
Arta Dobroshi është shpërblyer me çmimin “Barbara Tipple Best Actress” në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit dhe Televizionit për Gra, për rolin e saj në filmin “Three Worlds”, një film francez me regji të Catherine Corsini, film i cili po ashtu ka marrë pjesë në seksionin e “Un Certain Regard” në Festivalin e Filmit në Cannes me 2012.
Fondacioni WIFTS, që e dha këtë çmim, ka për qëllim që fytyrat e reja të femrave artiste ti zbulojë dhe ti bëj ato sa më të njohura në arenën e industrisë argëtuese, sociale, por edhe humanitare dhe këtë e bën nëpërmes formës së filmit dhe televizionit.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve u mbajt në Los Angeles në kinemanë e Quentin Tarantinos, “New Beverly Cinema”.
aaaaa… shef qe beri pune sumatricja…
Yll fare !
Arta eshte shume kinge ! Eshte Albanian sweetheart_
Bravo Arta ! Na nderove
Ja keshtu te degjojme ca laajme te mira. Rrofsh moj cupe se ma zbukurove diten!
kur nxjerr prapanicen ” pa dashje” ta zbukuron me shume diten…
ore ajo nxorri te veten apo ta kish marre borxh ty qe e ke kaq inat
o po ku e dija une o i ururar, jam plak e si ndjek keto gjera. Duket si cupe e mire si ato te qemotit nga fytyra. Une kur e pashe thashe, po im bir pse s’gjeti nje si kjo? E po eshte bere mode ajo puna e te mbrapsmes me keto cupat e reja, po kjo mu duk si engjell mua te shkretit. ?
te veten nxori nuk e mori borxh dhe nuk ia ha hakun, thjesht thashe ta ben diten me te bukur. ku eshte inati ketu?!
nje gje duhet nxjerre qe te besh fame e karriere, le te pyesi rita sahatin…