Biberaj: Berisha po përdor kartën e nacionalizmit për të fshehur dështimet

2 Dhjetor 2012, 16:13Politika TEMA

Nënkryetari  i FRD-së,  Aleksander Biberaj, akuzoi kryeministrin Berisha se nëpërmjet deklaratave të tij nacionaliste, po tenton të fsheh problemet reale të Shqipërisë.

“Sa herë dështon kryeministri dhe qeveria e tij në politikat e brendshme, sa herë që ka fushata elektorale ai e tund kartën e nacionalizmit, ndërkohë që nuk ka asnjë lidhje me patriotizmin dhe as me nacionalizmin. Përkundrazi po i lejon vetes të keqpërdoret nga qarqet antishqiptare” ka Biberaj.

Biberaj, mbajti një konferencë për shtyp, ku kritikoi sulmet ndaj Brukselit, mungesën e bashkëpunimit me të dhe dështimet e qeverisë që keqpërdoret nga qarqe anti-shqiptare.

“Fryma e Re Demokratike, përshëndet angazhimin dhe vullnetin e institucioneve të Bashkimit Europian dhe drejtuesve të tyre për gatishmërinë dhe vullnetin pozitiv për të pranuar Shqipërinë në familjen europiane, por fatkeqësisht ky vullnet dhe kjo gatishmëri ka munguar nga qeveria shqiptare” – tha Biberaj, i cili më tej theksoi se Fryma e Re Demokratike fajëson kryeministrin dhe qeverinë e tij për dështimin e radhës në marrjen e statusit të vendit kandidat, në një vend ku qeveria nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme duke i manipuluar ato, ku nuk ka shtet ligjor, ku kryeministri uzurpon të gjitha institucionet e pavarura dhe kushtetuese sipas modeleve lindore autokratike.

10 komente në “Biberaj: Berisha po përdor kartën e nacionalizmit për të fshehur dështimet”

  1. alban4eva says:

    jam shume dakord me ty Aleksander, e dime shume mire qe Salehu po behet patriot i flakte ne prag te zgjedhjeve, edhe bufi qe fle diten e di kaq gje..

    por ju, te FRD-se , a keni ndonje program konkret nese vini ne pushtet? a keni ndonjen strategji per varferine qe ka pllakosur vendin, per borxhin publik qe ka kaluar 60%-shin, per shtimin e vendeve te punes, per uljen e cmimeve, per pensionistat, per te varferit, per shendetsine qe eshte cope-cope, etj etj etj.. a keni gjera konkrete z.Biberaj??

    se jemi lodhur me akuza ndaj njeri tjetrit.. ata shajne juve, juve shani ata, te gjithe shajne njeri tjetrin, e keshtu me radhe,, dhe populli vazhdon te marre buke me lista…

  2. bravo aleksander says:

    shume e drejte aleksi ,babzia e popullit u duk me torten ,dhe ajo eshte me pakta ,uria mbreteron ne cdo shtepi shqiptare ,sa per nacionalizmin e berishes ,ai keshtu esht i formuar ,vetm te prishe pune dhe jo te ndreq .

  3. bazilli says:

    ky kodosh kur e ka ngushte as djalit te vet si beson perdor kedo per te mbajtur pushtetin adhe nanen evet “e shet shkerdhat i ndyre bajge ne qoftese humb zgjedhjet ai shkon ne burg me tan familjen

  4. nd-ih-ma says:

    Karta e pare qe ka hedhur ne tregun elektoral eshte Kreshniku i maleve.Tashti u kujtuat Ju?.Po per nacionalizmin e kaqurrelsit nuk u kujtuat, ne kohe kur dihet se biri shpirteror i kujte eshte.Apo do thoni ,ja po e lufton i biri te jatin,siq e luftonte Meta kundershtar parazgjedhor berishen e me pas qeverisen bashke.Te gjithe jeni te tille,politikane te mbaruar qe shikoni xhepat tuaj-fare e keqe.

  5. Shqipetar says:

    Nuk ki faj ti Alex se Berisha te ka hype ne ket kali ty edhe Bamir veterinarin,se kush e di se c’far karriere do te kishit sot .

  6. VERONIKA says:

    BIBERAJ,unè tè respektoj shumè,dhe sidomos BLLOSHMIN,GUMENIN-kta ma heqin *trurin* fare,por jeni shumè tè paqartè,po na flisni me heshtjeeeee,joo nuk jam tip qè dua tè bèrtasèsh ,qè tè kuptoj–por ja dhe ti nuk flet-akuzon Berrishèn,pèr diçka qè ne e kuptojmè-pèrrallèn e komunistit dhe tè nacionalistit vetèm Berrisha nuk duhet ta pèrdorè–por ti prapè nuk mè thua asgjèèèèèè….nè çdo aktivitet unè BAMIRIN e famès sè keqe po e gjej nè krah tè pederave ,pra PD-sè…po pse mor zt.BIBERAJ??Mè skjaron dot,ka mundèsi qè tè na skjaroni pse ricikloni ca fytyra tè shpèlara–e di unè qè ata ju duan fort,por jo pèr kètè duhet ti doni dhe ju,sepse pastaj i bie mos tu duam ne….BIBERAJ ,pashè ca fytyra atje te organizimi i partisè tuaj unè…upupupu ,keni ca atje atje qè nuk e di e sajta herè èshtè ,qè vendosen nè shèrbim tè çdokujt…BIBERAJ-duhet bèrè ky vend,ka shumè tè aftè ,shumè tè ndershèm qè nuk po arratisen si minj nga anija qè po mbytet….kujdes BIBERAJ,se nuk harrohet asgjè,èshtè shumè kollaj ta njollosèsh mbiemrin qè mban…BIBERAJ,kujdes nga KLANI I TRUSTIT TE GESHTENJAVE TE TROPOJES SHPETOJENI KETE VEND,qèrrojini plehrat,mjaft me riciklime…fushata do bèhet mè e egèr,shumè gjèra do fliten…bèni pastrim,se hèhè si kemi mirè gjèrat….po e lè me kaq.

  7. Koli says:

    Deri dje fole per meritat dhe per mrekullit e Berishes sot e shan pranohet kjo?

  8. Jorgo says:

    Greqia e pushtoi Çamerine ne Mars 1913, tre muaj pas shpalljes se pavaresise shqiptare dhe vazhdon ta mbaje te pushtuar.

  9. 105 says:

    Kush e di ca gjenish jeni ju komentuesit qe jeni ne gjendje te jepni vleresime edhe per Aleksandrin, edhe per FRD, edhe per heshtjen apo fjalen e tyre.

    Nga Harvardi shkruani me siguri.

    Vetem ne 48 oret e fundit, ne cdo kanal qe e coja telekomanden, une e kam pare FRD ne Durres, ne Permet, ne Gjirokaster, ne qendrime politike ne Tirane. Se ku e shihni heshtjen ju, s’e di.

    Megjithate, duket qe jeni super te ditur, te lexuar e te rendesishem. Dallohet nga komentet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje