Një amerikan, që u rrit në jetimore, u shokua kur zbuloi se mamaja e tij ishte gruaja që mbante rekordin për mjekrën më të gjatë në botë.
Richard Lorenco, 35 vjeç, nga Kansasi, u braktis nga babai i tij në një dhomë moteli në moshën 4 vjeçare.
Vitet në vazhdim ai ndërroi disa jetimore dhe ngushëllonte veten duke pretenduar se mamaja e tij ishte një yll i muzikës rock.
Por ai u shokua kur zbuloi se mamaja e tij 64 vjeçare, Vivian Wheeler, ishte një performuese cirku, që dikur kishte mbajtur rekordin Gines për mjekrën 27 centimetër të gjatë.
Lorenco tha se pavarësisht natyrës së pazakontë të profesionit të saj, ai mendon se mamaja e tij është normale.
Mamaja i tregoi atij se si u arratis nga bashkëshorti që abuzonte me të, por ai e gjurmoi dhe i rrëmbeu fëmijën.
Lorenco kaloi një fëmijëri e rini të vështirë, por tani ai ka ndërtuar një jetë të re me gruan dhe dy vajzat.
Por kur u plagos në shpinë dhe mjekët e pyetën për të kaluarën shëndetësore të familjes së tij, ai vendosi që të gjurmojë se kush është mamaja e tij.
Pas gjashtë javësh, pasi ai kishte bërë një kërkesë në Departamentin e Shërbimeve Sociale, ai gjeti mamanë e tij.
kjo e fundit eshte bujar nishani me mustaqe