Irani lajmëron: Kemi kapur një tjetër avion pa pilot të SHBA

4 Dhjetor 2012, 11:41Politika TEMA

Ushtria iraniane bëri me dije se ka kapur një avion pa pilot të Shteteve të Bashkuara. Ushtria theksoi se avioni është kapur në ujërat e Gjirit.

Sipas BBC, Garda Revolucionare tha se ka arritur të kapë një avion ScanEagle, një nga drone-t më të vegjël e më pak të sofistikuar të amerikanëve.

Admirali Ali Fadavi tha se avioni po kryente disa fluturime njohje.

SHBA thotë se po verifikon raportimet.

ScanEagle është një drone i vogël, krahët e të cilit hapen deri në 3 metra. Është një avion me kosto të ulët, i ndërtuar nga Insitu, një degë e Boeing.

Ende nuk dihet se si është kapur avioni.

Muajin e shkuar SHBA bëri me dije se aeroplanët iranianë kanë qëlluar një drone amerikan në hapësirën ndërkombëtare. Por Irani tha se avioni kishte hyrë në hapësirën e tyre ajrore.

Një vit më parë mediat iraniane transmetuan pamje të një drone RQ-170 Sentinel, që ishte kapur në mënyrë elektronike nga iranianët. SHBA tha se avioni kishte pësuar një defekt.

7 komente në “Irani lajmëron: Kemi kapur një tjetër avion pa pilot të SHBA”

  1. hasan spacca tutto says:

    le bejke ya hussain

    1. tironci - usa says:

      O Hasono, po cer thu mer plak? Nuk po t’mor vesh fare: i her shkru taljonce, sot po na shkru “muhalebishte”…shkruj mer vlla shqip se na hongre. S’po t’morim vesh fare a je shqiptar a cer dreqin je?

  2. anonim says:

    KRUAJENI bythen, se do gjendet huri edhe per pisat qe po ndyjne boten me ideologjine e tyre te ndyre…

  3. Tan_Tironci says:

    Ti e di, qe kur Ata, vendosin ta krruajne…Ca i cojne ne Litar, ca jua lene popullit te tyre ti vrasin si qen, ca jua lene popullit ti dergojne ne Gjykate, e ca ti varrosin e mos jua dine edhe varrin. ?
    Apo jo!!?

    Ate qe iranianet e quajne drone plane, nuk eshte vec se nje ScanEagle Drone, qe operohet edhe nga flotat detare, qe mund ti perkasin Arabise saudite, Bahreinit apo USA-s.
    Tung or Ti “Islamik”.

  4. ujk marsi says:

    Ky eshte rasti i dyte ne pak kohe. Te jen kaq te afte keta Iranianet saqe ju a rrembejne ne ajer keta dronet?!

  5. Selman Selmani says:

    Amerika ju marte te keqen ju dhe gjith botes jeni shume me te mere se amerika.

    1. Tan_Tironci says:

      … shef ka Selmani, i kujtohet “Bir Selman i nenes ke te qaj me pare”, dhe…
      I bo shurren si qen duke ngrit i kom ne ajer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje