Berisha takon Rajerson, 20 vjet pas diskuton ende për zgjedhjet e lira

3 Dhjetor 2012, 18:09Politika TEMA
Berisha takon Rajerson, 20 vjet pas diskuton ende për zgjedhjet e lira

Kryeministri Berisha është takuar gjatë ditës së sotme me ish-ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri, Uilliam E. Rajerson. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet që kur Rajerson ka qenë ambasador, zgjedhjet e lira janë ende një problem për Shqipërinë, gjë që është pranuar edhe nga vetë Berisha. Por, këtë radhë, ky i fundit, ashtu si vite më parë, i ka premtuar ish-ambasadorit amerikan se do të bëjë zgjedhje të lirë.

“Kryeministri Berisha ka garantuar sot zgjedhjet të lira e të ndershme ndërsa ka kërkuar nga opozita të miratojë 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të kandidatit.

Kryeministri Berisha kërkoi nga opozita e udhëhequr nga zoti Rama do të heqë dorë nga bllokimi i procesit të integrimit, si dhe të marrë pjesë me vullnet të mirë politik në zgjedhjet e vitit 2013-ës”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

“Nga ana e tij ish-ambasadori Rajerson u shpreh i impresionuar me ndryshimet dhe progresin e jashtëzakonshëm që gjeti në Shqipëri”, vijon njoftimi.

5 komente në “Berisha takon Rajerson, 20 vjet pas diskuton ende për zgjedhjet e lira”

  1. Agimi says:

    Cfar lesh ndryshimesh ?
    Kur ka ardhur Rajersoni ambasador i Amerikes ketu ne Shqiperi,
    Amerika kishte President Gorge Bushin (plakun)..dhe gjate ketyre 20-vite Amerika ka njohur
    si president pervec Xhorxh Bushit (plakun) edhe Bill Klintonin si president, edhe Xhorxh Bushin ((te riun) si president, edhe Barak Obamen se fundi si president.
    Ndersa ne Shqiperi …Rajersoni erdhi..iku..erdhi prap ..dhe prap Berisha dhe prap probleme me zgjedhjet…2.
    Per 20 vjet o Rajerson ti hike dhe le d, erdhe dhe gjete ne Shqiperi ” The same shit”.

  2. banija01 says:

    E ke nuk ka ‘garantuar’se do bej zgjedhje ‘te lira e te ndershme’ dhe kur ndahen ju ngre gishtin e mesit.Berisha vet nuk do statusin se mbi te do rendoje,si e pesoj me anetaresimin ne NATO nuk kaloj dot ligjin per SHISH,se po te mos ishte ne NATO do ta kishte kaluar duke mos pyetur njeri.Berisha lutet qe PS te mos votoje ligjet keshtu me nje gur vret dy zogj.Edhe stausin nuk e mer edhe fajeson opoziten dhe ne qofte se PS do votonte ligjet e kerkuara, Berisha do fut duart ne zgjedhje per te mos negocuar per anetaresim.

  3. Treviso says:

    Kur nuk pranon zgjidhjen e problemit te qarkut te Fierit qe ka me shume se dy vjet, si mundet te shpresosh per zgjedhje te lira prej kriminelit te popullit shqiptar dheprej qeverise fashiste?

  4. kuq e zi says:

    Zoti Rajerson amerika kurr nuk ka dashur ta rregull shqiperin http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  5. misionari says:

    O Rajerson, pse nuk thua se ku e gjete dosjen e Sali Berishes?
    O Rajerson, nuk te vjen turp qe erdhe ne Shqiperi, qe e shkaterrove bashke me Sali Berishen e Azem Hajdarin?
    O Rajerson, si te hahet buka ne nje vend demokratik se SHBA -te ty qe vendose ne Shqiperi nje diktator si Sali Gadafin?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje