Edi Rama: Rënia pikiatë në renditjen e korrupsionit është ‘dhurata’ e Berishës për 100 vjetorin

5 Dhjetor 2012, 13:31Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar gjatë një konference për shtyp raportin e Transparency International për korrupsionin, ku Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në botë, bashkë me vende të dështuara afrikane.

Rama tha se kjo është një shuplakë për statusin, pasi pengesa kryesore është korrupsioni dhe moszbatimi i ligjeve.

Rama shtoi se në fakt kjo është një ‘dhuratë’ e Berishës për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Rama e quajti një turp këtë renditje për shqiptarët kudo që janë.

“Sot është një ditë tejet e hidhur për Shqipërinë. Vendi ynë ka thyer rekordin negativ të korrupsionit dhe mes të gjitha vendeve të Europës, ka dalë i pari nga fundi në tabelën e Transparencës Ndërkombëtare.

Kjo qeveri po e lë botërisht Shqipërinë më keq se ç’e gjeti edhe në nivelin e perceptimit të korrupsionit.

Në vetëm një vit kemi rënë falë qeverisë dhe keqqeverisjes 15 vende më poshtë dhe jemi futur mes Etiopisë e Nigerisë, simbole të korrupsionit botëror.

Shteti më i ri në botë, Kosova, ka përparuar krahasuar me një vit më parë dhe sot është ngjitur mbi Shqipërinë.

Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë marrë për shkak të qeverisjes më të korruptuar të historisë së tyre, një shuplakë shumë të rëndë në sytë e mbarë botës. Qeveria na ka turpëruar botërisht,” tha Rama.

“Degdisja e vendit tonë matanë kufijve të kontinentit europian për nga niveli i korrupsionit dhe përtej çdo shifre dhe indikatori të pranueshëm të korrupsionit në këtë kontinent, faktikisht e dërrmon edhe vetë kandidaturën e Shqipërisë për Bashkimin Europian.

Fatkeqësisht, të gjitha ato vende anëtare që kanë shkuar shumë përtej “tre ligjeve” të famshme, duke nënvizuar se moszbatimi i ligjeve, korrupsioni dhe krimi organizuar janë në fakt tre pengesat reale për akordimin e statusit, sot kanë një provë dërrmuese në dorë.

Kjo është dhurata më kuptimplotë që qeveria jonë u bën shqiptarëve kudo ku ndodhen në këtë 100 vjetor. Në 100 vjet shtet sot shqiptarët kanë zyrtarisht qeverinë e tyre më të korruptuar dhe zyrtarisht Shqipëria e 100 vjetorit ka rënë në zonën më të errët të batakut të korrupsionit botëror.

Pas këtyre 100 vjetëve të para që mbyllen me një diplomë si kjo e sotmja për qeverinë e Shqipërisë, viti i parë i 100 viteve të dyta duhet të jetë viti i ringritjes për të rilindur”.

Rama komentoi edhe heqjen e kufirit të borxhit, duke thënë se kjo përkthehet në korrupsion.

Borxhi, i cili ka kaluar çdo cak përkthehet në korrupsion. Heqja e kufirit ligjor të borxhit e cila bie ndesh me interesin kombëtar kërcënon sigurinë kombëtare, bien ndesh me interesin e çdo shqiptari është, në fakt, heqja e kufirit fundor të vetë korrupsionit. Sot me borxhin që shkon për korrupsion, me borxhin që shkon për të financuar punë publike të bëra përgjysmë, punë publike të lëna në mes të rrugës, punë publike të cilat katandisen pasi mbarojnë në punë për t’u ribërë, prakikisht po cënohet vlera e kursimeve të shqiptarëve në lekë. Kursime, që i kanë në banka në formën e depozitave, në bono thesari apo që i kanë në shtëpi. Me borxhin me të cilin financohet korrupsioni, ky korrupsion që sot e turpëron botërisht Shqipërinë në tabelën e transparencës ndërkombëtare, po cënohet vlera e pagave të sotme të të gjithë të punësuarve.

Me borxhin që financon këtë korrupsion turpërues, po cënohet sot vlera e pensioneve, por po kërcënohen pensionet e të ardhmes.

Me borxhin që financon këtë korrupsion denigrues për Shqipërinë dhe për imazhin e saj në botë sot, po rriten interesat e kredive për të gjitha familjet dhe për të gjitha bizneset shqiptare.

Me borxhin që financon këtë Shqipëri të degdisur në atë pozicion për shkak të korrupsionit, Shqipërinë e korruptuar të Sali Berishës, po cënohet çdo shpresë për rritje ekonomike dhe për mirëqenie në vite. Madje, nëse ne nuk rendim ta ndalojmë sot inercinë e të tatëpjetës edhe në dekada.

Tejkalimi i kufirit ligjor të borxhit dhe shifra e këtij tejkalimi e barazvlefshme me 350 milionë dollarë, do të thotë taksim i çdo shqiptari me 125 dollarë. Ja pra ku jemi një tjetër taksim i ri, një tjetër taksim në zinxhirin e taksës së korrupsionit. E asaj takse korrupsioni që e paguajnë të gjithë shqiptarët dhe faturën e merr Shqipëria në tabelën e transparencës ndërkombëtare.

Ne jemi këtu për të bërë çdo gjë që 2013 të jetë viti i ndryshimit. Unë jam këtu për të bërë çdo gjë, gjithçka kam në dorë që 2013 të jetë viti i ndryshimit. Të gjithë bashkë duhet të bëjmë çdo gjë që 2013 të jetë viti i ndryshimit dhe që Shqipëria të ringrihet dhe të rilindë”.

34 komente në “Edi Rama: Rënia pikiatë në renditjen e korrupsionit është ‘dhurata’ e Berishës për 100 vjetorin”

  1. coku says:

    shpresojme qe pas zgjedhjeve te tjera ju do te qeverisni ndryshe, por per te nxjerre shqiperine nga gremina ku e zhyt gjithmone sa here pushtetin e ka doktori nuk mjafton nje legjislature. duhet te nxirrni mesimet tuaja nga qeverisjae pd.

    1. flogerti says:

      Ne qofte se kur more bashkine Rama buxheti ishte Asgje presje Dicka, tani do e kesh Asgje minus shume.. kemi besim se do ja dalesh

      1. turi says:

        Dhe ka akoma skeptike qe thone berisha ben? Tju beje gropen reale e tju fuse brenda pra:

        1. Dean says:

          Nuk asht se berisa ban,por ka akoma Skeptik,si Elinori,qe e lidhin korrupsionin me paaftesine e Ed Rames per me bo Opozite.Asht nga Shkodra,Elinori,por ndoshta asht i xanun me pune njitas qy nuk ka kritikue akoma Ed Ramen per perkeqesimin e korrupsionit ne Shqypni,ma t’bukuren e dheut.

      2. durimi says:

        O RAMA TE MBASH LEKSION ESHTE SHUME E THJESHTE ,POR PER TA NXJERR
        SHQIPERINE NGA KJO KATRAHURE ,ESHTE SHUME SHUME E VESHTIRE
        HA HA HA MJERE SHQIPERUA PO ERDHI RAMUSHI ,

  2. coku says:

    Te shikojme se cdo na sajdisesh Edi Rama, kur te vish ti ne pushtet.

    Ishalla, por mos harro se do te ta kujtojme kete gje, per mire apo per keq

    1. coku says:

      tani ma thuaj do ta nderosh ti emrin apo ta nderoj une meqe ti e vodhe, vetem kam frike se do ma vjedhesh edhe emrin tjeter. me respekt coku i pare.

      1. treg mendimi says:

        probleme pafund, korrupsion pafund, mendesi e mbrapshte qe e ka mbjelle saliu kudo madje madje dhe neper blogje.. turp i madh o njeez.. shihni sahanin para militantizmit o te semure se do ngelemi duke ngrene bar.

  3. Ilir Koke madhi y Sali Pushti says:

    Po,,ti cbere si kryetar i opozites,,apo i bere fresk Saliut,,ose ishe per garniture,,per te thene se jemi vend demokratik,me opozite,,me drejtesi te lire si dhe me media te lira,,kjo rendietje eshte dhe per fajin tend,,qe cdo nisem e ke lene pergjysem qe nga greva e urise e deri tek 21 janari,,,nuk largohet rregjimi i doktor morties me zgjedhje dhe me llogje kavaje,,por me reagim mbare popullor te ketij populli ne kome totale,,,e pra e meriton ti,,,shqiperia ,ky popull,,qe vendin nuk e keni ne evrope por ne afrike,,mire jua ben Saliu e keni hak kete sundim

    1. festa says:

      Eshte nje ze qe kumbon po njelloj shemtuar, nje mendje qe mendon akoma me mbrapsht, nje vizion qe na kthen akoma me pas ne kohe e zhvillim e qe per arsye nga me te shumtat, ”sundon” tek ne.

      P.S Ismail Qemal Vlora do ndihej i fyer nga zgjedhja jone. Ai u fye sot kur tallesit me trojet tona ulen ne karrigen e tij. Turp!

  4. adi says:

    Je shumë i aftë për të bërë konstatime, ashtu siç çdo njeri. Problemi yt është të bëhesh kryeministër, pastaj…na plasi.

    1. stil says:

      Nderkohe qe te gjitha raportet na nxjerrin me te varfrit ne rajon, rendomte na thuhet e kunderta nga qeveria jone e xhepat tone.
      Mos kta nderkombetaret jane te ndikuar nga opozita? Ose te paguar qe te thone qe varferia lulezon si para 100 vjetesh?
      Une dyshoj ?

    2. refugjati says:

      E sakte kjo qe thua adi.

  5. andi says:

    Mirëpo, lind pyetja: ç’e detyroi “liberalin” Rama të bëhej kaq refraktar? Kaq kokëfortë e bojkotues? Kaq “revolucionar” rruge dhe ithtar i çdo mohimi absurd? Ç’e shtyti të katandisej në një gardian i alternativës së bllokimit dhe “rilindës” i epokës së “qoftëlargut”? Paaftësia për të drejtuar? Apo ambientit punist ku ra, të cilit iu desh një nihilist, një natyrë e lëkundur, e paqëndrueshme dhe izolacioniste? Një antikomunist enverist?! Prandaj si mund ta gjejë ai veten i rrethuar nga neobllokmenë? Si mund të bëhet Rama ithtar i ndonjë parimi demokratik konsensual, kur parapëlqen deputetë mercenarë? Kur edhe vetë është kopje e neobllokmenëve, apo, si i thonë fjalës: “U rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun”?! Jo! Si enverist “liberal”, Ramës i pëlqeu të komandonte një grigjë mëkatarësh të papenduar! Bile, nga ata që kanë frikë edhe nga liria, po dhe neveri nga barazia para ligjit; ithtarë të frymës së izolimit, partizanë të “bunkerit”, dëshmitarë të shpifjes, sajues të akuzave false, djaj të krijimit të bashkautorësisë së popullit në krimin e diktaturës!

  6. aqifi says:

    Po mund te na thote njeri se cilet jane drejtuesit e TI ne Albani. Se mos jane “te pavarur”. Na i beni te ditur emarat dhe te Bordit Drejtues, per Transparence jo per gje.

  7. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    moçalor kokqyteti harruet ju korrupsionin e trafiqet qe keni e vazhdoni te bani. korrupsinonin e ban edhe opozita. afrika nuk ju beson kush se me mentalitetin e kulturen qe keni ju shqipnin keni me e shkaterrue. e votat shkoni e merrine atje poshte ne moçale e kentat e jugut

    1. Dean says:

      Bravo plako pe veriut.
      Prandaj edhe une gjithmon kam ngulur kembe qe juve ne punen tuaj,dhe NE ”mocaloret” e JUGUT ne punen tone.
      Keshtu as une nuk kam nevoje me ta pa surratin tat te piste,dhe ti s’ka arsye pse me zbrit ketej nga ”mocalet”.Atje ne maje te Malit te jetosh,BARBAR,sepse ky ishte Habitati qe Zoti dizenjoj per ty.

  8. elinor says:

    Nuk po dua t’ia thyej zemren Deanushes por s’mund te rri pa fole!
    Ky bishtagypi i gjate paska mbajtur shprese se saliu do rregullonte Shqiperine?!! Hahaha, sa me dhimbset!
    Nuk e di more miq por a vertete eshte kaq budalla ky apo luan rolin?

    1. Dean says:

      ”Deanushe”?!?!?!?!?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Elinor?!,a e kupton dot se une po te ngacmoje me qellim,sepse dua te shikoj se sa kapacitet dhe aftesi per te menaxhuar ”thumbat”,Humorin,Sarkazmen dhe Ironine,ke ti si Individ????
      Asnjehere nuk t’a kam shtremberuar ”emrin” tat dhe kam qen shume i kujdesshem qe komentet e mia me ty t’i lidh me Ed Ramen dhe mos t’i kaloj personale.Dhe e kam ndjek me qellim kete praktik,vetem perkundrejt teje,pasi me shume te tjere nuk ja pertoj.Vetem kaq.
      Por ti dueket se ke Llogjik dhe gjak Shqiptaro-veriori nder dejet e tua dhe sado qe te pretendosh se je ndryshe ti je i njejti mut.

  9. koli says:

    Ne mars 2012 z.BAMIR TOPI ka marre 25.000 euro per te bere shtetesin Shqipetare nje familje Kosovare me 5 antare .Kjo familje kishte bisnese jashte Kosove dhe per cdo levizje i duhej visa.Me passaporta Shqipetare nuk duheshin visa.Ky eshte korrupsioni .

  10. Silva says:

    Qeveria mafioze dhe banditeske e Saliut dhe opozita e kapur dhe e dhjere e Edvinit jane qe te dyja rekorde ne 100 vjetorin e pavaresise.

  11. ja ja kryeministri says:

    edi rama ,fjale pak dhe pune shume ,ta votojme te ghithe

  12. elinor says:

    Deanushe ishte me perkedheli…si kalama tekanjoz qe je.

  13. linda says:

    I nderuar staf i TemA-s nuk e kuptoj perse jeni kaq te
    njeanshem, kur shajme Saliun me liber shpie i botoni
    komentet, kurse kur kritikojme Ramen shume here na i
    censuroni, kam shume rrespekt per punen tuaj dhe jeni
    nje gazete qe dallon nga te tjerat per tolerance,
    por edhe kritikat jan te shendetshme ne demokraci.

    pershendetje

    1. refugjati says:

      linda e ke degjuar ate shprehjen as ta hangsha as ma hengsh, keshtu eshte ky komenti yt.

  14. Agroni says:

    Edi, duhet gjuha dhe besimi i Kreshnik Spahiut qe :
    “Shqiperia rregullohet kur te arrestohet dhe te denohet Sali Berisha”
    Sa shume i kam pritur keto fjale.
    Sa shume shprese me japin keto fjale.
    Perse Edi , perse nuk i thate ju ?
    Jam nje besimtar plot shprese tek ju…por keto fjale se Shqiperia rregullohet mbasi te arrestohet shpellari ..me kane ngritur peshe.

  15. adi says:

    Tash kan gjetë sfond të bukur Partia socjaliste. Më kujton Klodin, mikun e ambasadorit Withers.

    1. shqiperia says:

      cfare idiotash ka kjo shqiperi qe nuk nxjerrin mesime nga pervoja e hidhur
      IDIOT DO TE THOTE TE GABOSH DHE KURRE MOS MESOSH.
      SI ESHTE E MUNDUR ME POLITIKEN E RAMES JENI TE KENAQUR ,BILES
      SHPRESONI QE KY ESHTE SHPETIMTARI I SHQIPERISE.
      UROJ QE SHUME SHQIPTAR TA GJYKOJNE ME DREJTESI VOTEN E TYRE.

  16. toni says:

    Ne qofte se menoni se berisha nuk do zgjidhet prap, mos me nder me force e keni gabim, vetem forca e heq kyte qeveri te korruptuar, por mos goboni se dhe rama nuk ashte ma I mir, koha per nje gjenerate te re.

  17. oni says:

    po ky prokurori i ri,,si ju duket juve te ps???
    ka dhene prova qe lufton korrupsionin apo ka dhene prova qe shkon anej nga fry era???

  18. Din Kruja says:

    E Ed Rama njeri me moral te deformuar qe kur ke lindur, mire korrupsionin na e beka dhurate per 100 vjetorin Sala, po qe ky njeri eshte i ulur ne ate karrige ta di per faleminderit vetem ty dhe bandes qe ke nga pas. Jeni tre persona, Ti, Sala dhe Tosi, qe keni nje cerek shekulli qe po e sillni verdalle kete popull si cifuti ne shkretetire. Zoti e paska namur keq

    1. refugjati says:

      Din Kruja te pergezoj per komentin dhe marr shkas nga shkrimi yt ber te bere nje pyetje jo ty ne veçanti po per te gjithe. Populli shqipetar eshte budalla apo frikacak? Une them qe eshte frikacak. Ka dale tek-tuk ndonje trim por ne pergjithesi jemi frikacak dhe kurrsesi budallenj. Ne e dime shume mire se ngado te rrotullohet ne jemi viktimat dhe bejme sehir. Kane 20 vjet qe nderrohen qeverite dhe akoma sot e kesaj dite na premtojne 24 ore uje dhe drita dhe ne prap duartrokasim.Kane 20 vjet qe nderrohen qeverite dhe na premtojne se nuk do kete me te varfer ne shqiperi dhe ne prap duartrokasim. kane 20 vjet qe na premtojne se shqiperia do behet si gjithe Europa dhe ne prap duartrokasim.Kane 20 vjet qe tallen me ne dhe jane bere milionere ne kurrizin tone dhe ne prap duartrokasim.Ne kemi frike o njerez,ne presim te na vije liria nga komshiu dhe vete te rrime prane zjarrit.Ne presim qe çdo gje te na vije nga nje individ.Si mendoni ju se shporrem Salen dhe vendosem Edin ne vend te tij dhe çdo gje u rregullua si me magji.Nuk ndodh kurre ne asnje sistem qe qofte suksesi po ashtu dhe deshtimi te vijne nga nje njeri i vetem ose te jete pergjegjes nje njeri i vetem.Eshte e gjithe klasa politike o njerez qe tallet me fatet tona.Kurresesi nuk duhet te genjehemi nga thirrje nacionaliste te njerit apo te tjetrit politikan,mjaft me kupa u mbush i provuam te gjithe mjaft me me prova.
      E theksoj mjaft me me prova se kam degjuar te thuhet qe hajt ta provojme dhe kete se nuk e kemi provuar. Ne asnje menyre nuk ka me kohe per prova.
      Popull shqipetar une jam i bindur qe budalla nuk je…behu dhe trim.

  19. toronto says:

    e kemi ngjak korupsionin ne o daku. kudo qe shkon duhen lek ,ne jemi vampirat e kohes moderne

  20. dulla says:

    Leri llafet e teperta po fillo luften kunder hajdut krimineleve qe po tallin bythen nga qe ju si opozit po tregoheni shum te dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje