Berisha me zyrtarin e DASH: Adriatik Llalla do i japë tonin e duhur luftës ndaj korrupsionit

5 Dhjetor 2012, 18:41Politika TEMA

Berisha tha se mori vlerësime nga SHBA për votën abstenim për rezolutën e Palestinës. Kryeministri premtoi zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryeministri Sali Berisha priti në një takim drejtorin për Çështjet e Evropës Qendrore të Departamentit të Shtetit në SHBA, zoti Jonathan Moore, i cili shoqërohej në takim nga Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Berisha ka marrë përgëzime për votën në OKB pro Palestinës.

“Zoti Moore falënderoi Kryeministrin Berisha për kontributin e Shqipërisë në kuadrin e NATO-s dhe përkrah SHBA-ve, si një aleat besnik dhe i angazhuar për kauzën e lirisë, demokracisë dhe luftën kundër terrorizmit në botë. Ai gjithashtu përcolli vlerësimet për votimin e Shqipërisë mbi rezolutën për Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, si dhe qëndrimin dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Kryeministri Berisha e siguroi zotin Moore se Shqipëria do të vazhdojë të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ai theksoi se progresi dhe forcimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon është veçse në të mirën e stabilitetit dhe paqes së tij,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndërkohë Berisha ka deklaruar se kryeprokurori i ri do hapë një kapitull të ri në luftën ndaj korrupsionit.

“Kryeministri Berisha theksoi se lufta kundër korrupsionit është themelore për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe suksesin e reformave të qeverisë. Ai ilustroi reformat e qeverisë në këtë drejtim, si dhe theksoi se lufta dhe dënimi i veprave korruptive është e një rëndësie themelore. Në këtë kuadër, Kryeministri vlerësoi se zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm do të hapë një kapitull të ri dhe cilësor në luftën kundër korrupsionit, nga organi i Prokurorisë. Kryeministri çmoi cilësitë profesionale dhe integritetin e kandidaturës së dekretuar nga Presidenti i Republikës për këtë post, si një kandidaturë e cila do t’i japë tonin e duhur këtij organi, për një luftë pa kompromis dhe në mënyrë të paanshme dhe të pavarur ndaj korrupsionit dhe krimit,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

“Gjithashtu, Kryeministri e siguroi zotin Moore se zgjedhjet e 23 qershorit 2013 do të jenë të lira e të ndershme dhe shprehu besimin se, si qeveria, edhe opozita, kanë interes të përbashkët në arritjen  e standardeve më të larta ndërkombëtare dhe ftoi që SHBA të dërgojnë numrin më të madh të vëzhguesve”.

22 komente në “Berisha me zyrtarin e DASH: Adriatik Llalla do i japë tonin e duhur luftës ndaj korrupsionit”

  1. Koke Llulla says:

    Po perse eshte lodhur e ka ardhur biri i botes nga Amerika deri ketu? Kete te na e thote njoftimi i zyres se kryeministrit. Per kete jemi te interesuar. Bemat e Berishes ne i dime me mire se amerikani. Ne duam te dime se cfare mendon Amerika per obskurantistin Berisha. Do ta jape doreheqjen apo jo? Ndryshe nuk zgjedhje te lira, por ka zgjedhje te vjedhura ala amerikanshe. Ka humbur Besimi. Kushe e gjen te njoftoje Saliun – te parin, se e di ai sesi … .

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Per hajer na qofte, le ta filloje me keta Llalla
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

  2. ka mundesi says:

    Po si nuk i vjen zor ketij njeriu!
    Kur mendon qe njerezit ne detyre jane nga ata qe perfaqesojne mire ate,thur lavde pa fund sa te ben te mendosh qe mund te jete vete ky kafshe mali qe do e propozoje “njeriun e vete” ne pozitat me te larta drejtuese,qofte edhe ne vend te vete.
    Kaaaaaaaaaafsheeeee!

  3. Adoleshent says:

    Do kesh prapanic te arrestosh djalin e Hoxhve kopilin qe mban ne shpi qe vrau 26 te pafajshem + Kosten e ndjer, shkatrroi 1 qytez 20 km larg Kryeqytetit. Do kesh prapanic te arrestosh te vetmen tende qe perfiton rroga nga cdo “Universitet” Shqiptar apo te gjith tokat e falsifikimet qe ka ber?
    Arrestoje dhe servilin e familjes tende Taçin qe sdeklaron ne shtet asnje qindark nga ajo qe fiton, arresto gjykatesit qe kan vjedhur kaq e kaq vite kan ven pasuri ne bregdete me hotele e vila.
    Arrestoje dhe Sandrin sic bere dikur se po abuzon me “miqsin” tende, mos harro dhe ate qe ka privatizuar zonen e Saukut me TEgjet e tij dhe Hillsat. QTU ne mes te Shqiperis ai tipi se nga i buron gjith kjo pasuri askush se ka ven ndonjeher ujin ne zjarr.
    Ministrat e tu mbai per fat o Sali se dhe ato ne nje arkivol me ty do vijn bashk me gjykates prokurora zyrtara e ca mban ajo hale Qeveri, gjynah femijet jetim qe do mbesin ne mes te 4 rrugve se cdo pasuri e juaja o do e djegim ose do konfiskohet. Per mua ska leter qe e verteton qe ai e ka vu me djersen e ballit.
    Luftoje o Sali, vidhi dhe ato zgjedhje dhe do bijn rehat ato njerez qe do jetojn ne 2014.

  4. england says:

    Te eshte rritur aq shume hunda keto vite more Sali sa dhe vete Geppetto
    krijuesi i pinocchios,nuk do kish nevoje te lodhej duke formuar nje femije prej druri me hunde qe i zmadhohej ne varesi te rrenave qe bente
    por do kish zgjedhur ty si nje personazh origjinal,me nje histori gjigande rrenash,qe po ti fillosh ti numerosh nga 92 e sot 2012 do tmerronin boten,ndersa ne shqiptareve jo,nuk na bejne me pershypje,ne mund te na beje pershtypje nese Kryeministri do thote dicka te vertete!

  5. Halil Bardhi nga Tropoja says:

    Zoti Berisha ju e dini me mire se kurkush se amerika e ka lene shqiperin ne kete gjendje qe po vuajme per buken thate,dhe qe ka bashkepunuar me regjimin e Enverit.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  6. erdhe ne pushtet per te luftuar korupsionin, dhe ti o sali çuditerisht u BERE kryetari i korupsionit?????SHUME u lodhe per te vene prokuroren qe ti e quajte ”’SILVIA KONTI” por çuditerisht ajo na doli ” LAVIRE” E bulevardit ku ti drejton shtetin…nuk LE FJALE pa thene per mafiozin FATOS NANO, POR pastaj ti e dekorove mafiozin….. ka plote te tjera…….TI o sali po i çmend edhe psikologet, me kete lloje semundje qe ke..i vetmi njeri qe eshte rehat ne shqiperi je vetem ti..

  7. dritani says:

    Ne koke tende o Sali!

  8. lalzi says:

    O Mero, thuaj berishes te na dali e te na e thote vete, me gojen e tij, se cfare ka biseduar me zyrtarin e larte te DASH.

  9. si do ta luftoje korrupsionin sali berisha KUR korupsioni eshte monopol i sali berishes???????????’a po e ka fjalen per ata qe vjedhin rrugeve te tiranes????

  10. lalzi says:

    E bukur kjo, i ben thirrje SHBAve te dergoje sa me shume vezhgues per zgjedhjet e 2013-es.
    Zgjedhjet e lira dhe te ndershme nuk kane nevoje per vezhgues.
    Berisha e di shume mire reagimin e vezhguesve te huaj, nuk do tia dije fare per askend perderisa ka ne krah OSBEne. Ai gjithashtu e di mire se kudo eshte krize dhe asnje vend nuk ka para te teperta te harxhoje per zgjedhjet ne Shqiperi.
    Eshte vetem Opozita ajo qe duhet te monitoroje dhe denoncoje cdo levizje apo zhvillim ne favor te manipulimit te zgjedhjeve.

  11. Treviso says:

    Sipas kriminelit sali, zyrtari i D.A.SH. paska ardhur per te lavderuar kryeministrin shqiptar per bemat e tije. Me prokurorin e ri,do ta shtoje me shume korrupsionin. Deri ne zgjedhje Shqiperia ka per tu
    rradhitur e 130.

  12. Nuri Bofe says:

    Zoti Berisha nuk ju pyet amerika fare, ti e di me mire.Amerika tallet me popullin shqipetar,por tani e kemi mare vesh kush eshte amerika.

  13. Gerdeci says:

    korrupsioni fillon nga ty dhe familja jote degjeneratete mer vrases..po nuk shkove ne qeli keshtu doo zvarritet shqiperia ..mer komunist i ndyre

  14. nastradini says:

    po çfare korupsioni do te luftoje kur KORUPSION nuk ka, SE po te kishte korupsion saliu do e denonte..me E koruptuar eshte opozita, jane ata qe vjedhin, edhe populli eshte shume i koruptuar..qeveria e SALIS eshte e pa koruptuar,

  15. Sum Gruda says:

    Te gjitha ato qe thote Berisha dhe Alk. Arvizu nuk ben ze po te ishte Amerika me at korrupcion si Berisha ate do e kishin T***** ne Amerike.
    Populli ne Shqiperi i friksuar dhe struket per buk te gojes te femijve te verfer te tyre. Arvizu duhej te kishte turp per at marifet anti Amerikane qe vepron kunder populli shqiptar.

  16. Sum Gruda says:

    Berisha donte qe te burgosej Keshnik Spahiu se prishte marrdhenjt me Greqine! Cfare ndoli teshti qe vet Berisha po i prishe ato mrdhenje me
    stilin “nacionaliste” ku e ndigjuane dhe Amerikanet dhe gjithe Europa
    ku mshifet Berisha “kopjues” sot qet njerez te tij per te akuzuar Topin dhe Kreshnikun nuk del per sa kohe ajo e ndyra e PD me dhen lajmet per Berishen.

  17. Tritani says:

    Zyrtari i DASH i ka thene Berishes afersisht keto fjale: “Ju transmetoj pershendetjen e Znj Clinton dhe porosine e saj per ta pergatitur me kujdes skenarin e manipulimit te zgjedhjeve. Mbeshtetja jone nuk do ju mungoje per ta pranuar fitoren tuaj, mbasi Znj Clinton do t’i leje porosi te posaçme pasardhesit te saj per kete çeshtje.”

  18. L.Faiku says:

    Llalla ka qellim ta thelloje korupsionin,derisa mbron saliun.
    Sa te jete saliu ne fron korupsioni vallzon.

  19. kol tivari says:

    Rama gjatosh nuk po di si po i shkon puna e dosjeve se Ina nuk ja hapi por ky i riu me siguri.Beje nje thirrje te hapet nje numer llogarije te ndihmojme Ramen per avokat se 3000 euro pati para dasmes dhe ne dasem borxh hyri per banketin e ska asnje grosh.Edhe qerane shtepise se di si e paguen vecse ndofta mendon partija

  20. Ptrika says:

    O ZOTI MORR SHIKO SE ME DUKET SE HAROVE T’I THUASH SALIUT BURE SHTETI.

  21. Gezimi says:

    Qofsha i gabuar, por dhe te ky nuk kam asnje besim. Ketu kanceri ka leshuar metastaza te forta dhe te thella. E zeme se do kete sukses, por te jeni te bindur se pikerisht atehere do i a ngule dhembet mire Saliu yne. Pra do perseritet historia si me te tjeret. Ketu do jemi e do shohim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje