Ai ishte në ishte në “timonin” e qeverisë në periudhë delikate pas ndryshimit të sistemit. Nga liberalizimi i çmimeve e kursit të këmbimit, fillimi i privatizimeve te zhvendosja e popullsisë urbane…
I pari Kryeministër i erës pluraliste, Aleksandër Meksi, bëri betimin më 19 prill 1992. Qeveria që u kryesua prej tij doli nga zgjedhjet e 22 marsit. Ai qëndroi në këtë post për pesë vjet.
U hartua një program qeveritar (nga ai dhe të gjithë ministrat) që u paraqit në Parlament për të marrë votëbesimin. Në këto momente ishte ndihma dhe asistenca e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që disa muaj më parë kishte nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e stabilitetit të Ylli Bufit. Edhe Banka Botërore asistonte. Në atë kohë, e gjithë qeveria pati një mbledhje të përbashkët me të dërguarin e FMN-së Sing, i cili mbajti një leksion mbi reformat që duhet të ndiqeshin.
Do të hiqej 80 përqindëshi i pagës që merrej duke qëndruar në shtëpi, një gangrenë që rrëzoi përfundimisht ekonomikisht Shqipërinë, duhej bërë liberalizimi i çmimeve, përfshi edhe çmimet e shportës, liberalizimi i bukës, i energjisë elektrike. Gjatë dy viteve të para çmimi i energjisë elektrike ndryshoi pesë herë, krahasuar me çmimin e vjetër. Por, askush nuk e ndjeu këtë ndryshim, sepse për 250 kw/h konsum mujor, diferenca e çmimit iu kthye njerëzve, plus rrogës, si kompensim. Kjo u bë edhe për çmimet e shportës së ushqimeve dhe njerëzit mbijetuan, e jo vetëm një herë. U bë privatizimi i ndërtimit dhe i transportit, liberalizimi i kursit të këmbimit, liberalizimi i tregtisë në përgjithësi.
Disa nga industritë mbijetuan e të tjera ishin në vështirësi të mëdha. Uzina, si ajo e Traktorit, Mekanike e të tjera, ishin jorentabël. Këtë e tha edhe Ramiz Alia në fjalimin e tij para studentëve.
Me privatizimin që u ndërmor eci përpara industria ushqimore, e fragmetarizuar në fillim. Industria minerale funksiononte për aq sa ishte e mundur të funksiononte, për teknologjinë që kishte dhe mbi bazën e çmimit në tregun botëror.
Në atë kohë, shpërtheu edhe një problem tjetër i natyrës urbane, pra ndodhi një zhvendosje popullsie mjaft e rëndësishme brenda vendit. Një masë e madhe popullate rurale u zhvendos drejt qyteteve. Ky ishte një fenomen që filloi në ‘91, kur u lejuan njerëzit të bënin çfarë të donin, ashtu sikundër edhe sot.
Deri nga mesi i ‘94 mund të quhet periudha e parë e mbijetesës dhe e transformimit, kur ndodhi një përmbysje e vërtetë, si në rritjen e prodhimit, rritjen e të ardhurave për frymë, si në uljen e inflacionit, që nga 250% shkoi në 20-30%, e me radhë. Pasi u kalua kjo periudhë, kur me ndihmën e huaj për mallrat që vinin, shiteshin nën kontrollin e të huajve, me çmime të caktuara bashkërisht me të huajt dhe futeshin në buxhetin e shtetit, filloi një periudhë në të cilën prodhimi vendas jepte mundësi, një buxhet të ri. U strukturuan doganat që nisën të funksiononin, u fut TVSH-ja, taksa e qarkullimit, taksa e vlerës së shtuar, u ngrit dhe filloi të funksiononte sistemi i tatimeve, ku shkallë-shkallë pesha e tyre fillonte e rritej me nga 1-2% çdo vit. Investimet e privatëve gjithashtu u rritën, filloi ndërtimi dhe privatizimi i shtëpive. Kjo ishte periudha e parë. Në periudhën e dytë, pas ‘94-s, filloi të investohej direkt në industri, kryesisht industritë që ende ishin të shtetit, si energjetika apo minierat. Në këtë kohë energjetika u ndodh përpara një të papriture, në rritjen e konsumit nga familjarët, jo nga industria, çka solli rinovimin disa herë rresht të rrjeteve kryesore të furnizimit në qytetet e madha të Shqipërisë, të cilat patën një “bum” demografik.
Periudha tjetër është një periudhë që shkon deri nga ‘96, ishte gjithnjë në rritje dhe në përmirësim të vazhdueshëm të jetesës, me rënie të largimit nga Shqipëria, me rritje të të ardhurave nga emigrantët, me kthim të emigrantëve nga fundi i ‘95–‘96.
Në këtë kohë kemi edhe një nga ngjarjet më negative për popullin shqiptar, piramidat, efekti i të cilave u ndje në periudhën nga korrik-gushti ‘96 deri në janar-shkurt ‘97.
Cila ishte gjendja ekonomike e Shqipërisë kur ju morët detyrën e Kryeministrit të vendit?
Për ta ilustruar më mirë, më kujtohet një rubrikë e përhershme e gazetave shqiptare ku shanin Perëndimin e fillonin me fjalët e tyre.
Gjendjen e ekonomisë shqiptare në periudhën ‘91-‘92 e tregon më së miri fjala që mban Ramiz Alia, në takimin me studentët, ku në pesë faqe kompjuterike flet për situatën dhe konkluzioni i së cilës është: ekonomia shqiptare është inekzistente dhe e falimentuar.
Në kushtet kur u hoq kleringu, kur duhet të konkurroje, kur u hap vendi dhe kur nuk kishe askënd si dikur Rusia e Kina që të jepte ndihma, ekonomia shqiptare falimentoi në të gjitha aspektet. Për fat të keq mungojnë studime të mirëfillta shkencore, por ekziston një opinion se falimentimi erdhi si rezultat i vendosjes së demokracisë, gjë që nuk është aspak e vërtetë, është marrëzi.
Fabrikat nuk ishin konkurruese, mund të prodhonin, por mallin s’e blinte kush. Asnjë i marrë në kohën që mund të merrte makineri nga Perëndimi, nuk merrte më të përdorte një “Zis” kinez apo rus që shpenzonte 45-50 litra për një kilometër.
Shumica e fabrikave nuk funksionin më për mungesë të teknologjisë, për kostot e papërballueshme.
Një fenomen tjetër kishte të bënte me faktin se ndihmat e huaja krijuan përmbysje në ato fusha ku mund të prodhohej. Megjithatë u krijua Agjencia e Ristrukturimit të Ndërmarrjeve, e cila synonte që të bënte ato ndërmarrje që prodhonin me ndihma të vogla dhe të mbijetonin në kushtet e ekonomisë së tregut.
A ju kujtohet se si e gjetët arkën e shtetit?
Arka e shtetit kishte gjithsej në atë kohë rreth 2.5 milionë dollarë. Ne funksiononim kryesisht me ndihmat që vinin nga jashtë.
Kush ndihmonte më shumë?
Europa ishte ajo që ndihmonte. Po ju them një detaj nga vajtja ime e parë me Gjergj Kondën dhe Genc Rulin, në Bruksel, në maj, një muaj pasi ishte formuar qeveria.
Kur shkova në Komisionin Europian, në atë kohë mbledhjen e kryesonte Zhak Delori, thashë se rroga e një ministri ishte 20 dollarë. Kjo shkaktoi habi të jashtëzakonshme, në atë çast nga 10 milionë dollarë që ishte caktuar ndihma që do të jepej për lëndë të para u bë 20 milionë dollarë, pasi u kuptua se nuk do të mbijetohej dot. Ishin pikërisht këto ndihma që bënë të mundur që të mbijetonin një pjesë e ndërmarrjeve shqiptare.
Ndihmë të tillë patëm edhe nga qeveria e SHBA-së, që dha edhe 10 milionë dollarë pambuk, në kushtet që prodhimet tona nuk i blinte askush. Kështu mbijetoi industria e tekstileve.
Po Kryeministri sa paguhej?
Diku rreth 24,000 lekë të vjetra. Më të vogël edhe se truproja ime.
Cilat kanë qenë kontaktet me institucionet financiare ndërkombëtare?
Në takimin e parë me FMN-në, kontaktet e para nisën një vit pas formimit të qeverisë së stabilitetit, u hodhën piketat e para të reformës në Shqipëri. Ato ishin: lëkundja e lirë e lekut, rritja e subvencioneve, tregtia e lirë, privatizimet, që dhanë një hov shumë më të madh nga sa ne kishim menduar, falë dëshirës së shqiptarëve që të mund të merreshin me tregti të lirë, prodhim etj. Pati zhvillim në tregti, ndërtim. Inflacioni nisi të ulej që në vitin e parë. Ekonomia dora-dorës nisi rimëkëmbjen.
Sa ishte inflacioni në atë kohë?
Mbi 100%. Por duhet theksuar se ai ra që në vitin e parë. Mund të kujtoj një detaj në lidhje me inflacionin. Në atë kohë vijnë dy senatorë amerikanë, i shoqëronte Rajersoni dhe më nxori një kartëmonedhë jugosllave 1 milion dinarë dhe më tha: dje e kam blerë këtë për 1 dollar. Dhe më pas më pyeti se si arritët ju ta përballoni një inflacion të tillë.
Ose mund të kujtoj fjalën e Mishel Kamdesy në Moskë: kur Shqipëria frenoi inflacionin, nuk mundemi vallë ne ta bëjmë një gjë të tillë.
Ndihma e FMN-së dhe Bankës Botërore ishin vendimtare, por edhe dëshira e shqiptarëve për të funksionuar në një ekonomi të lirë, por që atëherë ishte pa rregulla.
Çfarë ndodhi në këtë periudhë?
Mund të them pa frikë: Ishte përmbysja më e madhe që i kishte ndodhur Shqipërisë.
Ekziston ideja se ne po vazhdonim rrugën e lënë nga Enver Hoxha, sipas traditës: kështu e gjetëm, kështu do ta lëmë. Por, nuk është e vërtetë. Ajo ishte një përmbysje tërësore e gjithçkaje, nuk do të thoja katastrofike.
U bë kalimi nga një ekonomi e qendërzuar, e cila caktonte kuota prodhimi, çmime etj., në një ekonomi ku ishte tregu që përcaktonte gjithçka.
Aspekti tjetër i kësaj përmbysje ishte nevoja për ta rinisur nga e para dhe për të rishkruar (sepse shumë ligje mungonin) bazën e ekonomisë së tregut, që fillonte që nga ligji për shoqëritë tregtare, për falimentimin, i cili kur u paraqit në Parlament ishte i domosdoshëm, pasi ishte në programin e FMN-së. Pati shumë diskutime nga opozita në atë kohë, pasi shpreheshin se qeveria dëshironte të falimentonte ndërmarrjet dhe punëtorët. Ky ishte një ligj që rregullonte falimentimin. Të tjera ligje ishin ai i privatizimit që rregullonte ekonominë. Janë bërë mbi 300 ligje kryesore, që kishin si synim funksionimin e ekonomisë së tregut.
Analiza e funksionimit të ekonomisë së asaj kohe duhet të bëhet duke vlerësuar vështirësitë e kohës, ndihmat që jepte Bashkimi Europian, FMN-ja etj.
Ne i kishim borxh Klubit të Parisit rreth 500 milionë dollarë, që u likuidua me ndihmën e Bankës Botërore, e cila emetoi bono thesari dhe ne paguam rreth 23% të tij, ku rreth 20-30 milionë dollarë i pagoi ajo vetë. Në këtë mënyrë nuk kishim më detyrime ndaj strukturave të Klubit të Parisit. Ky ishte një borxh shumë i madh, veç atyre që u kishim shteteve dhe privatëve.
Ndihma e Bankës Botërore realizohej në disa drejtime. Jepeshin kredi me përqindje shumë të ulët. Deri në çastin kur një vend ishte me të ardhura për frymën nën 800 dollarë, kushtet ishin lehtësuese. Quhej vend në nevojë. Ne kaluam nga 250 dollarë për frymë në vitin 1992 në 920 dollarë për frymë. Pra, ishte një periudhë shumë e vështirë kur duhet të përballoje nga njëra anë, nevojat e popullsisë dhe nga ana tjetër, transformimin e ekonomisë.
Ndihma e huaj ishte vendimtare, dëshira e shqiptarëve për t’u rimëkëmbur ishte e madhe dhe ana tjetër ishte edhe vullneti i qeverisë dhe i politikës.
Cilat ishin industritë që mbijetonin?
Ishin shumë të pakta. Pati disa zhvillime në industrinë ushqimore, por që mbijetonin ishin shumë pak. P.sh. minierat e kishin shumë të vështirë që të mbijetonin, pasi siç mund të thuhet ato nuk prodhonin qymyrguri, por gur qymyri. Deri diku mbijetonte energjia, sektori i naftës, kromi. Nëse mund të sjell rastin e kromit. Çmimi i tij në treg atëherë ishte 45 dollarë për ton, kur ne na kushtonte 65 dollarë. Ishte shteti ai që përballonte energjinë dhe investonte për furrat e pasurimit, në mënyrë që të shitej në tregun e jashtëm. Bakri ecte me pakicë, por nuk mund të investohej për shkak të sasive të pakta. Megjithatë, pati përmirësime në ritmet e zhvillimit të ekonomisë, rritjet vjetore të përqindjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, që sipas shifrave që pranonte edhe FMN-ja, arrinte 9-10%.
Inflacioni u ul, po kështu edhe deficiti buxhetor.
Me lejoni të bëj një parantezë. Duhet të kemi një gjë parasysh, nëse nuk plotësoje objektivat që të vendoste FMN-ja, nuk kishe mundësi që të merrje ndihma. Ata kërkojnë garanci për ndihmat që do të japin ose të paktën duhet të sigurohen se kjo ndihmë që jepet është efektive për vendin. Me FMN-në, ne kishin ato që njihen si “framework papers”. Çdo tre muaj, ne ishim të detyruar të plotësonim kërkesat në legjislacion, si në Kodin Civil, Kodin Penal, atë të Procedurës etj. Gjatë pesë viteve që unë drejtova qeverinë, u shkruan pa përjashtim të gjitha kodet edhe ato që u miratuan më vonë (ai Familjar, Rrugor, i Procedurave Administrative etj.), shumë prej tyre të padëgjuara më parë. U futën nocionet e koncesioneve në shërbimin civil që nuk njiheshin nga terminologjia shqiptare. U hartuan nga shqiptarë me ndihmë të ekspertëve të huaj. Në vitet që pasuan ndodhi fenomeni i përmbysjes, i shkrimit nga e para që vazhdon ende dhe ajo fryma e mendimit të ligjit në mënyrë që të transformohet ecuria.
Ekonomia e tregut tregoi epërsinë në përmirësimin e standardit të jetës. Shqipëria nga një vend i izoluar u kthye në një vend që pati një shpërthim të emigracionit, të lëvizjes së lirë, qoftë edhe në kushte jo normale, pasi filloi në ‘91 e më pas.
Cili ka qenë partneri më i mirë ekonomik i Shqipërisë?
Bashkimi Europian kishte caktuar Italinë, e kur flasim për BE-në duhet të kujtojmë se ky organizëm jepte çdo 6 muaj 35 milionë dollarë për bilancin e pagesave (për rezervën monetare të shtetit), nga programi “Phare”. Në vitin ‘96, kjo shifër arriti në 500 milionë dollarë dhe tani mund të ketë shkuar afërsisht në 2 miliardë.
Kredi jepnin edhe Banka Botërore, BERZH-i, BEI, Shtetet e Bashkuara të Amerikës jepnin më pak vlera monetare, por më shumë sasi në vaj, gurë etj., që vinin në punë edhe industrinë shqiptare e cila ndiente mungesën e lëndëve të para.
Një përmbysje e tillë shoqërohej edhe me vështirësi, pasi një sërë degësh nuk e gjenin dot veten. Kjo ishte më e kuptueshme dhe si e tillë duhet kuptuar edhe sot që themi se jemi në tranzicion.
Periudha më e vështirë për ju?
Ishte periudha e parë kur duhej të merrje masa për bukën dhe energjinë. Edhe në vitin 1996 pati vështirësi të furnizimit me bukë, për shkak të problemeve që pati tregu. Ndikuan jo pak ngricat në Rumani, që ishte tregu kryesor, megjithatë u kapërcye falë edhe sektorit privat.
Energjia ishte gjithmonë problem.
Çfarë mund të na thoni për investimet e para?
Investimet e para u shënuan në infrastrukturë, në rrugë. U financua nga Banka Botërore rruga për në Milot, për në Qafë Thanë, rrugët ushqyese që lehtësonin furnizimin me prodhime bujqësore, në Thumanë, etj. Kishte investime për banesa. Mund të kujtoj se atëherë kemi përfunduar rreth 13,000 banesa, pasi u mor kredi nga Banka Botërore.
Një studim i plotë i fondeve që janë dhënë në atë kohë dhe deri më sot do të lejonte që të kuptonim trendin dhe problematikën.
Çfarë mund të ishte bërë ndryshe?
Duhet të ishte bërë më mirë ajo që është bërë mirë dhe nuk duhej bërë ajo që është bërë keq. Ka pasur probleme që mund të ishin parë më me vëmendje. Ishin kufizimet monetare ato që përcaktonin edhe vështirësitë tona. Duhej bërë më shumë punë në rastin e KESH-it në mbledhjen e parave. Duhej punuar më shumë për orientimin e investimeve të privatëve, që për mendimin tim ka ardhur duke u përkeqësuar.
Edhe pse mungonin studimet e detajuara, kishte një përqendrim të tyre, një strategji për rrugët, për energjinë, për investimet në përgjithësi. Kjo edhe me ndihmën e institucioneve të huaja ndërkombëtare. Nga viti ‘93 nisën investimet e para, si “Coca-Cola” apo edhe “Rogner”. Për periudhën ‘93-‘96 kishte rreth 120,000 punëtorë që punonin në kompanitë e huaja në Shqipëri. Sot e kësaj dite vazhdojmë të kritikohemi për faktin se nuk u përdor industria, por unë me shaka mund të them se kjo është një legjendë urbane. E vetmja gjë që mund të them është se skrapin e kemi shitur lirë.
Si punonte qeveria?
Në qeveri, unë kam pasur 7 këshilltarë. Në total qeveria kishte 77 veta. Kishte vetëm nga një zëvendësministër në shumicën dërrmuese të ministrive, sipas modelit amerikan.
Kryesisht ndiqnim modelet e vendeve të përparuara. Për pagat merreshin koeficientet e klasifikimit të nëpunësve, një përzierje e modelit gjerman me atë amerikan. Në investimet e huaja merreshin modelet që ofronte Europa dhe Banka Botërore, që ishin konsulentët kryesorë në hartimin e legjislacionit, kuptohet krahas FMN-së.
Bisedimet me FMN-në ishin nga më të vështirat sepse ne duhet të përballonim nevojat e brendshme me kufizimet dhe barrierat që viheshin. Por, përgjithësisht kemi ruajtur marrëdhënie të mira me FMN-në. Për të qeshur mund të them se të gjithë ata që vinin në Shqipëri shkonin me ngritje në detyrë, puna ishte quajtur me sukses.
A keni kundërshtuar fort ndonjë nga detyrat që ju kanë lënë institucionet financiare ndërkombëtare?
Kundërshtonim, por kishte një gjë: nëse nga programi tremujor vendosnim se një gjë nuk e bënim dot, për shkak të pamundësisë së gjendjes ekonomike, apo vështirësive sociale që mund të krijonte e zëvendësonim pas debateve dhe dërgoheshin letra në nivele të larta drejtimi.
Ne duhej të jepnim shpjegime për ndryshimet pas “sherreve” me stafin e FMN-së. Zakonisht nuk na ndodhur që të mos na aprovoheshin, pasi ne e plotësonim me një lloj tjetër.
Debate ka pasur që në mbledhjen e parë me FMN-në për kompensimet. Liberalizimi i tregut solli nevojën për të bërë kompensime. Sipas FMN-së duhet të ishte 3% mbi pagën, ndërsa ne vendosëm një mënyrë tjetër, pasi nuk mund të ishte e njëjtë sasia që duhej të përballohej si për pagën e ulët ashtu edhe atë të lartë. U llogarit sa konsumohej, me çfarë çmimi, pamë shportën dhe vendosëm. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me energjinë elektrike, diku rreth vitit ‘93. Ne e kemi rritur çmimin pesë herë në një dorë dhe askush nuk u ankua. Edhe çmimi i bukës u rrit me dy herë.(Monitor)
IKE MOR PLEHRE E ISTITUTIT TE MONUMENTEVE QE TE GJITHA REFORMAT I BERE PER TE MBUSHUR QESEN TENDE ,TE GRAMOZ PASHKOS,AZEM HAJDERIT,SALIBERISHES DHE KELYSHEVE TE GREKUT DHE SERBIT.REFORMAT QE MORET JU KISHIN DY QELLIME, JO DENGLAT E RENTABILITETIT,POR QE TE SHKATROHEJ EKONOMIJA DHE QE TE PERVEHTESONIT PRONAT NEPERMJET PRIVATIZIMEVE POSHTE ROGOZIT ME LETRA ME VRIME.KJO DO JU JEPTE PUSHTET EKONOMIK QE TE SUNDONIT TE TJERET ,NE ATE NISJE STARTI GJOJA NNGA E NJEJTA PIKE.E VETMJA GJE QE BERE DREJT ISHTE DORHEQJA JOTE NE 97,POR JO SE TE DHIMBSESHIN SHQIPTARET QE I SHKATRUAT DHE ME FAMILJE, PORTE DHIMBEJ KOKA DHE QESJA QE KISHE VJEDHUR ME PIKAT E KARBURANTIT QE KRIJOVE ME MIQTE E TU.KJO BERI TE SHPETOJE TI DHE PASURIA E VJEDHUR DHE TANI QE KALIT I RANE PATKOJTE DHE PO NGORDH SEPSE PO I BIEN DHEMBET,DOLE NE SKENE TE REMBESH TE TJERA DHE NA BEN LLOGJE QE TE TYMOSESH MENDJET E NJERZVE.JU POLITIKANET QE DOLET NGA SHKOLLA SERBO-GREKE E MIQVE PERENDIMORE TE RAMIZ ALISE DHE QE ISHIT ME KEQ SE LENKA CUKOJA DHE THEMIJE THOMAI SEPSE NUK NJIHNIT JETEN DHE ISHIT TE PAAFTE SI NE TEORI DHE NE PRAKTIKE ,JENI PJESA ME QELBESIRE ,ME E PASKRUPULLT,ME HAJDUTE E KOMBIT SHQIPETAR.
Pershendetje te zjarrta nga ish-punetoret e uzines “Partizani” Tirane.
Cfare turni e ke gruan?
http://fashionguests.blogspot.com/
Ne nje turn bashke me gruan tende.
Mor enverist i poshter,
shyqyr qe tu dha rasti te shash demokratet e asaj perjudhe se keta te sotmit nuk ta mban
Zoti Meksi me ka pelyqer menyra se si ju i shpjegoni gjerat.
Por doja te dija sa influence ne vendim-marrje ka pasur
presidenti ne qeverrisjen tuaj?
Dhe ne nje interviste te tuajen disa viete me pare keni thene
qe nuk u larguat nga PD-ja per ta luftuar nga brenda, a ka
pasur rendesi te vecamte lufta politike brenda PD-s ne kohen tuaj?
Zoti Meksi?!,a mund te na shpjegosh se si falimentuan ndermarjet e vogla ushqimore si puna e fabrikes se konservimit te peshkut E.Telman ne Vlore dhe shume te tjera te kesaj natyre,te cilat kishin 1 tradite ne prodhim dhe qoft edhe tregje te siguruara jashte shtetit nga Ekonomistet Komunist?????
A mund te na shpjegosh se si Domatja,specat dhe trangulli shqiptar u KONKURUAN nga ato maqedonase dhe greku,megjithese kostoja e prodhimit ishte me e larte ne Greqi dhe ku per IRONINN e fatit tone,ishin po shqiptaret qe i kultivonin,kujdeseshin dhe i vilnin keto produkte nga fushat e greqise.Lene Uzinen e Autotraktoreve,pasi ajo dihej qe ishte e Falimentuar qysh ne kohen e merumit,por Domatja?????????????????
Zoti Meksi,eshte e vertete se ekonomia Shqiptare ishe e Falimentuar,qysh para vdekjes se E.Hoxhes ,dhe argumentat qe ju perdorni mesiper ne pamje te pare jane ”Bindese”,por ajo qe nuk u shpjegoni dot dhe qe ju u Fshini Shqiptareve eshte se sa SHARLATANE ishit ju qe moret frenat e pushtetit ne Shqiperi.Se sa ”INTELEKTUAL” fallco ishit ju qe erdhet ne pushtet dhe se si e keni krijuar profilin tuaj si ”te djathte” apo. ”Demokrat” duke qene thjeshte te vetshpallur intelektual dhe duke EKSPERIMENTUAR me fatet e Shqiptareve.
Zoti Meksi do ishte me e pranueshme dhe ndihme per Shqiperine nese ju deklaroni se komplet klasa politike e sotme,duke perfshire edhe ju,nuk jane gje tjeter vecse produkt i sistemit Komunist dhe duhet te ZHDUKENI nga skena politike,po ashtu sikur u Zhduk DOMATJA Shqiptare nga tregu Shqiptar.
Ti je 1 DESHTAK,zoti Meksi,pavarsisht se ne pamje dukesh 1 burre serioz dhe po keshtu jane te gjithe politikanet shqiptar.
z dIAN JU PERSHENDES PER KOMENTIN TUAJ ESHTE AQE I VERTET SA NUK KA SE KU SHKONE ,
Un per vete nuk kuptoj vetem nji gjo.
Ne vitin 1997,demostrusit kerkonin dorheqjen e Qeverise,pra te Kryeministrit Aleksander Meksi,por Berisha nuk e lejoi.
Cila ishte arsyja???
Pra mos dorheqja e Meksit i kushtoi Shqipnise luften civile,ndersa sot ky del dhe ka surratin ene na flet,por pa dhan llogari per firmat piramidale.
Fol Zoti Meksi,fol per Suden e Vebiun,per Gjallicen e co.
Ti din shum o zotni Meksi,prandaj fol dhe tregoju shqiptarve te verteten.
Ti dhe Sali Berisha shkaktut rremujat sepse ishit te pa-aft me drejtu shtetin.
Un ne vendin tat do kerkoja strehim pulitik ne ,….Bjellorusi.
Ky eshte kryeministri i piramidave qe sot e mot kerkon te fshihet pas Berishes kur kete vjedhje e mashtrim mbarepopullor e bene se bashku.Edhe kur FMN e B.Boterore iu tha ti mbyllnin keta vune Ridvan debilin te siguronte shqiptaret se parate qene te sigurta.Qeverisja e asaj kohe do mbahet ment per piramidat,nderimet pa leje,shperberjen e doganave,privatizimet e paligjeshme dhe per instalimin e korupsionit Qeveritar.Ajo periudhe eshte po aq e sukseseshme sa qeverisja e tanishme e Berishes.Meksi sherbeu si mashe per Saliun por pa haruar dhe mireqenien e vete.Si ka kurajon e flet per suksese?sukseset e tija e te saliut e cuan shqiperine ne katastrofen e 96 97.Turp,hajdut.
Shume arsyetime te tuat jane me shume vend.
Falemnderit qe u hap syte me shume shqiptareve.
Politika jone ka nevoje per njerez si ju dhe jo per sharlatane ish sigurimsa.
E verteta qe mbriti me dështim dhe falimentim ndermarrjesh eshte si thote Meksi.Por ky dështim dhe bllokim skandaloz i ekonomise,Meksi nuk e thotë dot sepse nuk ka qënë,vjen pas largimit të Kinës e cila u kuptua nga UDB, se Shqiperia po pergatitej ushtarakisht për të marrë edhe me luftë Kosovën…Ajo,UDB,sipas prof.Pirjevac në librin”Luftrat në Jugosllavi”,dinte se “Hoxha financonte irredentistët kosovarë në Zvicer,Gjermani dhe Bruksel,që në vitet ’60.”fq.256.Kina e ngjiti Shqiperine në vendin e dytë per frymë popullsie,pas Turqisë,në armatim(Raketa,nëndetse,tanke,Avion edhe Mig-23 që nuk kishin pistë ulje…Perse duheshin,z.Meksi që atëherë nuk thosh dot si u tha beratasve në një mbledhje në kinema”Berati ka shumë para,por nuk i con në firma(i donte atje)por i fsheh në dyshek…Lexo shtypin e kohes,kronike nga Berati,”Meksi dhe dysheket me para”…Natyrisht Meksi nuk mund të dije pse banda e Veriut(agjenture sllave)në Tiranë kishte në krah të Hoxhës,(kapur mat pas infraktit dhe krushqise që bëri,duke u lene te shkruaj vepra(mos gaboj 64)dhe kujtime sepse Beogradi donte frenimin urgjent të Kinës,e cila atëherë udhetonte detrave me flamur shqiptar dhe ishte në vendin e 49 të zhvillimit botror(sot e dyta).Kina kish premtuar se Shqiperine do ta bente me te pasur se Zvicra(Ten Hsiao Pin “Le monde”1976,vitrinë perparimi në Europë,pêr konkurencën e saj me TPE te athershëm.Kina,Kina…duhej larguar sepse Shqiperia po superzhvillohej dhe po influenconte irredentistet në Kosove e jasht saj.Kosova duhej ta quante Shqiperine varreze,mjerim,te mos shkeputej nga Tito,Jugosllavia.Dhe njeriu i tyre dhe ai që i mori edhe drejtimin e Partise Demokratike(parti totalisht proserbe me flamur blu e germa të bardha të Titos,)Z.Meksi me”Qifsha nanën time,kryetar partie do bëhet Berisha!”,ishin dhe janë projekt për varferimin e Shqiperise,bllokimin e Kosoves,që nese arritën të parën,Kosoven nuk e frenuar dot!Kleringu ishte vertet problem,se doli konkurenca,por atëherë kishte 15 vjet që “Vitrina kineze”ishte djegur,larguar sepse,sipas atij që kishte marre në dorë ideologjine,”politikën në plan të parë”,Kina po lidhej me SHBA,kish teorinë”le te lulezojne 100 lule” kish teorinë e “Tre botëve!”Kina,nuk është parë si faktor tragjedie,jo vetem nga Kadare qe ka kapur drejt dhe anatemuar sabotimin e Gjermanise që “diktatori”,i mashtruar e “burgosur”,pa pranga,kultoi ku po shkohej.Por atëherë ishte shume vone:Banda e Veriut,kish vrare me spiunim në Gjermani Gervallen,Zekën që Hoxha i perkujtoi jo kotsisht.Por me parë Banda qe bande eshte edhe kete moment ne qeverisje,Kishte këputur koka nacionalistesh komunistë,kish pergatitur humusin e perkeqsimeve, forcuar luften e klasave,gjer brenda partise,prishur kishat,xhamite(me duket se Hoxha gjer ne ’67 i kishte)ndeshkoi Festivalin e 11 qe Hoxha në Vlore e kish pëlqyer,denoi liberalët qe me kenge,valle,libra e autore nxisnin Kosovën,eleminuan ushtaraket,goditen ekonomine,eleminuan Hysni Kapon ne Paris ku jo kot Alia therret Berishën urgjent,kur nuk ishte caktuar…Detyruan a eleminuan me besnikun e Hoxhes,nese letra e vetvrasjes se M.Shehut del origjinale,i cili z.Meksi shkruan për Jagot!Kush mund të ishin?Natyrisht ata që prishen kishat,xhamite,e Hoxha nuk pranonte,(Saliu qe të grabiti zgjedhjen dhe meritën e fitores se merituar,ka foto në tyrben që rindertoi Hajdari dhe poeti i harruar,N.Papleka duhet ta botoje të shihet Saliu tek prish tyrben,me M.Elezin qe me pas u bë pjese e skenarit,eminenca gri e Saliut(kam respekt ketu,per ju)Shehu e kish quajtur krushkun e Hoxhes,Alinë:”këmbpaleshi i veriut”,pra i paburri i veriut!Eleminimi i tij a detyrimi prej pergjimeve,fejeses,ishte totalisht edhe ngjitja e UDB në pushtet,Kosova e rrebeluar,uli protestat,Gervalla,Zeka,kurre nuk u perkujtuan nga Alia,Berisha…Mund të kuptohet të paktën nga ju,përse?Kina iku,Gjermania nuk erdhi(Shtraus ne kala të Beratit,perpara një qengji të pjekur në furrat e famshme të Beratit(gjermane e partizane aty merrnin buke,ne kohen e luftës,ne te njohurin”Kompromisi i Beratit qe denoi Gjin Markun,thua vertet beri kompromis pa urdhërin e Hoxhes,dhe Shtraus kot ngriti dolli per Enverin aty duke deklaruar se”Berati eshte qytet magjik që kurrë nuk e kisha enderruar,mesiguri qyteti më me perspektiv i Ballkanit”(lexo kujtimet e K.Kule).Kina,Gjermania,z.Meksi jane tragjedia jone qe me kete bandë në qeverisje do vazhdojë.Ju moret një shtet që,si thoni,ishte tmerresisht i varferuar(tufzat kush i shpiku?)dhe ju nuk kishit pergjegjesi.Ne castin që ju moret kryeministrin,morët edhe rrezimin tuaj,sepse kultura,profesionalizmi,qytetaria juaj e lashtë,nuk mund të përputhej me injorancen,debilizmin,”projektin”që Berisha e kish trashegim nga vinte,por edhe “detyre”kryebande,ta bënte të tillë!Ju keni pergjegjesi,per leshimin e procesit demokratik,por jo faj bile edhe per piramidat dihet kush deklaroi se”parate e shqiptarëve janë të pastra”.Ju kuptuat siperfaqen e problemeve,asnjeherë thelbin!Edhe sot ndofta ende nuk bindeni kush është pas Berishës,kush ishte pas Alisë…kush është shkaktar i tragjedisë që shiko,vazhdon!…Megjithate fituam KOSOVEN dhe Gervallen e Zeken,A.Jasharin dhe UCK do ti perkujtojme gjithnje e më mirë!…Pavarsisht se kemi humbur kohë,qindra njerëz,pasuri.Shqiptaret do mësojnë edhe me mirë të vertetat e Ajsbergut antishqiptar,ku pa ditur ndofta,pa parë thellesinë e ajzbergut të sllavizmit,në maj u vendosët edhe ju!Unë besoj se dini edhe më shumë tani!..Te fala mikut tim te vjeter dhe kundershtar në ide,mik dhe i juaji,A.Musaraj!
Mehmet Shehun ate nate me 17 Dhjetor 1981 e vrau ish baxhanaku i Ilir Hoxhës…
Si sna u ndane kto kermat e tranzicionit. Ne 92 -97 Shqiperia morri ndihma si asnje vend tjeter, parate nga emigracioni si asnje vend tjter, PDja e asaj kohe kishte pushtet absolut politik…. e cfare bene? I bene mutin gjithandej. Githandej. politike, ekonomi, sociale…. gjithandej.
Une e kuptoj qe kane qene kohe te veshtira ato pas viteve 90 me udheheqes Sali Meksi Alexander Berisha… Por ja tek eshte Shqiperia e varfer si para 500 vjetesh, para 100 vjetesh, si ne kohen e Xhaxhit ashtu edhe ne kohen pas xhaxhit. Shqiperia ka pasur gjithmone amatore ne drejtim dhe ja tek eshte produkti… Shihni dhe shkruani. Nje Shqiperi qe nuk bene zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kjo eshte a-ja e demokracise. Pa zgjedhje te lira nuk ka demokraci, nuk ka liri. Me keta amatore si Saliu e Leksi apo te papergjegjshem si Tos Çimçakizi nuk mund te behet Shqiperia. Kur te arrijme te bejme zgjedhje te lira atehere fillon rilindja e Shqiperise.
Kjo periudhe mbetet periudha me e zeze per shqiperine,shkaterrimi total i ekonomise me vendimet e zeza te derguara nga ministri Ruli per ndryshimet radikale e te menjehereshme ku u vendosen edhe bazat e hajduteris se pasuris shqiptare, dhe korrupsionit te udheheqjes qe ndoshta me shekuj nuk do te largohen,eshte mashtrim zoti kryeminister qe thoni qe industria dhe energjitika ishin jo rentabel,edhe bujqesia,ndremarrjet e zonave fushore asnje prej tyre nuk ka qene me humbje, ketu nuk flasim per kooperativat e “famshe” buqesore por per ato si fermat ne Tirane,Durres,Shkodres,Lushnje,Korçes e tjera. Qeverisja juaj mbetet nje TURP !!!
Po me naften dhe gazin ,nuk na thua ç’patet apo edhe ato nuk ishin rentabel .Nuk mund te perseris komentuesin Skenderbeu i vjeter, por ti me Pashkon Rulin dhe kuptohet ky tuafi qe sot eshte ne krye duhej te jepnit llogari para popullit per shkaterrimin dhe rrenimin ekonomik te tij Vetem demi qe i keni bere popullit shqiptar ne nafte dhe gaz ne se ishte Enveri gjalle sot nuk do te bilbilosnit dot.
Nuk ishin budallenj Italianet qe mbajten gjalle dhe shtuan kerkimet dhe investimet per nafte e gas qysh prej viteve 25 e me pare .Me 2018 behen 100 vjet te naftes dhe gazit ne Shqiperi ,ti na parrallis per 5 vitet e shkaterrimit (perfshi naften dhe gazin)qe mbajne kethetrat tuaja
ANALIZE : Eshte gje e trishte te shohesh qe nje ish kryeminister akoma nuk ka mesuar se nuk duhet te genjeje !!!
Eshte me mire te rrish menjane se sa te genjesh keshtu !!! Mosha ben punen e saje e nuk eshtemire qe ta mbydhesh duke genjyer para 3 miljon njerezve si vagabond kopuk i pandreqshem. Si Al Pacino !!!
1. – Ne gjithe Europen Lindore vetem 2 persona moren ne dore frenat e dy shteteve te ndryshme Jugosllavine dhe Shqiperine dhe dorzuan copa zhelesh ne flake. Keto ishin Sllobodan Miloshevic dhe Sali Berisha. Kryeminister ishit ju z. Meksi !
2. – Jeni personi kryesor nr. 1 ne keqadministrimin edepozitave te arit qe dispononte Thesarit i Shtetit Shqiptare. Ky ar ishte grumbulluar nga konfiskimet e pas Luftes se ll Botrore, si rezultat i punes ne miniera. Ku nje kontribut te madh kishin te burgosurit, natyrisht pjesa kryesore ishte fryt i djerses se popullit !!!
A. – Perse nuk u demshperblyen ish pronaret nga ari qedispononte Thesari ???
B. – Perse nuk u demshperblyen ish te pendjekurit nga ari i Thesarit ???
C. – Perse merrnit borxhe me kredi nga FMN dhe banka te tjera, kur kishit tonelata me ar ???
D. – Perse nuk u be nje u be nje mbeshtetje financiare bujqesise duke perdorur fuqine e arit te Thesarit ???
Dh. – Perse nuk bete reformen financiare duke perdorur arin e Thesarit perfshi ketu edhe ndryshimin e monedhes. Shqiperia akoma shkruan leke te reja e leke te vjetra !!! Nje monedhe e re do bente afrimin me te shpejte te Shqiperise me standartet financiare Europiane !!! Njerezit nuk kishin rezerva te kartmonedhave te lekut keshtu qe nje ndryshim ishte shume i lehte !!!
3. – Nuk ndjeni kurrfare pendese qe Shteti Shqiptare nuk i mbrojti asnjehere emigrantet qe ishin gjithmone pre e Ambasadave dhe Konsullatave. Paguheshin shuma marramendese dhe Ju jo vetem qe si mbrojtet ne BE po as tani qe kallzoni genjeshtra nuk e ulni veten per te thene dicka qofte edhe nje genjeshter ??? Ju kemi mbrojtur ketu e atje emigrante budallej por nuk mund te benim ne shume !!!
Ne vitin 1996 ne Greqi kishin arritur me shume se 500 000 emigrante ku vetem rreth 10 000 kishin arritur te benin letrat. Te gjithe punonin ne te zeze pasi e zeze ishte Qeveria e Aleksander Meksit !!!
Kush do qe ta mari pushtetin ne shqiperi homo behet.
Mund te na thote Meksi se ku i beri parate?
Do na jepesh ti mend ne ?
Pse nuk u kthyen pronat tek i zoti?
Qe t’i vidhnin ata qe u futen ne politike?
Pse nuk i shaje ata me te cilet bashkeqeverisje ne ate kohe, por i shan tani?
Pse nuk fole per firmat piramidale ku humben parate shqiptaret?
A nuk e dije si njeri ne politike qe ato firma ishin nje mashtrim dhe vjedhje kunder shqiptareve? Apo te vinte mire qe ishe ne pushtet?
Prandaj te kerkuan doreheqjen ata qe te vune ne ate post e prandaj e dhe.
Ik ne katund nga e ke origjinen sepse ti nuk beje detyren dhe ne qeverine tende dhe te Sali berishes humben miliardat e djerses se shqiptareve.
Ata qe jane te etur per pushtet e politike jane gjithandej katunare me origjine. Keshtu edhe ky ketu bashke me vicidolin.
beji te fala Sudes Meksi se te beri pronar te pesembedhjet katshit…..ju duheni var ne litar te gjithe
Edhe në këtë intervistë z. Meksi, rreket të bëjë dhe triumfatorin dhe justifikuesin. Sinqerisht ndjej keqardhje për ‘të sepse, dihet që ka punuar në kushte tepër të vështira, duke pasë mbi kokë një anti shqiptar dhe pasionant i shkatrrimit të Shqipërisë. Por sot, pas 22 vitesh, z.Meksi duhet të jetë më i sinqertë dë deklarimet e tij për periudhën 92-97. Mirë industria falimentoi. Po bujqësia, more z. ish k/ministër, nuk mund të stimulohej qoftë dhe me ndihma e kredi nga jashtë (por që duheshin kërkuar nga ju, udhëheqës të ndritur të P.D.)me qëllim që fshatari të mos e braktiste bujqësinë, të prodhonte për të mbajt veten dhe ti jepte dhe qytetit. Po ju nuk mund ta bënit një gjë të tillë sepse duheshin krijuar monopolet e importit që sot të ,,zotët” e tyre janë bërë miliarderë; duheshin varfëruar deri në palcë shqiptarët se ashtu sundoheshin më lehtë; shkurt hesapi, Shqipëria duhej shkatërruar nga themeli që, më vonë, Sllobodani ta kishte më lehtë ti bënte gjëmën Kosovës, ashtu siç dhe e nisi këtë ,,aksion” të çmendur, menjë herë sapo Shqipëria u katandis në situatën e vitit 1997. Ju erdhët në pushtet me parulla extra demagogjike, njera prej të cilave ishte: ,,Ne qeverisim, bota na ndihmon…”(!!!?). Na nxite për të thënë shumë e shumë më tepër për bëmat e pa udhësitë e juve, por jemi të lodhur, or lum zotnia. Zoti mund t’ju fali por populli i varfër shqiptar nuk do tu a fali kurrë atë ç’far i kini bërë në mënyrat më të egra e të poshtra…
Z Meksi te gjithe e dine tashme se kush jane pas 2-3 punetoreve te zote qe privatizuan nderrmarrjet jorentabel.
Vendi yt ne histori eshte as me shume dhe as me pak po sa ai i Adil Carcanit.
E SHKATERRUAT VENDIN…BASTARD
NUK EMARR VESH O ALEKSANDER MEKSI…ME MIRE RRI RREHAT NE KETE MOSHE TE VJETER ME FAL MENDIMI IM …BERE SA TE DUASH PARA ….SI NUK U NGOPE O DEREZI…SHTEPIN KE BLLOKU E MORE CFAR KERKON BRE BURRE RRI SE JE MIRE …KY ESHT OPINIONI IM SI NUK U NGOPEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE BOLL DUKESH PO JA HEQ VETES LEZENE KUR THON ANDEJ …SHIH E PLEQERO SE STE PUNON …ME KU ESHTE SUDJA ME MORRI SHTEPIN DHE 80 MILJON SUDEN E CUAR NGHA EGJYPTI ARABIA SUDITE VJEN KA HIR NE DURRES EKISHIN PARE ME DUKET O MEKS BEJ QEF ME PLAKEN TENDE DHURIN KENI I QEN TE MODH SA I GOMOR…
Zoti Meksi po jep kujtimet e veta, me kendveshtrimin e tij per tragjedine e trasheguar Shqiptare.
Sulmet personale skane kuptim perderisa ne nuk nxorrem njerez me te afte ate kohe, e per me shume kur ne votojme ende per Balozin e Shqiptareve shume vite me pas.
Zoti Meksi thote qarte se cfare u be mire duhej bere me mire dhe cfare u be keq sduhej bere keq.
Kaq dinim e kaq beme….intelektual nuk kishim e Duhen ngjarje te medha te prodhojme intelektual te medhenj.
Shqiperia ishte vend i shkaterruar ekonomikisht kur e la Ramizi dhe e morri Meksi. Fabrikat e peshkut, qumeshtit te konsensuar, apo prevedese mund te kishin mbijetuar ne post-komunizem per ca kohe por ate qe duhet te kuptojne Shqiptaret ishte fakti qe Shqiperia ishte Nje oaz krahu te lire per tregjet afer gjeografikisht. Sado te merrte ne dite Nje punetor ne fabriken lokale ishte shume pak se cfare ofronte Perendimi per te mbledhur ullinj, shtypur rrush apo edhe per te shitur trupin tek semafori ne perendim.
Demi u kry dhe Meksi smund Ti perballonte keto tallaze. Fajin e ka kush erdhi mbas tij(Jo se Meksi ska mekatet e tij) sepse mbas gjithe atyre remitancave qe vinin nga emigrantet per te afermit e tyre mungoi aftesia te krijonim nje Rilindje ekonomike, nuk arritem te ndertonim Nje ekonomi kapitaliste kompetitive.
Ne Meksi na la skllever Jo per faj te tij dhe ne vazhdojme te mbetemi skllever per faj te ketyre qe kishim dhe kemi. Ne krahasohemi me Gjermanine kur nuk prodhojme Nje gjylpan, krahasohemi me Zvicer kur nuk kemi Nje resort Alpin e krahasohemi me Norvegjine kur peshkun e kapim me grep a dinamit. Ne kemi nevoje per Rilindje e Jo Pse e thote Edvini por se eshte e vetmja zgjidhje. Ndryshe beni buken e trastat per kalamojte per rruge te gjate se vetem vdesim.
REspect!
O Aleksander faj shume ti nuk ke ka ai islamiku qe eshte aty akoma.
Po mos harro qe gjate atyre viteve u grabiten pronat e ish pronareve dhe u hodhen bazat qe kjo republike mos te ngrinte koken dot kurre.
Zgerbonja perballe; Per te cilen ushtri dhe armatim flisni juve? A mos flisni per tanket T-55 qe ishin prodhim i viteve 1945 1950 dhe ishin gjalle ne vitin 1992/ apo flisni per ajroplanet luftarake Mig 15,Jak 16, 17,18? te prodhinit kinez qe me pushke gjuetie rrezoheshin posht.? apo e ke fjalen per nja dy apo tre mig 21 qe edhe ato ishin te prodhimit kinez te kopjuar nga ato ruset por me te paafte,apo ndoshta flet per kunder-ajroret e Enver Hoxhes qe ishin vetem mitraloze 50mm me 4 tyta qe ishin prodhim Rus i kopjuar nga ai Gjerman i viteve 1935? per te cilen armatim te Ebnver Hoxhes na flet se po na vdisni te gjallneve te tjeret qe jetomje ne perendim dhe e njohim mire armatimin modern te botes se atehershme dhe ate te sotmen? jeni gomare me samare dhe eshte turp qe merr kurajon dhe flet per armatimin e ushtrine “Trime” te Enver shkerdhates qe ishte nje ushtri shakaje e paprovuar ne lufte. Ai ipat se si perfunduan ato qendrat e zjarrit qe pat ndertuar ai Mehmet shehu shkerdhat qe po ngorthte popullin per ushqim se si i shkaterruan ajroplanet Amerikane ne Kukes? me vbetem nje predhe i bene ato “Beton Arme” ne copa copa dhe ato ajroplanet Amerikane nuk ishin ato modernet por ishin ato te viteve 1966.Lereni gomare analizat dhe lavderimet e ushtrise primitive Enveriste se vetem injorantet e pa informuar munt ti besojn apo besonin ato perrallat e Tjeter Injoranti qe quhej Enver Hoxha.
Ate qe I bete ju ketij vendi eshte e barabarte me shkaterrimet e ghenghis khan. Vodhet arin.
Mbyllet esteada, teatro, orkestra, koperativa,uzina,kombinate. Nuk I di kushtet ne te cilat ndodhen. Pi shkaterrimi ishte mizor. Mijra inxhinier e kuadro, artiste muzikante u hodhen ne kosh te plerave. Injoranca mori drejtimin e shtetit duke vjedhur e plackitur si barbaret. Industria jone ishte kineze. Pagesat e ulta te fuqise punetore. Lenda e pare ne vend. Pra kosto e ulet. Si nuk mund te konkuronim me ato kombinate textile, industri ushqimore. Si u pasuruan pushtetaret me ilir meten ne krye. Ky tjetri qe deklaroi dy miljon euro per nje vit minister. Cu be me naften. Cu be me azotikun dhe superfosfatin. Si eshte me mire, te blesh nje autobuz 500 mije dollare apo ta bente shkodra. Pse u nxitua te cohet cdo gje per skrap dhe e kthyet shqiperine ne epoken e gurit. Cfaredo ka thene ramiz aleja eshte genjeshter. Shqiperia kishte ekonomi te mbeshtetur plotesisht ne forcat e veta. Shqiperine e moren amatore te paditurbdhe e kthyen ne nje koloni te perendimit dhe tani na qeshin e perqeshin. Perderisa sali berisha nuk do te kaloj ne gjyq, ne shqiperi nuk do te vendoset demokraci.
Perendimi eshte hipokrit, kolonializues dhe nuk ka ndryshuar asnje presje qe nga 500 apo 50 vjet me pare. Ate qe se beri hitleri me ducen me lufte e beri kholi, markel dhe berluskoni me para.
Ramiz aleja dhe sali berisha jane dy tradhetare te kombit.
Rrofte shqiperia e pavarur.
Por ne nuk jemi te pavarur. Ne sbejme dot nje pordhe pa pyetur perendimin. Ata na diktojne pikat se cfare duhet te bejme deri ne uljen e brekeve dhe sa pishte. Qeveria jone eshte qeveri kukull. Votoni po deshet ne okb kundra deshires se perendimit. Qeveria do bjere si ne 97 ose do te presin buken. Me krenarvdo isha mos kishim qeveri fare se sa nji si kjo.
Enveri qe ju shani kishte nje qeveri me serioze se gjithe perendimi bashke. I qethe dhe irruante kur vinin ne rinas. Tani na qethin ata ne. Jemi bere evgjitet e bote. Presidenti I hondurasit tha mos behemi si shqiptaret. Ky shembull jemi bere. Keshtu krahason gjithe bota. Bota na shikon si ata bathorasit me legena roze ne duar.
Nuk jam jrenar qe jam shqiptare.
Ne fakt me vjen turp. Dhe prap po e them. Ne genjejme veten se nuk jemi te pavarur, po krejtesisht te varur, ne mos te pushtuar dhe me te varur se 100 vjet me pare.
Garipat e TemA Online merren me nje interviste te Meksit mese te qete!
Ku ishit me 21 janar 2011 ju trima nderkohe qe Berisha ju vriste shoket?
Me Edin duke pire kafe tek Fideli?
Rrituni dhe behuni serioze ne komentet e juaj. Meksi nuk eshte Berisha (nje kafshe maloke si ata te tortes qe ndoshta edhe do te meritonte sjelljen tuaj) qe te akuzoni pa fakte cdo perralle qe keni degjuar keto 17 vite. Une po perpiqem shkurt te pergjigjem ndaj disa prej pikave qe ju shtroni:
1. Meksi kompetenti? Nje sajese e Berishes dhe SHIK-ut te Gazidedes qe i leverdiste qe fokusi te perqndrohej tek i vetmi qeveritar qe i luftoi fajdet. Qellimi ishte shume i thjeshte: te gjithe jane njesoj, e tere PD ishte pro fajdeve. Meksi ishte i vetmi qeveritar qe i luftoi fajdet. I vetmi ne tere PD-ne. Per te mos folur per PS qe akoma ka Arben Malajn ne kryesi apo pretendent edhe per kryetar.
2. Deshtimi i industrise se Komunizmit. Po realisht mendoni qe Meksi ka faj per ate pseudo-industri apo pseudo-bujqesi te komunizmit? S’patet bythe t’i benit asgje Enver Hoxhes dhe e gjetet fajtorin tek Meksi?
3. Meksi nuk dha doreheqjen? Meksi e dha doreheqjen ate dite qe u bind qe nuk kishte asnje mundesi me per te drejtuar situaten ne rrugen e duhur. Kryeministri nuk jep doreheqjen se nje pjese e popullsise, diku ne jug, dhe e fryre nga opozita, kerkon doreheqjen e Presidentit, me te cilin e kishin realisht inatin dhe betejen. Per disa muaj rrjesht (dhe sidomos janar shkurt 97) Meksi u perpoq te jepte zgjidhje qofte politike dhe financiare per ceshtjen e fajdeve. Ishte ai qe ktheu paret e Xhaferit e Popullit, ishte po ai qe kerkoi tre here rrjesht gjendjen e jashtezakonshme. Ishte dhe eshte burre dhe jo lloqe si keta te sotmit.
Ftoj disa nga ju qe permendin pseudo-fakte ekonomike (thesari, ari, remitancat, pronat etj) te japin me detaje mbi cka thojne. Detaje me shifra jo lloqe! Eshte shume e kollajte te shpreheni ne formen tuaj!
Ju ftoj edhe te arsyetoni pak mbi brezat e politikaneve qe ju udheheqin qe nga 1997 e deri me sot. Jini pak me te qete dhe beni nje krahasim. Kujtoni psh qe diten qe Meksi dha doreheqjen nuk kishte as edhe nje te vrare nga populli ne Vlore. Ne xhiron e 4 muajve kishte disa mijera te vrare nen mbikqyrjen e qeverise se re Socialiste. Ne xhiron e disa viteve, deri nga 2002, ishin shtruar bazat per korrupisonin qeveritar masiv, per shitjen e pronave shteterore te huajve per dy leke, per vjedhjen e votave e te tjera ngjarje qe i hasim sot nen eksperiencen e mjeshterave Nano, Meta, Berisha. Kujtoni kush shiti Albtelecom, AMC, Banken e Kursimeve, portin e Vlores, portin e Durresit, Rinasin, minierat, rrugen e kombit, dhe gjeni nje tek te tille rast te realizuar nga Meksi. Kujtoni edhe shembujt ordinere te PS-se se Nanos ne kohen e katarsisit dhe ato te Berishes qe rimori ne qeveri te tere kundershtaret e tij qe ishin GJENERALE te PS-se. Dhe prape ju ftoj te gjeni nje tek rast ne sjelljen politike te Meksit ku te kete vepruar ne menyre te tille.
Edhe dicka per metrin politik te shqiptareve. Ju akuzoni Meksin se nuk ishte shume i afte per ju me 1992-1997. Kuptohet qe do te deshironit nje Meksi me te afte per nje sistem kapitalist. Pa hyre ne debat a ishte Meksi i tille, po ju shtroj nje pyetje:
a eshte shoqeria shqiptare pas 15 vitesh perdhunim qe i bejne me rradhe Nano, Meta, Berisha e Rama gati per nje sistem kapitalist? A keni evoluar ndopak ne 15 vite?
Do ta mbyllja duke ju thene kujtoni torten ?
Ik or pleher muti se ju e shkaterruat kete vend per ambicjet e juaja per interesat e juaja …. u pasuruat u bet miliardera edhe tani dilni i tregoni perrallat ketij populli te mjere … Ky ben pjese ne te gjithe ate kazanin e plehrave dhe qelbesirave qe hipen ne pushtet pas viteve 90 ….keto e shkaterruan shqiperine bashkpuntor i se ciles ka qen edhe ky qelbesire me emrin aleksander meksi muti ..
Intelektualisht I sinqert duhet te ishit z.meksi mbas sh vitesh per te treguar
shkaqet e shkaterrimit mizor te vendit. Simbas direktiivave ramiziane penguat me te gjitha menyrat formimin e shtetit te se drejtes duke filluar nga moskthimi I prones private ,grabitjen e pasurive private dhe shtetrore,gjymtimin e kushtetutes ne funksion te pasurimit te pa ligjshem te neokomunisteve ,te cilet perbejne sot mafien ne pushtet..u prishet ne pazar me antishqiptarin,me anti njeriun Berisha,ky eshte sot problemi juaj,pa as nje look pergjegjesie qe dhate ndihmesen
tuaj per te shtyre vendin ne gremin……
NE NJE KOHE TE TILLE KRRIZE EKONOMIKE FINANCIARE SI PASOJE E NEOLIBERIZMIT AMERIKAN SI MUND TE INTERVISTOHET NJE IDJOT QE I THOTE TERE GJERAT SE PRAPTHI?mos harroni trufen piramidale.Prapa Sudes fshihej zonja e pare Meksi me thaset e parave dhe nje kone qe e ndiqte pas.
Personalisht ne komentin tim me siper nuk akuzoj z. Meksi.
Kam shume respekt per te edhe pse kurre nuk kam votuar per pd.
Inatin e kam me shkaterrimin qe u be pas renies se sistemit socialit. Korrupsionit shume te larte qeveritar.
Saliu dhe fatosi kane te njejtat pergjegjesi.
Socialistet paten kurajo ta hedhin ne plera fatosin si nje hedhurine te qelbur. Kurse pd istat, se do me dukej marrezi ti quaja demokrate, e mbajn perseri idhull kete felliqsire veriore.
Api ata lsi stat ate barkderrin e pangopur.
Personalisht kam respekt per ju z. Meksi.
Na duheshin me shume njerez si ju edhe pse vendi eshte kthyer ne nje koloni te huaj. Nuk te fajesoj. Perendimoret kishin 50 qe mendonin dhe benin plane si ta shkaterronin lindjen dhe ja arriten. Tani ne jemi argate si brenda dhe jashte vendit.
Gjithe te mirat z. Meksi