Dy vëllezërit u ekzekutuan për borxhin 200 mijë dollarë

3 Dhjetor 2012, 10:58Politika TEMA

Eduard Kurti, 37 vjeç, dyshohet se është autori i vrasjes së dy vëllezërve biznesmenë në Tiranë mbrëmjen e së shtunës. I dyshuari Ardian Ndreka është lënë i lirë pasi ka rezultuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Nga hetimet  e kryera pas vrasjes me armë të Iglend dhe Sokol Haxhialiut ka rezultuar se krimi ka lidhje me një borxh prej 200 mijë dollarësh, që autori i dyshuar ua kishte dhënë një vit më parë, në mënyrë që ata t’ia  kthenin bashkë me interesat.

Nga këqyrja e celularit të njërit prej vëllezërve, Sokol Haxhialiut, janë zbuluar mesazhet që Kurti i dërgonte vazhdimisht atij, duke i kërkuar paratë që i kishte dhënë borxh, pasi kishte probleme të mëdha ekonomike. Madje në një mesazh Kurti shprehej se kishte filluar edhe vetë të kërkonte para borxh, madje të blinte edhe me listë, pasi ishte detyruar të shiste bizneset për shkak të këtyre problemeve.

Të njëjtin fakt e konfirmon edhe roja  i sigurisë të  pallatit ku banonin viktimat, i cili thotë: “Unë i njoh si djem mjaft të mirë dhe të respektuar. Tre ditë para ngjarjes, e kam dëgjuar njërin prej tyre tek hyrja e pallatit kur po fliste në telefon. Dukej që ishte i shqetësuar, madje po fliste për para borxh. Në një moment dëgjova se po i thoshte personit që fliste në telefon se do e zgjidhnin edhe problemin e borxhit dhe do takoheshin këto ditë, pasi nuk ishin nga ta që shlyenin borxhet”, citohet roja nga gazeta “Panorama”.

9 komente në “Dy vëllezërit u ekzekutuan për borxhin 200 mijë dollarë”

  1. pasi nuk ishin nga ta që shlyenin borxhet”,

    Kjo pjesë ishte e paqartë. Mos duhej “pasi nuk ishin nga ata që nuk shlyenin borxhet”?

    1. Edukata qytetare SHQIPETARE says:

      Me e forta eshte qe 90% e gjithe “BIZNESMENEVE” te Tiranes jane te gjithe duke iu shmangur
      njerezve qe u kane borxh.

      Rujuni gerneta nga gernetat.

      T’a dini ae nqs kind nje 5 mijeshe ne xhep ini me te pasur qe personi qe po shet pordhe me Porsche neper qytet.

    2. Mandi says:

      Jo daje jo eshte tamam ashtu sic e sheh te shkruar. …pasi nuk ishin nga ata qe shlyenin borxhin…. Kur e jep dihet per ate te shkrete borxh, kur e merr se di kush

  2. drini gega says:

    Paskan dashur te behen te pasur me parate e te tjereve? Menyre e zgjuar perdhunimi demokratik me mendimin se nuk guxon te te beje gje kush pasi do te denohet rende per ”motive te dobeta”.

    1. Tra la la morra nje borxh ( dhe pastaj e fut ne by. . .) says:

      Si ka mundesi qe po vriten gjithe keta biznesmene. Vetem lajme te tilla degjojme.
      Çar lloj biznesi merreshin keta te pafajshmit xhanem?

  3. tokoglifos says:

    kujdes me tokoglifet ,te vrasin dhe nuk te pyesnin ,ngushellime viktimave

    1. Xha Bako says:

      Shume gjynah sepse do t’a kishin shlyer borxhin keta “biznesmenat”

  4. Poshte saliu says:

    Bazuat tek Ligji i egzistences ne Shpiperi, Po mos ti vriste ky do ta vrisnin vellezerit ate. Mos i hyfsha ne hak se tani jane te vdekur.

  5. Bekimi says:

    Nuk ka më kurva për të shitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje