Debati i së dielës: Dhuna ndaj grave, një makth i pashprehur

2 Dhjetor 2012, 19:34Politika TEMA
Debati i së dielës: Dhuna ndaj grave, një makth i pashprehur

Nga: Kristina Zharkalliu

Posteri eshte marre per historia-ime.com nga fushata ndergjegjesuese e shoqates “Ne Dobi te Gruas Shqiptare”

Shumë vajza të reja presin me padurim të rriten dhe një ditë të krijojnë familjen e ëndrrave të tyre. Familja ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe kulturën shqiptare. Por, ndërkohë që mbetet një ndër vlerat më të mëdha, ajo në të njëjtën kohë mund të kthehet në makth për disa gra.

Në Shqipëri, një në tri gra është rrahur apo është nënshtruar formave të tjera të dhunës brenda familjes së saj. Edhe pse dhuna në familje në vendin tonë nuk është sekret, gratë nuk flasin hapur për këtë. Turpi, frika dhe nderi bëjnë që shumë gra në heshtje të tolerojnë sjelljet brutale, zakonisht të shkaktuara nga burrat ose partnerët e tyre (pa përjashtuar dhunën nga baballarët e tyre, vëllezërit apo anëtarët tjerë meshkuj të familjes). Në shumicën e rasteve, viktimat janë penguar nga denoncimi i agresorit të tyre. Në krahasim me vitet e kaluara, numri i grave që lajmërojnë policinë për incidentin është rritur ndjeshëm. Por ende, shkalla qëndron në përqindje relativisht të ulët.

Justifikimi mitik “ai të do ndaj të rreh,” thjesht nuk ekziston. Sipas sondazheve, shumica e bashkëshorteve të abuzuara vazhdojnë të jetojnë së bashku me dhunuesin e tyre. Shqetësuese, këto gra janë të detyruara të jetojnë nën të njëjtën çati me këta njerëz për shkak të normave të larta të papunësisë në veçanti për gratë, kushteve të vështira ekonomike, mungesës së shtëpive, për shkak të fëmijëve të tyre, si dhe mendimit të anëtarëve të familjes dhe thashethemeve të fqinjëve. Më tepër, ironia tragjike në raste të tilla është se gruaja është ajo që ndihet e turpruar dhe stigmatizuar. Mbajtja e gjërave për veti dhe hipokrizia e shoqërisë shqiptare i bën njerëzit që të brengosen më shumë në lidhje me atë se çfarë thonë njerëzit e tjerë se të përballen me problemin e vërtetë.

Zakonisht, dhuna ndaj grave rrjedh nga pabarazitë në mes të dy gjinive, si në jetën publike ashtu dhe private. Megjithatë për Shqipërinë në veçanti, karakteri patriarkal i familjes shqiptare, izolimi nga pjesa tjetër e botës gjatë regjimit komunist dhe periudha e tranzicionit që vendi po e kalon aktualisht janë shenjat të cilat kanë përvetësuar këto praktika dhe mentalitete mesjetare.

Në vitin 2006, Shqipëria ka miratuar ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare.” Sipas këtij ligji, viktimat e dhunës në familje mund të kërkojnë masa të mbrojtjes dhe të kërkojnë nga ministritë përkatëse bashkëpunim në identifikimin dhe ndjekjen penale të dhunës në familje. Definitivisht, ligji i përmendur më lart ka nxitur besimi tek shumë gra që ato të denoncojnë dhunën në familje tek autoritetet. Megjithatë shumë punë mbetet për t’u bërë.

Pavarësisht nga miratimi i ligjit ose masat tjera ligjore, vrasjet e zymta rregullisht paraqiten në titujt kryesor. E fundit ishte vrasja e vajzës 18-vjeçare shtatzënë e cila u gjet e vdekur me kokë të prerë. Në këto raste, mediat trajtojnë gratë si objekt dhe në vend të përqëndrohen në arsyet themelore dhe mjedisin kulturor pse ndodhin incidente të ngjashme, ato janë vetëm përmbajtje të shkruara dhe detaje të përshtatshme. Sa më ndryshe kjo mund të ishte në qoftë se mediat, si fuqi e katërt, flasin dhe e edukojnë audiencën e tyre në lidhje me marrëdhëniet dhe respektin në mes gjinive.

Pa dyshim, nuk është lehtë të qënit grua në Shqipëri. Në fakt, kurrë nuk ka qenë. Përveç mizorisë familjare, gratë shqiptare duhet të përballën me forma tjera të abuzimit. Këtë herë, jashtë shtëpive të tyre. Abuzimi verbal në rrugë ose prekjet ‘pa prapavi’ në autobus vëjnë gratë dhe vajzat në pozitë të vështirë. Përveç kësaj, ngacmimi seksual nga ana e punëdhënësit, kolegut apo klientit, profesorit perverz në shkollë ose në universitet është gjithashtu torturuese. Këto sjellje të turpshme nuk mund të krijojnë mavijosje ose të shkaktojnë vdekje, por shkelin personalitetin e gruas dhe integritetin e saj psikologjik.

Dhuna me bazë gjinore është një abuzim i të drejtave të njeriut dhe dinjitetit. Ajo nuk është vetëm një fenomen shqiptar dhe ka ndikim tek të gjithë ne. Ajo nuk ka kufij gjeografik, etnik apo kulturorë. Gratë e dhunuara mund të jenë nga të gjitha klasat, moshat dhe racat. Kjo është arsyeja pse dhuna ndaj grave nuk duhet të shikohet vetëm si një çështje e femrave. Meshkujt duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në luftën dhe parandalimin e dhunës ndaj grave, sepse në këtë mënyrë ata parandalojnë dhune kundër nënat, motrat, bijat apo shoqet e tyre.

21 komente në “Debati i së dielës: Dhuna ndaj grave, një makth i pashprehur”

  1. Zef Shtjefni says:

    Un nuk jam ka komentoj. ma se parit jam ka pys Zhozefinen, njajo i din ma mir kto pun.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html

  2. VERONIKA says:

    Zonjè,kushdo ju qofshi,keni bèrè njè artikull tè dobèt,pèr njè problem tè madh.Keni vendosur njè foto,qè mund tè ndezi fantazinè pèr çdo lloj gjèje,por vetèm pèr dhunè nuk lè dyshime.Gratè e dhunuara i kanè sytè e nxirè,jo nga lapsi,i kanè dhèmbèt e thyer,dhe kanè vèshtrim tè pèrhumbur.
    Keni marrè ca fjalè,ca fraza i keni bashkangjitur ,njèsoj si njè poezi e njohur,por qè e recitoni dobèt.Do citoj fillimin:vajzat mezi presin qè tè rriten tè ikin tè krijojnè familjen e èndrrave tè tyre…jo nuk funksionon kèshtu,e shikojnè si alternativè ,pèr ti shpètuar familjes sè tyre,e shohin si trasgresion,si diçka tjetèr qè do bèrè,sepse shoqèria ka vendosur disa *rregulla* dhe duhen zbatuar.Vajzat e reja duhet qè nga ne familjet ,nènat tu edukohet shkollimi,afirmimi nè jetè,nè shoqèrinè civile,detyrat qè kanè dhe tè drejtat,TE DREJTAT,qè kanè.Jo ,Zonjè ,nuk èshtè vetèm pèr disa qè kthehet nè makth–1 martesè nè 3 kthehet nè makth,mangèsi e madhe te ky artikull janè statistikat-qè janè tè frikshme.Zonjè,gratè po rrihen nè gjykatè,para gjykatèsit,para fèmijève.Dhe askush nuk bèn gjè.Ligji i mbrojtjes nuk funksionon fare,fare e kuptoni çdo me thènè 0-xero!!!Keni biseduar ndonjèher me inspektorèt e dhunès nè familje???A e dini sa mund tè bèjnè??Asgjè.ASKUSH BEN ASGJE NE KTE VEND TE NEMUR!!!Ju them si funsionon,sepse merrem me ktè gjè-jo nuk jam e *shtetit*.Vete nè polici e nxirè kokè e kèmbè-jo si kjo fotua qè keni bèr ju,-ke njè tip -inspektor,qè zakonisht èshtè militant dhe asqè nuk di tè shkruajè,nuk e di pse èshtè aty,ose ke ndonjè 45-50 vjeçar qè picèrron sytè dhe i thotè tè dhunuarès::*hèhèhè ,burri nuk tè rre kot ,ça ke bèrè,hè moj ça ke bèr…!!!!Zonjè unè sa herè pèrballem ,me kta njerèz,mè vjen tè kap gjithè parlamentin dhe ti dhunoj tè gjithè ,njè nga njè—mah nuk do ja vlente,fakti qè merren me politikè d.m.th.qè janè tè dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.
    E mbyllni me :meshkujt duhet tè jenè pjesè aktive—Zonjè ata janè pjesè aktive..dhunohet 1 grua çdo 3 minuta–Zonjè ,ata duhen ç’aktivizuar,duhen kastruar,do dhènè valium,dhe fotoksinè po qe e nevojshme..DUHEN NDERGJEGJESUAR GRATE,ZERI DUHET TE NGRIHET ,DUHET ULURIRE,POR JO ME NJE ARTIKULL ME FRAZA TE STERLEXUARA QE NUK TE THONE ASGJE.STRUKTURA,DUHEN STRUKTURA,NR TELEFONI,KOMITET I GRAVE NE CDO QYTET,NJEREZ VULLNETAR QE NDERHYN NE CDO RAST.
    Nuk di se çfarè bèni nè TR,por unè jetoj nè FR,nuk ka apsolutisht asgjè,asnjè strukturè,èshtè tmerr,jemi qarku me helmimet nga fotoksina mè tè larta nè nivel republike,me ndarjet mè tè larta..ktu po mund tè mè ndihmoni,mè dèrgoni njè adresè,nè njè strukturè,dikè qè mund ti sinjalizoj nja dy situata nè kufijtè e imagjinatès.
    Zonjè,komenti im nuk èshtè njè akuzè pèr ju,por sinqerisht jam e demoralizuar,e kam bèrè ktè punè pèr disa vite,kam parè pèbindèsha qè abuzonin me fèmijè 4 muajsh,dhe nè heshtje i kam uluritur dhe zotit,sepse ai nè heshtje dègjon–por shtet mè lavire,shoqèri mè injorante,indiferente se kjo e jona nuk mè kanè parè sytè!!!!!
    Artikulli juaj nuk mè ndihmon,mè acaron mè shumè,sepse ka shumè fjalè,fjalè dhe njè fotografi tè shpifur!!

    1. mirena says:

      me e goditur eshte pergjigjja se sa artikulli. Fotografia eshte vertet irrituese.

    2. psy says:

      sigurisht qe shkrimi juaj eshte shume me i ndjere dhe realist,ndersa tjetri eshte per te justifikuar leket qe marrin keto organizata per te bere asgje.

    3. andi says:

      Qenke e frustruar nga kjo pune!

      Te sugjeroj, qe frustrimin ta clirosh ne forma me pozitive, duhet te shkeputesh nga qerthulli i clirimit energjitik ne forma negative, tipike e mentalitetit shqiptar, i cili nuk e kupton dot egzistencen e tij pa viktimizuar ndokend!

      Aq me teper, si grua qe je s ‘te takonte ti biesh gruas, qe shkruan kete artikull, sepse s’te pelqeka forma artistike e zgjedhur, etj, per te percjelle mesazhin ne mbrojtje te grave.

      Kur gruaja sulmon gruan, per arsye banale, cfare duhet te presim nga gjinia tjeter! Ketu fillon zinxhiri i problemeve. Gruaja eshte ajo qe edukon keto femije me mentalitet dominues e qe behen meshkuj nje dite dhe dhunojne, barren me te madhe ajo e ka dhe i edukon ne forma te tilla patriarkaliste, sepse keshtu e kane mesuar dhe s’di ndryshe. Edukon mentalitete diferencuese, qe nje dite do te kthehen vete kunder saj, pra kunder vete gruas.

      Asnje mesazh pozitiv nuk merr, kur lexon pertej rreshtave, ate c ka ke shkruar.

      Ose perpiqu te besh dhe ti dicka ne kete kuader te politikave informuese, pvaresisht demoralizimeve personale, ose mos sulmo te tjeret qe arrijne te percjellin dicka, pavaresisht formes dhe ngjyrave sepse nuk kontribuon pozitivisht ne kete sipermarrje.

      Objektivi eshte shume here me i rendesishem, sesa forma qe ke zgjedhur per ta arritur kete objektiv!

      1. VERONIKA says:

        Andi

        Kurse ju do jeni ndonjè nga ata qè i ka hyrè vetja nè qejf me ktè punè,sepse nuk bèhet asgjè–thjesht marrin fonde.
        Mos mè sugjeroni pozitivitet,sepse ktu nuk ka asgjè pozitive,
        e vetmja gjè qè kam shqiptare èshtè kombèsia.
        Unè si grua *sulmova* gruan–aaa tè lutem,se me injorancèn e kam pak tè vèshtirè,mosarsyetimi juaj mè bèn tè humbas dhe mua arsyen.Ku e shihni sulmin,tek realiteti i vrazhdè,i hidhur–po ky èshtè pra.
        Nuk èshtè se jemi nè teatèr dhe mè duhet tè mè pèlqejè performanca artistike e ksaj zonje–ma ka paraqitur sikur para kam njè çokollatè tè èmbèl dhe po llastohem se nuk kam dhe krem…
        Pastaj kto fjalèt e *mèdha* tè njè zinxhiri edukus,i keni fraza tè kopjuara ,nè kto seminaret qè gjithmonè i bèni,pèr tè justifikuar ca fonde–por çfarè edukimi mè tregoni,po si mund tè edukojnè,po a kuptoni qè keni 75% lavatriçe,fshesa me korent,objekte kènaqèsie,makina (kafshè) riprodhuese,por jo GRA,kto nuk duken asgjèkundi,pjesèn tjetèr e keni bèr militante partie,qè kanè shumè fustane,shumè bizhu tè pavlera,venè nè shumè konventa,kanè ca krehje flokèsh qè dhe majmuni do trembej,por nuk janè gra-nèna.Po tè lutem Andi,ky koment nè drejtimin tim èshtè dashakeqès,sapo lexova titullin,thashè epo ja qè nuk u folka vetèm pèr *zonja* qè kanè legenin nè dorè,dhe titulli èshtè domethènès,por kurrsesi jep mesazh.Lexojeni me paanèshmèri,unè se njoh zonjèn e artikullit,nuk kisha arsye ta *sulmoja*,kurse ju dukeni qartè qè e njihni.Do mè falni qè nuk pata njè performancè *artistike* tè kèndèshme.
        Tè pèrpiqem tè bèj diçka????Ku e dini ju se çfarè po bèj unè??
        Mè tregoni ju,mè dèrgoni njè adresè ku mund tè drejtohem,ose pèr çfarè mund tu jem e nevojshme,dhe do e shikoni performancèn artistike—nè FR,èshtè mbyllur njè nga kto shtèpitè e politikave pèr fèmijèt autikè…jam unè ajo qè e denancova–okkk nuk vete asnjè nè burg,sepse ju jeni *artistè* tè medhenj,por unè dhe pse ato ijena qè e drejtonin ishin gra –i sulmova–sepse pikèrisht janè gjithmonè brenda llojit ata qè tè dèmtojnè-sulmojnè.
        Andi i imi ishte thjesht njè kèrkesè pèr ngritje zèri,pèr ta tronditur ktè qetèsi-errèsirè qè po vret breza.Mos mè duhet dhe tu kujtoj D.Kaloshin???opsss,kamè frikè se do ma merrni si *sulm*…jo i dashur nuk i sulmon dot,kanè LSI-nè,ka vajtur dr diku tjetèr.
        Debat konstruktiv,pikèrisht pèr tè arriturr njè objektiv,jo pèr tu treguar tè tjerève sa tè *frustruar* janè!!!!

    4. 123456789987654321 says:

      .Nuk jane grate ato qe duhen te ndergjegjesohen sigurisht edhe ato por ne jetojme ne nje shoqeria qe na meson TE MOS DHUNOHEMI ne vend te na mesoje Te mos dhunojme

  3. alban4eva says:

    o Zef, lene Zhellefinen, mos u merr me te, se ajo asht burrneshe grue, mor po asht burre fare.. ajo te “kap prej zhellesh dhe te qit jashte”.. more vesh..??? :O

  4. gert shyti says:

    Bjeruni more burra se nuk marrin vesh ndryshe ?

    1. amiami says:

      hahahahahahahaha sa koment koti

  5. besa says:

    Zonjè,kushdo ju qofshi,keni bèrè njè artikull tè dobèt,pèr njè problem tè madh.Keni vendosur njè foto,qè mund tè ndezi fantazinè pèr çdo lloj gjèje,por vetèm pèr dhunè nuk lè dyshime.Gratè e dhunuara i kanè sytè e nxirè,jo nga lapsi,i kanè dhèmbèt e thyer,dhe kanè vèshtrim tè pèrhumbur.
    Keni marrè ca fjalè,ca fraza i keni bashkangjitur ,njèsoj si njè poezi e njohur,por qè e recitoni dobèt.Do citoj fillimin:vajzat mezi presin qè tè rriten tè ikin tè krijojnè familjen e èndrrave tè tyre…jo nuk funksionon kèshtu,e shikojnè si alternativè ,pèr ti shpètuar familjes sè tyre,e shohin si trasgresion,si diçka tjetèr qè do bèrè,sepse shoqèria ka vendosur disa *rregulla* dhe duhen zbatuar.Vajzat e reja duhet qè nga ne familjet ,nènat tu edukohet shkollimi,afirmimi nè jetè,nè shoqèrinè civile,detyrat qè kanè dhe tè drejtat,TE DREJTAT,qè kanè.Jo ,Zonjè ,nuk èshtè vetèm pèr disa qè kthehet nè makth–1 martesè nè 3 kthehet nè makth,mangèsi e madhe te ky artikull janè statistikat-qè janè tè frikshme.Zonjè,gratè po rrihen nè gjykatè,para gjykatèsit,para fèmijève.Dhe askush nuk bèn gjè.Ligji i mbrojtjes nuk funksionon fare,fare e kuptoni çdo me thènè 0-xero!!!Keni biseduar ndonjèher me inspektorèt e dhunès nè familje???A e dini sa mund tè bèjnè??Asgjè.ASKUSH BEN ASGJE NE KTE VEND TE NEMUR!!!Ju them si funsionon,sepse merrem me ktè gjè-jo nuk jam e *shtetit*.Vete nè polici e nxirè kokè e kèmbè-jo si kjo fotua qè keni bèr ju,-ke njè tip -inspektor,qè zakonisht èshtè militant dhe asqè nuk di tè shkruajè,nuk e di pse èshtè aty,ose ke ndonjè 45-50 vjeçar qè picèrron sytè dhe i thotè tè dhunuarès::*hèhèhè ,burri nuk tè rre kot ,ça ke bèrè,hè moj ça ke bèr…!!!!Zonjè unè sa herè pèrballem ,me kta njerèz,mè vjen tè kap gjithè parlamentin dhe ti dhunoj tè gjithè ,njè nga njè—mah nuk do ja vlente,fakti qè merren me politikè d.m.th.qè janè tè dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.
    E mbyllni me :meshkujt duhet tè jenè pjesè aktive—Zonjè ata janè pjesè aktive..dhunohet 1 grua çdo 3 minuta–Zonjè ,ata duhen ç’aktivizuar,duhen kastruar,do dhènè valium,dhe fotoksinè po qe e nevojshme..DUHEN NDERGJEGJESUAR GRATE,ZERI DUHET TE NGRIHET ,DUHET ULURIRE,POR JO ME NJE ARTIKULL ME FRAZA TE STERLEXUARA QE NUK TE THONE ASGJE.STRUKTURA,DUHEN STRUKTURA,NR TELEFONI,KOMITET I GRAVE NE CDO QYTET,NJEREZ VULLNETAR QE NDERHYN NE CDO RAST.
    Nuk di se çfarè bèni nè TR,por unè jetoj nè FR,nuk ka apsolutisht asgjè,asnjè strukturè,èshtè tmerr,jemi qarku me helmimet nga fotoksina mè tè larta nè nivel republike,me ndarjet mè tè larta..ktu po mund tè mè ndihmoni,mè dèrgoni njè adresè,nè njè strukturè,dikè qè mund ti sinjalizoj nja dy situata nè kufijtè e imagjinatès.
    Zonjè,komenti im nuk èshtè njè akuzè pèr ju,por sinqerisht jam e demoralizuar,e kam bèrè ktè punè pèr disa vite,kam parè pèbindèsha qè abuzonin me fèmijè 4 muajsh,dhe nè heshtje i kam uluritur dhe zotit,sepse ai nè heshtje dègjon–por shtet mè lavire,shoqèri mè injorante,indiferente se kjo e jona nuk mè kanè parè sytè!!!!!
    Artikulli juaj nuk mè ndihmon,mè acaron mè shumè,sepse ka shumè fjalè,fjalè dhe njè fotografi tè shpifur!!

  6. irma says:

    foto nuk eshte vendosur nga autorja.

  7. Bekimii says:

    Kurse unë kam një grua që po ta vrasësh, të ngrejnë lapidar fëmijët e saj, të mitë. Por, ngaqë ka ligje, nuk e bën dot njeri. Kjo femër nuk njeh asgjë tjetër përveç dhunës mbi këdo që e ka ndër vete. Po qe para policit, autoriteteve, qan e përgjërohet si viktimë, se punoka shumë dhe nuk ia dijnë. Kam vënë re se femra të tilla, që ia sjellin në majë të hundës cilitdo që njihet me ta për më shumë se 3 muaj, që e lozin mjeshtërisht rolin e viktimës.
    Në Amerikë, rreth 92% e “viktimave” janë fajtore për pasojat mbi ta/to.
    Krimet e krera nga femrat janë nga më monstruozet. Ato, falë fizikut më të fortë të mashkullit (në përgjithësi) nuk janë në numër sa meshkujt, si dhunues. Ama, ashpërsia e krimeve të dhunës, sadizmit të kryera prej tyre, ia kalon atyre të meshkujve. Kjo ngjet edhe në Shqipëri. A e kujtoni atë rastin para ca vjetësh në Korçë që një grua e coptoi me sopatë djalin e ish të dashurit, 13 veç, dhe e hodhi në pus?! Po në Sarandë para ca vitesh që e vau burrin në gjumë. Unë di në fshatin tim, para mëse 60 vjetësh (tregon ime më) një bashkëfshatare e jona e rrahu për vekje vajzën e saj 5 vjeçare. (Dhe, fatkeqësisht, ajo as nuk u dënua). Të tregosh për shembujt e krimeve të dhunshme, kryer nga femrat në Amerikë e Kanada, kjo që ngjet në Shqipëri të duket si rrëfejë argëtuese. Në Miçigan, para nja 15 vjetësh nëna e betonoi fëmijën e saj në kosh të plehrave. Një tjetër varrosi 9 burra- dashnorë, njërin pas tjetrit, në oborin e saj. Suzan Smith, andej nga 94-5 mbyti 3 fëmijët e saj në lum se nuk ia donte dashnori. Sa për të përmendur ca.
    Jam lodh me këto sensibilizimet për dhunën ndaj grave.
    Unë jam kundër dhunës së çdo lloji. Ndal poretretizimit të femrës si viktimë e vetme e dhunës!
    Për vete jam i bindur se femrat duhen privuar nga çdo lloj pushteti, qoftë me ligj. Ka perënduar koha kur femra ishte simbul i mirësisë, urtësisë dhe dashturisë. Më shuë i shkon përshtat: Femra simbol i ligësisë, urrejtjes, sadizmit, lakmisë. Dhe kështu kemi pasojat e homoseksualizmit. Meshkujt shkojnë me meshkuj se nuk gjenë dot më femilitetin tek gratë. Dhe nga ana tjetër, femrat ushtrojnë maskulinitetin tek njëra-tjetra.
    Turp!

    1. VERONIKA says:

      Bekimii me shumè iiiiii,jetoni nè Amerikè,keni njè grua qè doni ta vrisni,po s’ju lè ligjiiiiiii???HAHAHAHAHAHHAHAHAAAAAAAAAHHAHAHHAH
      PO HAJDENI KETU MOR ZOTERI ME SHUME IIIII ,HAJDENI KETUUUU,VRIJE,DHUNOJE,PRIJA KOKEN,TA PASKA THENE DHE MAMAJA ,AJO E VRAU FEMIJEN DHE NUK U DENUA,PO HAJT MOR ZOTERIIIII,SE KTU JO VETEM QE NUK TE DENOJME POR DO TE NGREME DHE LAPIDARIN,MBASE NA NDIHMOJNE DHE FEMIJET E TU.
      unè kam *humbur* disa vite na Shqipèria,nuk i di kto historitè e tua,por di njè fare tè re ktu ku banoj,njè grua i hodhi vaj tè nxehtè nè vesh burrit,sepse punonte gjithè ditèn dhe natèn,kurse ai kujdesej vetèm pèr shfryrjen e hormoneve shtazore tè tija,me raste dhe mbi tè bijèn..
      Bekimiiiii,mos e lini gruan tè lexojè ktè historinè e vajit..
      Bekimiiiii,e dike mirè dhe pasojèn e homoseksualizmit,por nqs ke ndonjè merak,ka dhe njè mundèsi tjetèr,NDAHUNI,pa lapidarè pèr asnjèrin,dhe nxirrni çdo lloj meraku…ndoshta dhe gruaja do fillojè tè kènaqet,se pèr tè patur njè *iiiiiii* nè shtèpi,detyrimisht èshtè e pakènaqur
      AH pse nuk ju shpèlan njè mortje,po pse hani kot bukèn,po pse i mèshoni kot dheut…nè Amerikè–kafsha po njèsoj qenka dhe atje!!!!!

      Besa,po ti pse ke fotokopjuar komentin tim??

  8. babai says:

    O Betim, mund te jete e vertete ajo qe thua ti, ashtu si edhe qe nje burre ne familje luan rolin e viktimes.

    Problemi i dhunes per te dy sekset nuk duhet interpretuar si i drejte apo i padrejte nga shkaku qe ndodhi, por se cila menyre e duhur duhet perdorur per zgjidhjen e problemeve midis sekseve.

    Pra, duhet kuptuar nga te gjithe se per cdo lloj mosmarrveshje qe mund te kete midis mashkullit dhe femres asnjehere te mos perdoret dhuna, por te ndiqen te gjitha rruget ligjore deri ne divorc.

    Ndjekja e ketyre rrugeve do te jete me kostot me te uleta per te gjithe, perfshi edhe femijet dhe familjet e te dy paleve.

    Keshtu do te edukohen edhe brezat e ardhshem.

    Persa i perket asaj qe femrat jane shkaktare per homoseksualizmin nuk eshte aspak e vertete, sepse kete nuk e shpjegon fakti se pse ne kete rruge perfshihen edhe shume adoleshente .Pjella e ketij fenomeni dhe perhapja e tij eshte sistemi ku ne jetojme, qe e propogandon dite e nate si dicka normale.

  9. Bekimi says:

    Ju që shkruani për të tjerët, do të qe mirë të shkruani, të ilustroni shembullin tuaj personal, dhe mos bëni gjykatësin e të tjerëve.
    Unë atë bëj, dhe flas me gjuhën e statistikave e fakteve për të tjerët. Nuk bëj spekullime dhe përgjithësime. Nuk dua të rishkruaj komentin e mësipërm, por do të shtoj se kam parë dhe konstatuar aq shumë dhunë nga femrat saqë jam krejt skeptik rreth “gruaja viktimë e dhunës”.
    Të ftosh ligjin për të zgjidhur çështjet e tua me atë që ke vendosur të krijosh familjen , në gjykimin tim është njësoj sikur edhe bashkëshort/e të kërkosh prej qeverisë.

  10. Bekimi says:

    Të kërkosh ndihmën e shtetit për të zgjidhur çështje bashkëshortore i bie që edhe për të gjetur një të tillë, të bësh të njëjtën- Të të gjejë shteti grua/burrë.

  11. Mili says:

    sikur asgje mos ta thonte, mua me mjafton fjalia e fundit. Sepse duhet te jen meshkujt ata qe duhet te na ndihmojn rreth kesaj cestje. Dhe ky eshte mesazhi qe kjo ka dashur te percjell. dhe mua foto sme pelqen po ndoshta e kan zgjedhur sepse pikerisht eshte shume acaruse.

  12. anna says:

    ej o njerez late nammmm sidomos ky BEKIMI si mer ti zotri mund te q e e ke te drejte ta rrafesh gruan nqs ke nje vajze do te doje qe edhe ajo te rrihej ne te ardhmen nga bashkshorite i saj po ti O SHQIPTAR me mentalitet te uet qe mduket se qeke anej nga pylli e kupto qe ti po merr nje jete ….. jeten e gruas qe te beri dhurat gjene me te shtrenjte qe jane femijet ….PO KOT S THONE NJERZIT ……SHQIPTARET Jane KAFSHEEEEEE

  13. yesxhi says:

    te lumte veronika me pelqeve shume ne komentet qe bere

  14. te lumte veronika me pelqejne komentet e tu ta mbrojme gruan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje