Llalla, zyrtari që mbuloi skandalin Basha në fushatën e 2011

4 Dhjetor 2012, 12:48Politika TEMA

Nga Adrian Thano

Zyrtari që ka dekretuar dje Nishani për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm është zyrtari që ka mbuluar skandalin e deklarimeve të rreme në deklaratat e pasurisë së Lulzim Bashës, politikanit të vendosur në krye të Bashkisë së Tiranës me vjedhje mandati në votimet lokale të 8 majit në Tiranë.
Nuk do mërzis lexuesit e DITA-s me detaje të shumta por do përpiqem të përmbledh atë që ka ndodhur disa javë para votimeve të 8 majit për Bashkinë e Tiranës, votime të cilat u mbyllën me avantazhin e kandidatit socialist Rama, rezultat i përmbysur më pas me vjedhje dhe manipulime haptazi të votave të qytetarëve të Tiranës, përfshirë votën time.

Gjatë muajve mars dhe prill të atij viti, isha në krye të një grupi investigues gazetarësh ku bënin pjesë edhe reporterja Annette van den Berg dhe foto-reporteri Gerben Solleveld nga Amsterdami. Punuam me orë të gjata dhe kosto të larta financiare, për t’i dhënë publikut portretin e plotë të një njeriu fare të errët për opinionin publik, katapultuar në politikën e Tiranës nga familja Berisha.
Zbuluam të dhëna të shumta për Lulzim Bashën, një jetë krejt të errët e të dyshimtë para hyrjes në politikë, një snob në marrëdhëniet me kolegët shqiptarë në Kosovë, gënjeshtar për pjesëmarrjen në hetimet e së ashtuquajturës “shtëpi” e trafikut të organeve në Kukës, njeri me 6 apo 7 pasaporta, njëra prej të cilave me shtyrje të falsifikuar dhe një tjetër me një kombësi të pashpjegueshme amerikane; por të gjitha këto nuk ishin asgjë para pikëpyetjeve të mëdha mbi pasurinë pa asnjë shpjegim të këtij personi. Shifra të larta e të papritura, të pajustifikuara me asnjë aktivitet publik apo privat gjenim thuajse në çdo dokument që kalonim në duar, por u përqëndruam tek dy-tre prej tyre, sepse ishin flagrant por sepse ishin edhe të mjaftueshëm për ta shmangur një person të tillë nga çdo post publik me të drejta mbi fondet e taksapaguesve.

Po përqëndrohem vetëm në njërin nga faktet e zbuluara në atë investigim, sepse ky është ai segment i hetimit që ka të bëjë me përgjegjësitë e zotit Llalla, të cilin Shqipëria do ta ketë kryeprokuror. Zbuluam me ndihmën e kolegëve holandezë kontratën e blerjes së shtëpisë së Bashës në Utrecht në 2001-n dhe Kontratën e shitjes së saj në 2008-n, nga Zyra e Kadastrës se qytetit Utrecht, Holandë. Krahasimi i dy kontratave holandeze me deklaratat e pasurisë së ministrit zbulonte deklarime të rreme të pasurisë, pra zbulonte shkelje flagrante të ligjit, për zbatimin e të cilit është përgjegjës dhe paguhet nga shteti zoti Llalla. (nuk po zgjatem te arsyet e atyre deklarimeve sepse dihet përse bëhen ato lëvizje, vetë Llalla e ka deklaruar se si pastrohen paratë me deklarimet e pasurive).
Deklarimi i rremë nr 1 – Shtëpia nuk ishte blerë aq sa ishte shkruar nga Basha në deklaratën e pasurisë në tetor 2005.
Deklarimi i rremë nr 2 – Shtëpia ishte shitur në prill 2008, por Basha e kishte deklaruar të shitur në deklaratën e pasurisë për 2007-n. (kontrata nga Zyra Kadastrale e qytetit Utrecht mban datën 4 prill 2008). Shtëpia është shitur në prill 2008 dhe paratë janë arkëtuar vetëm në atë kohë. Pra, paratë nuk kanë ekzistuar në 2007. Ministri Basha ka udhëtuar, pra është larguar nga Rinasi
në datë 1 prill 2008, me kompaninë LUFTHANSA-000001, në orën 12:04, me një nga pasaportat e tij diplomatike (atë me numër D0001313-AL) dhe është kthyer në Rinas në datë 5 prill 2008, në orën 23:04, po përmes kompanisë LUFTHANSA, me të njëtën pasaportë diplomatike. Kontrata e shitjes së shtëpisë në Holandë është e datave 2-3 prill 2008 dhe nr i pasaportës të shënuar në akt është i njëjtë me numrin e pasaportës me të cilin ka udhëtuar ministri.

Ngritëm pyetjet publike: Si është e mundur që z. Basha e ka deklaruar shitjen e shtëpisë dhe vlerën e shitjes, kur ajo ende nuk ishte shitur? Përse transaksioni i dyshimtë shoqërues u krye pikërisht në muajt e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës?
Këtë pyetje dhe dokumentat përkatës i vumë në dispozicion të publikut në prill të 2011-s. ILDKP duhej të reagonte për shkeljen flagrante të ligjit mbi deklarimin e pasurisë, në deklaratën e Bashës për lëvizjet financiare të 2007-s. Çfarë bëri ILDKP e drejtuar nga z.Llalla?  Fillimisht mbi dosjen e deklarimit të pasurisë së Lulzim Bashës u imponua heshtja. Argumentimi se “dosja është nën verifikim” u përdor për t’i mohuar të drejtën e informimit kujtdo që donte të dinte më shumë për pasurinë e Lulzim Bashës.
Më pas, si rrufe në qiell të kaltër erdhi një reagim skandaloz, një deklaratë e firmosur nga ILDKP ku thuhej se deklarimi i pasurisë i Lulzim Bashës ishte i rregullt.

Dy gjëra më kujtohen nga dita kur doli deklarata e Llallës. E para gjë, që ajo u transmetuar thuajse njëherazi në mediat qeveritare Klan, ABC, gazeta 55, Koha Jonë etj madje rreth gjysëm ore përpara se të mbërrinte zyrtarisht në emailet tona në redaksi. Dukej ashiqare që ishte një deklaratë e porositur dhe e mezipritur, madje me gjasa edhe e parakontrolluar nga vetë Basha.
E dyta gjë, deklarata e Llallës përmbante gabime deri edhe në aritmetikën e thjeshtë dhe kryente veprime pa logjikë nga ana financiare për të justifikuar shkeljet në deklaratën e pasurisë së Bashës. Kur e mora në telefon një nga zyrtarët e medias në këtë institucion dhe i thashë që keni bërë mbledhjen aritmetike gabim në deklaratë, nga ana tjetër e telefonit më erdhi një zgërdhirje idioti shoqëruar me fjalët “kështu e kanë këto punë” (!).
Prej asaj dite vetë Basha dhe mediat e shumta që botonin fotot e fushatës së tij përditë në faqet e para, nuk bënin gjë tjetër veçse citonin paçavuren e ILDKP-së së Llallës, duke e kthyer atë çështje sipas zakonit në një thes të hapur mielli që sa herë e godisje aq më shumë mjegull bënte.

Përballë këtij veprimi të Llallës u lidhëm me parardhësen e tij ish-kryetaren e ILDKP, Fatmira Laska, e cila tha: “Katër vjet më parë ne kemi qenë në Holandë. Me këtë rruge kemi bërë edhe verifikimet për disa persona, mes tyre është Lulzim Basha. Unë kam zhvilluar takim me homologun, ndërsa dy inspektorët kanë kryer verifikimet në terren dhe në banka. Gjithçka ndodhet në një raport të plotë që është në institucion. Unë nuk mund të flas më shumë, duhet të kërkoni dosjen në Inspektorat dhe aty ndodhet gjithçka për subjektin që ju jeni të interesuar…”
Ky është zoti Llalla për mua dhe për atë grup gazetarësh hetues të pranverës së 2011-s. Nuk di për të tjerët. A mund të hetojë z.Llalla Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për vrasjet e 21 janarit nga pozicioni i kryeprokurorit? Nuk e besoj.
Kjo do të thotë që edhe për një mandat tjetër të gjatë – qytetarët shqiptarë do kenë një prokurori inaktive, që do vazhdojë të jetë impotente përballë hajdutërisë së dhunshme politike që e ka zënë për gryke Shqipërinë dhe ëndrrat tona për tu lënë së paku fëmijëve një vend që nuk drejtohet nga njerëz që rrinë derisa debilosen në karrige e që vazhdojnë rrinë edhe kur vrasin e vjedhin hapur sepse ata që duhet t’i çojnë atje ku kanë vendin – shesin menderen herë nga frika herë nga paraja. Qofsha i gabuar. – (DITA)

37 komente në “Llalla, zyrtari që mbuloi skandalin Basha në fushatën e 2011”

  1. safeti says:

    Cthua more, po ky qenka yll fare. Ti propozojm Edit ndryshimin e kushtetutes, ta bejm prokurorin me afat te pacaktuar, he se mban Edi i japim ndonje ngjal ose ndonje penel dhe telajo se ashtu do ai palla.

    1. antonio says:

      Bravo safet,dukesh ,qe qenke “koke” e madhe ne qeverine hajdute e kriminele te Berishes!!1
      Paske aq fuqi sa t’i propozoke Edi Rames ndryshimin e Kushtetutes!!

      1. Albani says:

        Zoti Thano
        Shkrimi juaj eshte fenomenal, i nje gazetari prestigjos, i nje shqiptari qe duhet ti perulemi me respektin me te thelle se keni vite qe luftoni nga pozicioni juaj me dinjitet dhe profesionalizem, qe i sherben Shqiperise me shume se cdo force aktuale poilitike, ne pushtet apo jasht tij.
        Le te vleje ky shkrim si Aktakuza per nje Gjygj te Re ndaj Hajdutit, Vrasesist, Ordienrit Lulzim Basha qe me parat e Vehbi Alimuces bleu shtepi ne Hollande, me mashtrime dhe pislleqe nga me ordineret u fut si kallavar e hajdut xhepash u fut nga dera i familjes se krimit shqiptar Berisha, me misionin per te vrare, vjedhur dhe sherbyer si vemje bythlepirese.
        Vellezer dhe Motra
        Shqiptar kudo qe jeni te solidarizohemi me kete shkrim akuze, ta dhe te ngreme nje AKT PADI TE RE, nga nje grup avokatesh patriote dhe ti bejme gjygjin model ketij maskarai Lulzim PD Basha.

        Faleminderit Zoti Thano per sherbimin qe po i beni Kombit
        Me respekt Albani

      2. Baromi says:

        Antonio, pse c’ propozuan edkes e nuk e hangu si capunin
        hajt jepi i pjat tulluma

      3. jimmy says:

        Strategjia e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit 1989: “Partitë të kontrollohen nga ne”

        “Si do ta përjetësojmë komunizmin”

        “Të jeni te sigurt që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë!”

        TIRANË – “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.

        LEXONI TE PLOTE

        http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=3146

    2. anonim says:

      o Safet qe èaske alamet emri te bukur kushedi se si e ke fytyren ??? por nje gje di me siguri qe ti duhet te jesh pjese ne administrates ose me e pakta polic bashkie…

    3. Dani Klosi says:

      Njeriu qe ne pamje te pare vetem qesh,nga brenda vetem nxin nga krimet e shumta.
      Kush e di sa i ka vjedhur klientet ky kamarier ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/luli-i-partise-luli-i-bashkise.html

  2. Shoku im burgaxhi says:

    Po FRD-ja e Bamir Topit dhe Lisandro Saraçorja-s mendon ndryshe se. ?
    Ata thone qe eshte me integritet te larte.
    Kot me pyt dhe une se ka kuriozitet ky shoku im burgaxhi , Bamiri kur ishte president a kishte dijeni per keto info dhe nese po, perse u ngut te shquante qe eshte burre zotni ky Llalla?

    Po ndihet era e nje Alush Dragoshi te ri. Gjerat nuk ndryshojne.

    21 Janari ? Ka mbaruar, i dashur gazetar, ka mbaruar. Jane prish provat zyrtare e te tjerat jane thashetheme kafeje. Kaq ishte detyra e Ina Rames ne ate post.

    Pame gjithe ate shperthim ne Gerdec dhe tani shtetit i duhet rrezik te jape demshpreblim ortakut te Shkelzenit, Mihal Grekut, per shqetesimet e krijuara. Bashkepunim ideal i Ina Rames me gerdecaret e rrjedhimisht me Berishen e serbeve.

    Kujdes me voten shqiptare!

    1. nd-ih-ma says:

      I nderuar komentoes duhet te shtojme dhe kontributin e kreshnikut te maleve ne kete fushe.Ndersa Toptani u pozicionua “antikushtetues por burri mire”,qdo na thote kaqurrelsi.E kam thene qe diten kur ka ber gjasme te jape doreheqje per te krijuar parti se:eshte vegel ne dispozicion te Berishes per ti meshuar nacionalizmit.Pasi korrupsionin e shkaterroi bashke me Topin e Salen ne tregun elektoral duhej hedhur karta e nacionalizmit .Ne mes te mandatit e kur skish bere gje vese keqesuar korrupsionin Berisha nuk mund te fliste per nacoionalizem.Shikoni tashi qfare dordollit.KRESHNIKU I MALEVE E TOPTANI JANE MASHA TE SALES. Prandaj ke te drejte kur thua: SHQIPTAR KUJDES ME VOTEN. Mosvalle e shajne me shume se sa Meta para zgjedhjeve?JO. Une do shtoja diqka me teper: OPOZITE KUJDES NGA KETA TE DY.

  3. Majlinda says:

    Zoti Thano, kjo eshte vertete shume skandaloze. TE renqethet mishi kur e lexon, dhe me pas mendon se parate e Shqiptareve ne 97, u vodhen, dhe Basha qe drejton sot Bashkine e Tiranes me vota te vjedhura, vodhi dhe ai para, nepermjet VEFA-es, dhe asnje Prokuror nuk i marr ne konsiderate per hetim keto te dhena. Nuk ekziston Shtet ligjor ne kete vend, dhe nuk e dime sa do vazhdoj kjo gje. Eshte shume e dhimbshme per ne Shqiptaret e thjeshte, qe punojme me djerse, dhe parate tona mblidhen dhe vidhen ne driten e diellit nga njerez si lulzim basha, nje Huriah Hip- i koheve te sotme, qe nuk meriton as emrin ti permendesh.

  4. fl says:

    “Kjo do të thotë që edhe për një mandat tjetër të gjatë – qytetarët shqiptarë do kenë një prokurori inaktive, që do vazhdojë të jetë impotente përballë hajdutërisë së dhunshme politike që e ka zënë për gryke Shqipërinë”

    Kjo eshte arsyeja qe duartrokitet dhe ky njeri nga te dy palet politike, nga Evropa madje dhe SHBA. Kalimi nga Kyreprokurorja meparshme tek ky eshte renie drastike ne cilesi , po aq sa kalimi nga Topi tek Bujari.

  5. feniks says:

    SHQIPERIA NEN SUNDIMIN FASHIST TE BERISHES!!!

    Tani,pas marrjes nen urdher ligjerisht edhe te Prokurorit te Pergjithshem nga KLIKA FASHISTE E Berishes,mund te themi se eksperimenti KAPITALIST ,per gjoja vendosjen e DEMOKRACISE NE SHQIPERI DOLI I DESHTUAR PLOTESISHT!!!
    PERENDIMI KAPITALIST e tregoi fytyren e vet KRIMINALE ndaj popullit shgqiptar HAPUR dhe ne menyre te POSHTER,duke e lene fashistin Berisha te beje cfare te doje ne Shqiperi ne kurriz te popullit shqiptar!!!
    Tani opozites nuk i ngel gje tjeter,vecse t’i BEJE FRESK sali Berishes e te propozoje,qe ai te shpallet MBRET ZYRTARISHT!!!
    Tam-tamet per satrapin matjan Ahmet Zogfolli,nuk u hodhen kot,ndaj rruga jone eshte e sigurte drejt NENSHTRIMIT OSE KRYENGRITJES PER RREZIMIN E KESAJ KLIKE ANTI SHQIPTARE E ANTI DEMOKRATIKE!!!
    Sistemi KAPITALIST,i quajtur ndryshe DEMOKRACI,tregoi se eshte po aq KRIMINAL E ANTI NJEREZOR,sic e kishte percaktuar me kohe ENVER HOXHA!!!
    Perendimi vertetoi se ishte i pa ZOTI,te NDALTE DOREN KRIMINALE TE BERISHES,per 22 vjet me radhe,ta coje popullin shqiptar nga nje KRIM NE TJETRIN,NGA NJE MJERIM NE TJETRIN!!!
    Terrori politik,mediatik,ekonomik dhe POLICOR,qe ka instaluar Sali Berisha ne Shqiperi,nuk eshte me i paket se ai i NAZIZMIT HITLERIAN NE GJERMANI!!!
    Popullit shqiptar i kane ngelur vetem dy rruge per te qare hallin e vet:
    1-T’I NENSHTROHET PA KUSHTE SUNDIMIT FASHIST BERISHIAN!!!
    2-TE MARRE NE DUART E VETA FATIN E TIJ!!!
    OPOZITA NE SHQIPERI NUK EKZISTON ME!!
    Ajo ka vetem CELESAT E KASHTES NE DORE DHE TE MERRET ME REALIZIMIN E “FILMIT” PATRIOTIKO-FASHIST TE “BASHKIMIT”Kombetar me PRESH NE B…!!!
    TA “GEZOSH” SHQIPERI NE KETE 100 VJETOR PUSHTIMIN FASHIST TE BERISHES!!!
    Ky ishte perfundimi i “luftes” kunder DIKTATURES KOMUNISTE,per te vendosur DIKTATUREN FASHISTE!!!

    2-

    1. shpati says:

      Shqiptaret nder shekuj nuk kane njohur SHTETIN,por SUNDIMTARIN!!!
      Per me teper ne VERI,malsoret japin cdo gje per BAJRAKTARIN!!!
      Kot nuk ndejten rehat turqit osmanllinj 500 vjet ne Shqiperi,Zogolli 15 vjet,Enveri 45 vjet(por ndertoi shtet ama),ndersa kemi 23 vjet ,qe Berisha PRISHI E VODHI te gjitha ato,qe ndertuan SHEKUJT!!!
      Tani u fali grekeve 350 km/2 detin Jon,serbeve energjitiken,bregdetin,shtetin etj!!!
      Me shtetesine shqiptare,do vijne te tere TERRORISTET ARABE,sic erdhen ne kohen e “LAVISHME” te mbreterimit te PARE berishisto-FASHIST,92-97,qe perfundoi me SHKERMOQJEN E SHTETIT SHQIPTAR!!!
      FUNDET E BERISHES ASNJEHERE NUK PERFUNDOJE ME HAPY END,POR ME GJAK!!!

  6. sherifi says:

    Po pse ka njeri ne shqiperi qe mendon se kte e emeroi nishani ne detyren e prokurorit te pergjithshem ?

  7. mjeku says:

    po nuk pritet qe ai post te kete te tjera koordinata per kandidatin e ofruar por une do te beja nje propozim me mire te benin Faron se koken shume te madhe e ka mbase e ka me mend qe i duhen kreprokurorit…

  8. sherifi says:

    Pse kush mendon se ne kohen e berishes mund te vendoset vertet nje krye prokuror me dinjitet,i pa anshem dhe i perkushtuar ne zbatimin e ligjit ?

  9. Jozefina ju flet says:

    LLALLA dhe DHALLA
    Edini ç’beri dengozi,mori qumeshte prej kosi me miell e nakatosi,DRITE KUSH BERI TERHANABNE.Gazetari,nje nga me te respektuarit per profesionalizem e pavaresi prape jeton ne Bathore e harron kryesoren:NE NUK KEMI SHTET,PROKURORIJA VJEN ME PAS.

  10. alban4eva says:

    ehhh moj Luleza e bashkise, qe ke vjedhur miliona dollare, qe ke nga 6 a 7 pasaporta, me shtepi ne Hollande, me bashki te vjedhur, me krahet e mbuluara nga Saleh shpella…

    nese nuk behet revolucion, ta dini te gjithe se do perfundojme ne nje diktature edhe me te rrezikshme se ajo e Enverit.. te pakten ne kohen e Xhaxhit ishte e shkruar ne kushtetute, qe po te flisje kunder pushtetit, denoheshe..

  11. populli says:

    s’behet stan me lepuj,populli

  12. Kris says:

    Ambasada Amerikane duke heshtur per pashaporten amerikane te Bashes tregoi hapur se segment te shtetit amerikan Jane pjese e ketij llama qe po I ze frymen popullit.Respekti per popullin amerikan dhe president in Uillson nuk duhet te fshehe veprimet e sot me te diplomacise per te mbuluar mafien politick shqiptare.

  13. Per sa i perket zgjedhjes se k/prokurorit nuk do as mende as kalem, se qe nga shkelja e afateve e deri ne caktimin e emrit eshte direkt dora e Bereshes duke perdorur mashen Nishani per te mos djegur doren.I duhen keto ndryshime pasi po e ndjen deri ne palce se e ardhmja e tij eshte ne dore te ketyre kelysheve qe po emeron njerin pas tjetrit ne institucionet qe kane ne dore te ardhmen e tij. Sidoqofte populli duhet te beje te pakten detyren e tij duke e ndeshkuar Salen dhe gjithe zagaret e tij me voten KUNER SALES.

  14. tironci says:

    Mos shoni kot se ene Ed Roma e pelqen kete Adriatikun. Nuk do ta kundershtojne. Bomiri e ka zgjidhe me kohe kte problem!

  15. kelmendasi says:

    Kush eshte ky gazetar injorant qe thote se ka blere shtepi Basha ne Hollande me ndihmen e ku ta di une.Po ne Hollande,Belgjike 80% e shqiptarve kane blere shtepi qe shumica punojne puntore krahu.
    Ik more tutkun po ke mashtron more gazetar debil

  16. Leone-53 says:

    Te gjitha “zgjidhjet” qe do i vinin Shqiperise nga brenda do ti quaja “TE INFEKTUARA”. Perse?
    Ka shume arsye qe sdi ke te vesh ne vend te pare apo me pas!
    Pothuaj te gjithe “te dipllomuaret” aty jane “te infektuar” nga politika shqiptare 22 vjecare, ku do te perjashtoja nje sasi fare te vogel.
    Dje po ketu ne TEMA, sapo FRD-ja shprehu mendimin e vet per zgjedhjen e kryeprokurorit nje “valang” kritikash nisen te cfaqeshin nga komentus te ndryshem per FRD-ne.
    Sot po dhe opozita (PS-ja) shprehu 100% ato qe tha dje FRD-ja!
    Pra cfare mund te themi ne shqiptaret e thjeshte qe jemi “endur” neper bote dhe “e jetojme” Shqiperine neper faqet e internetit duke cfletuar gazetat apo duke pare TOP-CANNEL-in ate 30 minuta lajme?! Nje gjeje ti besojme: Faktet qe nxjerr A.Thano per kryeprokurorin FLASIN VET,dhe flasin SHUME. Pa pjesmarjen tone (te zgjedhurve tane nga ketej jashte vendit pa “futur” duart politika e Tiranes) Shqiperia e veshtire se behet! Asnjehere nuk eshte vone!

  17. Devolliu says:

    Epo Salih kriminelit lepura të tillë i duhen prandaj e ka mbushur Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Shtetit me dhallëra, lulëra, nishanëra, bumçëra, halimëra e tyrli idiotësh e sakatësh fizikë e mendorë.

  18. ”Mos flisni kështu se e demoralizoni që në fillim K/prokurorin e ri…!”

  19. aron says:

    Nuk mund ta imagjoj çfare njerezish jane ata qe i japin voten me deshire vrasesit1 se me pahir si votat e Tiranes qe nuk mund ta imagjoj por gziston qe hajduti po bn kerdine ,tani sdine te ndalen do shume kreshnike qe ti ndalin ,Edi vetem te ruaje votat se askush nuk i do vrasesit.

  20. Cfare eshte Demokracia dhe LIGJET e saj ?

    Mesazh, nga opininisti ADRIAN HAJDINAJ Tue 24 Apr, 2012 1:02 pm.

    Perkthimi etimologjik i fjales “pushtet i popullit” eshte riformuluar
    dhe pasuruar me shprehjen “pushtet nga populli, i popullit dhe per
    popullin”, ne kuptimin qe pushteti vjen nga populli, i perket popullit
    dhe duhet te perdoret per popullin.
    Sot nuk ka me dyshime per faktin se jane demokrate ato regjime qe
    dallohen nga garancia reale e pjesemarrjes ne politike te popullsise
    adulte, nga mundesia e berjes opozite dhe mundesia e konkurrences
    politike.
    Me qellim qe te rimerren disa koncepte baze, nocioni i regjimit
    korrespondon me ate te politikes dhe ai i regjimit demokratik me ate te
    politikes demokratike. Ne kete lloj politike demokratike vertetohet
    pjesemarrja konkrete e qytetareve dhe qartesohet larmishmëria e
    interesave, opinioneve dhe vlerave te tyre qe vete demokracia
    parashikon, duke pranuar mundesine per te mos rene dakort, per te
    kundershtuar qeverine me ane te menyrave paqesore dhe per te konkurruar
    per marrjen e votave.
    Sic shihet, konceptit te demokracise i jane shtuar koncepti i
    sovranitetit te popullit, duke u perdorur per nje numer me te madh
    qytetaresh.
    Sipas Schumpeter, “Metoda demokratike eshte instrumenti institucional
    qe qellim qe te arrihet ne vendime politike, ne baze te te cilave
    individe te caktuar marrin te drejten per te vendosur ne baze te nje
    konkurrence qe ka per qellim marrjen e votave nga populli”.
    Sartori e ve theksin jo vetem mbi konkurrencen, por edhe mbi vlerat, mbi
    ekzistencen e mazhorancave dhe te minorancave konkurruese te cilat
    sherbejne per te siguruar ekzistencen e ketyre te parave me ane te
    sistemit te votes.
    Pervec ketyre perkufizimeve te pergjithshme, ka edhe disa perkufizime
    minimaliste, domethene perkufizime qe tregojne cilat jane kushtet
    empirike elementare dhe nen te cilat nje regjim nuk mund te zbrese ne
    menyre qe te konsiderohet demokratik.

    Ai regjim duhet te kete te pakten:a) Zgjedhje te pergjithshme qe te
    perfshijne si meshkujt ashtu edhe femrat, te gjitha racat ne nje
    popullsi, qe kane arritur moshen per te votuar, te quajtur ndryshe
    elektorat.
    b) Zgjedhje te lira, konkurruese, korrekte.
    c) Me shume se nje parti.
    d) Burime informacioni te ndryshme dhe alternative.

    Ky perkufizim ve ne dukje faktin qe nese garantohen zgjedhje te lira dhe
    te pergjithshme dhe aspektet e tjera, atehere lirite civile dhe
    politike jane te garantuara.
    Por, demokracia eshte edhe nje teresi rregullash dhe procedurash qe
    vijne si rezultat i nje akordi ose kompromisi me qellim zgjidhjen
    paqesore te problemeve ndermjet aktoreve sociale politikisht te
    rendesishem dhe aktoreve te tjere te institucioneve, prezente ne arenen
    politike.
    Perkufizimi i sapo dhene na lejon te shohim me mire nje aspekt shume te
    rendesishem te demokracise, aspekt ky qe shpesh eshte lene mbas dore ose
    eshte nenvleftesuar: demokracia eshte nje regjim i karakterizuar nga
    rregulla dhe institucione qe ekuilibrojne principe te ndryshme.
    Demokracia ka nevoje per nje akord baze mbi rregullat qe do te vendosen
    dhe ne te njejten kohe duhet te pranoje te mos qenurit dakort dhe
    konfliktet mbi permbajtjen e ketyre rregullave. Demokracia duhet te
    pranoje pasigurine ne lidhje me rezultatet e vendosura, por ka nevoje
    edhe per sigurine e rregullave te vendosura prej saj, ne menyre te tille
    qe pasiguria e rezultateve te behet relative dhe e limituar.
    Demokracia duhet te aplikoje rregullen e mazhorances, si rregull kryesor
    per vendimarrjen, por shpesh asaj i duhet te mbroje te drejtat e
    minorancave dhe ne ato raste duhet te perdore rregullin e unanimitetit.
    Demokracia duhet te karakterizohet nga paraqitja sa me e gjere e
    interesave dhe e identiteve ne vendet e vendimarrjes, si per shembull ne
    parlament dhe ne asamblete rajonale dhe lokale, por ne te njejten kohe
    nuk mund te heqe dore nga efikasiteti i vendimmarrjes, i cili eshte
    shume i veshtire ne rastet kur duhet te arrihet nje perfaqesim sa me i
    mire i komunitetit sa me i fragmentarizuar dhe kompleks te jete ky
    komunitet.
    Ne fakt, demokracia mbart me vete nje paradoks, pasi sa me i forte dhe i
    konsoliduar te jete konsensusi mbi te cilin bazohet, aq me shume
    konflikt mund te perballoje ajo. Institucionet qeveritare ne nje qeveri
    mund te aplikojne me lehtesisht rregullin e mazhorances, sa me shume te
    integruara e me pak konsistente te jene minorancat. Efikasiteti i
    vendimeve te ndryshme eshte aq me i madh sa me pak komplekse te jene
    ceshtjet politike.
    2. Llojet dhe modelet e demokracive.

    Ne kete pjese te shkrimit, do te perqendrohemi mbi pak lloje
    demokracish, per demokracite parlamentare, gjysem-presidenciale dhe
    presidenciale do te flasim ne pjesen mbi qeverite pasi keto kane te
    bejne me teper me raportin ndermjet pushtetit ekzekutiv e legjislativ
    dhe jo me lloje te mirefillta demokracish.

    Demokracia perfaqesuese dhe demokracia e drejtperdrejte.

    Le te fillojme mbi disa dallime te rendesishme ndermjet ketyre dy lloje demokracish.

    Demokracia perfaqesuese eshte nje regjim qe perfaqeson, domethene i
    bazuar mbi rregullat dhe institucionet e perfaqesimit, pra e
    karakterizuar nga zgjedhje te lira, konkurruese, korrekte, periodike dhe
    nga struktura perfaqesuese, si parlamenti dhe ato vendimarrese, si
    qeveria. Demokracia perfaqesuese nuk ka si rrjedhim nje perfaqesim
    direkt nga ana e qytetareve, me perjashtim ne momentin e votes, por edhe
    ne kete rast vota nuk eshte e detyrueshme. Ne kete sens, sistemi i
    demokracise moderne ndryshon nga ai i antikeve sepse ata qe marrin
    vendimet jane nje elite e ngushte. Ne demokracite moderne, ne fakt,
    vendimet mbi gjerat publike, i delegohen profesionisteve te politikes,
    nepermjet nje specializimi te detyrave qe si rrjedhoje ka sjelle qe
    qeverisja te kthehet ne nje profesion te vecante.
    Demokracia direkte perkon me demokracine e antikeve, apo te qyteteve
    antike, ku nje numer i vogel qytetaresh mblidheshin dhe vendosnin per
    problemet qe kishin. Ishte nje regjim ky qe sot do te percaktohej si
    autoritar, pasi nje numer i limituar qytetaresh bashkejetonte me nje
    numer te madh personash pa te drejta dhe qe ishin ne nje pozicion
    politikisht inferior. Disa institucione te demokracise direkte, si per
    shembull referendumi, eshte mbajtur deri ne ditet e sotme ne demokracite
    perfaqesuese.
    Keto dy klasifikime mbeten shume te pamjaftueshme ne rastet kur behet
    fjale per te klasifikuar nje numer te madhe demokracish komplekse. Lind
    nevoja e ndertimit te disa modeleve te cilet te jene te afte te
    perfshijne nje numer me te madh llojesh demokracish.
    Lijphart ka ndertuar dy modele polare ose me karakteristika te kunderta
    duke u mbeshtetur ne faktin se demokracite i bazojne format e tyre
    institucionale ne dy principe te cilat mund te jene puro ose mikse,
    principi mazhoritar dhe principi konsensual.
    Sipas principit mazhoritar, demokracia eshte nje regjim ne te cilin
    perfaqesuesit te zgjedhur me zgjedhje te lira, i marrin vendimet e veta
    ne baze te principit te mazhorances. Aspekt kryesor qendron ne faktin se
    edhe te gjitha vendet e vendimarrjes, jo vetem gjate zgjedhjeve, duhet
    te mbizoteroje preferenca e mazhorances qe percakton edhe rezultatin
    perfundimtar.
    Kjo gje eshte kritikuar nga perfaqesuesit e principit konsensual. Duhet
    te kihet parasysh se sistemi mazhoritar largon minorancat, duke sjelle
    si konseguence deligjitimitetin e institucioneve dhe per rrjedhoje, ky
    princip ndonjehere nuk aplikohet ne disa vendime publike te cilat merren
    ne shume sisteme demokratike, vendime te cilat theksojne rendesine e te
    renit dakort te gjithe duke kerkuar konsus sa me te gjere dhe
    kompromisin. Ne kete prospektive demokracia duhet te jete me teper
    tolerance reciproke sesa tirani e mazhorances, me teper ne kerkim te
    akordit sesa te fitores se njeres pale.
    Keto dy menyra konceptimi te demokracise i japin jete dy modeleve
    institucionale; modeli mazhoritar, i cili sjell perqendrimin e pushtetit
    politik tek mazhoranca dhe modeli konsensual i cili sjelll perhapjen
    dhe ndarjen e pushtetit.
    Principi mazhoritar dhe principi konsensual influencojne te gjitha
    dimensionet empirikisht te rendesishme ne nje sistem demokratik, te
    cilat mund te ndahen ne dy teresi; ate te pushtetit ekzekutiv dhe te
    partive dhe qe ka te beje me gjendjen unitare apo federale te nje vendi.

    Teresia e pare karakterizohet nga:
    1. Perqendrimi i pushtetit ekzekutiv ne qeveri te njengjyrshme (modeli
    mazhoritar) ndaj ndarjes se pushtetit ne koalicione te gjera
    shumepartish (modeli konsensual).
    2. Lidhja ndermjet qeverise dhe parlamentit qe pasqyron nje dominance te
    ekzekutivit mbi parlamentin ne rastin e pare ndaj ekuilibrit ndermjet
    dy pushteteve ne te dytin.
    3. Sistem me dy parti ndaj sistemit me shume parti.
    4. Sistemi elektoral mazhoritar jo proporcional ndaj sistemit proporcional.
    5. Sistemi i interesave pluraliste qe karakterizohet nga konkurrenca
    ndermjet grupeve (modeli mazhoritar) ndaj sistemit te interesave te
    koordinuar dhe neo-korporativ i orientuar ndaj kompromisit dhe
    harmonizimit (modeli konsensual).

    Teresia e dyte karakterizohet nga:
    6. Nje shkalle uniteti dhe perqendrimi te pushtetit (modeli mazhoritar), ndaj shperqendrimit federal (modeli konsensual).
    7. Perqendrim i pushtetit legjislativ ne nje dhome parlamenti (modeli
    mazhoritar) ndaj shperndarjes se pushtetit legjislativ ne dy dhoma te
    cilat jane njesoj te pushtetshme por te ndertuara ndryshe (modeli
    konsensual).
    8. Kushtetute fleksibel qe mund te ndryshohet me nje mazhorance te
    thjeshte parlamentare (modeli mazhoritar) ndaj kushtetutes te
    qendrueshme qe mund te modifikohet vetem me mazhoranca te kualifikuara
    (modeli konsensual).
    9. Sisteme ne te cilat parlamenti ka fjalen e fundit mbi
    kushtetueshmerine e ligjeve (modeli konsensual) ndaj sistemeve ne te
    cilat kushtetueshmeria vendoset nga ana e gjykatave kushtetuese dhe
    supreme (modeli mazhoritar).
    10. Banka qendrore te pavarura nga pushteti ekzekutiv (modeli konsensual) ndaj bankave qendrore te varura (modeli mazhoritar).

    Modeli Westminster dhe ai konsensual.

    Ne baze te ketyre dimensioneve eshte percaktuar modeli i pare polar i
    demokracise qe vjen si rezultat i kombinimit te ketyre dimensioneve, dhe
    qe njihet si modeli Westminster me prejardhje nga modeli anglez duke
    marre, pra, emrin nga parlamenti anglez. Ai karakterizohet nga:
    – perqendrimi i pushtetit ekzekutiv ne qeveri te formuara nga nje parti e vetme e zgjedhur me sistemin mazhoritar.
    – shkrirje e dy pushteteve (legjislativ dhe ekzekutiv) dhe dominim i qeverise.
    – sistem bipartiake
    – sistem elektoral mazhoritar (plurality).
    – pluralizem i grupeve te interesit
    – qeveri e perqendruar dhe unitare.
    – bikameralizem asimetrik (njera dhome ka shume me shume pushtet se tjetra).
    – kushtetute fleksibel dhe sovranitet i parlamentit.
    – mungese e kontrollit kushtetues.
    – Banka qendrore e varur nga ekzekutivi.
    – Ekzistenca eskluzive e disa formave te demokracise perfaqesuese,
    domethene mungese e mundesise per tu konsultuar me referendum.

    Shembujt me te mire qe korrespondojne me modelin konsensual jane
    Blegjika dhe Zvicra. Aspektet me te rendesishme te modelit konsensual
    jane:
    – qeveri te formuar shume parti dhe koalicione te gjera.
    – ekuiliber pushtetesh ndermejt ekzekutivit dhe legjislativit.
    – sistem shumepartish.
    – sitem elektoral proporcional.
    – sistem interesash i harmonizuar dhe neo-korporativ.
    – decentralizim dhe federalizem.
    – bikameralizem i forte dhe perfaqesim i minorancave.
    – kushtetute e qendrueshme dhe fuqi e vetos e minorancave.
    – kontroll kushtetues.
    – pavaresi e bankes qendrore.

    Modele te ndryshme per kushte te ndryshme te zhvillimit te demokracise.

    Te dy modeleve u korrespondojne kushte te ndryshme historike te nje
    demokracie. Modeli mazhoritar duket i pershtatshem per vende me nje
    shoqeri relativisht homogjene, ku “partite e medha zakonisht nuk jane
    shume te largeta politikisht panvaresisht nga prospektiva e tyre
    politike, sepse ne boshtin e djathta-e majta kane tendence te vendosen
    ne qender” (Lijphart). Ky model nuk do te funksiononte ne shoqeri me
    pak homogjene ku ka tendence te zhvillohet modeli konsensual. Ne
    shoqerite plurale, te ndara nga fraktura te karakterit fetar,
    ideologjik, linguistik, kultural, etnik apo raciale, fraktura keto qe
    jane te perfaqesuara nga parti te cilat mbrojne interesat e tyre, nga
    grupe interesash dhe mjete komunikimi te vetat, mungon fleksibiliteti i
    nevojshem per demokracite mazhoritare. Ne kete situate sistemi
    mazhoritar do te ishte jo vetem jo demokratik, por edhe i rrezikshem,
    sepse minorancat, te cilave iu mohohet pjesemarrja ne pushtet do te
    ndjeheshin te diskriminuara dhe do ta humbisnin besimin tek regjimi. Ne
    keto regjime, modelet e ndjekura nga partite e medha kane me shume
    tendence te kene divergjenca, keshtu qe edhe besnikeria e votuesve eshte
    me e rrepte, duke pakesuar ne kete menyre mundesine e partive te madhe
    qe te alternohen ne pushtet.

    Demokracite ideale dhe kualiteti demokratik.

    Te percaktohet demokracia ideale eshte shume e veshtire, sidomos kur
    analiza perqendrohet tek kualiteti i demokracise. Pervec
    karakteristikave te mesiperme qe nje demokraci duhet te permbushe, duhet
    bere edhe pyetja se si mund te realizohet nje demokraci me e mire.
    Nje perkufizim i pare normativ thote qe demokracia ideale te jete nje
    regjim i karakterizuar nga nje ” korrespondence e nevojshme ndermjet
    akteve te qeverise dhe deshires se atyre qe preken nga to”, ose qe nje
    regjim demokratik duhet te dallohet nga “kapaciteti i vazhdueshem i
    pergjigjeve (responsivness) nga ana e qeverise ndaj preferencave te
    shtetasve te saj, te cilet konsiderohen te barabarte politikisht”. Te
    dyja keto pohime eshte shume e veshtire te implementohen empirikisht dhe
    per kete arsye mbeten pa nje pergjigje te caktuar.
    Studiuesit e demokracise kane perpunuar disa norma ne planin praktik, pa
    u larguar nga normat e pergjithshme. Rruga me e mire mbetet ajo e
    gjetura nga Dahl i cili jep dy pohime ne lidhje me kete ceshtje:
    Postulati i pare – Qe nje regjim te jete i afte per pergjigje (responsive), te gjithe qytetaret duhet te kene mundesi te njejta te:
    a) te formulojne preferencat e tyre
    b) ti shprehin keto preferenca qeverise nepermjet nje aktiviteti individual apo kolektiv.
    c) tu sigurohet qe preferencat e tyre te kene te njejten peshe, pa diskriminim ne lidhje me permbajtjen apo origjinen e tyre.

    Perkufizimi i termit Politike

    Politika eshte nje bashkesi aktivitetesh qe zhvillohen nga nje apo shume
    subjekte individuale apo kolektive, qe karakterizohen nga komanda,
    pushteti dhe konflikte, por edhe nga pjesemarrja, bashkepunimi dhe
    konsensusi, qe kane si qellim funksionimin sa me te mire te kolektivit
    njerezor, ndaj te cilit ka pergjegjesine primare te kontrollit te
    dhunes, dhe te shperndarjes ne brendesi te tji, te kostove dhe te mirave
    materiale ose jo materiale.

    Me pak fjale mund te thuhet se politika eshte menaxhimi i komunitetit, pergjegjes per rendin paqeruajtes.

    Si perfundim, duke pasur me te qarte keto dy parime te Demokracise dhe
    te Politikes si teori, ne atehere mund te diskutojme per sistemin
    Shqiptar te Kultures Politike a eshte Demokratike apo jo. Me prapa do te
    sqaroj disi me qarte si dy forcat partikake kryesore shqiptare kane
    shfrytezuar dobesite e ligjit (kushtetutes) per te fryre numrat e tyre
    ose vendet e tyre ne parlament. Ndoshta edhe me mbeshtetjen e aleateve
    te tyre brenda koalicioneve perkatese.

    Opininisti .adrian hajdinaj — at Telaviv.

  21. nastradini says:

    PSE KRYEPROKURORI LLALA KA VENE NE SIKLET NDERKOMBETARET?

    Se po te jete per shqyptaret dhe opoziten e Edi Rames dhe Bamir Topit nuk e ruan fare. Sic veproi ne Bashen ashtu do t’i sherbeje Saliut ne postin e ri. Sepse pas CYRYKUT-President Bujar Nishani, qe te gjithe e njohin si Jari-Kapteri eshte e qarte se ke do te zgjidhte Saliu si ZARIN e vet per te mbuluar zullumet mafioze te pushtetit te tij kriminal? Zoti Llalla qe i ka bere DHALLE te gjitha deklarimet e pasurive eshte catuar tani te beje DHALLE punet e Organit te Akuzes. Po si mendoni ju o milet se do ta linte Saliu Kryeprokurorin ne dore te Fatit dhe te VERTETES? Kush mendon keshtu gabon rende. Gaboi rende opozita me Edi Ramen, qe me abstenimin e saj tregoi qe nuk eshte opozite, por vertitet si kurvat ne bordello, njesoj si Saliu me Palestinen. Gaboi edhe Partia e re e Bamir Topit qe aprovoi kandidature e zotit LLalla, kur Bamiri me shume se kushto tjeter e di mire nga brenda kuzhines politike, se cfare DORDOLECI qesharak dhe bythalepires, FEBEL besnik i Saliut dhe Bandes se tij eshte ky Kryeprokuror Llalla, pa piken e MORALIT dhe te pozites qytetare. Prandaj nastradini ka kohe qe kelthet se shqyptareve u kane mbetur per ngushellim vetem nderkombetaret meshirues, qe nuk nguten te japin deklarata.

    1. Nadia Shabani says:

      Nastradin Llalla eshte nga nje familje e persekutuar dhe eshte e vertete qe e ka mbuluar vjedhjen e Lulezim Bashes po kush nuk do ta bente o Nastradin? Cfar te bente Llalla te luftonte me Sali Berishen vete se Lulezim Basha eshte djali i adaptuar i Sali Berishes apo jo. Mos i vini faj Llalles kur te gjithe jane te korruptuar po pse ore vetem Llalla do ta shpetonte kete vend?

      1. nastradini says:

        Zonje e nderuar, zoti Llalla mund te jete nga familje e persekutuar dhe nuk e ve ne dyshim kete qe deklaroni ju, por kjo nuk e ngjit ne piedestalin e MORALIT dhe pozites qytetare, qe duhet te kete nje Kryeprokuror, sidomos kur e hedhin ne kete post me parashyte antikushtetuese. Ketu nuk eshte fjala per postin e tij ne ILDKP, i caktuar nga Bamir Topi me shume per te fshehur KUSARET e shqiptareve sesa per t’i zbuluar ata, nuk eshte fjala as per hajdutin Basha, se pas tij ne radhe renditet nje ushtri e tere KUSARESH, qe fillojne nga Saliu, vazhdon me femijte e tij, me keshilltaret dhe sejmenet e tij, vazhdon me Ilir Meten me ministrat sejmenet e tij per te perfunduar tek Dinosauret Prehistorike te Partise se Punes dhe tek familja e Enver Hoxhes, qe duken te gjithe si Rokfeleret e Shqiperise. Pra nuk eshte fjala per kete lloj MORALI, qe zoti Llalla e ka bere DHALLE dhe nuk u kujtua asnjehere te jepte doreheqjen nga turpi dhe rezili. Ketu fjala eshte per postin e Kryeprokurorit, kur Presidenti CYRYK nga trupi dhe nga mendja Jari Nishani e ka dekretuar me nje mandat te paligjshem. Zoti Llalla si jurist e di mire qe nese Gjykata Kushtetuese e hedh poshte madnatin e tij si antikushtetues, nuk mund te shkoje ne Kuvend dhe as Saliu dhe as Jozefina nuk mund ta ndihmojne. Megjithese Saliu eshte perpjekur te veje ne kete Gjykate Themeltare ZARAT e tij. Por ketu zoti Llalla po te kish respektuar kujtimin e te persekutarve, qe nuk j’u dorrezuan xhelateve te Enverit deri ne vdekje, duhet te kishte deklaruar se do te pranonte postin e larte te ofruar, vetem nese Gjykata Kushtetuese do ta miratonte ate. Dhe te priste me durim kete vendim MORAL per t’i dhene sinjale shqiptareve dhe nderkombetareve se ishte njeriu i duhur. Me pas BESIMI do te vinte nese do te hapte DOSJET e harruara nga Ina Rama per Remzi Hoxhen, per Kostta Trebicken, per Gerdecin dhe 21 janarin. Pse jo te rihape DOSJET e KUSAREVE Ilir Meta me Dritan Priftin, milionere te rushfetit dhe korrupsionit. Ne vend qe te shikonim keto reagime pame vetem HESHTJE aprovuese te nje FEBELI besnik te Mafies ne pushtet. Prandaj edhe nastradini eshte kunder kandidatures se tij, pavaresisht se vjen nga nje familje e persekutuar. Midis te tjerave meso nga nastradini se ne burg nastradini me shume besim i kishte komunisteve te denuar dhe kosovareve. Shumica e te persekutuarve te familjeve me HIJE ne biografi binin menjehere ne kurthet e Sigurimit te Shtetit dhe te shisnin pa gje te keqe per cdo llaf, per nje krodhe buke me teper tek gardianet. Do Zoti qe te jem gabuar me kete Kryeprokuror.

        1. Nadia Shabani says:

          Nastradin une jam plotesisht dakord me ty. Po qe se Adriatik Llalla do te kishte punuar ashtu sic thoni ju a do ta propozonte Bujar Nishani? Kurre se ne fakt ate e ka propozuar Sali Berisha kush pyet per Nishanin, ai ti beje nje lapidar Saliut qe e vuri president kukull se nje kukull eshte. E ka propozuar Berisha se i duhet per te mbuluar te gjitha vjedhjet dhe pislleqet e qeverise se tij prandaj. Cfare mendoni ju se ky prokuror do te kete forcen te punoje kunder te gjithe atyre peshkaqeneve te rrezikshem? Nuk ma merr mendja se edhe Ina Rama ishte Silvia Konti kur hyri ne fillim ne pune por me vone kur po i prekeshin interesat e familjes ne pushtet ajo u be “Lavire Bulevardi. Edhe Adriatiku n.q.s do te punoje drejt i duhet te punoje kunder mafies se rrezikshme Siciliane shqiptare. A do kete force Adriatiku te shkeputet nga fijet e lidhjet e tij me pushtetin? Kete do ta shohim por nje gje me cuditi fakti qe edhe Topi e perkrahu kandidaturen e tij? Te jete koincidence qe e perkrahin te tre Nishani, Saliu dhe Topi? Shume koincidence e goditur me duket. Prandaj Nastradin une them qe cilado kandidature qe te propozohej nga Sali Berisha nuk do ta beje detyren ashtu sic duhet se ai do te jete nje prokuror per te mbrojtur sundimin e pushtetit te Sali Berishes dhe jo te drejtesise shqiptare. Ta merrni vesh te gjithe qysh kur Sali Berisha zgjodhi nje president kukull pa konsesus mbaroj demokracia ne Shqiperi dhe cdo gje tani eshte ne doren e nje diktatori te ri te varkes se Enver Hoxhes. Shkarkoj Bahri Shaqirin, shkarkoj edhe Ina Ramen qe i mbaronte mandati ne maj, se i duhet Adriatiku per te mbuluar pislleqet e familjes se tij. Kur une thashe me lart qe pse vetem Adriatiku do te luftone me mafien e shtetit e kisha qe ketu ne kete shtet eshte qelbur cdo gje nga koka se edhe Ina Rama i coj ne burg vrasesit e 21 janarit por ata nuk jane gjykuar akoma nga drejtesia. Tani koha do ta tregoje se si do te vene punet por mos prisni shume nga prokurori i ri ai do beje sa ti lene hapesire per te punuar mafiozet.

          1. nastradini says:

            Asnje diktator nuk i kryen krimet vete, por me ndihmen e sejmeneve besinike. Kriteri i pare qe i zgjedh eshte mungesa e MORALIT. Enver Hoxha i vrau intelektualet me ndihmen e intelektualeve pa MORAL, Enveri likuidoi shoket e vet bolshevike me spiunime nga brenda. Jane gjalle akoma ata qe kane pare teatrot me likuidimet e shokeve te vet me te afert Nako Spiru, Teme Sejko, Koci Xoxe, Beqir Balluku, Petrit Dume, Sadik Bekteshi, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, mbase kam harruar plot mjerane FEBELE te enverit, qe kur ky SADIST i vriste me tortura ne frymen e fundit thonin :”Te roje Partia dhe Enveri!” Keto finte xhalatesh i ka mesuar edhe Saliu, qe ne kohe demokracie ne dallim nga mesuesi i tij nuk i vret te “perzgjedhurit” te tij qe dalin nga rruga e Saliut, por i heq dhe i denigron me lloj lloj fjalesh prej rrugaci ordiner. Keshtu beri me Ina Ramen, qe vetem sa e preku tek gishti i vogel dhe Saliu e sikterosi. Keshtu beri me pare me Theodhori Sollakun, qe kur ishte President e kishte Mik per Koke dhe keshilltar personal per cdo gje. Keshtu beri edhe me Bamir Topin qe ja futi me gjume per Gerdecin kur firma private Saliu&Son po vidhte Armatimin e Ushtrise se tij, por qe u zgjua kur e pa se pilafi nuk mbante me uje. Vrasja apo denigrimi e bashkepunetoreve te Ditatorit nuk i justifikon ata, por i rendon akoma me teper me fajin e servilizmit fanatik, pa te cilin Diktatori do ta kishte te pamundur implementimin e pushtetit kriminal. Prandaj ne asnje vend te Botes keta servile dhe FEBELE te regjimeve katile nuk nderohen, por quhen bashkepuntore ne krim. Qe te dalim tek Adriatik Llalla i Persekutuari. Shkruajta edhe me pare se persekutimi nuk te ben me MORAL dhe nuk te jep Pozite Qytetare kur ato ja ke shitur per dy aspra pushtetit mafioz. Deri tani e kemi pare kete kryetar te ILDKP-se qe ka mbuluar me shume mjeshteri te gjithe KUSARET e shqiptareve, nga te gjitha ngjyrat e politikes pa dallim megjithese ne shumicen e rasteve vjedhjet dhe shperdorimet ishin ashiqare. Mjafton te pyesi KUSARET se nga i kane vilat dhe pallatet, veturat dhe fuoristradat, oroloxhet e shtrenjta dhe kravatat firmato qe te kuptoje se jane si Ali Babai me 40 hajdutet. Me pas vjen pyetja a kane paguar tatimin e fitimit 10 % ne shtet mbi te ardhurat e padeklaruara? Me siguri qe jo. Para do kohe doli qe nje keshilltare e Saliut ishte milionere me pallate ne Bugapest. Asje nuk u kujtua ta pyese nga i ka gjetur LEKAT kjo zonje per te blere ne kryeqytetin e Hungarise apartamente kur dihet se cmimet variojne nga 2000-5000 EUR/m2? Dhe nese ja del te argumentoje se i ka fituar ndershmerisht a ka paguar tatimin e detyruar 10 % ne shtet? Keto pyetje duhet t’i bente Adriatik Llla me shume se kushdo tjeter, por ai si nje FEBEL i bindur ka preferuar te heshte si mocal. Tani Saliu kete MOCAL TE HESHUR keron ta beje Kryeprokuror. Ky zoteri po te kete MORALIN e tradheguar nga familja e persekutuar ka dy rruge: Ose do te rihape DOSJET Durres-Kukes, Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, Gerdeci dhe 21 janari, ose do te duhet te jape doreheqjen. Deri tani ky zoteri nuk ka dhene shenja pozitive. Do Zoti ne Qiell qe kete radhe nastradini te kete gabuar ne vleresimin e tij.

  22. hydajet says:

    aq i pavertet je kur thu kam ber nje ivistigim te madh ,mjafton te lexojm pes rreshta dhe thu se shpia e verdh ne kukes kur te gjith e dim qe shpia e verdh eshte ne mat .

  23. Skandali says:

    hahaha sa her behet ndonje ndryshim apo dicka nga qeveria del qe ka pas nje skandal, po perpara sishte degjuar ndonjeher, kjo ndodh vetem ne boten e cudirave te temes hahaha;-)

  24. Niko Maloku says:

    Nuk ka asnje dyshim rreth faktit se Llalla do te jete ( ne rastin me te mire ) nje njeri inaktiv dhe ( ne rastin me te keq) nje sherbetor i Sali Berishes.Ne vitin 2009, Vangjel Tavo ( atehere ishte me opoziten ) pati deklaruar ne nje interviste se kishin siguruar disa dokumente autentike qe deshmonin depozitimin e shumave marramendese te parave nga disa deputete dhe ministra (njeri prej tyre- thoshte Tavo- i ka depozituar ne nje banke te Holandes- ishte fjala per L.Bashen ). Tani,lind pyetja: Mire Tavo iku tek pushteti aktual, po Edi Rama dhe Ramat e tjere ku kane qene dhe ku jane qe nuk i publikojne dokumentet kompromentuese?

  25. canko says:

    urime te sinqerta dhe suksese K/prokurorit Z A.Llalla.Pa marre ende detyren filluan thashethemet shpifjet dhe perbaltjet nga komentues te ndryshem qe besoj se nuk e njofin aspak Zoterin ne fjale.Z Adriatik rrjedh nga nje familje patriote te zones se Gramshit. gjyshi i tije i shkolluar ne gjimnazin e Beratit ka sherbyer si sekretar i N/prefekture
    ne gramesh ne qeverine e Z.I.Bej Vlores ne vitin 1913 dhe detyra te tjera me vone.I ati i tije Z Xhemal u shkollua jashte vendit ne kohen e Zogut, me kthimin ne shqiperi u rradhit ne ceten partizane Verce Sulove,, me detyre komandant.
    Pas clirimit si shum intelektual te Elbasanit nuk u pajtua me politiken komuniste qe po instalohej dhe u detyrua te arratisej.Per kete u burgos dhe ju konsfiskua pasuria dhe familija ju internua.Po keshtu ju pushkatua ne vitin 1945 vjehrri i tij dhe ju konsfiksua pasuria si cifligar qe ishte ne fushen e Cerrikut.Z Adriatik ende nuk ka perfituar asnje meter katror toke te trsheguar dhe nje komentues shkruan per prona qe paska perfituar ne Paskuqan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje