Berisha: E hoqëm kufirin e borxhit sepse nuk e mbanim dot. E bëmë këtë për të rritur mirëqenien

3 Dhjetor 2012, 19:18Politika TEMA

Edhe pse institucionet ndërkombëtare e quajnë një bombë me sahat, kryeministri Sali Berisha nuk shqetësohet për borxhin e lartë në vendin e tij. Berisha tha në mbledhjen e grupit se ata që janë kundër heqjes së kufirit të borxhit, janë edhe kundër rritjes ekonomike në vend.

“Unë i kam ndjekur më shumë interes diskutimet në komisionet parlamentare. Falenderoj të gjithë deputetet e mazhorancës dhe të opozitës, për angazhimin e tyre në diskutimin  e këtij ligji, por duhet të theksoj para qytetarëve shqiptarë se përpjekja e eksponentëve të caktuar të opozitës, për të dramatizuar problemin e rritjes së nivelit të borxhit nga 60 përqind në 62.6 përqind, është qesharake, qëllimkeqe dhe nuk ka asgjë tjetër, përveçse kërkon të pengojë këtë mazhorancë dhe këtë qeveri që të garantojë jo rënien, por rritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Kushdo që e lexon këtë ligj, në çdo formë që ta lexojë, konstaton se ai ka një qëllim dhe destinacion madhor: Rritjen e mirëqenies së familjeve dhe qytetarëve shqiptarë,” tha Berisha.

“Nga viti 2008 e deri më sot, qeveria ka mbajtur borxhin, 60 +/- 2 përqind. Por qeveria nuk e mban më dot, atë, edhe po të dojë. Nuk ka forca ta mbajë. E ka mbajtur ekonomia dhe dinamizmi i saj, e kanë mbajtur politikat e drejta të qeverisë. Edhe vende të tjera, edhe këtu në rajon, e kanë pasur borxhin 23 përqind në vitin 2008 dhe sot e kanë 56 përqind. Ky dallim, sepse nga viti 2005 e deri më sot, ne nuk kemi mbajtur qoftë edhe një qindarke borxh për rrogat tuaja e pensionet tuaja, për ndihmën tuaj ekonomike. Ne kemi marrë borxh për rrugët, për shkollat, për ujësjellësit tuaj. Mos harroni se një dollar investim në rrugë, e kthen me 5 dollarë fitimin. Ndaj edhe neve nuk na rritet borxhi, sepse rriten të ardhurat. Mos harroni se një dollar në infrastrukturë, në tërësi, apo në Shqipërinë dixhitale, e kthen me shpejtësi në dinamizëm ekonomik, në gjallërim të ekonomisë. Edhe në kulmin e krizës, ky është vendi i vetëm, në të cilin janë dyfishuar bizneset. Ata nuk kanë qëllim tjetër, por qëllimi i vetëm është që të mos e rrisim 2 përqind e t’i lëmë rrugët pa bërë, t’i lëmë shkollat pa ndërtuar, t’i lëmë rrogat pa rritur, t’i lëmë pensionet pa rritur, në mënyrë që të bjerë niveli jetesës dhe atyre t’ju bjeri ‘shi’ me vota në kuti. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne nuk e kemi bërë këtë për zgjedhje, por këtë politikë e kemi bërë çdo vit. Ne kemi qenë konstant, për nivelin e jetesës së qytetarëve,” vijoi Berisha.

Kryeministri tha se ekonomitë më të fuqishme në botë e kanë borxhin e lartë.

“Më lejoni t’ju njoh me problemin e borxhit në Europë dhe në botë. Nga renditja e 145 vendeve të planetit, sipas madhësisë së borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto apo GDP-së, nisur nga vlera më e madhe tek më e vogla, Shqipëria renditet vendi i 41-të. Vendi ynë lë pas në këtë raport 104 vende, me një borxh 59.7 përqind. Ndërkohë që ekonomitë më të fuqishme të botës kanë një borxh shumë më të lartë se Shqipëria”.

26 komente në “Berisha: E hoqëm kufirin e borxhit sepse nuk e mbanim dot. E bëmë këtë për të rritur mirëqenien”

  1. panajoti says:

    Kur thua se e rritem kufirin e borxhit per te ritur mirqenien, do te thote se nuk je i afte qe te sigurosh te ardhurat per shkak te korrupsionit. Populli thote shtriji kembet sa ke jorganin. Berisha kerkon nje jorgan me te madh qe ti peshoje ne kurriz brezave kur ai do tefluturoje s’dihet ku.

    1. tiransi. says:

      e di mire qe eahte edhe 6 muaj ne qeveri,,, dhe nga prapa tij le te vrasin veten ata qe do te vijne.

      seshte i afte per asgje.

    2. armand says:

      Pra sipas ekonomistit Berisha mireqenia rritet duke marre borxh.Qenka shume e thjeshte,merr borxh dhe jeto si pasha.A ka mbetur ndonje tufe me dele ne Shqiperi qe beson akoma tek idiotesirat e ketij qafirit?

      1. Argita_B says:

        Mund te duket paradoksale po ne ligjet e ekonomise ajo qe thote Berisha nuk eshte e gabuar!
        Nese qeveria ul investimet, shkurton vendet e punes ne administrate, rrjedhimisht do ndeshemi me ulje ekonomike pra ulje te ardhurash ne arken e shtetit, pra ngritje borxhi!
        Sigurisht kjo eshte e vlefeshme per periudhe afatshkurter e jo afatgjate, dhe mbi te gjitha nuk mund te jete efikase nese paraja publike keqinvestohet apo keqadministrohet.

        1. Dean says:

          Leni Teorite,ti,dhe shiko realitetin e brendshem dhe te jashtem ne Shqiperi.Ka 3 vite qe qeveria rishikon 2 apo 3 here buxhetin brenda 1 viti.
          Edhe ne keete gjendje aktuale,qeveria ka treguar se ka PAAFTESI per t’i sherbyer Borxhit dhe lene mo te ardhmen qe eshte krejt e zymte.Nese ekonomia do kish funksionuar si pretendon BARBARI atehere s’do kish nevoje per ngritjen e nivelit te borxhit,pasi do ishte ekonomia qe do i prodhonte te ardhurat e nevojshme.
          Teorit leni per Bankat e Shkolles,ti,se ketu ceshtja nuk eshte se cfar do te thote Borxh ne vetvete,por a eshte tregues Pozitiv apo Negativ rritja e nivelit te borxhit.Teorikisht i bie qe edhe Japonia(meqe e permendi BARBARI),qe e ka diku ke 220% te PPB-se,te jete me keq se ne.Por Japonia ne 1 menyre apo tjetren e ka aftesine per te paguar ndersa ketu ke ne e Ardhmja eshte shume e ZYMTE dhe ky eshte pikerisht MOMENTI qe 1 qeveri nuk duhet t’i lejoj vetes te futet ne Spiralen e Borxhit sepse nuk do dali dot me kurre.
          Dhe te gjitha keto per hir te Injorances dhe Egoizmit te 1 njeriu SHPELLASH.
          Ky eshte 1 eksperiment me fatet e Shqiperise dhe Shqiptareve dhe ti na shet Dengla per njohurite e tua perreth borxhit.

  2. po ku e shef mirqenien ky lloje mostre,, TEK listat qe jane shtuar, tek papunesia, ……………………..?

  3. Horri i Bulevardit says:

    Po mire ke bere o Birrish se mos ke per ti pagujt ti borxhet, ke per ta bere Edi Ramen me dhimbje koke, ka rrezik te kerkoje dorheqje sa te shofi se si ke len kokerr leku ne thesar.

  4. Palla says:

    Ky eshte aq shpirtzi dhe i pafytyre sa mjere shqiptaret qe e zgjodhen ne krye, nga nje ane edhe mire t’u behet.
    Plani i tij eshte perfekt per ta bere edhe nje here shqiperine si ne kohen e piramidave, mjere ata qe nuk duan ta kuptojne. Nga ana tjeter i duhet rritja e nivelit te borxhit per te financuar fushaten e ardhshme elektorale dhe ne fund edhe po nuk fitoi shqipetaret e kane brenda. Ju kujtohet historia e gomarit me lepurin? Ashtu qo t’ju gjeje mor te dashur bashkeatdhetare.

  5. ha ha ha says:

    boshatise arken dhe lere bosh o satrap i keq ,lere mireqenien o mashtrus se ngope me genheshtra ,ik dhe mos u duk me

  6. Ramy says:

    Edhe pse institucionet ndërkombëtare e quajnë një bombë me sahat!!! Po valaviti shume ju bythosocialistet e temes pêr pushtet por duket se Berisha edhe kêsaj radhe do ua thej zemern

  7. Ali says:

    Per mireqenien e kujt po mundohesh kaq shume o Sali?
    Mbushi dhe ti baulet si satrapi Zog e qerohu gjekundi ku te mos ta shofim bojen me gjith mbesat e zagaret.

  8. al says:

    z. kryeminister lexova deklaraten tuaj por shoh qe ka nje kontradiksion te theksuar, persa i perket deklaratave me pare dhe asaj sot.kufiri i borxhit ne kuoten e 60 % u vu si limit kryesor per te kontrolluar buxhetet dhe mbi te gjitha si orientim i treguesve makro ekonomik. sot thua qe ne rritem pensionet pa marre borxh ne nje kohe qe theskson se ne nuk mun te rrim pa marr borxh per rritjen e pensioneve.se kush te keshillon te veprosh keshtu nuk e di pore nje tryeze e ekonomisteve me te mire qe ka shqiperia per momentin do te ishte shume e rendesishme.shikoni europen ku perfundoi. dhe shtetet e medha dalengadale po shkojne ne recension,aresyeja dihet qe menyra e ekonomizimit te financave dhe mos kotrolli i bankave solli deshtimin. ka nje llogjik ekonomike qe standarti i nje shteti varewt nga te ardhurat per cdo banor, dhe ne baze te rritjes ekonomike. kur merret borxh tregopn se ekonimia nuk shkon mire dhe e keqja me e madhe eshte se sistemi bankar ne shqiperi eshte totalisht i privatizuar dhe se asnje nuk krediton kur rrisku eshte i madh. shume shperdorime ka pasur gjate vitit ne shume ministri ,ne shtepia pritje qeveritare shpenzime te bk e tjer. sa per rruget shume mire behen qe ndertohen por do kalojne vite qe te japin inpaktin ne ekonomi.nje nga rruget e vetme per te kaluar krizen eshte ulja e importit te mallrave dhe te ndihmohet bisnesi vendas per prodhimin e shumoices se tyre ne vend[ e kam fjalen ne produktet e domosdoshme].ekonomia e neoliberaleve deshtoi dhe po mbahet me inxheksione .humbja e rolit te shtetit ne sektor strategjik na coi ketu ku jemi.

  9. studenti says:

    qeveria qe thote s’e bej dot, thjesht iken!!!!

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Domethene e pohove zyrtarisht..”Marrim borxh pa limit, qe te jetojm sa me mire”…Formula e jetes te nje jevgu ose qafekuqi amerikan me tatuazhe qe merr cekun e javes te pagoj borxhet e javes qe shkoi…

  11. Treviso says:

    Ky kriminel po vazhdon ta vrasi popullin ne heshtje. Ne nje familje kur nuk punohet, si mundet te beje nje jete lluksoze? Vetem krimineli sali mundet te beje jete lluksoze pa punuar.

  12. Ik o Sali gomari se na shkatarrove fare. Ik gezo bashke me femije e niper leket qe ke vjedhur dhe na ler rehat. Se per burg spo shpresojme kot se nuk ka njeri kellqe nga ata qe do vijne pas teje per te te rrasur brenda.

  13. Agron says:

    Berthama e cdo shteti eshte familja. Prandaj te gjitha problemet shikohet si veprohet ne nje familje normale. Hera e pare eshte qe ndigjoj qe te marrish borxh, familja ku ben pjese paska rritje ekonomike. Te marrish ushqime me liste paske rritje ekonomike. Per me teper paska rritje te mireqenies ekonomike ne familje. Ne qoftese ke marre disa here borxh dhe kerkon te marresh perseri borxh qenka tregues i rritjes se mireqenies ne familje.
    Tani qy SALI BERISHA, per fatin tone te keq, eshte nje mashtrues ordiner ose eshte nje psikopat dhe nje skicofren qe nuk ka mjek psikiater dhe psikolog ta sheroje kete fare idjoti. Ai eshte per ne Sitalin Psikiatrik te Vlores, a po meqenese shkon neser me qeverine e kryesuar nga ky qy ben nje rruge e dy pune edhe mbledhjen edhe shtrohet ne kete spital. Ishalla del kjo e dyta. Tung.

    1. plaku says:

      Agron,
      Te faleminderit per shkrimin shume bindes. Krahasimi i nje familje te thjeshte me shtetin eshte shume bindes, te faleminderit.

  14. NINO says:

    KETIJ I KA PJERDHUR MENDJA ME KOHE,VETEM GOMARLLIQE FLETE ,E GJITHE BOTA E MBAQNE BORXHIN MBRENDA NORMAVE TE LEJUARA KURSE KY I ZGJUARI E HEQ KUFIRIN SE NUK DO PAGUAJ KY POR BREZAT E ARDHESHEM,MJERE NE NE DORE TE KUJTE KENA RERNE .
    SERBE O SERBE TU SHOFTE FARA
    NGA DO SHKOJME NA DEL PERPARA
    ME PERFAQESUESIN TENDE SALI
    JETEN SHQIPETAREVE JU A KE NXI
    E KE KTHYER NE KAFSHE KETE NJERI
    POMENDON VEC PER FAMILJEN E TIJ
    PO DO VIJE SHUME SHPEJTE AJO DITE
    KU POPULLI SHQIPETARE DO JU A NXJERRE SYT
    ME SERBE E SERBE E SALUSH
    DO JU SHTRYDHYM PO SI RRUSH
    POR SI RRUSHI PER RAKI
    DO TE JU NXIME SIC NA KENI NXI
    ME VITE E ME SHEKUJ TE TANE
    SHUME TE PA BESE PASKENI QANE
    GJAKUN SHQIPETAREVE SI U A NDERRONI
    NE SHERBIM TUEJIN I REKRUTONI
    CFARE GJAKU I KENI FUT SALIUT
    GJAK PREJ GJARPERIT APO PREJ MIUT
    A GJAK SERBI TE SIDOSUR
    A GJAK SERBJA TE PERDHOSUR.
    SERBE O SERBE U SHOFSHI ME FARE
    SIDA JU FSHIFTE TE TEREVE MBARE
    JU NXIFTE JETA SIC NA KENI NXI
    KURRE MOS GJETSHIT REHATI
    DHE JU SHQIPETARE TE REKRUTUAR
    KURRE MOS PACIT DITE TE GEZUAR.

  15. valter says:

    Borxh do te thote interes zoti K… dhe interes do te thote taxe, pasi si do te mund ti shlyesh keto borxhe. Ajo dihet qe ne kemi mbaruar jemi te mbytur dhe te mbyturit nuk e shpeton dot zhytja akoma me shume ne thellesin e oqeanit (borxhit). Perfundimisht, shqiperia eshte nje territor i institucioneve financjare dhe ne kot marrim zjarr si pushka e jevgut dhe gezojme pavaresi. Ju do tu mallkojne jo vetem brezi yne por te gjithe brezat qe do te vijne nga pas. Mir shqiptare qe skane mbetur ne ate vend po ska as zot….

  16. Albania1 says:

    Hiqe vella hiqe, coje nga inati 82%. Kur ke perball nje fyell te gjate pa vrima dhe nje popull te urte, beje cte doj qejfi ?

  17. katarakti says:

    Edhe une, duke marre ndjekur keshillat e Berishes, kam vendosur te marr na 200 mije euro borxh me vetem 5 perqind interes “per te rritur mireqenien”. Do i bej rrush e kumbulla, kafe e raki. Do blej rroba firmato dhe veture. Keshtu perparon individi… -Si the?! Kush do e laje borxhin tim?! E kam menduar edhe kete. Do ua lej femijeve ta paguajne. Ose ne fund te fundit do nxjerr shtepine ne shitje. E shikoni sa kollaj e kam zgjidhur punen ?!

    1. Dean says:

      Meri pa frike,plako,me ndigjo mue.
      Sipas llogarive te BARBARIT nga Vicidoli,nese ti mer 200.000Euro dhe i investon ne ndertim shtepie,i bie qe ti te fitosh 1.000.000 milion euro,pas kaq vitesh.1 me 5 eshte raporti i investimit.Investon 1 dhe fiton 5,sipas KOPILIT te sheqeres nga Vicidoli.Keshtu te teprojne edhe per te pagu dyqinmijeshin e Bankes,ca interesa te paperfillshme dhe te tjerat ne xhep.Meri pa frike plako,se BARBARI i ka mesu keto gjana nga Ronaldo Regani.I ka lexu dhe mesu permensh te gjithe librat e Ronaldos dhe tani po i aplikon ne Shqypni,ne t’Bukuren e Dheut.

  18. Enver Hoxha says:

    Sali kezem (bir), mos ja hap barkun popullit, ne qofte se do te rrish ne pushtet sa une, mos e fut popullin ne stres, populli duhet vetem te punoje, te kurseje, kur ske cfare ti japesh, bej thirrje nepermjet militanteve qe te hane bar dhe kaq, se po i tregove se po ju fus ne borxhe dhe ju kam lene ne kurriz cdo personi edhe atij qe ska lind akoma, nje borxh prej 3000 eurosh, ske per ta pas te gjate.
    Popullin mashtroje, thuaj vetem fjale fitoreje, thuaj qe jane popull luftarak qe su trembet syri, qe jane syshqiponja, qe na e kane friken te gjithe ata qe jane superfuqi dhe kaq duan ky populli yne dhe pernjehere nga kenaqsia kercejne me pras ne bythe dhe ta japin voten si ta duash ti.
    Qe ta vertetoj kete qe te thash, shko dhe mbaj nje fjalim ashtu sic di ti ne fshatrat e nenshkodres, qe i ka shkuar edhe sot qe po te flsas ty uji nji meter ke shpija, thuaj qe jeni me te miret dhe se do hani me lug florini, ngreji dy gishtat lart dhe shife kur te betohen se voten do ta japin vetem ty dhe zhozefines.
    Prandaj me duhet te jap ndonjehere mendim se mos i harrosh mesimet e partise, qe thoshja, Fjale pa hesap dhe koqet vare.

  19. Artani says:

    Nuk ngrihet mireqenia duke shkaterruar shtetin, o qen i vjeter. Ti e hoqe kufirin e borxhit per ta falimentuar shtetin financiarisht sipas porosive qe ke marre: http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje