Ish- i dashuri kërkon 100 milion dollarë nga Shakira

4 Dhjetor 2012, 12:44Lifestyle TEMA

Antonio de la Rua, ish-partneri dhe njëherësh ish-menaxheri i Shakirës, ka kërkuar plot 100 milion dollarë nga këngëtarja kolumbiane. Kjo, duke qenë se ai pretendon se qëndron pas suksesit të 35-vjeçares, duke e bërë atë një nga yjet më të mëdhenj në botë.

De la Rua u lidh me Shakirën në vitin 2000, menjëherë pas i ati i tij u zgjodh presidenti i Argjentinës. Ata qëndruan bashkë deri në vitin 2010, kur Shakira vendosi që të ndahej, për të lidhur me Xherard Pike, me të cilin tashmë pret edhe një fëmijë.

Këtë gjë duket se de la Rua e priti shumë keq dhe vendosi që ta padisë në gjykatë Shakirën, duke pretenduar shumën e mësipërme. Por, edhe kjo e fundit e ka paditur atë në gjykatë, duke thënë se ka shpërdoruar dhe keqmenaxhuar paratë e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje