Noli "komunist", Zogu "Patriot"

4 Dhjetor 2012, 11:31Politika TEMA

Festa e 100 vjetorit të Pavarësisë e ndau në dy krahë politikën shqiptare, për sa i përket nderimit të figurave historike. Bajram Curri, Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe heronjtë e Luftës u harruan krejtësisht, ndërsa Mbreti Zog, Mustafa Kruja, Abaz Kupi, Mehdi Frashëri, Xhafer Deva e të tjerë, më së shumti syresh kolaboracionistë, u ngritën në nderim… Në fakt, një proces i tërë mënjanimesh dhe harresash të qëllimshme, filluar që nga koha e Pavarësisë…

Nga Ben Andoni, JAVA

Ish-kryeministri e burri i shtetit Fan Noli këto ditë e has nëpër blogje, ofenduar me fjalorin më të ulët. Komunist i ndyrë është ofendimi më i pakët për njeriun, që paradoksalisht vendosi dhe i la në mes marrëdhëniet me Bashkimin e Sovjetëve. Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri përmenden ashtu si nëpër dhëmbë, por pa i etiketuar drejtpërdrejt. Avni Rustemit, vetëm në momentet e fundit, nuk mundën t’ia marrin emrin nga një shesh në qendër të Tiranës. Për ironi, vrasësi i të gjithë këtyre syresh, mbreti i shkurorëzuar Ahmet Zogu, u glorifikua dhe pas më pak se 100 orësh u vlerësua edhe një nga armiqtë e tij, më të mëdhenj Hasan Prishtina. Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Bajo Topulli mbetën me statusin e ‘të dyshimtit’, pasi u panë si personazhe që ishin trajtuar mirë në epokën e Enverit. Në të gjithë këtë tollovi, znj. Jahjaga, presidentja e Kosovës në një nga fjalimet më pa takt të historisë së saj “pa histori”, iu shtua korit pro-Berisha, për figurën e mbretit, ardhur në fuqi me dorën e serbëve!!! Për Faik Konicën gojëthartë nuk u kujtua asnjeri; për të vëllain Mehmetin, diplomatin e shquar po ashtu; Rauf Ficon, as nuk e zenë më në gojë etj., axhenda e protokollit i harroi krejt, duke ngritur një numër tjetër personazhesh historie, për të cilët turpërohesh.

 

Qysh në kohë të Pavarësisë, ndarje

Për hir të së vërtetës, kjo histori shmangiesh fillon dhe vazhdon me të gjithë krerët e shtetit shqiptar, qysh në ag të pavarësisë. “Gjatë angazhimit të tij brenda dhe jashtë I.Qemali mbajti pranë intelektualë të shquar si L.Gurakuqi dhe heronj popullorë si Isa Boletini. Megjithatë në qarqe të caktuara janë shprehur pakënaqësi dhe janë bërë vërejtje, kritika. Ismail Qemali është kritikuar se nuk ka treguar vëmendje dhe ka lënë jashtë rrethit të bashkëpunëtorëve të Qeverisë së Përkohshme, mjaft personalitete të shquar të kohës, të angazhuara si në veprimtari publicistike për sensibilizimin e opinionit të jashtëm në favor të aspiratave kombëtare, por edhe në aksionet me armë midis çetave”, shkruan prof. Arben Puto te “Shqipëria Politike 1912-1939”. Ismail Qemali mënjanon hapur Shahin Kolonjën, botuesin e “Dritës së Sofies”, Mihal Gramenon, Ibrahim Temon, dhe më e rënda mbetet mënjanimi i dy veprimtarëve të mëdhenj të lirisë, vëllezërve Bajo dhe Çerçiz Topullit. Ky i fundit do përfundonte i vrarë prej malazezëve pak vite më vonë, kurse Bajos nuk do t’i dalë marazi për shumë kohë. Ç’bën? E zgjidh duke ikur në Turqi, kundër të cilës ka luftuar prej vitesh dhe rri andej për 15 vjet?!

Por gjynahet nuk mbarojnë këtu. Edhe Vlora, me zyrtarët e saj të majtë, që harxhuan për muaj të tërë zërin kundër Berishës, nuk u kujtua se qyteti kishte edhe personalitete të tjera veç Ismail Qemalit.  Qazim Kokoshi, Jani Minga, Aristidh Ruci, Sali Vranishti me heronjtë e parë të qytetit që mposhtën Italinë e ‘20, as s’i përmendi kush.

Dhe, jo vetëm kaq, por fatin e tyre të keq, më së shumti e pësuan ata që në kohën e Enver Hoxhës u vlerësuan si patriotë. Avni Rustemi s’është më në Muzeun Kombëtar, ku ashtu si heronjve të Vlorës, ua kanë hequr krejt emrat nga stendat. Kur i pyet punonjësit e Muzeut, të ndjekin me të njëjtin veprim duke ngritur supet. Kjo hipokrizi s’mbaron këtu…Shumë nga institucionet po mendojnë rikthimin e kolaboracionistëve dhe dengje pa fund dokumentesh për dekorime presin pa fund në Presidencë për firmë…Fenomeni vazhdon në përmasa të frikshme dhe duket i sponsorizuar politikisht nga qeveria. U ngrit me emfazë, veç Mbretit, edhe figura e Mustafa Krujës dhe përfaqësues të Pozitës në pushtetin lokal bënë garë se kush të vlerësonte më së shumti kolaboracionistët. Mehdi Frashëri, Mit’hat Frashëri, Xhaferr Deva, Mustafa Kruja, Koço Kota e shumë të tjerë syresh, vlerësohen për atë që s’kanë qenë dhe nuk po u jepet vlera për atë që kanë bërë realisht.

Harta e nderimeve po zgjerohet, por dekoratat dhe nderet ishin të ngulfatura në dorën e znj. Topalli, e presidentit pa tagër Nishani, që i shpërndanë dhe po vazhdojnë t’i ndajnë fare pa sens për kryeministra dhe shtetarë pa histori. Fan Noli as s’u përmend kurrkund dhe u shty si figurë skajore, ashtu si eshtrat e dom Nikoll Kaçorrit, nënkryetarit të qeverisë së Vlorës, u përcollën në Shqipëri, si një mall pa vlerë, në një karrocë aeroporti. Por, historia s’mbaron këtu. Kryeministri, duke mos e ditur historinë, por duke kërkuar lavdinë e pushtetit të vet, javët e fundit, u soll si pronar me historinë kombëtare. Nga ana tjetër, Opozita shqiptare heshti dhe foli përmes medies. Filtri i figurave funksionoi thjesht me preferencat e liderëve politikë. Më pak u gjet hapësirë për historianët e ekuilibruar.“ Sigurisht që ka figura që duhen rivlerësuar për kontributin e tyre në Luftën e Dytë Botërore, qofshin këta jo komunistë, por edhe komunistë. Megjithatë, spektri që përmendi Kryeministri ishte shumë i gjerë. Princ Vidi, Luigj Bumçi, Dom Nikollë Kaçorri, Vehbi Dibra e ndonjë tjetër, nuk i përkasin Luftës së Dytë Botërore siç i përkasin Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi apo vëllezërit Kryeziu. Rehabilitimi i figurave u përket në radhë të parë historianëve, janë ata që duhet t’i studiojnë, të evidentojnë aspektet dhe vlerat e tyre”, do shpjegonte historiani i njohur Hamit Kaba, në një intervistë për median.

Nacionalistët “kolaboracionistë”

Pak muaj më parë, përmes një fushate kinse si rastësore, u bë përpjekje që të rikthehej nderimi për Xhaferr Devën, aktorin më të madh të masakrës së 4 shkurtit 1944. Rruga me emrin e ngjarjes makabre u largua, për të pritur bëma të tjera.  Jo më pak historia e sotme na sjell Rexhep Mitrovicën, duke e justifikuar me të gjitha mundësitë. Ndërsa shumë nga eksponentët e të djathtës shqiptare nxorën dhe njëherë nga sepetet e tyre demode figurën e Mustafa Krujës, Shefqet Verlacit, Ypit dhe një dyzine të tërë që i shërbyen fashizmit. E djathta, në emër të rishikimit, bëri një interpretim të vetin, ndaj të cilit reagimi i të majtës mbeti rregullisht i ndrojtur, përveç reagimit të medies. Më shumë akoma u harrua se që në kohën e Ismail Qemalit pati burra patriotë nga i gjithë vendi, që kontribuuan për aktin e tij. Patriotët e Bukureshtit e ndoqën në të gjithë kalvarin e tij plakun, bashkë me paratë, përkushtimin dhe idealin e tyre. Dhimitër Zografi, Thanas Floqi bashkë me Spiridon Ilon, Dhimitër Emanuel Mborjen dhe Dhimitër Beratin do ishin kudo, por në axhendën e nderimit të presidentit do të mungonin krejtësisht. Nga padija? Nga dashakeqësia? Këtë askush se thotë dot. Justifikimi: po. Patën pak fat më të mirë Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, që do mbeten në histori, për atë karakter të dyzuar dhe për faktin se imazhi i tyre shërbeu që lloj-lloj sorrollopësh pa identitet të ktheheshin në pushtetin e tyre në shekullin XXI.

Gjergj Fishta, megjithë paqen dhe zulmën e tij, si shpëton dot gjykimit për atë që bëri në fund të jetës. Flirti me italianët dhe pakënaqësia me klerikët e tjerë, e bëjnë të jetë krejt i papërfillshëm nga të majtët. Puna e madhe arsimore e Koliqit, talenti i tij u shpërblye me hiç, kur burri përqafoi fashizmin dhe uniformën e saj nuk e hoqi për të gjithë kohën sa qëndroi në Shqipëri. Të dy referencat janë të shumëllojta. Njerëzit e Opozitës i anatemojnë. Pozita e sotme i vlerëson. Gjergj Fishta derdh fjalë helmi ndaj bashkëkohësve dhe historiani i njohur della Roka e citon qartë për këtë mllef. Italianët ia kuptojnë mirë mendjen dhe kohë më vonë do ta bëjnë akademik të tyre, në akte të llogaritura mire për t’i qorrollepsur shqiptarët. Derisa plaku patetik i Lahutës nuk u duhet më. Në paskohën e tij Fishta do mbartë mbi vete për dekada me radhë zemërimin e komunistëve. Abaz Kupi, i cili përmendet me nder këto kohë, endet kot dhe pas Luftës së Dytë Botërore përpiqet të kthejë në pushtet mbretin e tij, që e ka lënë të luftojë disa orë i vetëm në Durrës. Mehdi Frashëri përpiqet t’i kthejë nderin vetes duke qëndruar neutral, por edhe kjo s’mjafton. Vorbulla e emigracionit e thërret sërish. Ashtu si do ndodhë me të tmerrshmin Xhaferr Deva, që ikën me pushtuesit dhe aradha e tërë e Zogut, që tash bën të mirin. Mit’hat Frashëri ka fatin më tragjik: Në pleqëri bredh nëpër male dhe kërkon të mbajë një formacion politik që është i destinuar të flirtojë me pushtuesin. Ikën me pushtuesit dhe e pëson me vdekje në vitin 1949, që ende nuk i dihet se nga i vjen. Edhe pse ballistët mundohen ta ngrenë bashkë me Abaz Ermenjin për këtë periudhë, ajo që mbetet për ata më e vyera, është pikërisht periudha e paraluftës, kur ishin më afër librave.

Ashtu si mund të besohet, pushteti i Enverit i mbulon me heshtje dhe për dekada me radhë shqiptarët s’dinë për kë dhe sesi të flitet. Historianët s’na ndihën sërish. Më 2012 kryeministri i vendit mundohet t’i ngrejë me një stërmundim, të denjë me atë që Enver Hoxha e bën me figurën e tij të dashur Haxhi Qamilin. Në të dy rastet, komunisti dogmatik Hoxha me Qamilin dhe kripto komunisti Sali Berisha me Zogun e të tjerë, gabojnë rëndë. “Është e rëndësishme të bëjmë rivlerësime, sepse i referohemi një realiteti të caktuar, por nga ana tjetër, ndikojmë pozitivisht edhe në klimën politike të vendit, për të mos qenë ende të ndarë në partizanë dhe ballistë në fillim të këtij shekulli. Shqiptarët janë një komb me vlera të padiskutueshme evropiane. Duket se politika e ndarë përpiqet të krijojë jo rrallë ura ndarëse, në vend të urave lidhëse. Palët përpiqen të evidentojnë e mbrojnë ato figura që u shërbejnë qëllimeve politike të tyre”, na vjen sërish në ndihmë Hamit Kaba me një citim nga media.

Është krijuar një përshtypja e qartë se edhe figurat historike e patriotike ndahen sot Majtas e Djathtas. Paradoksi qëndron në faktin se pjesa dërmuese e tyre nuk u drejtuan nga ndonjë prej ideologjive klasike, por nga idetë kombëtare. Berisha thjesht konsakron të vetët dhe anatemon ata që ngre e Majta. E mbështet një trupë e tërë servilash. Listës së firmatarëve të Pavarësisë, që mban edhe emrat e njohur të Iljaz Vrionit, Bab Dud Karbunarës,  Dhimiter Tutulanit etj., pushtetarët lokalë socialistë thuajse i harrojnë krejtësisht, thjesht prej të kaluarës së tyre. Kujtojmë se Vrionasit i asistojnë në çdo hap Ismail Qemalit me mbrojtje, para, njerëz dhe këshilla. Por s’është vetëm Berisha që lëbyret prej tyre. Më së shumti edhe pushteti lokal konfuzohet prej tyre. Shtëpitë e këtyre patriotëve mbeten sot krejt të rrënuara ashtu si shtëpitë e Spiro Ilos e Dhimitër Zografit e të tjerë, që mbeten krejt të shkatërruara. E gjithë ajo që të vjen në mëndje është se kurrë ndonjëherë figurat politike nuk kanë qenë kaq të vlerësuara apo të anatemuara sa këtë herë sesa në këtë 100 vjetor. Në një përpjekje në Jug, mundohen të ngrenë figurën e Myfit bej Libohovës, i cili lë pa fund sherre pas vetes. Zyrtari i njohur shquhet për egoizëm dhe dallavere, që i bëjnë vend të keq në histori, por jo për rishkruesit. Dyzimi më i madh i takon Konicës. Ai që ua përvesh shqiptarëve, pa teklif, s’është komod për asnjë regjim. Në jetë, e ka urryer Zogun gjithmonë por i shërben deri në fund, madje edhe duke ia dashur paratë. Me spërdredhjen e tij, i lavdëron Lalë Krosit (Abdurrahman Saliut) shtatëdhjetëvjeçar, të motrat e monarkut, por kur plaku i kërkon një mendim për Mbretin i gjegjet:  “E përbuz mbretin për këto arsye: e kam vëzhguar që kur ka qenë tetëmbëdhjetë vjeç dhe asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në ndonjë fushë ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur, por të ndershëm. Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep një rëndësi groteske çikërrimave. Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë”.

…dhe patriotët “komunistë”

Në këtë rishkrim të rrëmujshëm të historisë, sipas interesave të politikës së ditës, ndërsa Zogu e gjen veten, një grup i tërë patriotësh, që morën fatet e vendit pas tij, harrohen krejtësisht. Ndër këta heronjtë e Luftës së Dytë Botërore. I vetmi gabim i tyre ishte se: të rinj fare përqafuan me aq sa mundën idetë komuniste dhe dhanë jetën për lirinë e atdheut të tyre. Këtyre i shtohen militantët e shtetit shqiptar. Noli dhe Gurakuqi përfundojnë të dy në emigracion, për të mos e parë më kurrë Shqipërinë. Ajo që bëri në Kongresin e Manastirit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, do ishin të mjaftueshme që Luigj Gurakuqit t’i rehatoheshin lirisht eshtrat në Panteonin Shqiptar. Mbi Gurakuqin, në ditët tona është hedhur baltë, teksa i dëmtuan bustin, i dogjën shtëpinë dhe e harruan krejt. Fati i keq është se ai u glorifikua nga komunistët, për rolin e vërtetë të tij. Vrasja e Gurakuqit thuhet se i erdhi për mirë edhe vetë Musolinit. Pak vite më vonë e kërcënon direkt shtetarin e tyre Ahmet Zogun, që ndërkohë s’ka harxhuar kohë por ka qëruar dhe Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën- se një ditë gjyqi do t’a padiste, po të mos aprovonte huanë italiane, nga ku më vonë do dokumentohen ryshfete të frikshme të tij.

Vite më vonë, të gjithë i mbulon paradoksi. Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi dhe heronjtë si Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Selam Musaj dhe Sali Vranishti, kanë “fatin e keq”, se Enveri i vlerësoi si askush. Nolit diçka më shumë, sepse për herë të parë shikon një krah në pushtetin e sovjetëve. Avni Rustemi hedh idenë e ribashkimit Shqipëri-Kosovë si dhe bën kriticizmin më të fortë ndaj poshtërsisë shtetërore. Të sotmit i braktisin shtëpinë dhe për kohë me radhë varri i tij mbetet pa emër në Vlorë. Shpjegimi bajat që japin autoritetet përgjegjëse për monumentet dhe nderimet e tyre mbetet i ai i zakonshmi:”mungesë fondesh”.  Ndërkohë që nderimi s’mungon për Ahmet Zogun, që vret një sërë prej këtyre burrat në harkun e pak muajve. Sa për heronjtë e rinj të luftës, edhe pse lufta antifashiste vlerësohet, askush nuk flet për Qemal Stafën, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin, në përvjetorët e tyre. Të majtët frikësohen nga e kaluara që shpesh i lidh me komunizmin, kurse e djathta pjesë shpesh pjesë e kolaboracionistëve, përplas duart.

Lista s’mbaron këtu nëse do përmendim heronjtë e shumë të Luftës, Pavarësisë e Rilindjes, që në këtë festë u shmangën në mënyrë që t’u linin vend pseudove e kinseve të shumtë. Në një farë mënyre u duk sikur nderimi shkoi për ata që e shfrytëzuan imazhin e Shqipërisë. Dhe, kjo ndjenjë e bën jo pak të dhimbshme të gjithë këtë kremtim të madh…, duke na ndarë dhe në një nderim “Majtas e Djathtas”, edhe për një periudhë që në fakt nuk kishte asnjë lidhje me këto konvencione ideologjike.

23 komente në “Noli “komunist”, Zogu “Patriot””

  1. ijs says:

    Lexon njeriu keta gazetaruce dhe menjehere te kap nje dhimbja barkut!

    1. Kopenhagen says:

      E ke ngaqe ke ngrene shume torte, e paske zbrazur kazanin. Nuk e ke nga gazetari. Sherim te mbare.

      1. raimondi says:

        E majta ka nje histori te lavdishme patriotike ndersa e djatha ne shumice dermuese ka qene antishqiptare,

        Mirpo sot e majta perfaqsohet nga antishqiptare qe bejne politken e grekut ne menyre te heshtur , ndaj edhe i ben Sala allate fare

    2. Dean says:

      Keshtu eshte kur e mbledh Torten me batanije leshi.Fillon e flet budallalliqe qe as vet nuk i beson.
      Te pakten ty tu desh vetem 1 fjali per te demonstruar injorancen tate.

    3. ciu says:

      mos je shtatzane nga pjelloria e kesaj qeverie me hamshorin siper kalit ne krye? pjelloria e fantazise antikombetare mbars dhe akademike hunj gardhi te politizuar dhe jo me ty nje bushter e vogel bythelepirese.

  2. zana says:

    Po,Zogu eshte patrioti i Serbise, sikurse eshte, dhe

    Tradhetari,Antishqiptari,Vrasesi,Hajduti per Shqiptaret dhe Shqiperine.

  3. stravoi says:

    Autori i ketij shkrimi (me vjen keq qe nuk e ka emrin),e tregon veten se eshte nje patriot i vertete, i paindoktrinuar nga rrymat politike, si te vjetrat edhe te “rejat”. Ka bere nje analize te shkrurter, por tejet te qarte e te cilter, te aftesise sone per te vleresuar drejt figurat qe i kane sherbyer vertet popullit me dijet dhe armet e tyre.

    1. Kopenhagen says:

      Eshte Ben Andoni, e ke ne fillim te shkrimit.

  4. alban4eva says:

    sa kohe te jete Saleh haleja ne krye te ketij vendi, do shifni cudira edhe me te medhaja.. ose me sakte, poshtersira eshe me te felliqura..

    eshte e pakonceptueshme qe te nderohet Zogu (i kurves) si hero, kur e dine edhe guret cfare kafshe i pafytyre ka qene ai njeri, qe vrau patriotet shqiptare..

    Saleh shpella dhe kurvat qe e rrethojne i kane ditet e numeruara..

  5. liria e fjales says:

    MODA Nr1 e TIRANISTANIT.

    Ne Shqiperi gelojne shume mekate,ngaqe gjithemon drejtuesit e ketij populli ulen ne krye te fronit me dredhira,djallezi,intriga, cilesi qe jane te kunderta me ndershmerine,meritokracine,traspartencen,etj,
    Zogun e ulen ne fron Serbet pasi beri mareveshje qe shiti bythet e tij dhe vatanin.
    Enveri zhduku ata qe e futen ne grupet komuniste,duke filluar qe me Koco Tashkon,nderkohe M.Popovici e futi ne vartesine e Serbeve.Derisa nxori frymen e fundit Enveri vetem shfarosi kedo qe do ti zinte fronin,duke lene gjalle Ramizin sepse ky ishte bythelepirsei Nr1 i satrapit Enver,qe do mbronte krimet e tij pasurite e tij te fshehura neper bote dhe vertet Ramizi na beri lope vetem mos tradhetonim dhaskaline tij.
    Ramizi e dinte sakte c’mut ishte sundimi komunist,por per tu ulur ne fron vete,duke shijuar salltanetet e fronit, duke lene idene sa i zoti apo i afte ishte edhe po te pohonte Enveri fluturon gomari,Ramizi vetem pooooooooooooooo pranonte.
    Stafeta e rakitikeve komuniste vazhdoi me Nano-Saliun te cilet per ego personale drejt fronit,s’kishin rruge tjeter vecse te deshmonin bythelepirjen maksimale ndaj Enverit dhe Ramizit,dhe ashtu ndodhi Ramizi ju bekoi rrugen qe u ulen ne krye te pushtetit duke zbatuar helmin e Katovices.
    Keta lloj politikanesh qe ulen ne fron vetem ne saje te bythelepirjes,pa merita,kur marin frenot e sundimit,s’kane se si te levdojne ne popull shqiptaret qe vertet kane merita historike,por do levdojne te ngjashmit e tyre,do levdojne ata qe per te mare fronin kane bere c’do gje edhe duke shitur apo coptuar vatanin.
    Noli apo homologet e tij, s’kane lene mdonje dokument qe tradheton shqiptaret apo truallin Shqiperi,qe me tej ky dokument lehtesonte uljen e tyre ne fron.Qenka nje ligj i pa deklaruar qe Makiavelet ju lene fronin po makiaveleve,mbrojne po makiavelet dhe debojne nga froni njerzit me karakter,qe nuk servilosen por kane merita,karakter dhe aftesi te ndershme.
    Ne fronin e Shqiperise burre i ndershem paska qene vetem Gjergj Kastrioti Skenderbeu,gjithe te tjeret i kane nga pas dredhite,djallezite e kapjes se fronit dhe te sundimit te tyre sa qendruan ne kete fron.
    Tani Shqiperia ka njeres me 4 sy per te vrojtuar si e qysh Saliu do sofistikoje votat qe ti bjere daulles se tij edhe 4 vite.Do shtohen edhe vfrojtusat e rinj me 4 sy per kete lloj makiavelizmi alla shqiptaro komunist.
    Ne Shqiperi fshatari Ahmet veteshpallet Mbret,Enveri pa dipllome drejton politiken,pula Ramiz me urtesi fallco,kapi fronin e politikes,doktori pasi studion gjithe jeten anatomi dhe fiziologji,drejton politiken,nga gjithe Parlamenti kush u diplomua per Politologji,jo nga plepat e Durrsit por ne Harvard apo Laipsig? askushi.
    Keta skushet ju futin bryllin edhe historianeve shqiptare te shquar dhe e bejne historine tone nje corbe apo nje katraure si ju do bytha e tyre.
    Shkurt esapit ne Shqiperi seicili nuk ben punen qe i takon por ate qe s’i takon.Tirana ka 72 vite si nje fidanishte ku kultivohen bythelepiresit me te medhenj te botes.Kjo gangrene eshte bere sot moda Nr1 ne Tiranistan per kolltugofaget aqsa po prodhohet nje lloj race bythelepiresish qe vetem Allbanistani e ka ne nivelin me te larte,duke shkateruar edhe rinine apo femijet e tyre me kete lloj qelbozanati.

    Libri i ri i 100 te talentuarve shqiptare neper bote vertetoi se shqiptari jashte vatanit praktikon me ndergjegje meritokracine dhe jo epidemine e bythelepirjes te palopolitikaneve tane.

  6. paskuqani says:

    Or zotri qe ke ber kte shkrim jam dakort ne thelb me shkrimin tend,por bej çudi perse e paske te veshtir ti ta kuptosh kte ndarje,PPSHja i thurte landi te ter patrioteve qe kurr nuk ishin ber ortak me tradhtaret e kombit,flas per patriotet qe u flijuan deri me njimij e nenteqind e dyzet e katren,me pas esht histori tjeter dhe kjo ju ngaterron ju,kurse SALI BERISHA po lan mutin me shurr duke reabilituar armiqt dhe tradhetaret e kombit shqiptar, duke filluar qe nga Amet Zogu dhe deri tek ata pushta qe u larguan me ushtrin GJermane dhe qe nja dhjet vjet te tjera bashkepunuan dhe luftuan ne kra te agjenturave te huaja kunder vendit ton,msouni te thoni te verteten,e gjith ngaterresa vjen se kur vjen puna per te folur per periudhen pesedhjetvjeçare te PPSHse ju ju ze frika dhe e lini ne harrese me te mirat dhe te kqiat e saj,per sa koh te jet i leshuar qeni i shtepis(SALI BERISHA) duke ber si i do butha me historin, kjo do jet edhe era e SHQIPERIS.

  7. shqiptari says:

    noli nuk ishte komunist por nje mbeshtetes i progresit dhe revolucionit teknoligjik qe do zhdukte feudalizmin ne nje shqiperi te rreckosur prej shfrytezimit feudal dhe nese per disa injorant kjo quhet komunizem so be it!

    zogu -haleja ishte nje feudal dhe satrap qe donte ta mbante shqiperine nen ate sistem anadollak dhe u mbeshtet nga feudalet gjakpires shqipetaro- turko-serbe.

    plerave si zogu i ka hik koha dhe nuk kthehen me kurre sepse edhe sikur te doje sala ti ktheje nuk i kthen me realiteti sado buste dhe mauzoleume t’i ndertoje maloku.

  8. al says:

    noli ,fishta ,gurakuqi , dom nikoll kacorri isa boletini, ded gjo luli, jani minga nuk kane nevoje te permenden nga disa pseudohistoriane qe kane qene mesues ne tetvjecare dhe sot u bene akademik duke mbrojtur doktorature te porositur nga politika. te gjithe ata personalitete qe nuk u perfillen nga politika e sotme kane vulen e tyre ne historine e shqiperise ,dhe nuk kane nevoje per elozhe, te gjithe ata figura kane monument te tyre vepren qe lane pase. sa per shprehjen noli komunist e tregon vepra e tij si shqiptari me i zoti me njohuri qe e kishin zili dhe akademite me te mira te botes, ai sic thone disa injorante pjesen me te madhe te jetes deri sa vdiq e kaloi ne shtetin me demokratik te botes ne usa. universiteti i harvardit me i mire i botes i ka dhene titullin e larte doktor honoris kauza. ishte perkthyesi me i mire i kryeveprave boterore si makbethi, hamleti, mbreti lir te shekspirit, don kisshoti [ qe sot i shklon politikaneve te sotem qe mohojne cdogje] te servantesit perlat e tolstoit,rubeirat e kajamit dhe shume te tjera, ai ishte poet shkrimtar dhe politikan po gaboi me revolucionin demokratik se kujtoi se te tjeret ishin si ai. lavdi te gjitha ketyre figurave qe kane firmen e tyre ne berjen e shtetit shqiptar

  9. dauti says:

    ne kete shkrim ka disa konstatime te drejta por autori i shkrimit nuk ka guximin te mbaje nje qendrim te drejt dhe dinjitoz.sic duket ka frik.nuk jam i sigurt ne vleresimin e enver hoxhes per haxhi qamilin por te vesh ne te njejtin kandar kete vleresim subjektiv ne se do ta quajme keshtu me ato dhjetra vleresime qe ben dhe do te vazhdoje te beje sali berisha per tradhetaret dhe kolaboracionistet se paku eshte mungese kurajoje per te mos thene dashakeqesi.pa persa i perket qenrimit te se majtes ndaj historine kjo dihet qarte qe p.s vuan nga kompleksi i se kaluares duke i shkaktuar dem te madh vete historise se shqiperise te cilen e ka lene ne duart dhe vullnetin e llumit te shqiptareve per ta treguar e intepretuar ate.eshte pikerisht ky kompleks i p.s qe historia e shqiperise po dominohet nga hitoria e turpit e trumbetuar nga qeveria dhe pseudohistorjanet qe ushqehen ne sahanin e saj e cila kerkon te na turperoje te gjith….

  10. lili says:

    loja e Berishes eshte prape kjo,edhe po i shkon mire bile se socialistet me dy kemb rrane ne gracken e tij:ky gjithmone para zgedhjeve luan karten komunist/antikomunist.Po kete here te burgosurit ia treguan fytyren e vete si komunistkara!Edhe ky gjeti rrugen tjeter per me sjell prape konfrontim me Zogunversus Hoxhen,po retorika edhe qillimi jane te njetete konfrontimi edhe armiqesia neper shqiptaret se ky funksionon me binomin Miq /armiq, edhe konfronton gjithe shoqerine shqiptare keshtu!
    Sa ma shume ju i fryni kesaj tematike,aq ma shume uje tek mullini i tij sjelleni,nuk e kuptoj si nuk e kuptoni!Noli edhe Zogu ishin ne fund te jetes se tyre miqe a e dini ju kete apo nuk doni me dite kur per se mbari?

  11. Udheheqesi says:

    Nje analize e mire per veprimtarine patriotike te SHQIPTAREVE.
    Historia i ka pecaktuar se cilet jane atdhetaret e vertet dhe trashetaret e kombit. Duhet te jemi te bindur se populli shqiptar po mban ne drejtim nje person qe eshte pro koke e kembe me tradhetaret e vendit.Luften per te mohuar historine e filloi qe ditet e para qe erdhi ne pushtet,duke sulmuar figurat kryesore qe udhehoqen LNC te popullit tone. Filluan te demtohen vorrezat e deshmoreve ,lapidaret kushtuar formimit te brigadave e herinjeve te luftes. Vzhdoi sulmin kunder kushtetutes se vitit 1976 duke quajtur kanunun me te mire se ajo kushtetute. U vazhdua me shkaterrimin e ekonomise bujqesore e tjra . Ne si popull na u verbuan syte duke besuar qorrazi ne thenit e tij edhe pse e dinim qe ishte nje njeri i bllokut komunist.Nuk po na benin pershtypje shkaterrimet e kujtonim se shume shpejt do beheshim si Eurpa
    dhe Amerika. Besuam me te vertet se do ishim te lire ,se drejtesia do te ishte drejtesi ,se cdo gje do behej ne sherbim te popullit. Besuam se ne drejtim te shtetit ,ekonomise ,ushtrise ,policise do vinin njeres
    profesionist e jo besnik te partise.Besuam se kryetaret e partive nuk do ishin te perjetshem,se do funksiononte motivi i doreheqjes kur populli kishte pa kenaqesi,se demostratat ishinte lira edhe pse pam qe ne fillim se demostruesve u thyen dhemb e dhemball e u qakosen . Po nuk e dinim se qeveria edhe ne demokraci te vret ne mes te sheshit edhe duke qendruar me duar ne xhepa. Na u erren syte sepse pame qe djemte emigrante po sillnin paisje shtepiake qe u falnin pronaret nga mbeturinat e bodrumeve. U kenaqem se filluam ndertimin e shtepive te reja me djersen e emigraneteve .Ram pas lekut si e si te behemi te pasur brenda nates.Keto po shfrytezonte njeriu qe kemi ne krye dhe dalengadale arriti ku i donte qefi, deri ne riabilitimin e tradhetareve
    e hajduteve,te gjitha institucionet ti veri nen kembe.Sigurishte edhe me perkrahjen e disa njerezve te tjere. Ky njeri nuk pyet as per gjykata ,as per prpkurori,as per presidence e kuvend. Prandaj, per mendimin tim si nje qytetar i theshte, fajin per te gjitha keto nuk e ka SALIU ,po vet ne populli.SHikoni Lezhen ka disa vite qe permbytet eprap mendjen e kane vetem te therrasin rrofte SALIU!Mire populli i thjeshte ,po historianet ku jane? Pse nuk i thone hapur qe ti e ke gabim se historia nuk eshte ashtu si do ti ,po flasin me nje dore ne revani e nje ne bakllava. Kush eshte patriot dhe ka punuar per SHqiperine Hasan PRISHTINA,LuigjGURAKUQI,Fan Noli e te tjer se jane shume,apo Ahmet ZOGU ,Regjimin e te cilit e hoqen mbi kurris prinderit tane. Dredhite e ketij njeriu me emrin ,Sali BERISHA ,nuk kane te mbaruar.Cdeshi ne Vlore ,kur u mundua me cdo kusht ta hiqte festen e pavarsise nga Vlora ne Tirane? Po si e pa qe mbare SHQIPTARET te kudo ndodhur u drejtuan Vlores,per te treguar se nuk ishte e vertete na beri dhe nje mbledhje ne sallen ku u zhvillua mbledhje e pare e qeverise se
    te kryesuar nga Ismail Qemali. Prisni kur te shkoje dhe ne Durres per te pershendetur qeverine e ESAT Pash Toptanit.PER TE GJITHA KETO FAJIN E KEMI NE SI POPULL DHE JO Sali Berisha. AI PO REALIZON QELLIMIN E TIJ
    DERI DHE NE SHITJE TERITORI TE SHQIPERISE.

  12. S says:

    shkrim i drejte por per fat te keq shqiperia drejtohet nga feudalet e rinj ..keta anadollak po na turperojne si komb…

  13. NOLI - MENDIMTAR .... ZOGU - MASHTRUS, TRADHETARE says:

    HA,HA,HA …..

    SATRAPI ZOG MBRET I “VETESHPALLUR”
    ME DHUNE SI SALI KRIMINELI, NJE TRADHETAR DHE
    HAJDUT ME FLORINJTE E SHQIPERISE.

    NOLI NJERI I “PENES DHE MENDJES” NJERIU
    QE FOLI HAPUR DHE HAPI SYTE SHQIPERISE.

  14. .... O SHQIPETARE KUDO QE JENI .... says:

    O SHQIPETARE KUDO QE JENI ….

    MOS U MERNI ME KETO SHKRIME TE SHPELLAREVE VERIORE
    (NJE RACE E PANJOHUR NE BOTE), PASI ATA GJITHE
    HISTORISE KANE LLAPUR, MASHTRUAR.

    ATA SOT KERKOJNE TE TURBELLOJNE PERSERI SHQIPERINE
    SI NE PERIUDHEN E SATRAPIT ZOG, PER TE MBULUAR GJITHE
    KETO BEMA DHE TE KEQIJA QE I KANE PRODHUAR
    SHQIPERISE PER 22 VJET.

  15. SHQIPERIA .... KONFEDERATE JUG-VERI says:

    PAS 100 VITESH …. KJO ESHTE NJE NXITJE PER
    PERCARJE VERI-JUG QE PO PRODHON SOT RREGJIMI
    BAJRAKTARO-INJORANT VERIOR.

    ZERRAT FLASIN: …. SHQIPERIA ME MIRE NJE KONFEDERATE
    JUG-VERI, PASI KANE RACE MALOKESH QE PENGOJNE
    BASHKEJETESEN MIDIS TYRE.

  16. Bardhi Tolabi says:

    Zoti Ben Andoni!
    Jam dakort me ju persa shkruani,por kam dhe nje “veretje”.
    Ju lutem,mos permendni emra te harruarish.Per Sali Berishen,nuk ka rregulla,nuk ka program perfundimtar per 100 vjetorin e Pamvaresise.Ai, po u kujtua edhe mbas vitesh,”i nderon” keta te harruarit e sotem.A nuk u kujtua tani si kofini pas te vjeli,te cvendose qeverine ne Vlore,sepse e “harroi” t’a cvendoste atehere kur festohej 100 vjetori i Pamvaresise?Ja,prandaj te lutem mos i kujto keto,se ai do mbetet pas ketyre perdite,sepse kjo i sherben dhe per fushate elektorale,per gjithe ata qe edhe kur Sali nxjer helm nga goja,ju duket se nxjer mjalte.

  17. Sum Gruda says:

    Komunis Noli dhe Patriot Ahmet Zogalli! Cdo gje ishte bere Ahmet Zogu dhe patriot nu ishte bere ne ate kohe te Zogut, Ahmet Zogu kurre nuk harrohet prej popullit te tij. Ai e tradhetoj popullin e tij duke i kekuar arme qe kishte ai i ckaterroj ato per te bere te pamundur qe te luftonte ai popull i varfer si robe. Ne sundimin e tij aje filloj shume keq duke varur nje prifte qe kerkonte me shume te drejta per krahinate Mirdites, Dukagjinit dhe te Pukes. Ai priftin e vari ne liter (konop) ne Mars 1928 ai vrau nder me te miret e Kombit: Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinen, rregjimi burgosi Hasan Ali Tari dhe e la ne burge gjate sundimi fashiste mbeti ne burge dhe gjate sundimit gjerman deri qe u Clirua nese aje qehej clirim por Partia e Punes nuk e liroje dot dhe vdiqe ne ditet e vona ne burge. Ajo ka qene patriotizmi i Zogut qe mundojne per ta rehabilitue!
    Ne Shqiperi kishte sherbetor “adxhutante” te Zogut qe po ju tekte dhe i pelqente nje toke apo livalle te hiellte ne gjyqe per te tjetersue ate prone sikur ishte qene dikur e Babes i “Musa Jukes” qe ishte prefekt i Shkodres. Po qe se kundershtonin pas gjqit qe nuk i fitonte ky i vritete si sot qe veprohet ne Shqiperi “Gangsterizem”.
    Dy vllezer nga fisi i Shkreli u vrane ne Velipoje vec se e donte ate toke te bukur! Nuk harrohet as opozita e Shqiperise te kohes se Zogut nje opozite e perfaqesue nga Noli dhe Gurakuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje