Vijon tragjedia, pas vdekjes së 17-vjeçarit në fushë, vetëvritet dhe e dashura e tij

4 Dhjetor 2012, 11:27Politika TEMA
Vijon tragjedia, pas vdekjes së 17-vjeçarit në fushë,

Pranvera Sula, nxënëse në vitin e tretë “Havzi Nela” në Kukës, i ka dhënë fund jetës duke qëlluar mbi vetë me armën e të atit, i cili është efektiv i Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Dyshohet se 17 vjeçarja kishte lidhje miqësie të ngushtë me ish- futbollistin Ilirian Thaçi, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë teksa po luante në fushë nga në atak kardiak.

Megjithëse ka mbërritur e gjallë në spital, ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së vetme të marrë në bark, ndonëse burime nga spitali i Kukësit kanë pohuar për GSH se ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për gjashtë orë, por qe e pamundur për tu rikthyer në jetë për shkak të hemorragjisë së madhe të shkaktuar nga plumbi në bark.

Duket se vdekja e mikut të saj e ka hidhëruar së tepërmi 17 vjeçaren, duke bërë që në një moment dhimbjeje, të vetëvritet.

13 komente në “Vijon tragjedia, pas vdekjes së 17-vjeçarit në fushë, vetëvritet dhe e dashura e tij”

  1. Nadia Shabani says:

    Ngushellime familjes!!!!! Gjynah vajze e re, nuk ka pasur kujt ja shpreh dhimbjen e madhe qe ka pas dhe i ka dhene fund jetes.

  2. shqiptari says:

    Ngushellime Familjes.Dhimbje dhe keqeardhje e madhe,ne kete moshe te re.
    Por burneshe,dhe krenare.
    Zoti ne parajse.Dashuri e vertete.

  3. Verorja e Baliut says:

    Po rritet nje brez jo shume i qendrushem dhe u mungon edukata ne familje Une i njoh keta si familje dhe me rezulton qe nuk kane ushtru ndikim ne rritjen e vajzes dhe ajo ka hup jeten

    Vajzes i qofte dheu i lehte ndersa babs se vet jazek i qofte.

    1. Agroni Detroit USA. says:

      Jam mbi 60-vjet .
      Cili nga ne nuk ka menduar nje here ne jete vetvrasjen si zgjidhje?
      Une Po ! Dhe Jo nga turpi por i ndodhur ne situata deshperuese aspak per fajin tim .
      E kam perballuar momentin dhe kam vazhduar jeten .
      Dikush nuk e perballon dot.
      Por ju te gjallet qe “gjykoni veprimin ” ju lutem tregoni dhemshuri per dhimbjen
      qe ka patur personi dhe per dhimbjen qe u ka krijuar familjareve ..ne vecanti Pranvere.

      1. Dean says:

        E respektoj sinqeritetin tuaj dhe jam dakord me komentin tuaj.
        Ne 1 menyre apo tjetren te gjithe njerezit perballohen me depresionin dhe nuk ka as1 arsye ta akuzosh vajzen,pasi tashme eshte 1 akt i kryer.
        Ndoshta,do ishte me mire sikur t’i hapej dikujt apo te kerkonte ndihme,por sidoqofte une i uroj rruge te mbare dhe gjefte Paqe diku tjeter si dhe ngushullime familjes se vajzes.

  4. romeo julietta says:

    injoranca con ne vetevrasje

    1. albani says:

      Me vjen shume keq,e kishte jeten perpara, ngushellime.
      Jam dakort me (romeo dhe julieta)vetem nje mendje e ngushte mund te te coje ne vetvrasje.
      Asgje dhe askush nuk eshte me i rendesishem se vete jeta.

    2. raimondi says:

      Nuk eshte pune injorance or njeri i lig , por eshte dashuria ne mes ….

      Po te kesh dashuruar ndonjehere me zemer do e kuptosh vajzen….

      U prehte ne paqe shpirti i saj i dlire ! Ngushellime familjes !

  5. ciu says:

    ngushellime familjes. cfare vlere kishte jeta per kete vajze? familjet shqiptare duhet te kene kujdes dhe te rrisin femije me respekt per jeten e tyredhe te tjetrit dhe jo me mungese personaliteti.

  6. JARANI says:

    Pse vetem kjo vajza paska ndnjeja? SHume te tjere jane gjendur ne te njejtat pozita por e kane zgjidhur ndryshe fatkeqesine. Dashuria ne kohen qe ke buzet me qumesht keto pasoja ka. Tani femijet qe 10 vjecare mendojne vetem per dashuri dhe prindet mburren per kete, televizori nga ana tjeter i nxit me shume dhe u be dynjaja dashuri. Mendoni e punoni me shume per edukimin e femijeve dhe mos ngaterroni moralin me fanatizem e konservatorizem.

  7. tefta says:

    nuk eshte hisherimi ky ,por depresioni i rinise ( I FEMRAVE NE FSHATRA) qe nuk shikon te ardhme pa patur dike mbeshtetje

  8. Flora says:

    Ngushllime te sinqerta familjes per ket sprov te madhe,ky esht akti me fatal qe njeriu mund ta merr,ua prish familjes shpresat e ksaj bote,prandaj ne islam i themi haram.Te gjith ato qe jan fort lidhur me ALLAHUN nuk kan guxim me ber ket veper te shemtuar,te gjith ne qe jemi njerez e mirkuptojm vajzen dhe jemi afruar deri aty,por pas cdo veshtirsije vjen lehtesimi.jeta nuk esht pron e jona at dot na e merr ai qe na e dha.

  9. une says:

    pranveren e kam njoftur personalisht dhe ka qene vajze shum e thjeshte dhe tip alegro…..babi i saj eshte jetim nene i ka vdekur qe i vogel eshte rritur nen kujdesin e vazhdushem te njerkes*(per te cilen kam respekt te papare),tashme ju duhet te kuptoni qe ne cfar situate eshte ai burre sidhe nena e saje….familja e saje tash po vuan…pashe vajzat e klases qe para varrimit po qanin por gjate varrimit ato qeshnin….pra famija vuan dhe ju duhet qe ta kuptoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje