Zëdhënësi i Fyles: Reklamat shtetërore janë shpërndarë pa zbatuar kritere objektive

3 Dhjetor 2012, 12:25Politika TEMA

Zëdhënësi i komisionit Europian, Peter Stano, lajmëron zhvillimin e një seminari të madh rreth medias shqiptare në Tiranë në muajin janar të vitit të ardhshëm për të trajtuar të gjitha “plagët” e medias në Shqipëri.

“Nga pikëpamja europiane, ndërsa liria e shprehjes dhe liria e medias janë ruajtur përgjithësisht, jo të gjitha kushtet e domosdoshme për një raportim të paanshëm dhe kritik janë plotësuar. Interesat dhe presioni politik, të kombinuara me autocensurën, vazhdojnë të ndikojnë në zhvillimin e medias së pavarur. Media shpesh tregon një pozicionim të hapur me një parti politike a një tjetër. Gjithashtu kushtet e punës së  gazetarëve janë larg ideales– ata janë të ekspozuar ndaj presioneve të redaktorëve e pronarëve: tregu i vogël dhe i fragmentuar i medias dobëson qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe rrjedhimisht aftësinë e tyre për të mbajtur një pikëpamje të pavarur ndaj ngjarjeve. Një problem tjetër është se një pjesë e konsiderueshme e fushatave të publicitetit të financuara nga qeveria (reklamat shtetërore) në tregun e reklamave i është drejtuar mediave pa zbatuar ndonjë kriter objektiv”, shprehet Stano për GSH.

Sipas tij, gazetarët shqiptarë kanë qenë miqtë më të mirë të integrimit evropian, jo vetëm duke ndjekur procesin dhe raportuar për zhvillimet e tij, por shpesh duke bërë një vlerësim kritik dha analizë të procesit.

Për sa i përket gazetarisë investigative, Sano pohon se: “Ne do të paraqesim një projekt rajonal për të mbështetur vetë-rregulloret e mediave, sepse të ndjekësh standarde profesionale dhe etike është tipar i paevitueshëm i gazetarisë investigative”.

5 komente në “Zëdhënësi i Fyles: Reklamat shtetërore janë shpërndarë pa zbatuar kritere objektive”

  1. Labi Vlore says:

    Z.Stano.Edhe nje kusheriri im qe rri me dhi ne fshat,akuzon ju baraz me Sali Berishen per gjendjen ku gjendet Shqiperia.Eshte per tu habitur,por nuk ka ngel njeri ne Shqiperi.I madh a i vogel,i shkolluar apo i pa shkolluar,qe nuk ka kuptuar se juve as qe ua ndjen fare per Shqiperine,e madje kontribuoni direkt per mosrrezimin e diktatures se instaluar ne ate vend.Kontribuoni shume negativisht madje.Jo shikoni interesat tuaja,dhe une jam dakort me kete.Por nuk mund te pranoj se jeni miqte tane me te mire.

  2. NIPI I VOJO KUSHIT says:

    Perfaqesuesi i ‘Europes’ pas 22 vjet ‘integrim’me 12 pika e 13 presje,me treligje e me kodra pas BREGUT,e me LIS(lidhje integrim Skrapar)kur kujtuan se shqipetaret jane te tere ‘salisjane’ dhe ngopin femijet e tyre kur shohin te ngopur femijet e Saliut tani:na thone qe skemi shtyp qe ne DEMOKRACI QUHET PUSHTETI I KATERT!
    JU INI PERGJEGJES PER SHKATERRIMIN PO AQE SA 140 HAJDUTET NE PARLAMENT.LARG DUART NGA GJAKU I TE RENEVE.

  3. coku says:

    Cdo te thote “pa zbatuar kritere objektive”?

    Ore ka ndonje perkthim gabim apo ka thene konkretisht kete gje?

    Ore ka nje ligj per kete gje me sa di une. Ka hetuar njeri?

    Cthote ky europiani, se na dalldisis fare. Nese ka informacion se

    si jane shperndare reklamat, te thote “o mire” , “O keq”, se na cane

    trapin me keto deklarata idionte.

    Ka ndonje percaktim ligjor se cdo te thote “Pa zbatuar kritere objektive”

    Varri leshte. Edhe keta nje mut. Skena per tja pare hajrin ketyre nese nuk reagojme vete, per keto probleme.

  4. Naivitet apo korupsion says:

    O Zëdhënësi i Fyles, ne Shqiperi po istalohet Partia – Shtet,te tjerat jane prodhe kali.
    Po qe se nuk e kupton kete,me mire mos dil fare te besh “kritika” demokratike.

  5. MONIZEM - SHPELLAR - RRUMPALLE says:

    SHQIPERIA RRGJIM “MONIST”, QEVERI “SHPELLARESH”
    DHE SHTET “RRUMPALLE”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje