Përfundon afati, paratë e privatizimit të Albpetrol nuk duken gjëkundi

3 Dhjetor 2012, 11:15Politika TEMA

Sipas VKM-së që përcakton kriteret e realizimit të privatizimit, afati për mbylljen e negociatave me firmën shqiptaro-amerikane “Vetro Energy” është 30 ditë. Por problemet e hasura rrugës sollën një shtyrje të bisedimeve, të cilat mbyllen sot.

Kjo nënkupton derdhjen e këstit të parë të parave, 20 përqind të ofertës 850 milionë euro, ose më saktë lëvrimin e 170 milionë eurove. Pas kësaj palët vijojnë ende me mbylljen e disa detajeve deri në finalizimin e kontratës, e cila miratohet në parlament.

Por siç shkruhet në gazetën Shqip, pavarësisht krizës në arkën e shtetit dhe nevojave dëshpëruese për para, “Vetro Energy” ka deklaruar se nuk derdh asnjë qindarkë pa u siguruar se “letrat e kompanisë ‘Albpetrol’ janë të rregullta, përfshi edhe bërjen  transparente të shumë dokumentacioneve të tjera”.

Ndërkohë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës deklaron se do të dalë sot me një qëndrim publik për të komunikuar detajet e negociatave. Burime nga ministria nënkuptojnë një tjetër shtyrje të afatit, duke e argumentuar me ditët e festave të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Burime kanë pohuar se negociatat do të vijojnë, por nëse METE mundohet të jetë optimiste për t’i zgjidhur sa më shpejt, “Vetro” është më skeptike.

11 komente në “Përfundon afati, paratë e privatizimit të Albpetrol nuk duken gjëkundi”

  1. coku says:

    Hajde per hajer ishalla. Jo per gje, po shteti ka nevoje per leke.

    Fundja ishte nje oferte qe ja vlente.

    Po kam pershtypjen se nje mut do japin.

  2. leon says:

    DO DALIN PRAPE THACI ME EMER TJETER ,,DO TA ULI VLEREN….HAHAHHAHA E MESO SALA….

  3. Bujari ju degjon says:

    Akoma nuk i kuptoni piramida ekonomike te Sales?Kur te puqet toka me qiellin do te pagoje Vetro 850 milion euro.Ku ka kompani serioze ne bote te hedhe kaq pare ne SHqiperi,dhe jo me kjo Vetro,qe s’ka breke ne bythe,te investoje me ate rrumpallohone qe eshte aty.Shqiptaret mendojne se Shqiperia eshte qendra e botes.Tenderi ishte show rradhes.

  4. Toni.I. says:

    Firma SHqiptare-Amerikane “Vetro Energjy” i ç’uditshèm dhe t’lenè tè mendohesh ditè -natè si ka mundèsi Vetro nè SHqip
    pèrkthehet xham dhe èshtè nè gjuhèn Italisht dmth “XHam Energji”
    ku si emèr firme po ta pèrkthehet mè thjeshtè janè ato XHama
    qè pèrdoren pèr Energjinè Djellore ose mè saktè i
    Fotovojtaiko pèr prodhim Energji Elektrike, dmth kjo firmè
    nè teori nuk èshtè SHqiptare-Amerikane ,ndoshta gabohemm…

    1. tengi says:

      Ca thu mer plak? nderro pusher-in se kshu si paske mire punet punet!!

      epo kur na behen analistte Gjeo-politikes te gjithe … eshte me ja fut vetes!!!

  5. atila says:

    “U mbars mali e polli nje mi” ca pret nga nje “biznesmen” Taclli.
    Njehere na doli firme Amerikane e me pas e nxorri koken Taci i Sales.
    Kush i beson kesaj qeverie o eshte i marre o eshte klysh i pushtetit.

  6. Baca says:

    Kushedi ku fle lepuri , dhe cfar prapaskenash ben berisha !!!!!.

  7. nn says:

    Ja nje artikull i financial times
    http://blogs.ft.com/beyond-brics/2012/11/26/albania-e850m-state-oil-company-sale/#axzz2DyweSgq4

    vetro eshte e Tacit, ashtu si nje nga kompanite amerikane qe bejne pjese ne konsortium. Taci e bleu ne 5 Tetor. Per me shume lexoni artikullin qe eshte shume interesant.

    kushedi cpazare po behen prape, jemi bere gazi i botes

  8. banija01 says:

    Me sa duket kalkulimet qe beri Saliu me Cacin [Tacin] nuk e gelltiti ‘vetro Energy’.Me 49 perqind qe hynte kompania do te kishte dy dizavantaze,e para duhet te vere kompania 416500 euro qe eshte me e madhe nga oferta e kompanive te tlera dhe e dyta me 49% ne kompani ligjin do e bente Caci [ose me sakte Sala, se e shehe qe po humbete zgjedhjet e 2013 , dhe me Albpetrolin do te kishte nje arme te forte ne duart e tij,]Me sa kuptohet edhe Amerikanet nuk hane bar ,se ajo u pa kur u zhvillua tenderi dhe pane qe Kanadezet kishin ofruar me pak se gjysma e tyre.
    Qe kur kompania doli ne konference per shtyp dhe pame Cacin ,kush ka mend duhet ta kuptonte qe luheshin prapaskenat e Saliut.

  9. Besa says:

    HAHAHA Me ke talleni ju o plehra te ndyra, por cdo ofertues ben ate qe quhet due-diligence perpara se te paraqese oferten, qe do te thote se kane pare dhe verifikuar gjithcka. Nuk i pate ju hipotekat dhe ato qe pretendoni?!?! Apo pazaret jane bere te tilla qe te fitoni perseri JU por me cmim me te ulet, te dytet a te tretet ne liste, JO?. Qenkeni vetem JU pjese e tenderit atehere, thojeni hapur. Si sju vjen turp o kellirat e kombit qe genjeni ne diten me diell. Mallkimi qofte me ju qe talleni, vidhni e kurveroni ne cdo minute te jetes suaj te ndyre. Po ku je o PROKURORE qe po ta bejne mire qe po te qerrojne.

  10. dumdum says:

    Pak perspektive: http://www.zeriamerikes.com/content/taci-kompania-albpetrol-vetro/1521282.html

    Taçi nuk i leshoka leket sepse do te mbylle letrat. I zgjut Taçi, ka frike se mos ia marrin prape qeveria e ardhshme.

    Koha do ta tregoje me vone se si eshte puna tamam, por duket se edhe Taçi e ka futur ne llogari qe Berisha mund te mos rizgjidhet. Jo per gje, por Taçi, para se te ishte me Saliun ishte me Nanon (A e mban mend njeri se si e shante kryemafioz Saliu Taçin?).

    Gjithsesi, si perhere koston e politikave dhe pazareve te Berishes do ta paguajme ne qe i blejme naften Taçave dhe qe paguajme tatimet te shteti Berishist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje