Po e marr të mirëqenë motivin e Kryeministrit që nuk buron nga sikleti i 23 qershorit të ardhshëm, siç edhe deklaroi se nuk bëhet për qëllime elektorale, ideja për dhënien e gjithë shqiptarëve të shtetësisë shqiptare të Shqipërisë.
Por, nuk mund të mos e konsideroj rrumpallë alla shqiptare, kinse për të shuar albanofobinë globale, këtë projekt që e paskërka pas ëndërr të tij që pa ardhur në Tiranë, idenë që kreu i qeverisë së një vendi që aspiron të hyjë në BE, e hedh në tregun politik dhe mediatik si pa gjënë më të keqe.
Pasi mori shuplakën e radhës nga Uashingtoni në një intervistë të një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit dhënë “Zërit të Amerikës” se SHBA nuk pranon ndryshim kufijsh për broçkullën e përpara disa ditëve me rastin e 100 vjetorit, Berisha hedh një tjetër bombë tymuese të tipit “shejtan-budalla” në post-100 vjetor.
Është tjetër gjë në botën e sotme të inspirosh dhe tjetër të ëndërrosh me sy hapur, në rastin më të mirë dhe akoma tjetër gjë, të bësh dëme politike dhe kombëtare.
Deklarata nga Vlora e Berishës është në rastin më të mirë dhe inoçent rrumpallë dhe në atë më të keqin, antishqiptarizëm safi.
Jo më një kryeministër, por edhe njeriu me logjikën më minimale do të duhet të kuptojë se deklarata të tilla në një Ballkan ende të paintegruar sa duhet dhe me mentalitete ende parahistorike, janë të rrezikshme dhe provokuese.
Ato veçse shtojnë albanofobinë në botë dhe forcojnë skepticizmin historik antishqiptar, pa folur për paragjykimet dhe tezat antishqiptare se ne si komb nuk jemi në gjendje të vetëqeverisemi.
Përtej nacional-romantizmit që të krijon në pamje të parë një platformë e tillë, ajo mbart shumë pikëpyetje për realizimin e saj, të cilat duhet të kalojnë doemos dhe pashmangshmërisht nëpër filtrat kushtetues të Shqipërisë zyrtare propozuese dhe vendeve të tjera, por edhe në sitën e hollë të legjislacionit dhe aprovimit politik dhe institucional të Bashkimit Evriopian.
Çfarë të drejtash, përveçse atyre kushtetuese, do të kenë këta shqiptarë që nuk banojnë në Shqipërinë-amë kur të “pasaportizohen” në Shqipëri? Përse do të duhet të votojnë ata për sistemin politik dhe forcat politike në Shqipëri, kurdoqë të ndodh dhe nëse realisht ndodh, kur politikat e Shqipërisë nuk ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme në trojet ku ata banojnë?
Kur dhe nëse bëhen edhe me shtetësi të Shqipërisë, a do mund të ushtrojnë të njëjtat të drejta si të “sapo-pasaportizuarit” në vendimmarrjet politike, pra a do të mund të votojnë dot shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë p.sh, pasi nuk kam luksin të mendoj se do ta ushtrojnë këtë të drejtë në Maqedoni apo Mal të Zi, apo qoftë edhe në Serbi, gjegjësisht në Preshevë dhe Bujanoc, ku një Zot e merr vesh se çdo të ndodhte me balancat e brishta dhe delikate politike, dhe etnike të atjeshme.
Shtetësia e Shqipërisë për shqiptarët në trevat e tjera shqiptare nëpër Ballkan nuk është më aq imperative dhe aq pragmatike sa mund të ketë qenë në periudha të tjera të historisë së kohëve të fundit.
Shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi apo ata te Serbisë, me përjashtim atyre të Kosovës, jo vetëm në aspektin e qarkullimit lirshëm nëpër Evropë, janë shumë më të avancuar në procesin e integrimit evropian, për shkak të politikave më evropiane dhe demokratizuese të qeverive në vendet ku ata jetojnë, për dallim nga Shqipëria.
Plus që shqiptarinë e tyre nuk e përcakton assesi një formalitet romantik, edhe pse i ëmbël, si marrja e shtetësisë shqiptare të Shqipërisë. Shqiptarët e trevave të tjera nuk kanë nevojë për këtë “pasaportizim” për tu quajtur apo bërë shqiptarë.
Kjo është një fyerje për inteligjencën dhe etno-ndërgjegjësimin e tyre. Shqiptaria nuk demonstrohet me akte të tilla të papërgjegjshme, sesa me angazhime serioze integruese dhe një kujdes shumë më të sofistikuar, për të mos u bërë preh e sulmeve të armiqve të kombit, të cilët sebepe dhe dhurata të tilla Krishtlindjesh kërkojnë për albanofobinë e tyre.
Thënë kjo, sikur të gjitha këto të kishin qenë aq të thjeshta, përse një kryeministër i konsideruar gjerësisht një “nacionalist elektoral”, shpërfill ndjesi dhe sensibilitete të rrezikshme të konstatuara, si përplasjet e mundshme mes jugut dhe veriut të kombit, për çështjet periferike të pushtetit dhe tifozerive politike në Shqipëri, të dala më në pah pas zgjedhjeve të fundit lokale?!
Ky veçse naivitet politik nuk është. Përveçse rrumpallë tipike, produkt i një kryeministri me pushtet dhe kohë borxh në krye të vendit, këto bllofe shkojnë deri në antishqiptarizëm, për arsyet e mësipërme.
Shqiptaret ne shekuj kane ditur te dalin nga situata te veshtira qofte ekonomike ashtu dhe ato politike.
Keshtu qe shqiptareve nuk mund t’ju mohet e drejta e tyre per te qene shqiptare de juro.
Qysh mer lal ”kemi dit si me dal nga situata te veshtira nder shekuj”????
Ne s’kena kriju Shtetin Shqiptar akoma dhe Historikisht s’kena mund me siguru ”Buken e Gojes”,ky thot shqiptaret kan dit…..bla,bla,….bla.
Eh, po pervec atyre qe Saltrapi do ti perdor ne zgjedhje, kush kujton ti se do vrapoje ta marre kete pashaporte? Kujt i duhej dhe ka pasur aq deshire se ka penguar kush ta marre. Dhe shume e kane marre.
Ky thote qe nuk do perdoren ne zgjedhjet e ardhshme por nqs. nga ato zgjedhje nuk dalin kualicione per qeverisje zgjedhjet e ardhshme ribehen pas 2-3 muajsh
Cfare do te thuash,ti cetnik serb me emrin Engjell Shehu,qe “shqiptareve nuk mund t’u mohohet e drejta e tyre per te qene shqiptare de jure”???
Se pari,askujt ne bote nuk i detyron shqiptaret te nderrojne kombesine dhe kete fakt ata mund ta shenojne ne pasaportat e tyre ne shtetet ku kane lindur e banojne!!!
Shtetesia SHQIPTARE i jepet vetem shqiptareve te lindur e banues ne Shqiperi,perfshi refugjatet e larguar pas 90-tes!
Ndersa shqiptaret e Kosoves,Maqedonise,Malit te Zi apo atyre te DIASPORES ne Shba etj NUK KANE PSE TA KERKOJNE SHTETESINE SHQIPTARE,sepse nuk jane shtetas te Shqiperise!! Ata kane TROJET,PRONAT,PASURITE,HISTORINE,HERONJTE,KULTUREN,TE SHKUAREN,TE ARDHMEN etj atje ku jetojne dhe nuk ka pse te kerkojne te marrin nga nje cpo SHTETESI(pas saj fillojnekerkojne edhe te drejtat si shtetasit e tjere shqiptare,jo VOTIMET,etj,etj!!!
PRA DARDHA E KA BISHTIN PRAPA E NUK ESHTE KAQ PATRIOTIKE KJO HIPOTEZE!!!
Eshte nje NISME ANTI SHQIPTARE ME PRAPAVIJE POLITIKE KRIMINALE!!!
Sali Berisha do te krijoje SITUATA TE TURBULLTA NE SHQIPERI DUKE SJELLE “DIVERSANTE” SHQIPTARE NGA JASHTE PER TE MBAJTUR ME VOTA TE VJEDHURA SUNDIMIN E TIJ!!!
E PROVOI KETE POSHTERSI,KY ARMIK I ZI ANTI SHQIPTAR DUKE FUTUR ILEGALISHT NE VOTIMET E 8 MAJIT mbi 30 mije kosovare ne Tirane,ndaj tani kerkon ta zgjeroje KRIMIN E TIJ DERI NE FUND!!!
Askush nuk i ka ndaluar shqiptaret ne mbare boten te vizitojne apo te bejne biznes ne Shqiperi,por SHTETERSIA eshte nje e drejte e PATJETERSUESHME VETEM E JONA!!!Shqiperia eshte vetem e shqiptareve te Shqiperise,ndersa shqiptaret e tjere,le te mbajne shtetesine e atij vendi ku i caktoi KONFERENCA E LONDRES ME 1913-ten:NE CAMERI,NE KOSOVE,NE MAQEDONI,NE MAL TE ZI etj!!!
Ne se doni t’i kerkoni Europes te hedhe poshte LONDREN E 1913-tes dhe te krijohet SHQIPERIA E MADHE DUKE PRISHUR 5-6 SHTETE,BUJRUM BEJENI PROPOZIMIN DON KISHOTESK!!!
SALI BERISHA!!!
MJAFT E KE DJEGUR SHQIPERINE,O I NXIRE ME KATRAN!!!
BERISHA,LARG DUART NGA SHQIPERIA!!!!
KU JE OPOZITE SKOLARESKE!!!
DIGJI TOKEN NEN KEMBE KETIJ ANTI SHQIPTARI TE ZI ME EMRIN SALI BERISHA!!!
LONDRA e 1913-tes i ndau shqiptaret ne disa shtete fqinje,per te kenaqur orekset e tyre SHOVINISTE!!!
Shqiptaret e Malit te ZI,Kosoves,Maqedonise e Camerise ,qe prej asaj kohe jane SHTETAS TE ATYRE VENDEVE,por ne Shqiperine meme nuk u ka ngelur ASNJE E DREJTE JURIDIKE, per ta pretenduar!!!
Ata kane qene banore te atyre TROJEVE ku jane edhe sot,ndersa ne Shqiperi nuk kane asnje te drejte ,vecse ta quajne ate SHTETI AME!!!
HISTERIA NACIONALISTE,QE KA NISUR ALEANCA KUQ E ZI ME NXITJEN PRAPA SHPINE TE ANTI SHQIPTARIT TE FSHEHUR E TE HAPUR SALI BERISHA,eshte vetem nje MINE ME SAHAT,qe do te krijoje TRAZIRA TE PAPARA NE SHQIPERI E NE BALLKAN!!!
Serbet,kur zgjodhen per AGJENT POTENCIAL TE TYRE,SHPELLARIN SALI BERISHA,KANE GODITUR NE SHENJE: KANE GJETUR NJE HITLER TE DYTE,QE MUND TE DJEGE BALLKANIN DHE EUROPEN PA I BERE TERT SYRI!!!
DIELLIN SE KU DO TE NGROHEN SHQIPTARET NE BOTE I NNDAU LONDRA E 1913-tes,NDAJ NUK KENI CFARE ZGJIDHNI DOT,VECSE TE MBILLNI PERCARJE DHE LUFTE CIVILE MIDIS SHQIPTAREE!!!
BASHKIMI KOMBETAR NE SHQIPERINE E MADHE ESHTE MINE ME SAHAT,QE AS BOTA NUK E LEJON!!!
Ne pa mundesi te kesaj,he per he,Sali Berisha kerkon te hedhge hapin e pare: T’U JAPE SHTETESINE TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO KU JANE,PRA TA PRIVATIZOJE SHETESINE DHE TE QUHET “BABAI I KOMBIT”,per t’u XHVATUR VOTAT ME LEHTESE,AQ ME TEPER,QE E NJEH KOKEN VERIOREVE TE VET,SE PER BAJRAKTARIN JAPIN EDHE KOKEN!!!
Po ku i gjete gjith kto mend o antonio,te drejten e nenshtetsis e ka cdo shqiptare pavarsisht ku jeton dhe kjo duhej te ishte nje ceshtje e konsumuar para shum vitesh, vec nji tuf debilash si puna jote qe jeni te gatshem ti beni edhe serb me shum se gjysmen e shqiptarve qe jetojne jasht shqiperie per te vetmin motiv te ruani ekulibrat e votes,dhenjen e shtetesise e kan aplikur shum shtete si bullgaria qe po jau jep goraneve edhe pse deri dje mbaheshin si maqedonas , te njejten gje ben edhe serbia dhe greku dhe shum shtete tjera,prandaj eshte e turpshme te besh komente te tilla kunder shqiptarve per nji tuf hajdutash sic i kemi politikanet sot,dhe se fundi sipas mendjes tende te semur Lorik Canes dhe shume kosovarve te tjere qe luajne me kombetaren tone eshte bere gabim qe ju kan dhene shtetesine shqiptare…..
Autori i ketij shkrimi nga sa shkruan tregon se eshte i lig , i ceket , antishqiptar .
O RAJMOND IDIOTI JANE NJERZIT SI PUNA JOTE QE SPIUNI I SERBISE TALL BYTHEN NE DEM TE SHQIPERISE.
Ik moj ti _-Ky qe ka bere kete shkrim eshte nje halabak i neveriteshem , dhe me nje nivel tejet qesharak ne arsyetim
Ky eshte komplet garbage—Tamam gje e piste dhe deficente
Ky ligj që propozon Berisha është djallëzor dhe anti shqipëtar sepse ndihmon Sërbinë për çpopullimin e teritoreve të Preshevës dhe Bujanocit nga shqipëtarët. Ta bëjë më tëlehtë largimin e tyre.
Ke degjuar gje ti zotri artikullshkrues fjalen e urte “…per nje plesht e djeg jorganin…”. E ky kryeloqja yne nuk e ka hallin sa nje plesht por e ka sa nje mal, dhe per te ai djeg Shqiperine dhe Ballkanin. Prandaj ai eshte bere sot element pasigurie me marrezite e tij per tere rajonin.
sali serbo-grkut i interesojne vetem votata ne 2013.
gjith zallamahia e tij eshte te shtoje sa me shume kosovare si votues ne shqiperi.
”…si përplasjet e mundshme mes JUGUT dhe veriut të kombit,… të dala më në pah pas zgjedhjeve të fundit lokale?!…”
JO mo vlla,se kan nje jete te tere keto muhabete,nuk dolen ne ”pah pas zgjedhjeve të fundit lokale”.I ke pa Maloket ti se si votojne Fshatce apo si fis,vetem e vetem mos me u’a marre pushtetin ”greket” e Jugut,apo si ke pa?????????????
Pikes i ke rene
Rrumpalle e tejshkuar rrumpalles !
Spiuni i serbise dhe greqise po finalizon projektin anti-shqiptar ne kohe rrekord dhe sukses ,
Na jep ndonje shembull o Engjell Shehu kur paskan ditur Shqiptaret te dalin nga situatat e veshtira.
Lexoj dhe ne mendje me vjen nje varg qe se kam kuptuar kurre:
Cfare deshi shqiptari ne shekuj?
……… dhe nje hekur. (kadare)
Skenderbeu po te vinte sot ne shqiperi do thoshte:
Varferine nuk ua solla une , ate e gjeta ne mes tuaj.
Mirditoret kane nje kenge qe flet per luften kunder gjermaneve qe i marrin kamionin i heqin omat dhe i bejne OPINGA. Idiotet . Nuk donin dhe ata te kishin nje kamion qe ta perdornin por copto kamionin per OPINGA
dhe ne fund Berisha do ju jape shqiptareve nga nje pasaporte qe nuk e njeh askush por duhet ta mbushin me vula ne cdo dogane.
Mos u ankoni, Berish eshte misherimi dhe pasqyra me sakte e inteligjence sone si shqiptar.
Ju jeni zoti Arben i biri Ali Manaj krye komunistit qe ka mare dhe strehium politik ne Angli,po perse valle ja dhane?
sa qesharak qe je mor gezim tepelanasi me ket pyetje injoranti. komento dhe nep nji mend per temen or qyqar, apo mos po kerkojem shume nga intelekti yt gja?!
hedh nje gur ne lume nje budalla dhe 100 te mencem nuk e nxjerin dot
Eshte antishqiptarizem safi
E cfare duhet pasaporta shqiptare në BE?Kam shpetuar qekur mora pasaportën franceze.Askush nuk më sheh më nga mbrapa se mos kam bisht!…Ejani ketej,merrni pasaportat e BE dhe gjithe dyertë do t’u hapen!Ndryshe askush nuk ua var me kete pis shpellar që keni dhe na beri të kemi turp ne bote të quhemi shqiptar!…Cduhet pasaporta shqiptare kur Greqia eshte në BE,Maqedonia kandidate,po ashtu Serbia dhe Mali i zi?Eshte hap mbrapa se kete idjot kryeminister askush nuk e do,as te djathtët europiane!E pate sa mryeministra europianë i erdhën?Vetem karaduzi Viktor Orban qe si Berishen nuk e do askush?…Ku mbeti Merkel(sot fitoi serish postin e drejtimit të partise CDU me 92 perqind,mos gaboj dhe askush nuk e jep,as Tema)Ku ishtin kryeministrat?As Erdogan nuk erdhi me 28,erdhen homologet e Jozefines qe ka me shume prestigj se plehra e Vicidolit.Kuptoni ju aty se të kesh pasaporte shqiptare do te thote per europianet të jesh Saliu,shpellari me bisht me banden e tij te majmuneve qe kercejne nga pozicioni ne pozicion per të qendruar ne pushtet?Zhdukini more keta njerez me bisht se na turperuan.Do kontribuoj me shoke do vij te votoj per te zhdukur shpellen.Ftoj emigrantet të bejme fushate të ashper kunder kesaj felliqesie dhe te shkojme ta gremisim shpellarin me vote!Sot dhe neser a pasneser,me Berishën eshte e turpshme të kesh pasaporte shqiptare!Une nga Berisha ndihem francez dhe nuk di kur do rimarrë ndonjehere pasaporten e qelbur te soteme shqiptare që të bllokon kudo dhe poshteron!E di qe shume nuk jane dakord,sepse i qelburi i ka qelbur,por pa pasaporte shqiptare jam me i lire ne Francë!Nuk të sheh njeri me dyshim,nuk te kontrollojne cantën,nuk të vonojnë,nuk te shikojne nga pas se mos ke bisht!…Une jam i lirë dhe ftoj shqiptaret të shkepusin prangat nga ky pisllek kryeminister majmun me bisht!…
Artur-Sant Tropez: Mund ta kesh mare passaporten francese si asilant, por njeri ste ben pasaporta,kur r kan dale neper europe kosovaret ti ke qen tuj rujt dhit ne ndonji fshat te shqiperise, shumica e kosovarve qe do ta marin nenshtetsine ne qoftese do behet realitet do ta marrin se ndihen shqiptare e jo per te dale ne europe, Lorik Cana e kishte francese dhe mori shqiptare dhe ndihet krenar qe e ka nenshtesin shqiptare,po ashtu edhe Eliza Dushku dhe shum te tjere,pradaj artur mos mendo se jan gjith si puna jote qe per nji pasaporte te huaj jane te gatshme te kerkojne azil ne france edhe si pe….st. ok shoku
Ore shqiptare si shume mllef kena me njoni tjeterin si Jugu me Veriun ortodoksi me myslimonin e ku ta dij une tjera mosmarrveshje do te ishte mire te bonin i referendum e ta zgjidhnim ket pune Jugu ta boj si te doje Veriu gjthashtu ne te Shqiprise se mesme po ashtu kjo doishte gjoja me e mire do bijm nji here e pergjithmon rehat pse mos ta bojm oshte zgjidhja me e mire ndarja
E drejte , Sali Berisha te mendohet me mire perpara se t’i jape shume gojes se nuk eshte Kreshnik Spahiu qe do te fitoje dicka qe e enderron , me keto teza te ashtuquajtura patriotike , por kryeminister i nje vendi me njerez qe aspirojne Bashkimin Europian dhe jo Luften e Trete Ballkanike nepermjet te ashtuquajturit Bashkim Kombetar.
ky ligj nuk eshte i ri – ka qene dhe eshte anolluar nga qeveria Nano ne mos gaboj. Bosnja ka Boshnjake muslimane qe jane vendasit , Serbe dhe Kroate . Te gjithe Kroatet e Bosnjes jane qytetare te Kroacise. Forumi me i larte intelektual i Kroacise ka vendosur qe mos te perdoret me gjuha SErbo-Kroate por vetem Kroatisht dhe per gjuhe zyrtare kane vendosur dialektin e kroateve te Bosnjes.Dhe ne votime politike (jo Lokale) Kroatet e Bosnjes votojne per Kroacine .kaq si fillim nga Tung
Cfar nuk pret nga nje njeri si Ky, i lajthitur. Por do ta beje kete gje pas zgjedhjeve???? Ai e di qe 20% e shqiptarve e votojne dhe e vetmja gje qe do te shpetoje koken(familjen) eshte qe mazhoranca e ardhshme te mos kete 3/5(84 vota)dhe do bej cmos te vjedhe vota se e ka strukturen gati. Me nje fjale dhe keto zgjedhje do behen pacavure si ne Ukrahine. Loja qe po hap eshte shume e rrezikshme. Imagjinoni cdo ndodhte me luginen e Presheves duke i bere me pashaporte shqiptare??? Un dyshoj se eshte loje serbe e ndyre…
Plasni o ju klyshet e Enver Hoxhes endrrat e te gjith neve Shqiptarve qe padrejtsisht mbetem jasht Shqiperis dal ngadal po realizohen, te gjith ne Shqiptaret e Kosoves do ti marrim Pasaportat Shqipetare kjo ka qene endrra jone, 100-Vjeqare Zoti e Bekofte Shqiperine e te gjithe Shqipetaret
Menyra e fitimit dhe e leshimit te shtetesise rregullohet me ligj. E si mund te behet ligji qe nje Kosovar te jete shtatas shqiptar! A duhet te kete shtepi! a duhet te kete nje pune! a duhet te kete nje aderese! çfare te drejtash dhe çfare detyrash ka!
E leme kete, nje nder principet e se drejtes internacionale eshte “reciprociteti” atehere se nje kosovar ka te drejta ne shqiperi po une çfare te drejtash kam ne Kosove, asgje! Po atehere ky quhet pushtim! Mua nuk me intereson fare se çfare ben Sali Qeni, pasi e kam dhjere Saline dhe Shqiperine, por them per te varferit Toske e Katoliket e Veriut te cilet do te shpopullohen nga toka e tyre nje dite nga barbaret e …
GJATE 22 VITEVE NUK PUNOHET PER BASHKIM E SHQIPERISE
VERI JUG LINDJE PERENDIM JEMI TE GJITHE NJESOJ PA DALLIM FDJE
O POPULL MOS SHIKONI PARTITE SE KETS PUSHTA SHKOJNE E VIJNE
PREJ KETYRE POLITIMUTA PO SHKATARROHET SHQIPERIA PO SHKAZARROHET POPULLI.
DIKUR E SHKATARRUAN E PERCANE TE HUAJT SE DONIN TU FUQIZONIN
SERBET E GREKET , SOT PO E SHKATARON BERISHA.
POSHTE ARMIQTE W BRENDESHEM DHE TE JASHTEM
RROFTE SHQIPERIA RROFTE POPULLI
JA PLANI STRATEGJIK:Greket arriten ne vorrezat e Permetit,Serbi arriti ne vorrezat e Malesise se Madhe per te ‘nderuar’ ushterite(FAKTORI I JASHTEM).Parlamenti i ILIR METES E TAVOS ja ngriten monumentin ‘kryekomandantit’ Zogolli .Kufijte e ish Shqiperise qe ka 22 vjet qe nuk dihen faktikisht po zhduken juridikisht.PO FORCAT E ARMATOSURA TE sHQIPERISE TE PERGATITURA PER LUFTE TE GJATE E ME REZERVA ARMATIMI E MUNICIONE VESHMBATHJE E USHQIME SI KURRE ME PARE?
Historia do perseritet ‘kukuvjajka’ iken jashte si ‘zogu’ ndersa kesaj radhe nuk do kemi as Abas KUP PO DO KEMI imambajalldi me breke te mbushura me mut.NUK DIHET SI DO VEPROJE KASTRIOT ARBEN BLUSHI
Thelbin e artikullit dhe te komenteve e ka percatuar”timo”,lexoni vetem ate.Te tjerat jane llafe shume.
Megjithse eshte nje shashke e sales mendoj qe per ne emigrantet ka te mirat e veta.Konkretisht kam 4 femije te lindur jashte 2 ikam regjistruar si shqiptare dhe 2 nuk mi kane pranuar duke me kerkuar nje dokument te cilin nuk kam mundesi ta marr tani ketu ku jam.Pronat dhe gjithe investimet i kam ne Shqiperi dhe ne nje dite do dua ti ndaj njesoj per gjithe femijet qe te vine ti marrin dhe te investojne.Pozitat qe ata kane nuk me jep garanci qe ata do ti ndajne njesoj kur ti vije koha.
Ne kete rast me intereson qe femijet te ndjehen ne vendin e tyre ate vend qe e lashe per nje jete me te mire,prandaj Antonio mos merr revan,ketu nuk fasim vetem politike po dhe nje e drejte qe besoj qe cdo shqiptar i shperngulur nga vendlindja per nje te ardhme me te mire ta kete.