Kur je një person i famshëm si Madonna, është pak e vështirë që të durosh për një kohë të gjatë në trafik. Dhe, mënyra alternative për t’i shpëtuar trafikut, është marrja e një helikopteri. Këtë gjë ka bërë 54-vjeçarja në Rio de Janeiro të Brazilit gjatë së dielës, qytet në të cilin ka mbajtur një koncert. Rio është një nga qytetet me trafikun më të rënduar dhe për këtë arsye Madonna ka zgjedhur të marrë helikopterin për të shkuar në provat para koncertit, në vend të makinës.