TI: Shqipëria, kampione e korrupsionit, e fundit në rajon, humbet 18 vende në një vit

5 Dhjetor 2012, 10:46Politika TEMA

Pavarësisht se Komisioni Europian thekson se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritet e Shqipërisë në rrugën drejt BE, shifrat tregojnë një panoramë të errët.

Organizata “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, duke renditur 176 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik, raporton Ora News.

Sipas këtij indeksi Shqipëria ka bërë hapa prapa gjatë këtij viti krahasuar me 2011-ën. Një vit më parë në raportin e TI-së, Shqipëria mbante vendin e 95-të, ndërsa për këtë vit është renditur në vendin e 113-të.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Transparency International e rendit Shqipërinë në vend të fundit, e ndërsa përpara nesh janë vende që pavarësisht krizave politike, kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër korrupsionit.

Kosova është renditur në vendin 105-të, duke bërë përmirësime nga një vit më parë. Kroacia nga vendi i 66-të ka kaluar në vendin 62-të, Bosnja nga 91-të në 72-të dhe Serbia nga 86-të në 80-të. Maqedonia ka mbetur në vendin e njëjtë ashtu si edhe vitin e kaluar.

Me një vlerësim më të dobët sivjet përballet edhe Mali i Zi, duke rënë nga vendi i 66-të, ku ka qenë vitin e kaluar, në vendin e 75-të. Sipas organizatës, korrupsioni vazhdon të sfidojë shoqëritë në mbarë botën.

Dy të tretat e 176 vendeve kanë më pak se 50 pikë, në tabelën prej 0 deri në 100 pikësh, çfarë tregon se institucionet publike duhet të jenë më transparente dhe zyrtarët më përgjegjës.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë me 90 pikë. Afganistani, Koreja e Jugut dhe Somalia, ashtu si edhe në vitet  e tjera ndodhen në fund të listës.

“Qeveritë duhet të integrojnë veprimet anti-korrupsion në të gjitha vendimmarrjet publike. Përparësitë përfshijnë rregulla më të mira në financat politike dhe më shumë transparencë në shpenzimet publike”, ka thënë kryetarja e organizatës “Transparency International”, Huguette Labelle.

Performancat jo të mira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012 përfshijnë edhe vendet e Eurozonës, të prekura nga kriza financiare dhe ekonomike.

7 komente në “TI: Shqipëria, kampione e korrupsionit, e fundit në rajon, humbet 18 vende në një vit”

  1. Alb-Germani says:

    titullin duhet ta korrigjoni o gazeta Tema
    Mos ja merrni hakun
    Shqiperia eshte kampjone,!!!!Ajo nuk humbet por le pas 18 vende.
    hahaa ejani o shqiptare dhe merrni nenshtetsine e vendit kampjon te botes ne …KORRUPSION,sepse keni me cfar me u krenuar…o te korruptuar

    1. fl says:

      Sipas katnarve te PD-se fajin qe shqiperia nuk bente perparim ne renditjen e korrupsionit e kishte “Bashkia Tiranes” e Edi Rames ?

      Tani qe e kane vete kete Bashki na cuan 18 vende mbrapa. Po prap faji Edi Rames eshte se s’ka mundesi

  2. lleshi says:

    Hallat talle bythen me kte popull se e meritojm me shum se kaq.

  3. Erald says:

    Korrupsionistet me te ndyre ne qeverine e Berishes jane horrat e majte te LSIse. Mjaftone te shkoni ne spitale ku horrat e pa meshirshem te Ilis djallit marrin rryshfet nga pleq qe po japin shpirt dhe nga femijet e semure. Ne katin e gjashte te veshkava kane vendosur nje kryeinfermiere karakurve putanke extremiste qe po te flasish qe te beje sherbim ndaj pacienteve pa para dhe te falsish keq per politiken qe e ka sjelle kete sherbim shendetsore ne nje katastrofe te vertete te xnjerr syte nga extremizmi i saj partiak. Berisha ka vendosur extremistat e thekur partiak te LSIse ne poste te ndryshme ku e kane praktikuar dozjen e korrupsionit qe ne kohen e nanos ku korrupsioni ishte industria dhe icybergu me i madh ne Shqiperi.

  4. fondacioni anonim says:

    VIHEN NE DISPOZICIN 1 MILION DOLLARE PER GAZETARIN INVESTIGATIV
    Qe publikon e mrat e politikaneve me para ne bankat e huaja ashtu si gazetari grek per politikanet e Athines.

  5. LENINI says:

    Kur nuk jeni te zotet per asgje,perse shruani kot.Paguani doktoret,paguani policet,paguani zyrtaret,paguani pedagoget,mesuesit,paguani kudo,ne te gjitha zyrat e shtetit paguani,po perse shkruani ne kete gazete?
    O sa shume do vuaje ky popull qe eshte dembel,frikacak,i pa kulture e tetper i farfer.Nuk ka opozite se edhe ajo si hijene po pret qe ti popull ta besh me fuqi shteti,qe edhe me shume do kete korupsion,edhe me shume do kete vjedhje.Mos kujton se do shpetosh,nga hijenat e majte? E ke shume gabim.Sot e 20 vjet akoma s’ka dale ajo force e ai usheheqes qe do mendoje per kombin.Sot e 20 vjet pushteti eshte mare dhe perdorur nga pushta,hajna,kriminele e llumi i shoqerise qe duke vjedhur djersen e gjakun e brezave,jane ne kupolen e mafjes.Dhe rugedalja eshte ajo e Egjyptit sot,revolta dhe revolucioni.

  6. Kritiku says:

    Duhet patjeter te na e thone te tjeret se ne cfare niveli eshte korrupsioni tek ne? Korrupsioni eshte ulur kembekryq dhe mbeshtetet nga te gjithe.Te gjithe ne paguajme kudo qe te “mbarojme pune shpejt”. Korrupsioni eshte jeta e perditeshme e shqiptareve. Te gjithe flasin per te dhe te gjithe e mbajne ne jete ate. Nuk na e kane fajin asnje qeveri qe kemi patur deri tani sepse ato kane qene pasqyra jone e kohes. Sipas kokes kemi vene dhe kapelen. Pa rritje te ndergjegjes qytetare nuk ka ndryshim pozitiv ne shoqerise tone. Por persa kohe shumicen derrmuese e perbejne “fshataret” nuk kemi cfare te presi per ndergjegje “qytetare”.

    Shqiptare, mos rrini kot neper kafene duke bere lloqe gjithe diten, apo te shkruani gjithe diten neper forume, por ngrihuni dhe mirrni vete fatin tuaj ne dre dhe beni me ne fund Revolucionin qe eshte i vetmi shpetim nga katastrofa qe ka perfshire Shqiperine.
    Mos vritni njeri-tjetrin ashtu sic vrate me ’97, por merrni perpara ata qe politikane qe jane tallur dhe ju kane gjunjezuar duke ju lene pa dinjitet. Persa kohe nuk behet ky Revolucion, ne nuk kemi per te ecur perpara……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje