishe me jelekun xhamavija dukej sikur Liria e kishe lene me barre,ai ka frike per bemat qe po i bene ketij popullit dhe e di qe vendin e HARADINIT ne gjygjin ehages do ta zere ai.

  18. Igli says:

    Je me teper se nje bythqire qe mendon se po hengre mut fort,behesh i rendesishem.

  19. Devolliu says:

    SË SHPEJTI DO TË FESTOJMË ME HALLVË
    Luli që qesh me idiotësinë e vet; pra ky Luli i Bashkisë së vjedhur, pas ca muajsh do ta ngarkojë për të fundit herë kunatin e vet me një punë edhe më të madhe sesa kjo torta 18 tonëshe.
    Do të përgatiten dhe do të shpërndahen falas në Sheshin Skënderbej 40 ton hallvë për kujtim të Salih Geddaf Gërdec Gërdallës, krehajdutit, kryekriminelit e kryetradhtarit të Kombit.

  20. gentian says:

    Kjo eshte fetyra e 28 nentori i gjith kombi shqiptar ne feste pervec edi rames, grekeve, serbeve, maqedonsve dhe te ketyre kelyshve te edit qe jane shume te indenjuar nga madheshtia e kesaj feste qe i dhane shqiptaret si ne vlore dhe ne tirane…..

  21. korcari says:

    Z.Mane nje liber me gjithe shkrimet e tua plus jeten tuaj,shqip anglisht do ishte sukes i math per demokracine Shqiptare,me shume do shitej jashte se ketu ne vatan.

  22. qerramudhi says:

    Mire Mane mire ne disa vende . po ne disa ja ke mbyte kote si thote edhe pd-isti . Mo e perkufizo vloren me Shpetimin . Shpetimi eshte nje surrugate qe ha e pi me ate te Pd eshte shantazhus i madhe . Merre cik info per kete pune edhe pastaj na e bej Vloren e Shpetimit . Vlora eshte e vlonjatve edhe ata e bene festen edhe ata i priten njerzit . Pa thoje çik Shpetimit si qe ai muhabeti i hoteleve me gjysem çmimi edhe i rriten 100 fishe çmimet . Ishin njerzit e thjeshte ata qe hapen dyert per shume njerez . Ishte grupi Vlora hap Dyert Kete 100 vjetore qe strehoi 1383 persona . Kto ti them jo se jam me Salen . Po them nje te vertet .

  23. Atdhetar USA says:

    GJith manifestimet si brenda dhe jasht vendit me rastin e 100 vjetorit te pamvaresise ishin madheshtore, pamvaresisht privatizimit qe u mundua dhe beri sali sulltani. Pore ajo qe la shije te hidhur dhe i ve njolle turpi festes te pamvaresis ishte largimi nga dreka qe u shtrua ne Vlore me kete rast e presidentit Bujar NIshani dhe pershendetja qe u be jo nga presidenti i republikes, por nga nje i ftuar i sali sulltanit qe perfaqeson partit e djathta evropjane. Me kete moster nuke u injorua vetem Nishani si president, pore gjith shqipetaret kudo ku punojne e jetojne. Ne e dime se sali berisha esht i shitur me kohe tek te uhajt dhe punon per ta, pore te arinte deri aty sa ne kete feste madheshtore ku portokolli e percakton se kush mer pjese dhe kush e drejton darken solemne, i mari sali si servil dhe trafikant, sposton presidentin dhe ja jep fjalen kryetarit te parive te djathta te evropes. Turrp i madh
    Ky gjest i shemtuar tregoj se Bujar Nishani sesht gje tjeter vecse nje kukull qe e perdor saliu si ti doj b….a.
    Po kaq e shemtuar dhe injoruese per shqiperine ishte edhe nerja e tortes ne ambjente te hapura dhe akoma me keq kure populli i pangrene u versul me kembe e me dore, me trasta e legena te rembente sa me shume nga kjo tort e rruges jo si ne shqiperi por sikur te ishin ne Samoli.Kjo eshte shqiperia sipas berishes vendi me mirqenje nga me te lartat ne evrop mbas GJermanis.

  24. Xhema nga Tirana says:

    Bravo Bledi Mane. Kështu vazhdo.

    XHEMA !

  25. Mentari says:

    Nuk diskrititohet i madhi Berisha nga njerez te felliqur,drogiste e trafikante qe jane bashkuar ne kopene e mbeturinave Sllavo-Greke Enveriste,keto te felliqur diskretitojne me shum familjet e tyre se veten e tyre ato e kane felliqur me kohe.prandaj fiton Berisha cdo 4 vjet sepse ka te tille kundershtare drogiste e trafikante me probleme mendore te medhaja si edvin rama e kompani dhe prandaj ka per te fituar perseri me 2013 dhe 2017 derisa sa te lodhet vet nga pushteti.rrofte heroi dhe Legjendari berisha dhe poshte sperma Enveriste e Dushan Mugoshes dhe e Papandreut.

  26. papasi faqekuq says:

    edhe ti o mane niko-qire komunist ngele gjithe jeten.

  27. edi says:

    Shoku qukapik sqep kuq po ste pelqeu festa ik ha torten e rames se ai e bo me ngjyra piktori

  28. shqip says:

    Bledi..e para gjej nje foto tjeter per fytyren tende, se dukesh si mocalor..E dyta mjaft volle vrer..opozita e kishte deklaruar se do festonte ne Vlore..dhe shyqyr zotit mos kishin ardhur nga te gjitha trevat, vetem me vlonjatet nuk e di si do shkonte ajo feste atje. Ne pame vetem organizimet nga qeveria..ndersa ata 2 Artanet me ate mini ekspozite..lane nam. Le te vinin ne shtepine time se i kam nja 3 flamuj 75-90 vjecar ne shtepi..tjeter gje nuk i pame. Kur pane qe festa ishte organizuar e jashtezakoneshme ne Kryeqytetin Shqiptar, varen turinjte Edi me shpure, se gjoja ishin menjanuar..C’ti besh, nuk dine se c’bejne. Fali Zot! Ky Edi po del fiasko fare, ky moderni i madh..

  29. fede says:

    hani ,pini dhe kendoni ,
    sa te jete lala gjoni,
    nje here ne 100 vjet,
    hani torte e hani desh!
    PO DONI TE HANI PERDITE,
    VINI RININE NE ELIT!

    STOP TURPEVE SHQIPTARE,
    STOP SKENAREVE OGURZEZA!
    STOP VIDEOVE FAQEZEZA!

    se te vishte kur te xhveshnin,
    se te qante kur te qeshnin,
    se kerkonte per ty liri,
    kur te afronin vec skllaveri!
    poshterimin s’e duronte,
    LIRI PERHERE PER TY KERKONTE!
    shqipetare

  30. maks says:

    I nderuar zoti Baze

    Mos e perdorni keta pacavure (Bled Trafikantin) te hedh vrer per festen e pavarsise.

    Festa i perket popullit shqiptar, pavarsisht kush eshte ne pushtet. Secili eshte nje pike uje para detit Shqiperi.

    Mos e ktheni urrejtjen partiake ne urrejtje per Shqiperine dhe shqiptaret.

    Per me teper nje personazh i denje per PORTOKALLINE apo per emisionit e Arian Canit, nuk mund tu jape mend shqiptareve.

    1. refugjati says:

      Maksi po pse i drejtohesh Meros apo eshte paçavure me i mire ai….le pastaj kur i drejtohesh:i nderuari zoti Mero….mos na bej per te vjelle tani.

  31. RAJMONDA says:

    Z.MANE ! TE LUMTE DORA. POR NE NJE FJALI KE GABUAR OSE NUK KE DASHUR TE PRISHESH ETIKEN TENDE, NUK DUHET TE SHKRUAJE TE NGRENCA TORTEN POR,(TE ME FALIN TE GJITHE LEXUESIT PER MUNGESEN E ETIKES),”TE DHJEFSHA TORTEN”ORE DALLKAUKU I DREQIT.EDHE NJE DITE TE SHENUAR PER POPULLIN TONE DONTA TA PRISHTE ME PERVERSITETIN E TIJ , POR NUK E PRISHI DOT. ATJE KU I TAKONTE FLAMURIT POPULLI JONE I TE GJITHA TREVAVE E TREGOI DHE E NDEROJ VETEN E TIJ KURSE MALOKU U TURPERUA ME TE GJITHE MALOKET E TIJ NE MES TE TIRANES, PER TE MOS FOLUR PER PRESIDENTIN KUKULL TE REPUBLIKES, ESHTE NJE I VDEKUR I PA KALLUR.TE MBYTET NE SH… E TIJ ME MIRE SE SA TE ROJ I TURPERUAR . TE LUMTE DORA. ME RESPEKT.

  32. Gazi says:

    Bravo Bledi!? A ka ndonje gje qe bejne drejtuesit e zgjedhur nga PD dhe eshte e mire per ty??
    A ke “konflikt interesi” ne komentete e tua me forcat e djathta, duke qene se je i punesuar ne nje bashki te udhehequr nga e majta??
    A e keshillon ti Edi Ramen per cilesine e mallit qe perdor??
    Bravo dhe njehere.

  33. L.Itali says:

    Neo realizem shqiptar tek ky shkrim i bukur!Urime!

  34. fatmiri says:

    Gezuar 100 vjetorin te gjitheve gezuar edhe per ju taliban edhe per ju kamikaz te pushtetit. Gazeta tema eshte nje gazete pamvarur apo me shum opozitare athere nuk kuptoj cduan ketu keta kamikaz te Saliut un kam qen ne opozite edhe bashke me Saliun tani ndjenem opzite me ramen se e kam per detyre qe te kerkoj sa me mire e sa shume llogari shtetit mirpo jam une qe isha bashke me ty o taliban qe mendova se do te sjell nryshimin , mirpo rashe nga shiu ne bresher ti ishe taliban dhe mbetesh taliban, je ne pushtet je kamikaz i berishes ti kurr mos u ndryshofsh as mbas 100 vjetesh por ndryshimi nuk varet nga ty, nryshymin e bej un, se isha une qe te mbeshteta qe ti taliban te vije ne pushtet. Kamikaz te saliut ju shkoni te 55 se e keni lene Fahriun vetem

  35. vlora 1 says:

    Keta HaxhiQamilistet as feste nuk dine te bejne
    O Sali vitin tjeter do te hame hallven e do na hash M…tin bashke me sarahoshat e ketij forumi

  36. Festim Muhaj says:

    K……. Derri ke ta pushtetar qe jan sot ne pushtet jan me te degjeneruarit ne bot pse nuk hapin nje grop e te hithen te gjith brenda si muti ne hale se hapur era gjith vendin e po na qelp

  37. Migjeni says:

    Në vendin tonë kudo valojnë
    flamujt e një melankolie
    të trishtueshme…
    …dhe askush s’mund të thotë
    se këtu rron
    një popull që ndërton
    diçka të re.
    Aty këtu në hijet
    e flamujve
    mund të shifet
    një mund, një përpjekje
    e madhe përmbi vdekje
    për të pjellë diçka të madhe,
    për të qitë në dritë një xhind!
    Por, (o ironi)
    nga ajo përpjekje lind
    vetëm një mi.
    Dhe kështu kjo komedi
    na plas diellin e gazit,
    nsa prej marazit
    pëlcasim.
    Ne prakun e çdo banese
    ku ka ndonj shenj jetesë
    valon nga një flamur
    melankolie të trishtueshme

  38. Tarator says:

    edhe nga Vlora ku je argetuar ne menyre “fisnike” me “gjysmen e duhur” ti racisti Bledi na paska ndodhur e njejta gje…

    http://www.panorama.com.al/2012/11/29/mijera-vete-ne-radhe-per-torten-gjigante-te-pavaresise/

  39. këpucari says:

    O trima, ata njerez që mbeshtesin
    këta pushtues të Shqipërisë janë
    njerez të ndyrë në karakter se nuk
    e shpjegoj ndryshe, flas sepse njoh
    disa e shikoj se janë tamam si ata
    që ju turrën tortës, mjaft të përfitojnë
    diçka dhe braktisin çdo ideal, bëhen të
    peshtire ose aq e kanë kapacitetin
    e të menduarit, nuk besoj, ata per
    mua janë djaj dhe un kam filluar ti
    mbaj larg mos ti flas edhe pse mund
    të jenë të afërm, un nuk shoh ndonje
    të ardhme për ne sa te jemi afër këtyre

  40. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Shqiperia ka dy kategori njerzish historikisht, njera pale gjithmone kan qene dhe jane-brekgrisur-gjysmeopinge dhe barkthate te pa ngopur barkun me buke kurre , kurse pjesa tjeter ka qene e kunderta e gjysmeopingave,vjen pyetja, -se kush e sulmoi torten o mane?.

    1. Kastrioti says:

      Kush e hangër tortën, pyet ti?
      Eh,shetibilah, dragobijsit,luzhsit,bëtyçsit,gegysensit,e tanë kyçubetat e ardhun prej salihit në Bathore,mor kotropuzi kryemullar.
      Medet për Tiranën, ç’mall të keq ka shti mrendë!
      Medet për USA-n, kur len me hy në të çiftin tan!

  41. riku says:

    Bravo Bledi!? Te pergezoj per fantazine qe ke.Sa bukur e ke thene: Ismail Bej Vlora zbriti në Durrës, nga karroca e tij ai i hodhi një vështrim për së largu Tiranës dhe vazhdoi udhëtimin me mëdyshje drejjugperëndimit…..ore po kujt ja shkruan ti keto perralla me ke kujton se po flet. Edhe fimijeve te kopshtit tja japesh per ta lexuar ta perplasin turive.Si ka mundesi qe si ti si ai “komandanti” yt Mere me longu nuk shkruajtet nje here te vetme nje artikull ku te behej fjale per bashkim kombetar, per bashkejetese mes njerezve me bindje te ndryshme politike, per bashkim dhe vellazerim midis krahinave, por vetem luftenxitje te majtet kundra te djathteve, jugun kundra veriut.Citoj nga shkrimi yt: ” Duke kopjuar tendencat e një nacionalizmi të rilindur nga kundërshtarët e rinj e duke eklipsuar Vlorën pse të bëri gjëmën më 1997-n.” Kjo eshte nje shprehje kryekeput dashakeqe dhe luftenxitese.Nuk me thua çfare gjeme beri Vlora ne 97-en dhe kujt ja beri. Turp i madh ne nje kohe qe populli shqipetar ka nevoje me shume se kurre per bashkim dhe vellazerim ju ndizni urat e vellavrasjes. Mos e dhente zoti qe punoni per qarqe te caktuara qe nuk ja kane dashur dhe nuk ja duan te miren shqiperise dhe shqipetareve sepse kjo do ishte shume e rende popullin shqipetar.

  42. alban4eva says:

    a ka mbet me torte??? ku eshte lul dhe sali torta??? po kurvat e Salehut ketu ne forum, a u kenaqen me torte???

  43. vlonjati itali says:

    je i madh o bledi mane leri dumbabistet te llomotisin varu hejbet hajvaneve

  44. gjon says:

    Je njeshe oBLENDI.Vertet feste e bukur u be ne VLORE,largimi i qeveritarve nga VLORA e zbukuroj me shume ate.Ne TIRANE u mblodhen me shume hallegjinje me shpresen se do kapnin ndonje cope mishe,apo ndonje fete torte.Ajo qe ndodhi nuk eshte faji i Fukarenjeve ,por fytyra e vete QEVERISE me MEGALLAMANIN I ne krye SALI BERISHA i cili tallet me popullin e vet.Per mendimin tim ky qe fundi i qeverisjes se tije.Po si gjithemone mossukseset e tije ai i trupmeton si suksese.I shalla kesaje radhe populli nuke do ta haje SAPUNIN per DJATHE.

  45. ALBAN DEGA says:

    Kronike e nje pas feste ala turka

    GUINESI I BARBARISE … !

    – Feste ala turka e nje kryeministri ala turk

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje rekord me kokeposhte !

    Pamje llahtari….Lemeri e vertete deri ne barbari ne zemren e kryeqytetit shqiptar…
    Nje lukuni shqiptaresh qe ndofta nuk kane pare kurre torte ne tavolinat e tyre per shkak te diktatures se djeshme dhe demokratures se sotme, iu versulen tortes gjigande te 100 vjetorit te Pavaresise ne Tirane si Skenderbeu turqve dikur.
    Jo me shpata ! As me thika e me pirunj! Me thonje e me gishta… Me duar te palara e me grushte lapucisnin kater tone torte gjigande, per te treguar bollekun e “mrekullise reganomike” te kryeministrit Berisha.
    Gjigandomania ala komuniste, prirja per Guiness eshte nje nga semundjet me qesharake te kesaj qeverie. Si te tilla ato pesuan nje fiasko totale me corganizimin teresor qe ne vend te na vinte vetullat na nxorri syte faqe Botes!
    Synonnte te futej ne Guines per madhesine e saj… U fut qe sot per barbarine ndaj saj ne faqet e para te gazetave e rrjeteve televizive ne mbare Boten!
    Dikush mbushte qeset plastike. Dikush hante me grushte si ne Mesjete torten e njeqintvjetorit. Dikush fuste torte ne xhepa… Te tjere shkelnin mbi torte sikur hidhnin vallen e vet barbarise…!

    – Njemije qingja e nje mije desh…
    Sala e torta shkuan per lesh !

    Kater tone torte per tu futur ne Guines na futen aty jo per medhesine e saj, por per barbarine tipike aspak shqiptare. Nje rekord boteror me kokeposhte !
    Ndersa dy ditet e fundit gazetat me ne ze te Evropes komentonin barbarine ala- turke te njemije qingjave dhe njemije desheve te Berishes per te festuar ala turka pavaresine nga Turqia, sot faqet e tyre dhe ekranet televizive kishin ne fokus hyxhymin ala turk te shqiptareve mbi torten e 100 vjetorit.
    Mire qe ende nuk kemi mesuar te jetojme si qyetare!
    Mire qe akoma nuk dime te sillemi si qytetare!
    Mire qe as sot pas 100 vjet pavaresi e 20 demokraci nuk kemi mesuar ABC-ne as te njeres e as te tjetres….
    Por te pakten te kishim mesuar te sherbenim si njerez e jo si gjysem- njerez dhe gjysem – kafshe te bashkesise primitive torten e pavaresise dhe simbolin e qytetarise!
    Te pakten te kishim mesuar te perdornim pirunin e thiken e jo thonjte e grushtat per te ngrene torten gjigande katertoneshe ala komuniste te kesaj feste te madhe!

    Nga Xhoa Amazonas tek Vilfred Martens

    Te pakten te kishim mesuar se jo vetem mikpritja tradicionale shqiptare, por edhe protokolli shteteror paracaktojne te zotin e shtepise, Presidentin e Shqiperise, e jo kryetarin e Partive Popullore Evropiane Vilfred Martens per tu uruar miresardhjen te ftuarve e miqve, qe si asnjehere “shkelqyen me mungesen e tyre ne kete feste histotrike te shqiptareve”, sic e deklaroi vete kryeministri Berisha…
    Tamam si tek romani “Kolonelit nuk ka kush ti shkruaje” te Gabriel Garcia Markezit!
    Asnjehere e ne asnje rast nuk ka ndodhur qe jo vetem festen e Pavaresise por as 1 Majin e festat e tjera te partise shtet ti hapte nje mysafir i huaj qofte ai edhe Xhoa Amazonas i partise se pare te Berishes !
    Ishte diktature apo katrahure, ishte e cfare nuk ishte regjimi i Enver Hoxhes, por kishte nje rregull e disipline te hekurt, nje protokoll preciz ala gjerman qe nuk e pame as shijuam per asnje cast gjate festimit te 100 vjetorit te pavaresise.
    Ceremonia festive e ngritjes se Flamurit ne Vlore filloi me gati gjysem e me shume ore vonese.
    Parada ushtarake, qe ka rregulla e disipline te hekurt ushtarake filloi me gati nje e me shume ore me vonese.
    Pritja zyrtare e kryetarit te shtetit Nishani ne Pallatin e Brigadave filloi me mbi nje ore e gjysem vonese.

    Avash- avash… behet qingji dash !

    ” Avash- Avash” ala turka mbizoteroi ne cdo skene e ne cdo hap te festes!
    “Avash- avash ” ala turka eshte ngulitur aq thelle ne mendesine dhe veprimitarine e qeveritareve te sotem sa edhe mentaliteti ala- turk i festimit. A ka prove me te qarte e deshmi me te gjalle te kesaj mendesie e veprimtarie ala turka te qeverisjes shqiptare se kjo feste qe nxorri ashiqare ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne syte e zgurdulluar nga habia te mbare Botes, cka zuri faqet e para te gazetave me te medha ne Bote…
    Tamam nje feste ala turka e nje qeverie dhe kryeministri ala turk…edhe nejqint vjete pas pavaresise nga Turqia…
    Tamam… Taman nje feste gabele e nje qeverie gabele , sic thone edhe vete turqit !
    Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Edhe po te mbytete ne lume berishsin kerkojeni perpjete e jio pjetposhte( teposhte ) … Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. Askush nuk ecen me mbrapsht se ata …
    Nje Guines ne vetvete! Guinesi i barbarise !

  46. ALBAN DEGA says:

    FIDEL KASTRO I EVROPES – SALI BERISHA

    – Po me vjen per te vjelle dhe per … Ah sikur te kishja nje tesere te partise se tij per te …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ka dy ore qe po pllet si Fidel Kastro. Cdo fjale rrene. Cdo fjali mashtrim. Cdo gje futja kot te dali plot…
    E po flet me 400 te rinj “pionere te Saliut” qe here gajasen, here duartrokasin me marrite e kryeministrit Berisha… Sot ata fillojne nje jete te re: behen anetare te partise se fundit komuniste ne Evrope- PDSH-se se Sali Berishes.
    Nuk di te pushoje…. llaka…llaka… llaka. Tamam si Fidel Kastro. Mu kujtua biseda e tij me ish- ministrin e Jashtem te Shqiperise Reiz Malile ne ambasaden shqiptare ne Kube ne fillim dhjetorin e stuhishem 1990…
    Plot kater ore pa pushim… Une beja perkthyesin. Mu tha goja. Po me zihej fryma nga lumi i fjaleve te tij pa fund!
    Te njejten ndjesi kam edhe tani qe nga ekrani i ABC-SE SE Aleksander Frang Berishes pas shpines sime po degjoj Fidel Kastron shqiptar!
    Mjere ata te rinj qe jane te denuar te degjojne kete papagall ala- Fidel Kastron e Shqiperise.
    Jam i bindur se me shume se gjysma e ketyre te denuarve politike per te degjuar llaka- llakat e Sali Berishes- alias Fidel Kastro i Evropes do ti perdorin teserat e Partise se tij dhe te Aldo Bumcit per misionin me fisnik ne keto 2o vjet demokraci… per te fshire prapanicat e tyre, sapo te clirohen nga makthi i fjalimit pa fund , te fjalimit te pafund e paane Fidel Kastros se Evropes.
    Ma coj tugen, themi ne Tropojanet… Po me ben me vjelle…
    Ah sikur te pakten te kishja nje tesere te Partise se tij per ta perdorur si te rinjt e Lagjes Nr. 5 te kryeqytetit te Shqiperise!

  47. O sal si nuk ke as turp e as nder says:

    Si skan as turp as nder keta derra te poshtr vetm vjethin e vrasin e ta mohojn sypersy e bere ti te thon aq te poshtr jan

  48. qytetar says:

    FLAMUR = u përdhos
    TIRANË = u pushtua nga të uritur
    QEVERI = PD
    QEVERIA = zhgënjim
    KOMBI = e gjith bota
    IDEALE = zerro
    HISTORI = ringritje plerash
    NACIONALIZËM = fallco
    NGA BOTA = për turp
    PROTOKOLL = fshataresk
    FUKARALLËK = evident
    KONTRADIKTË = banale
    VLORE = fisnikëri
    PARADË = gej nën armë
    BASHKATDHETAR = shpirti i festës
    KRAHINOR = perjashtues
    FETAR = komunist
    POLITIK = pa ideologji
    ZOTRI = nga fshati
    FISNIK = asnjë
    FSHATAR = 90%
    AMATOR = perçudnim
    VJEDH = politike
    Ky qe 100 vetori pavarsisë, të cilën pushteti e ktheu ne fest fshatare të PD.
    Por qe 100 vetori pavarsisë të cilin e bënë si një trup të gjith shqiptarët në Vlor,Prishtin,Shkup, Tiranë Preshev,Tetov” Çamri. Duke I treguar europës se ky popull është bashkë, dhe duhet të konsiderohet.

  49. Revolucionari says:

    me sa shoh paska ca mbetje ketu te komentet qe jan krah e regjimit dhe mbajn anen e tij, mbetje te cilat jan nje kancer i ketij populli, te mbash anen e ketij pushteti ne keto koh ose ke nje interes ose je budalla, populli duhet te jet opozitar (s’esht e then te jesh socialist) dhe rendsi ka te thuash te verteten, pse te vuajn ata njerez qe nuk kan interes te regjimi i saliut… shqiptare !!! do na gjykojn femijet tane te nesermen per ate qe do ju lem atyre, sic kemi gjykuar ne prindrit tane per kohen e enverit, dhe ne nuk do kemi ca ti themi femijve!! ca ti themi ”se njohem mire saliun dhe pushtetin e tija per 3-4 mandate”

  50. e verteta says:

    Revolucion,
    mendohu mire dhe jepi kon vetes se mos je ti vete ndonje mbetje e se kaluares,pasi sipas krahut qe ke marre me shum gjasa te jeshe ti i tille.Sa per budallallekun edhe ky aty aty eshte me mentalitetin tend prej revolucionari,nuk ka shum ndryshim…Cila eshte e verteta qe ti kerkon ti thuash popullit? I ke syte ne balle ta shohesh te verteten se si ka nryshuar ky vend ne krahasim me ate kohen e ndritur te prinderve tuaj?Ne demokraci e verteta zbulohet me ane te zgjedhjeve.Mos e genjeni veten me parullen e perhershme se iu vidhkan votat,pasi me keto mend qe iu jane trashur dhe me keta sy qe ju kan zene perde perseri do ti humbisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje