Ditëlindja, Di Caprio tri milionë dollarë vetëm për shampanjë

2 Dhjetor 2012, 16:31Lifestyle TEMA

Leonardo DiCaprio është përkujdesur që miqtë e tij t’ia kalojnë mirë në festimin e ditëlindjes së tij të 38-të në muajin e kaluar (11 nëntor). Ai ka shpenzuar tre milionë dollarë vetëm për shampanjë në festën e mbajtur në qytetin e New Yorkut.

“Ai dhe grupi i tij shpenzuan tre milionë dollarë në ‘Armand de Brignac’ (lloj shampanje)”, ka thënë një burim për revistën In Touch Weekly.

Në festën e aktorit ishin të pranishëm emra të njohur, si Beyonce Knowles, Jay-Z, Robert De Niro, Cameron Diaz, Mark Ruffalo, Emma Watson, Chris Rock e Miranda Kerr – ndërsa përkundër shpenzimeve të mëdha të Di Caprios, qëllimi i këtij evenimenti ka qenë bamirës.

Fondacioni DiCaprio atë mbrëmje grumbulloi 500.000 dollarë për të prekurit nga uragani Sandy.

7 komente në “Ditëlindja, Di Caprio tri milionë dollarë vetëm për shampanjë”

  1. tonini says:

    Cfare ironie: piu shampanje 3 milion dhe fali bamiresi 0.5 milion. Nuk pije dot uje o plak nje here per ditelindje dhe falje 3.5 mil? Do ishte me te vertete bamiresi.

  2. hahahaha says:

    sllobodanka dhe saliu bejne te kunderten, harxhojne 5 dhe marrin miliona eoro ne mbremjet e “bamirasise”.

  3. naqe says:

    Si?Opo ne rojm kot ore….

  4. ncuku says:

    Pijanecet . # milon euro shampanje qe eshte kthyer ne shurre, dhe 0.5 milion euro per ndihma .

  5. edhe 30mili shampanje prape se prape caprio mbetet aktor dora dyte

  6. Tironci says:

    Per komentuesin Toninin.Te lumnte dora dhe mendja.Te ndimofte Zoti.
    Me kete thejnje,paske nje zemere te madhe.te lumnte Zoti te ndimofte kudo.Zoti te gezofte ne jete kudo me Familje dhe me miqe te dashur.
    Respekte i nderuar .

  7. edi an albanianjewish livin' in toronto says:

    na enksh koken e ajdarit or Leo harxhon 3m$ per shampanj per te mbledhur ndihma bamiresie c’tallje k..ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje