Blushi: Bashkimin e shqiptarëve e pengon një Shqipëri e dobët dhe e padrejtë

3 Dhjetor 2012, 11:25Politika TEMA

Deputeti socialist, Ben Blushi, në një analizë të gjatë të publikuar në të përditshmen Panorama, thotë se bashkimin e shqiptarëve e pengon Shqipëria.

“Në përgjithësi besohet se nacionalizmi lind nga forca. Në rastin e shqiptarëve nacionalizmi po lind nga pakënaqësia. Ose nga dobësia. Për fat të keq, arsyet për pakënaqësi janë më shumë të ditës, sesa të kohës,” shkruan Blushi duke theksuar se një Shqipëri e dobët dhe e padrejtë nuk jep garanci për një Shqipëri më të madhe.

“Nëse e pranojmë se boshti, arsyeja, mjeti dhe qëllimi i këtij bashkimi është Shqipëria, duhet të pranojmë se pengesa më e madhe për bashkimin e vetë shqiptarëve është Shqipëria. Sekush prej nesh mund të imagjinojë një Shqipëri më të drejtë, më demokratike, më solidare, më të begatë, më të ditur dhe më të ndritur. A do të ishte bashkimi më i lehtë në këto kushte? Pa dyshim. Një Shqipëri më e mirë mund të ishte dhe duhej të ishte më e madhe. Prandaj nacionalizmi shqiptar ka një detyrim para së gjithash. Ai duhet të rregullojë Shqipërinë për të rregulluar kombin. Shqipëria është mjeti dhe qëllimi. Rrugë tjetër nuk ka dhe s’ka pse të ketë,” shkruan Blushi.

Deputeti socialist sheh një rrezik me rritjen e nacionalizmit në Shqipëri dhe Kosovë. Ky rrezik vjen nga Maqedonia.

“Nëse shqiptarët e Shqipërisë duan të rregullojnë shtetin e tyre, shqiptarët e Kosovës duan të bëjnë shtetin e tyre, shqiptarët e Maqedonisë duan të prishin shtetin e tyre. Me rritjen e nacionalizmit shqiptar në përgjithësi, shqiptarët e Maqedonisë do bëhen edhe më të paduruar. Të gjitha kreshtat e kësaj dallge do përfundojnë atje. Ata jetojnë me shpresën se një ditë do ta prishin shtetin e tyre, i cili për ta mbetet inatçor, inferior, i padrejtë dhe i paskrupullt. Ai shtet i dhunon shqiptarët për të ekzistuar vetë. Sepse pa shqiptarë ndoshta nuk ka Maqedoni,” shkruan Blushi.

23 komente në “Blushi: Bashkimin e shqiptarëve e pengon një Shqipëri e dobët dhe e padrejtë”

  1. Aleksander says:

    Ne pergjithesi besohet se nacionalizmi lind nga nevoja Blush ,forca pastaj eshte nje nga perberesit qe e shtyn perpara.

    1. safeti says:

      Jam i mendimit qe Blushi duhet ta shfrytezoj kete moment dhe te bej nje liber tjeter me titull “Nacionalizmi shqiptar” se tani kjo tem ecen mire. Keshtu qe ambicjet e tij per para kenaqen mese miri. Cte duhet lufta per pushtet o Beni, cte duhen ty kacafytjet ne fushat, ti leket i ben me libra. Ti nuk ben histori, je thjesht nje vezhgues i rendomt.

      1. arber shkodrani says:

        ti i dashur ke probleme me emrin tend
        Kur ti zesh emrin Blushit duhet te lash gojen 10 here….

        arber shkodrani

    2. Teutailiri says:

      Nuk fitohet pike ne politike , me keto ceshtje delikate per ndjenjat e shqiptareve , po eshte bere e modes, askush nuk pyet ne politiken shqiptare, mjafton te fitoje pike. Po ecen mire dhe ky blushi, I mbaj mend mire fillimet e tij. Kushteim o Popull.

  2. coku says:

    Shqiptaret e Maqedonise sduhet te nxitohen, nese duan te marrin ate cfare duan.

    Maqedonia duhet te jete shtet dhe mbas dy dekadash, do jene vete shqiptaret qe do marrin frenat e shtetit deh keshtu vjen natyrshem shqiptarizimi i saj dhe renia e fuqise se popullatave sllave ne te.

    Eshte menyra me e mire qe ne 150 vjetorin e pavaresise, te kemi tre shtete shqiptare. Keshtu qe arrime te marrim shumicen e territorreve te humbura dhe jemi nje pjese vendimarrese e rendesishme ne ballkan.

    Ata qe kerkojne tani ndarjen e maqedonise, vec se bejne lojen e bullgareve, serbeve dhe grekeve. Ata e dine mire qe ekzistenca e shtetit maqedonas, do sjelli vetem probleme per ta.

    As nje nuk e do fuqizimin e shqiptareve.

    Problemin e kemi te vetja. TE krijojme politika te jashtme, ku te kemi nje qendrim unik mbi seshtjet kombetare.

    1. assault says:

      Komplimente, Coku!

  3. SH.K says:

    HARTIMIN NE EMER TE KUJT SHQIPETAREVE ‘NACIONALISTE’ E BEN?
    Eshte per te ardhur keq jo fakti kush na ka ‘drejtuar’ e vazhdon te na ‘drejtoje’ deri me sot por patologjija psiqike qe i ka pushtuar trurin e qe pas 22 vjetesh na thone ,e nuk eshte i pari Blushi qe fajin e gjendjes e ka populli.
    ESHTE FATKEQESI QE NJE NGA ‘KOKAT’ E OPOZITES SHQIPETARE TE XHIXHILESE NA THOTE QE SHQIPETARET JANE NACIONALISTE SIKUR TE KISH BERE DIJE REFERENDUM.more ti ‘fatos’ nacionalizmi kryesisht ka ardhur nga ‘buka’ apo varferija e forca te erreta politike te djathta e kryesisht ne opozite(jo opozite si jotja natyrisht)e ka ngritur popullin me kenmbe duke perfituar edhe nga shkerrmoqja e shtetit.
    TI DHE TERE ISH BLLOKMENET E ‘MAJTE’ E TE ‘DJATHTE’ NUK MUND TA KUPTONI THENJEN :’NJERIU ASHTU SI HA MENDON” SEPSE E KENI PATUR TERE JETEN BARKUN PLOT.Shqipetaret ,brenda kufijve te Shqiperise,me shkrime te tilla per nacionalizmin e pupulizmin salisjan fshijne bythen.

  4. Latif Dreqi says:

    Sakte, jam i nje mendje me Blushin..duhet te punojme te rrisim mireqenien, ekonomine..pastaj me pas te tjerat.Kam frike qe Maqedonia keshtu do te jete, ko pse duan sllavet bullgare te saj, por se ajo eshte si nje “amortizator” ne Ballkan.Frenon ne nje fare menyre, oreksin e shteteve si Bullgaria, Turqia, Shqiperia,Greqia dhe Serbise..

  5. tahipi says:

    Te gjithe i bijne rreth e rrotull dhe nuk e vene doren ne plage nuk thone hapur se problemin me te madh Shqiperia e ka nga Greqia qe ka nga viti 1990 e deri me sot qe spo lene gje pa bere per te na nenshtruar,urryer,baltosur,keqtrajtuar,cnderuar,asimiluar,vrare e kercenuar sidhe se fundi te na vjedhe detin dhe jugun e Shqiperise,prandaj dhe shqiptaret e kane humbur durumin nga indiferenca e shtetit dhe dhe po bashkohen AKZ si e vetmja force politike qe ne plan te pare ka ceshtjen kombetare si dhe kthimin e dinjitetit te perdhosur nga shteti e politika.Desha ti bej nje pyetje redaksise G Tema dje,kam bere dy komente dhe nuk jane vene ne forum dhe nuk ka pas as sharje she ofendime dhe se kuptoj?une kam komentuar vetem fakte asgje me teper.

  6. tom says:

    E drejte, ne keto rrethana politike, ku pushteti me shume punon kunder se pro Shqiperise, ne kete coroditje, ne kete imoralitet ekstrem, korrupsion ekstrem, ne kete mjedis ku gallojne spiunazhet e huaja dhe njerezit e blere prej tyre, nje ekonomi te rrenuar….forcat duhet te orientohen drejt nje Shqiperie pa keto mallkime….dhe pastaj kthehet timoni me force e seriozisht drejt bashkimit…., por pishtari duhet mbajtur i ndezur ndryshe zhgenjehen shqiptaret….

  7. Blushi, po ti si deputet pse nuk e ke ngritur kurrë zërin për të gjitha aktet antishqiptare e antiqytetare që iu ndodhin shqiptarëve në Maqedoni?

    Nëse të duket e tepërt, shko provoje vetë jetën atje, ku diskriminohesh institucionalisht, vetëm pse je shqiptar.

  8. idjoti i Bathores says:

    Eperditeshmja’Panorama’ si ‘klubi i Selanikut’ ku jane mbledhur tere megallomanet e dokmatiket e ‘opoziqise’ si duket ,dishepuj’ te Nano Adhamudhi qe flasin per tere shkencat e tere boten perjashtu popullit e ekonomise.Keta ‘ilirjane’ pasi me politikat e tyre folen per asocimin.integrimin.Europen ,ekonomine e Sudes e te Meksit e rrezultatet ishin shperngulja mbi 50 perqind e popullsise jashte qe edhe sot e kesaj dite vine verrdalle neper Bote si mize pa koke,pasi u restaurua ne kete vend ekonomi e pa pare monopolesh klientalizmi e nepotizmi e politika e administrate me pas ardhes te nomeklaturave paraardhese e trashegimni si ne feudalizem ,pa pritur tani na del fjala ‘nacionalizem’.
    Nje njeri normal nuk ka si ta kuptoje kete fjale veçse GJENERAL IMAMI te vere ne rresht te vraret e gerdecit e te zgjerojne kufijte ose ky vend ‘hani i Stavros’ si deri tani tu beje thirrje shqipetareve jashte kufijve qe nga Rumanija e Egjypti e tu thote hyni ketu e delni ne europe pa dogane.Çmendurira!

  9. Respekti says:

    STOP INJORANCES-jE NE GJENDJE TE DALLOSH NDRYSHIMIN MIDIS SHQIPETARIT 30 VJEòAR TE PA PUNE QE BANON NE sHQIPERI NGA AI QE BANON NE mAQEDONI APO kosove?pyetja nuk eshte provokuese por une sinqerisht nuk arrij ta kuptoj.

  10. Taqke Cironka says:

    Blush,po afrohen zgjedhjet, fol ndonje fjale te dukesh se je edhe ti dhe te te vere Rama ne liste. Vetem ne Korce mos e provo he bir.

  11. sofika says:

    Ky blushi nga cili planet vjen ore xhan, mbeti ne ajer ky njeri…..Po pune do te beje ndonjehere ky mo apo do ta kaloje gjithe jeten si skuth i lig?!

  12. dyshimja says:

    Mire thote”stop injorances”.Perse nuk ke folur ti ne kuvend,apo shkoni aty per parade mode dhe te merrni leket.Pastaj ti more blush te plasi per Shqiperine,ti je bere milioner sa ke hyre ne politike dhe me hiqesh parimor.Po djali babait je more Blush,pa moral,Kico e kishte Miren,nene tende me barre me ty dhe shkonte me te tjera.Amani ore se na hapet barkun.Por nuk kini faje ju se populli eshte nje turme amorfe pa identitet dhe nuk ka kurrfare peshe,e pame tek torta kush eshte niveli yne per fat te keq.Mbylleni gojen se jini palaco te tere.Tung!

  13. ben putana.Gjithmone kerkon te duket si yll kinemaje e politike.Po e tha benushi mbaroi.Patriotizmi thote lind nga forca.PO MEQENESE BENI NUK ESHTE KRYEMINISTER nuk jemi te forte.Nuk ka lidhje hic me Sali arushen forca e kombit tone o “koke e madhe” forca e shqiptareve eshte reale.Ishim gjysem tani jemi pothuaj nje e plote…jo po ata ne Kosove kane te tjera ne te tjera.Neper kafenete tuaja qe vijne era parfume milioneshe diskutohet keshtu…forca.Forca nuk eshte leter.Forca djaloshi me faqet si bukfiqe eshte e brendshme.Ky brez qe vjen ne PS ne PD kudo kerkon hapsire.Pra eksiston nje force e papermbajtshme reale…qyp.

  14. leka says:

    Por cfare do te bashkosh,mor sharlatan?Kur ti ne vend qe te bashkoheshe me Ramen,kur ju vodhi votat saliu,ti si i verber ju turre karriges se Rames.Dhe mbasi dole bllof,bere c eshte e mundur,per tu futur ne parlamentin e vjedhur nga saliu,per te marre rrogen e majme dhe pastaj vec per te shkruajtur libra.Ata qe humben dhe po vuajne ku nuk mbajne me nga ju, jane zgjedhsit e thjeshte, te vjedhur dhe te mashtruar nga ju.

  15. Ligor Luarasi says:

    DREJTESIA KERKON SHQIPTARE TE DREJTE.
    Gjithe jeten Shqiperine e kane penguar me menyra te ndryshme shume faktore,mbi te gjithe kane qene faktoret pushtonjes.Pyken Nr1 e kemi nga zaptimet 500 vjecare te Turqise,pastaj vijne fqinjet te cileve ju shtua oreksi ngaqe na kishin prane dhe ishim rakitike ne gjithe fushat e jetes keshtu qe s’e kishin problem zaptimin por 500 vjecar se ariten dot.
    Edhe dobesite tona sikunder thote Z.Blushi jane nga fatkeqesite tona historike.Keto dobesi vijne deri ne ditet e sotme me nje prapambetje qe kerkon politikane shume shume te afte per te dale ne drite.Keta politikane do ecin ne labirinthe te veshtira si prej problemeve qe ka trualli yne dhe populli yne,ashtu dhe neper labirinthet qe na vijne nga gjithe faktoret e jashtem.Ne kopmpleks politikanet e Shqiperise, mishin duhet ta pjekin hellin mos e djegin,keshtu i krahasoj veshtiresite e politikaneve tane, ndaj duhen teper teper te afte,qe “mishin ta pjekin hellin mos e djegin.” Kuptohet sa e veshtire eshte ky proces ne praktiken e guzhines,por qe me vlen te sqaroj edhe per politiken e Shqiperise me specifikat e saj unikale.
    Me te tilla aftesi se pari te normalizohet drejtesia.Kete themel te shtetit kure nuk e krijon ai ose ata politikane qe kjo drejtesi qe do edhe BE prek,cenon vete politikanet.
    Pas nje drejtesie te vertete, po,vijne gjithe miresite e tjera qe te fuqizohet edhe Shqiperia jone e dobet.
    Ne se si shqiptar krejt i zakonte s’me vleresoni idene,pak pune me prish gjithe jeten s’kam luftuar as per pozite as per te qene i varur nga dikush mbi koken time,pershendetje.

  16. Mision says:

    Nga gjithe monstrat e politikes shqipetare, ju godisni dhe shperfytyroni nje njeri (intelektual) i cili te pakten nuk eshte ne nivelin e babzise te politikaneve shqiptar. Nacionalizmi i tepruar sic eshte pasqyruar kohet e fundit nga shume eshte nje politike amatore, hitleriane e cila mundohet te perfitoj nga varferia ekstreme dhe jo nga fuqia e popullit shqiptar. Nese qeveria dhe partite ne pushtet do kishin realisht interesa nacionale atehere shqiperia do ishte momentalisht duke negocjuar 33 kapitujt per te hyre ne BE.

  17. gjon says:

    ANALIZE MJAFTE E SAKET,te lumte o BLUSHI.VAZHDO KESHTU SE JE SHUME I KUPTUESHEN NE ATO QE THUA,se na zune frymen disa pseudoanaliste qe kane zene kolltuqet neper ekranet e televizoreve duke na prrallisur kodra mbas bregu.

  18. xxxx says:

    O Blushi nacionalizmi lind nga nevoja e jo nga forca nuk ka shembull me te mire se Gjermania Hitleri erdhi ne fuqi se populli gjerman ishte i pakenaqur me koncesionet e luftes se pare botrore dhe pikerisht me ato te Versajes ku Franca dhe Belgjika mbanin te pushtuar nje pjese te saj si dhe reputacionet qe gjermanet i pagonin ketyre dy shteteve kjo ishte arsya dhe jo forca keshtu si folni kuturu keshtu beni dhe politik ju politikanet tone

  19. Zgërbonja përballë says:

    Nacionalizmin nuk e pjell forca,por padrejtësia,shtypja,poshtërimi..Keto aktualisht me shume se tek shqiptaret e Shqiperise së shitur,jane tek shqiptaret jasht trojeve të kufijve anormalë të Konferences kriminale të ambasadoreve në Londër!Luigj Gurakuqi,shëmbull i gjallë,nuk ishte i pasur kur e vranë Zogistët,10 lireta në xhep kishte,por ishte nacionalist sepse në Vlorë ky shkodran i rrallë(sot nuk ka shkodran të rrallë sepse i ka mbytur me ujë në grykë Sali Jozefina)kishte nenshkruar Shqipërinë etnike,ate Shqipëri që filloi të kerkojë pardje,shitsi i detit,Sali Jozefina!Sepse Zogu perpos kufijve që Luigji i madh i Shkoder loces,nuk i kish pranuar,dha Vermoshin dhe Shën Naumin sllavëve që e sollën në pushtet!Pra arsyeja e “pritjes”,per t’u bere të forte(asnjehere nuk do të behemi,perkundrazi shpejt si të tjerët popuj europiane,do perfundojmë vetem me një flamur,atë të BE dhe me ndarje rajonale ku Ballkani do kete shume probleme,pasi varferia e tij është konflikt për banorët vendas të Ballkanit,por dhe Europen që do të adoptojë sistemin e organizimit të SHBA.Me krijimin e BQE dhe dakordesinë e Gjermanise për idetë e Mario Draghit,me drejtim të centralizuar të Monedhes,mbetet tani drejtimi politik i Europes,zgjedhja nga europianet e Presidentit(sot nuk ka)parlamentit dhe rajonizimit te BE,per të shuar shtetet,flamujt,nacionalizmat vrastarë.Projektet jane gati,por varferia e vendeve jugore të Europes kerkon fillimisht,balancim,drejtpeshim dhe dalje nga kriza dhe drejtperdrejt pastaj operacioni politik paneuropian ku vendi ynë do perfshihet në nje a dy rajone të Ballkanit.Per keto Blushi si politikan nuk flet,duket humbet vota,pasi shqiptarët ende nuk kanë nga politika gjithsesi,vizionin se ku do shkojnë….Megjithate,ka nje te vertet tek Blushi,tregon se Shqiperia ështe e dobet.Por nuk tregon se pse edhe pas 20 vjet “porrnodemokraci berishiano-ramiziste(eshte gjak me Ramizin,mos gaboj)Shqiperia paska mbetur tek tufezat!…Blushi nuk ka deshire te tregoje perse ështe e dobet Shqiperia,(ndaj nuk eshte kohe nacionalizmi,kur te forcohemi…mundet),perse në ketë varferi?A ka pasur pershembull ne Kosove pasuri te madhe,force,kur shqiptaret u ngriten në këmbë dhe rrembyen edhe armet nga shtypja e tmerrshme e Serbise dhe Milloshevicit?Cdo shqiptar athere edhe pse i varfer(djegur shtepite,vrare,perdhunuar të afermit)u bene nacionalistë.Shembull me te qarte nuk ka.Vazhdojme sepse dhe vendi nuk eshte ketu:Kur Shqiperia u superforcua nga Kina,kishte “projekt”planin nacionalist të Hoxhes-Shehut,per nderhyrje gjer dhe te armatosur në Kosove sipas dhe planit”Shperthimi” që u sabotua nga ata që Shehu në letren e lënë Hoxhes,(letra besoj se eshte e vertet dhe Shehu per gjithshka kriminale që iu be vrau veten,por si besnik i Hoxhes)flet për Jagot!Nuk ështe e vertet?Kush mund te ishin dhe c’kishin bërë,nuk ështe vështirë të kuptohet,fillo me ashpersimin e luftes se klasave,interrnimet,burgosjet,prerjen e koka te shqiptareve dhe shokeve të tyre,me finese,pikërisht që Shqiperia të behej e dobet,si e bënë,të mos pretendonte Kosova,shkeputje se…Shqiperia e Alise,u bë sketerre,kur Shqiperia e Hoxhes,natyrisht stalinist,diktator,ishte shumë here më e fuqishme me Kinen,shumë herë me nacionaliste per Kosoven dhe vrasja nga UDB e Gervalles,Zekes,tregoi edhe nacionalizmin ekstrem të Hoxhes(nuk e mohon dot Blushi)sepse shtypi i Beogradit iu turr atij dhe”Borba”duhet publikuar të kuptojë Blushi përse ishim të forte,na kishin dhe frikën,ngritem irredentistet kosovare(Hoxha sipas analisteve të huaj i sponsorizonte që ne vitin 1960.)dhe Hoxha strehoi familjen Gervalla në Tirane,i perkujtoi sa ishte gjalle,(Hoxha i kapur mat nga Alia dhe banda e Veriut,agjenture sllave dhe sot në Tiranë),ndersa Alia,Berisha kurre nuk i perkujtuan keta martirë,pionere te clirimit të Kosoves(dyshohet se u vrane nga UDB,te spiunuar nga Tirana).Ikja e Kinës,sabotimi i Gjermanise,ashtu si thote edhe Kadare(nuk thotë asgje për Kinën vetem prej Romanit”Koncert ne fund te dimrit”,shkaterruan Shqiperine,qe natyrisht nuk ishte superfuqi,por e dyta pas Turqisë,per fryme popullsie u bë si vend i armatosur në Europe(lexo Le Monde dhe prof.Pirjevac”Luftrat ne Jugosllavi”.Kush kishte interes në Ballkan të varferohej Shqiperia,ti syrgjynoseshin qytetaret ne interrnime,burgje,varferi?Thua vërtet Hoxha dhe jo ata që e kapen mat,edhe me krushqi,dhe per të mos e vrare si te tjeret e lanë të gjalle të shkruaj vepra dhe kujtime duke u lexuar fjalimet që “politika në plan të parë”i pergatiste si pergatiti edhe Tabllon sinoptike të “poliagjentit”M.Shehu,që në letren shekspiriane qe ka shkruar,na tregon Jagot!Mundet z.Blushi te na shpjegoi analitikisht këtë dilemë,makth tronditës me një realizëm të vërtet?Mundet t’ja shpjegoi të paktën Metes që për djall,na rikthen diktatorin e “urryer”Hoxha në skenë,kur Metën e thirri Nano,Nanon,Ramizi që kish pse jo killer Berishën,si tregon rasti Kapo në Paris ku Alia shkoi dhe thirri urgjent edhe mjekun Berisha,(dhe nje tjeter te ndershëm,por per koperture nga zona e Kapos atë kohë?..Familja Kapo e kapi mat,Alinë,gati e denoncoi me emer tek Hoxha,por Hoxha dinak,i kapur vet,por mbahej gjallë nga krushqia,rrebelimi i popullit qe athere ishte”tjeter popull”,bindi z.Kapo se Hysniu “na la…nuk kthehet më!”Mbetej Shehu qe dy vjet me pas,do shkruante për JAGOT me vetvrasje që realisht coi nen tokë nacionalizmin shqiptar,dhe me 11 prill 1985 dhe vet diktatorin nacionalist!Pasardhesit janë Jagot!Shqiperia nuk ka force,vërtet(nuk hyn fare forca,por rrebelimi,deshira…)sepse duhet e tillë.Si u bë.Por edhe pa forcë,nacionalizmi në Kosovë fitoi…Edhe nese duam perkohsisht ndryshime,bashkim,Shqiperi,reale mundemi ta bejme edhe kështu,per hir të shtypjes,shfrytzimit,padrejtesisë,por tek e fundit,ne duhet dhe do jemi në proceset hapsinore të BE.Rajonet e saj janë skicuar dhe për kete Blushi si politikan jo i keq,dhe shkrimtar i afirmuar,tashmë,duhet të flas.Këtu flet më keq se Berisha i cili me nacionalizmin e tij shterp,i demton interesat e Kombit të shumëvuajtur shqiptar,u jep fqinjëve,paralajmërimin se”kujdes!Shqiptaret mund të bashkohen dhe kërkojnë atë që konferenca e ambasadoreve në Londer,më 1913,me të drejtë ua dha juve,si,me të drejtë firmosa dhe une,per ju Detin në jug.Une,që kurre nuk kam folur për genocidin gerk kunder popullit shqiptar të Camërisë,une që si dhederr në Mal të Zi i mbaj nderkembë atje shqiptaret!Une që frikën e shkrimtarit Vujevic,per Malin e Zi te zvogeluar nje ditë,në librin:”Un montenegrino in Italia”,e shoh frikë pakuptim,sepse unë aty jam dhenderr!…Ka shumë dhe ketu s’është vendi!Shqiptaret natyrisht nuk e kane aleat Europen te bashkohen,por dhe Islanda nuk ka asnje perkrahje në Europe,nuk eshte e fuqishme si Anglia që e ka nen sqetull,por,megjithate ajo do shkeputet.Do pavarësohet si komb,shkel edhe Nenin e njohur per mosndryshim kufijsh,por Gordon Brawn ra dakord,edhe të shkeputet,edhe pse mund ta shtyp si forcë anglese…Por nuk e ben sepse deputete si Blushi në Islande kane votuar për Pavarsi,shtet më vete.Referendmi qe do mbahet ka brenda dhe firmen e kryeministrit anglez.Pra,popujt që nuk ndihen mire dhe kane mbi 20 perqind perberje,mund ti bashkohen trungut memë!Ndaj asnje frike per Maqedonine…,as per Malin e Zi.Greqia natyrisht shperbehet vetiu nga kriza dhe Preveza nuk mund të mbetet greke.Per kete nje here tjeter do shkruaj cfare bëri Ali Pash Tepelena me francezët…dhe pse ai shqiptaret në jug të Prevezës i preferonte si ushtarë të jashtzakonshëm…Ne kemi mundesi të bejme edhe perkohsisht ate që për 100 vjet fqinjët dhe Jagot tanë na e masakruan!Eshtë pikerisht kjo kohë qe Berisha e saboton dhe Blushi bën sikur nuk e miraton!Forca jonë,i nderuar është Kombi dhe aspak paraja te cilen dhe ate e ka te vjedhur e bllokuar Saliu!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje