Lame: Berisha e Nishani, shkelje e “marrëzi monumentale” për festimet e 100-vjetorit

4 Dhjetor 2012, 14:09Politika TEMA

Grupi parlamentar socialist ka diskutuar sot për axhendën e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në nisje të mbledhjes, Artan Lame është ndalur me detaje në atë që e ka cilësuar shkelje të protokollit nga padija, ose injoranca, apo edhe shkelja e qëllimtë, e deri te ato të cilat i cilësoi si “marrëzi monumentale”.

Ai ka akuzuar qeverinë se ka deformuar stemën zyrtare të Shqipërisë, si dhe ka përdhosur edhe emblemën e flamurit tonë kombëtar, shqiponjën.

Sipas tij, stema zyrtare e vendosur në të gjitha institucionet e vendit është e deformuar dhe nuk ka përmasat dhe dimensionet zyrtare siç parashikohen në ligj

Gjithashtu Lame akuzuar edhe presidentin Nishani se ka shkelur protokollin e shtetit, duke lejuar që fjalimin e hapjes  cë ceremonisë zyrtare ta bënte kryetari i Partive Popullore Europiane, Wilfried Martens.

Nishani ia la hapjen e pritjes zyrtare për 100-vjetorin një të huaji që edhe në hartë nuk e di se ku ndodhet Shqipëria” shtoi Lame.

Lame ka theksuar më tej se qeveria dhe shteti dështuan me festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kryeministri Berisha bëri të pamundurën që shqiptarët të mos ndjeheshin bashkë në festën e tyre të madhe.

Sa i takon monumentit të Pavarësisë, Lame tha se ajo është ngritur në vendin ku Enver Hoxha mbolli pemën e miqësisë me Hrushovin.

Vendi ku u vendos monumenti është ai ku Enveri dhe Hrushovi mbollën pemën e urrejtjes. Ka një legjende urbane, që njerëzit urinonin në atë vend për të kundërshtuar miqësinë. Ndaj nuk mbillen pemë atje, por qeveria vendosi monumentin e pavarësisë”, tha Lame.

18 komente në “Lame: Berisha e Nishani, shkelje e “marrëzi monumentale” për festimet e 100-vjetorit”

  1. coku says:

    O Lame, aman o burre, se na cmendet. Sa halle kemi, e ju me traplleqe qe sja ka ngene njeri.

    Amna o burr, beni programin elektoral dhe ckeni nder mend te beni me shtetin qe doni ta administroni.

    Se ky popull eshte ne buze te gremines, kjo fale edhe nje opozite iekzistente.

    1. shkelzeni says:

      Ky popull eshte ne fund te gremines jo ne buze.Vetem duhet te filloje te ngjitet.

  2. Shoku im burgaxhi says:

    Tanooo, po pse i bi me qafe Jarit? ?
    Ai e tha vete : pse me bini me qafe mua? Une peshesh me kos po ha.

  3. Albania64 says:

    Ik o Zoti Lam se nuk keni fytyre te flisni ju te PS-se.Mund tju beni nje pyetje shokeve dhe eterve tuaj :Kush e shkateroi dhe e izoloi per 50 vjet kete vend?Ju dhe vetem ju.Turp per ju e jo per PD-ne

    1. +10 says:

      @Albania64 Kush e shkateroi dhe e izoloi per 50 vjet kete vend? Fare thjesht, i fundit qe ka ngelur gjalle e ke kryeminister. Kush e shkateroi edhe per 20 vjet te tjera kete vend? Eshte po i njejti person….

    2. fl says:

      Po ti pyet dhe ate qe dilte ne varke me bijte e Enverit. A thua se ai nuk di gje.

      Ose te pakten tregoju i ndershem me veten kur do te gjesh ata qe e izoluan kete vend. Komunisti Sali na u be demokrat tani thoni ju, kurse keta te PS nuk dikan te behen…

      Nje foto flet me teper se 1000 fjale… po ju mbajeni dhe votojeni prap per demokrat Doktorin

    3. Gjergj says:

      Ha, ha, ha! C’na the! E gjithe Partia e Punes eshte ne PD me komunistin e flakte Sali ne krye. Pse beni sikur e harroni kete!???

  4. Sinani says:

    Une nuk kam kundershtim me ato qe thote zoti Lame pasi jane te verteta. Por nuk e kuptoj se perse ai i thote tani! Nuk e kuptoj gjithshtu se cfare do Lame ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS pasi ai nuk eshte deputet. Apo eshte shoku i kryetarit? Ndoshta PS ka filluar te beje mbledhje te hapura si dikur PP!

    1. jon says:

      informohu se eshte deputet,megjithese jozi e vonoj nja 2muaj

    2. eri says:

      lame eshte deputet i ps more zoteri,perndryshe nuk do shkonte ne mbledhjen e deputeteve te ps.

      1. Sinani says:

        Joni dhe Eri, perberjen e grupit te PS shikojeni ne http://www.parlament.al/web/Perberja_10023_1.php. Artan Lame nuk eshte. Ai ka qene kandidat, por nuk ka fituar.

  5. ilir says:

    une e pershendes z.lame qe u be pjese e ps.po i them qe ta heqi etiken se perballe kemi armiqe dhe jo kundershtar politike te thjesht.kemi idioter kemi vagabond kemi vrases kemi pd e sal berishes jo pd e 90.prandaj na duhen trima edhe koketrashe po qe nevoje,.pranove hyre ne politik harroj disa gjera qe i kishe si norma morale.jemi ne lufte me injorancen…hajde pune te mbare

  6. idjoti i Bathores says:

    Albania64-duket qe eshte serb se edhe emrin nuk ja di shqiperise.
    Izolimin ai e kupton qe shqipetaret qe kane ngelur ti paise sala me dixhital e ti perzere e te fuse shqipetare nga kufiri me serbine e ashtu si shqiperia ngeli sa nje Bathore edhe trojet e tjera te òpopullohen nga shqipetare per te kullotur bagetija serbe.KETE SEKLEKSIONIM BENE ‘DOKTORET’ E HITLERIT GJATE LUFTES KETE TAKTIKE NDOQEN EDHE ME KOSOVARET QE LUFTUAN PER KRAH NAZIZMIT.INJORANCA ESHTE ME E KEQE SE BOMBA ATOMIKE.

  7. Tropojani says:

    Nuk e kuptoni, o komentues? Tani po jep prova para Rames se eshte i dobishem per t’u vene aty nga mesi i listes per deputet ne zgjedhjet e ardhshme. Sa per ato qe thote Tani, ato jane pordhe me rigon. I ka thene zoti Baze dhe mjaft te tjere shume me heret.

  8. I djatht real says:

    Sali Berisha,komunist,Semretar i Byrose spitaleve
    Ritvan Bode,komunist vullnetar i Enverit,
    Genc Pollo kandidat komunist,babai komunist
    Dhori Kule-komunist
    Kreshnik Cipi komunist
    Mark Marku kandidat komunist
    Mehmet Xheka komunist
    Ai qe rranë të persekutuaret,babai sekretar i parë Elbasanit
    Vili Minarolli komunist
    Shaban Memia,komunist
    Doni më?Mund te plotsohet lista me pisanjoze te tjere të kuptojne plehrat qe jane o ish spiune(Is sigurimas deputete Sipas gazetes Telegraf jane 32 deputete tê PD!…Kuptohet se PS ështe me e rinovuar dhe lufta e saj demokratike bëhet kunder plehrave qe zaptuan pushtetin për te shkaterruar pluralizmin real,me te majte reale(komunist ne rinovim)dhe te djathte reale(të persekutuar asnjehere komuniste,pa hakmarrje dhe kameleonizëm)Kuptohet kush jane plehrat në kete Shqipëri te mjere!…Ka ende të persekutuar qe i marrin ere kermes Sali.Natyrisht dhe te djathte të peshtire për privilegje!Respektoj me shume PS edhe pse nuk e votoj!Ka kohe qe luftoj dhe kurre nuk votoj plenun Berishë!…

  9. Dani says:

    Ja tani ing. Artan Lame, të cilin Partia Socialiste e dëgjon si “specialist gjithënduarsh” ose specialist për gjithçka, për të mos thënë si Figaron e lezeçëm të Beaumarchais-së, që ishte “Factotum”: edhe berber, edhe dentist, edhe ndërmjetës dashuriçkash, edhe këngëtar e kitarrist njëherësh. Është një nga treguesit më domethënës për të dalluar se ku është katandisur Partia Socialiste nëse – në qaoftë e vërtete çfarë njofton TemA – kur “Grupi parlamentar socialist ka diskutuar sot për axhendën e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, paskësh mbajtur vesh llogjet e ing. Lames mbi traditën e shurrimit socialist-enverist-hrushovian ne Tiranë etj. Ngushëllime.

  10. skela says:

    Ky pisi Lame ishte megafoni zevendes ministror i qeverise se Fatos Nanos per marreveshjen e piset me Petroliferen ne Pyllin e Sodes. Ishte ky qe hapi stilin e te derguarit mesazhe ne opinionin publik nepermjet zv/ministrave. Atehere ky Lame ishte i papermbajtshem per te shkaterruar pyllin e bukur bregdetar. Tipa si ky kur u jep pushtet nuk te tregojne as targen dhe sillen me pasurine e popullit si ne mall te babait. Nuk e kuptoj si Edi Rama rekruton kete gaxhgaun si figure qeveritare neser.

  11. Ferdinandi says:

    Mire e ke ti o Tan Lame qe flet tani por problemi eshte se u afruan zgjedhjet dhe ti po perpiqesh qe te kapesh nje pjese te ” tortes ” , se keshtu sa nga nje shoqate tek mjedisi e pastaj tek historia sikur nuk shkon ????????????
    Shkurt – edhe ti e di qe nuk peshon aq sa pretendon !!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje