Partia Socialiste është e vendosur që me ardhjen në pushtet të heqë taksën e biznesit të vogël, por kryetari Edi Rama ka ripërsëritur apelin se qeveria duhet ta heqë këtë taksë që tani, duke e parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, që është duke u diskutuar aktualisht në Parlament.
Deklaratat e kreut të PS-së janë bërë gjatë takimeve që ai ka zhvilluar me tregtarë të vegjël në zonën e Njësisë Bashkiake Nr.1 në kryeqytet, i shoqëruar nga Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja dhe kryetarja e kësaj minibashkie, Lindita Nikolla.
Në një dyqan ushqimor, ku mbizotëronte errësira nga mungesa e energjisë elektrike, Kryetari i PS është njohur me gjendjen shumë të vështirë që po kalojnë jo vetëm bizneset e vogla, por edhe një pjesë e mirë e popullsisë që furnizohen në këto dyqane.
“Jemi pa drita. Kanë ikur që mbrëmë nga ora 8 e darkës dhe ç’është më e keqja nuk kemi ku të ankohemi, nuk del njeri në telefon. Nuk kemi lënë vend pa shkuar. Malli po na prishet nëpër frigoriferë. Puna është zero. Puna është, ja shikoje dhe vetë, lista sa të duash. Kjo është lagje njerëzisht të varfër shumë, s’kanë as punë dhe asgjë. Vijnë marrin mall njerëzit, sjellin një pjesë, sjell 50, sjell 20 dhe në më shpresën se do t’i sjellë të gjitha prapë, e kështu kemi hyrë thellë e më thellë në lista. Janë disa familje me nga 10 vetë që vijnë dhe thonë duam 500 lekë groshë. 500 lekë si do t’i bëjë. Këto do t’i ziejë 2 – 3 herë”, ka treguar i zoti i dyqanit.
Ndërkohë që njëri prej blerësve që ndodhej në atë moment në dyqan ka ndërhyrë duke u shprehur: “Varfëri e madhe. Madje jo varfëri, po skëterrë fare. Vijmë vërdallë herë me drita e herë pa drita. Një varfëri e tejskajshme. Fëmija do të hajë, ne nuk ia plotësojmë dot konditat. Diskutojmë gjënë më të thjeshtë, të paktën një copë bukë me djathë kur i thonë. As atë nuk ia sigurojmë”.
Lideri i opozitës Edi Rama nga ana e tij ka theksuar se taksa e biznesit të vogël duhet hequr menjëherë: “Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël. Ne mendojmë që duhet hequr urgjentisht. Kemi bërë thirrje disa herë dhe do vazhdojmë të bëjmë thirrje që me buxhetin e vitit të ardhshëm, që po kalon në parlament qeveria ta heqë. Duhet hequr menjëherë edhe për të lehtësuar barrën për festat që janë përpara, sepse gjendja është skandaloze dhe realisht rrëqethëse për një pjesë të madhe familjesh edhe në qytet, lerë më pastaj në fshat. Por, akoma më e qartë është tek biznesi i vogël, tek dyqanet e ushqimeve që po e vuajnë shumë, shumë, shumë barrën e borxheve dhe rënia e fuqisë blerëse po i mbyt. Ju e dini vetë këtë gjë. Kështu që ne mendojmë që duhet hequr urgjentisht taksa e biznesit të vogël. Është një angazhim i yni, por kjo nuk ka lidhje me politikën. Kjo ka lidhje me bukën e gojës dhe me mbijetesën e një pjese shumë të madhe të biznesit të vogël, që praktikisht po asfiksohet dhe për më tepër pastaj që në Tiranë edhe në disa zona të tjera janë rritur ndjeshëm taksat”.
Premtime boshe per fushte elektorale dhe te pa realizushme edhe kur te vije ne pushtet per forcen politike qe inicion eshte ajo e heqjes se takse se bisnesit te vogel.Per bisnesin e vogel duhet te punohet per uljen e taksave por me perpara duhet te realizohet dy gjera.Epara asnje bisnes i vogel nuk duhet te filloje te punoje pa u regjistruar ne organet tatimore.E dyta te punohet vetem me fatura tatimore.Sot per arsyje se bisnesi i vogel nuk eshte vendosur ne shinat e duhura eshte i coroditur edhe bisnesi i madhe.Bisnesit te madhe i kerkohet te punoje me fatura tatimore kur dihet qe stacini i fundit qe do shese mallin eshte bisnesi i vogel i cili nuk e do faturen tatimore Kujt do tja presi faturen tatimore bisnesi i madhe???Eshte kjo arsyja qe bisnesi i madhe detyrohet qe te beje manovrime te tjera sikur mallin e ka bler x subjekt apo sikur e ka shitur ne treg.Eshte kjo nje nga arsyjet qe si bisnesi i vogel edhe ai i madhi tani per tani jane te coroditura.Kur te realizohen keto atehere me te drejte duhet te diskutohet per uljen e taksave.Cdo diskutim ne keto momente do te jete sa per te kaluar kohen dhe te pa realizushme ne praktik
Ne qofte se duam te marrim pak fryem e kemi ne dore evte.. do jete e veshtire pas bajges qe po na le saliu por, me ca masa e me qeverisje te mire mund tja arrijme te marrim fryme si qytetare te pashtypur. PS eshte nje fat per ne me kete fryme e program qe ka perpos gjithckaje mund te themi se jemi me bindje politike te ndryshme, zgjidhja ajo mbetet, PS
Utopia nuk mund te quhet fat….Rama me “teorine” e heqjes se takses se biznesit te vogel kerkon te shnderohet ne hasshash te fukarenjeve…
Duhet dhene alarmi : ..Sala ja ka me te futme binzesit te vockel ..lol
Edi eshte funny
Biznesi i vogel nuk regjistrohet sot pasi te gjithe organet tatimore, si lokale ashtu edhe qendrore kerkojne te marrin nje 50 ne muaj per vete. Korrupsioni ne formen me te thjeshte, dicka qe me kete qeveri matrapazesh po lulezon kudo. Une jam pronar i nje biznesi te vogel dhe kur kerkova te regjistrohem ma bene terkkuze proceduren dhe me thane qe me intereson te jem i paregjistruar (eshte me mire dhe me lire – me thane). Pastaj kush paguan dot gjobat e tatimeve? Nga 1 ne 5 milion leke!!!!
Me mire te paguash muaj per muaj, e fatkeqsisht kete e dine dhe tatimoret qe po bejne para bazuar mbi kete.
Zoti Rama ne regjistrohemi me qejf, vetem te marre fund ky tmerr gjobash
Politika e PS per biznesin e vogel bie ndesh me interesat e ngushta te pushtetit te Berishes, qe duhet te nxjerre para sa me shume dhe sa me shpejt ne forme gjobash,. Prandaj besoj se te gjithe bizneset duhet ta mbeshtetin Ramen dhe PS sepse ndryshe kete vend e merr lumi – ku e kane shtyre tatimoret e Bodes dhe Saliut.
Qeveria e ka varferuar ne skaj kete popull duke goditur pikat me te dobeta ekonomike, biznesin e vogel dhe konsumatoret. Duhet nje rilindje e pergjithshme po mbi te gjitha duhet larguar sa me pare qeveria e hajduteve me blloqe e kryeministrave gomere qe sdine se cthone.
Rama po ben nje xhiro te problemeve te verteta te ketij vendi, ndryshe nga KM qe ben vetem nje xhiro te perditshme mes dalldise dhe idiotizmit te vet. Nuk ka dyshim se 2013 do te jete viti i ndryshimit, se PS do fitoje zgjedhjet pasi keta e kane cuar vendin ne skamje.
Propozimi për heqjen e taksës biznesit të vogël (sipas modelit të propozuar rreth 70 vite më parë nga daja i Edi Ramës, Spiro Koleka) është një tallje cinike që kreu i Partisë Socialiste u bën pa krikë shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti qytetarëve të Tiranës.
I ka zene frymen klientelizmi gjithckaje. Biznesi i vogel paguan aq sa ben xhiro ne 3 cerekun e mujat. Dhe cfare ngel? apo ngel koha e harxhuar e mundi i hedhur ne pleh.. turp pac o sali berisha qe na ke gropos kaq keq.. duhet ndryshim..
kam shume besim tekj zgjidhet qe do beje edi rama per problemet e biznesit.kete e bazoj tek programet e tij qe i harton shume qarte dhe te detajuara e te lexuara mire nga specialistet e fushes konsultuar thellesisht me eksperiencen e bizneseve.ketu kam parasysh jo zerimin e taksave por vendosjen e tyre ne nivele te realizushme e te besushme .se po folem premtime te parealizushme nuk behemi te besushem nga pjesa tjeter e bisnesit.
KUR EDI RAMA DO TE BEJE OPOZITE TE VERTETE?
Se ja i hoqem taksat per biznesin e dyqaneve, por me tej? Kush do te mbylle BRIMEN e radhes ne buxhet? Qe duket si nje thes i shpuar nga te gjitha anet? Se qe te kete drita duhet te paguhen faturat dhe taksat. Se qe te ndihmohen te vorfnit, familjet ne nevoje dhe pensionistet duhet te paguhen faturat dhe taksat. Se te kete polici dhe ushtri, mesues dhe pastrues, infermiere dhe doktore dhe ne Kuvend ORATORE duhet te paguhen faturat dhe taksat. Se “CEKU I BARDHE” i Saliut dhe Gramozit nuk ekziston me. Se remitancat e emigranteve mjerane nuk jane me. Se VELLEZERIT E PERJETSHEM te Shqypnise marksiste-leniniste nuk jane me. Se kriza ekonomike i futur bizneset shqiptare ne brimat e miut dhe nuk ka macok ne Bote qe t’i gjeje. Atehere pse Edi Rama qan nate e dite per dyqanxhinjte? Se PS-ja si Parti e majte duhet te mbroje proletaret barktharre qe s’kane gje tjeter pervec zinxhirave te skllaverise se tyre dhe jo biznesin e kapitalisteve barkderra qe i kane dyqanet plot me mallra e ushqime. Sepse Edi Rama me sefundmi duhet te kuptoje se skamja dhe varferia nuk u vjen shqiptareve nga taksat per dyqanxhinjte dhe se nuk ka asnje shans qe me heqjen e takses per kete kategori biznesi cmimet do te bien ne treg. Skamja dhe varferia makaber qe po pllakos vendin ka vetem nje arsye:
MUNGESA E PRODHIMIT.
Asnje qeveri keto 20 vjet postkomuniste nuk beri ASGJE per te riorinetuar dhe inkurajuar prodhimin vendas. Te gjithe mburren me te bemat e tyre ne media dhe TV, por nuk spjegojne pse vendi yne aktualisht nuk prodhon asnje produkt Made in Albania. Kaq keq eshte puna saqe edhe ushqimet kryesore vendi i importon nga fqinjet dhe bile albanezet mburren me supermarkatot e huaja qe po mbijne si kepurdha pas shiut ne qytetet tona me moton: “PUNO DHE PRODHO ITALIANI QE TE HAJE SHQIPTARI! E njejta situate shikohet edhe ne Kosove, sikur keta pushtetare kane kaluar ne Kudhren e Partise se Punes te Enverit dhe jo te Jugosllavise se Titos, i cili ishte i pari LIDER komunist qe vleresoi prodhimin jugosllav me shume se cdo gje tjeter. Po te leme menjeane Patriotizmin dhe Politiken del pyetja: Pse shqiptaret nuk jane te afte te organizojne PRODHIMIN ne vendin e tyre, por e kane mendjen vetem tek emigracioni ne dhe te huaj dhe tek droga e prostitucioni? Pergjigja eshte e thjeshte vetem duke gjykuar nga deklaratat e Edi Rames te heqjen e taksave dhe PS-se opozitare pas tij, pergjigje nastradini e ka vene ne dukje disa here ne shkrimet e tij dhe ajo eshte:
SEPSE KOMUNIZMI NUK ESHTE SHKULUR NGA TROJET SHQIPTARE.
Qeveria investon me pare borxh me projekte dallkauke te pastudiuara ne rruge dhe asfalt me shume per te vjedhur se sa per te ndertuar, opozita kerkon te ktheje Kohen e Qepes te sitemit enverist pa taksa dhe tatime, te gjithe te varfer, por te barabarte ne varferine e perbashket. Atehere ku dhe si do te gjenden LEKAT? Kur Saliu nga njera ane e shkund buxhetin me investime dallkauke ne Kohe Krize dhe nga ana tjeter Edi Rama ka hedhur kushtrimin per zbrazjen totale te tij me heqje taksash dhe tatimesh. “O zot c’na gjeti!” thote nastradini se mund te vije dita qe edhe Edi Rama te shkoje te bleje me liste buken ne dyqan. Se dyqanxhiu buke do te kete, por LEKA Edi Rama nuk do te kete.
Komentoni per takset e bisnesit te vogel dhe jo per programet e partive te majta apo te djathta.Po nuk keni mendime me mire mos shkruani fare sepse e beni kete faqe teper te besdishme
Kujdes o popull po do te nisi greva me biznesin e vogel tani po jep kecenimet e zakoneshme.Aio eshte nje kober qe urdherohet nga bijt e Enverit kujdes o tregtare se nuk do fitoni por do humbisni nga ato qe keni.Po te vije ne pushtet qe do jete fundi i shqiperise ta shohiom .Ai ka mare taksa pastrimi emigranteve jashte Shqiperise qe nuk kane pasur shtepi me dhe nuk kane qene nje dite ne Shqiperi prej 10 vitesh dhe me gjithese jemi ankuar ai prap i mbante leket nga pensioni i pensionisteve .A e shifni pra se kush eshte Rama kujdes se ne vend te vini vetulla do nxirni dhe syte.Kudo biznesi i vogel nuk hecen ne cdo shtet.Pyesni.
ideja per te hequr Taksen e Biznesit te Vogel eshte shume e mire, aq me teper ne keto kohe krize qe po kalojme. Jane plot 160 000 familje qe mbahen me biznese te vogla, me tezga, dyqane nga 5 metra katrore e keshtu me radhe dhe minimumi qe duhet te beje shteti per keta eshte tu krijoje ca lehtesira, se punesim spo u krijon. E vetmja frike qe kam eshte se kur te ktheje kembet nga dielli qeveria e Saliut dhe Edi Rama e PS ta heqin me ne fund kete takse do te jete shume vone. Bizneset e vogla tanime jane duke falimentuar ne mase, ca nga renia e fuqise blerese, ca nga gjobat e tatimoreve e ca nga listat e njerezve qe s’kane me para as per buke e djathe.