I ftohti që ka kapluar kryeqytetin shqiptar me reshje të dendura, ka bërë që të krijohet një trafik i llahtarshëm. Pavarësisht ‘përpjekjeve titanike’ të Lulzim Bashës për të zgjidhur këtë problem, shqiptarët e kanë nisur javën duke mallkuar trafikun.
Por nëse jeni ndjerë keq, mos u ankoni.
Në Rusi një megatrafik ka zgjatur për tre ditë.
Reshjet e dëborës janë të zakonshme në Rusi, por kësaj here kanë arritur të krijojnë një megatrafik prej 200 kilometrash në autostradën mes Moskës dhe Shën Petersburgut.
Më shumë se 4 mijë mjete kanë mbetur të bllokuara.
Trafiku ka nisur nga e premtja dhe është zgjidhur vetëm sot, kur qarkullimi ka nisur që të rrjedhë lirshëm.
Në qershor të vitit 2009 në Brazil trafiku arriti deri në një gjatësi prej 293 kilometrash, duke shënuar një rekord.