Marku: Që të fitojmë zgjedhjet, na duhet një superofertë dhe një ekip i ri njerëzish

4 Dhjetor 2012, 12:04Politika TEMA
Marku: Që të fitojmë zgjedhjet, na duhet një

Deputeti demokrat, Mark Marku, ka deklaruar se mazhoranca do ta ketë të vështirë fitimin e zgjedhjeve të ardhshme për shkak se prej dy mandatesh qeveris vendin dhe pakënaqësitë e krijuara janë të pashmangshme. Sipas tij, që PD të fitojë zgjedhjet, duhet të vijë tek elektorati me një ofertë të jashtëzakonshme dhe me njerëz të rinj. Marku tha se duhet një platformë e gjerë dhe për këtë duhen mendimet e shumë njerëzve, jo vetëm të Berishës.

“Mendoj që për një parti që qeveris dy mandate, që ti motivosh qytetarët, duhet tu konkretizosh se çfarë ka bërë qeverisja jote dhe kjo bëhet përmes komunikimit politik dhe më pas të ndërtosh një alternativë të re. Duhet një ofertë elektorale e jashtëzakonshme dhe një ekip që ta bëjë të besueshme për qytetarët. Një forcë në 8 vjet ka treguar edhe mundësitë, edhe defektet. Ekipi duhet të reflektojë maksimumin e mundësive, të tregojë se çfarë do të ndryshojë dhe si. Nëqoftëse do ta maksimalizosh votën, duhet që ajo që paraqet, ta tejkalojë forcën politike në dy mandatet e lëna pas. Jemi akoma në pjesën e nxehjes, shpresoj se do ketë një reflektim. Gjysma e parë e 2013 do të fillohet me paraqitjen e fushatës elektorale. Në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të mëdha në këto 8 vjet, janë një siguri,  por s’janë të mjaftueshme. Një individ s’bën dot një platformë për një forcë politike. Idetë e mia i kam të strukturuara jo në platformë, por një korpus idesh për të ndihmuar sadopak. Kam dëshirë që para se ti bëj publike, do ti paraqes në forumet e partisë. Duhet të kuptojmë se çfarë kërkohet pas 20 vitesh tranzicion, për ta bërë këtë duhet të dalim edhe nga logjika e tij. Duhet të distancohemi nga mendimet përgjatë tranzicionit”, tha Marku për Ora News.

Deputeti demokrat ka vlerësuar ndërkohë kandidaturën e kryeprokurorit të ri, Adriatik Llalla, duke shpresuar që të gjejë edhe konsensusin e opozitës. Ndërsa duke folur për nacionalizimin e ditëve të fundit, ai ka thënë se nuk duhet ngatërruar nacionalizimi me patriotizmin. Sipas Markut, patriotizmi është një gjë e mirë, ndërsa nacionalizmi shumë i rrezikshëm.

28 komente në “Marku: Që të fitojmë zgjedhjet, na duhet një superofertë dhe një ekip i ri njerëzish”

  1. me tort tre tonshe says:

    bene nje tort tre tonshe te haj ghithe veriu ,se babzia juaj eshte pa kufi o mashtrusa ,karigezhinje

    1. coku says:

      cdo te besh ne 1 korrik o mark, apo me pushime. do na mare malli per ju po shyqyr kemi filmime me ze e figure qe te qeshim me ju kur te jemi te lodhur.

    2. anonim says:

      o gagaci i gazetarise do te behesh perseri me rroge deputeti…?

    3. Zef Shtjefni says:

      Mark Marki asht skuth skuthi!
      Mos harroni te merrni tek superoferta dhe njerezit e rinj priqin leka:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london2012-leka-zogu-2-shpetimtari.html

  2. Andrea says:

    Edhe ne foto del pamja jote e vertete: nje miush i pafajshem qe macoku Berisha e ka zene nen kthetra, dhe nuk ka force te shkeputet prej tij.
    Keqardhje, por s’te ndihmon askush, askush!

  3. safeti says:

    Shqiptaret kane arritur maturine e duhur per te kuptuar se vetem PD eshte alternative suksesi. Te majtet e LSI ishin pjesa me e dobet dhe problematike e ketij mandati. Mendoni sikur e gjith qeveria te ishte e majte tmerr. Mbledhja ne shtepin e pavarsise ne Vlore ishte nje gabim i madh i Berishes, pasi ajo shtepi ka qimen e derrit solli ters per qeverin e Qemalit qe zgjati vetem disa muaj.

    1. nebra says:

      0 safet je nje jashteqitje e neveritshme e shoqerise se lodhur,te raskapitur dhe halleshume shqiptare,je nje mutacion i shpifur ti hde pd-ja jote e degraduar e degjeneruar, ekorruptuardhe kriminale.por safet duhet ta dish qe pd-ja shume shpejt do te bjerre nga kali i malokut dhe ti bashke me sahanlepiresat e tjere duhet te gjeni bythe te tjera per te lepire.

    2. Kastrioti says:

      Vërtet, o safet, PD-ja qenka alternativa e suksesit? Pas 8 vjetësh qeverisje?
      Hë më të lumtë, o njeri, që na tregove!Sepse po vrisja mendjen. Këto 8 vjet të qeverisjes së saj i kam kaluar këtu dhe nuk po e gjeja dot alternativën,kur fap: na del ti e na e tregon!
      Nuk e ke kuptuar se me komentet e tua pro-qeverisë po përmend litarin në shtëpinë e të varurve?
      VOTE PD ? NO ,THANKS! NEVER MORE.

    3. ciu says:

      ti safet numero dhe leket e fundit qe ke vjedhur nga kjo qeveri hajdute ku duhet te besh pjese dhe ti qe e mbron me force. por numeroi dhe shih se sa do te ta fusin llozin e burgut per vjedhjet ne kurriz te popullit fukara qe mezi pret tjua nxjerri ato leke gjaku nga hunda e bytha bashke. se keni bere leke me gjakun e shqiptareve qeveri kriminele.numeroi mire leket qe ta dish sa do te kalbesh ne burg dhe sa do te te bejne dashnore burgu mi haleje i qeverise se mutit.

  4. o marke,,, po ju e keni super oferten e SALI BERISHES, ai hoqi tavanin e borxhit.marke mos u bej puçist,boll te mbash dy gishtat larte e shaje komunistat, PD e ka te garantuar fitoren.

  5. fatmiri says:

    Po a mund te jeshe internacionalist pa qene nacionalist? Pse kerkoni ti jepni kuptim te keq fjales kur nacionalist ne shqip do te thote kombtar. A duhet te jene shqiptaret antikombtar? Prandaj , zoti Marku, mos interpretoni keq dhe mos i ndryshoni kuptimin fjaleve. E kam degjuar edhe diku tjeter kete qe thone se “duhet te jeshe patriot, por jo nacionalist!”, e me çudit. Te du fjalet jane te huaja. Patriot do te thote atdhetar, ndersa nacionalist kombtar. Ju na prishet dhe gjuhen shqipe dhe Shqiperine, por doni te na fusni ne tru dhe injorancen. Fatkeqesi qe nuk ka nje ligj te ndaloje bastardimin e gjuhes shqipe. Kjo e shperben kombin qe ju pertekohi kaq shume per te! se mos ligjet qe egzistojne zbatohen.

  6. Dezdemona says:

    Je shume i dobet ne njohjen e gjuhes shqipe, Marku. Te duash atdheun (patriot) dhe kombin (nacionalist) jane dy anet e se njejtes medalje. Mos e ngaterro nacionalizmin me shovinizmin (ne qofte se ia ke degjuar emrin!)z. deputet i Zhozit. Gjithashtu je i ceket ne politike, gjersa nuk ke kuptuar akoma se Berisha do mbetet ne pushtet derisa ta perfundoje misionin e nisur antishqiptar: http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww Superoferte eshte falja e detit Greqise, ndersa njerezit e rinj jane Visho Ajazi, Arben Ristani, Sashenka Jonuzi, Adriatik Llalla, Ciljeta Xhilaga: çfare do me teper ti?

  7. dritani says:

    Ben c’ben Saliu e le ndonjerin te nxjerre koken nga breket e tij.
    Lexo kete Mark:
    “Por, ky vend nuk mund të rilindë nëse nuk vendoset një frymë e re, e bazuar mbi idealizmin e sado pak vetëve, edhe përkundrejt një shumice të korruptuar. Shqipëria nuk bëhet me kompromise. Çdo justifikim është vetëm dredhë për të mos i shkuar deri në fund.”
    Koloreto Cukali

    http://www.gazetatema.net/web/2012/11/19/fytyra-e-piste-e-pavaresise/

  8. sherifi says:

    Po ti more Mark mund te kesh idera dhe alternativa,por tek ju problemi o mark kendon gjeli dhe ju kakarisni kote,e di ti qe sala nuk pyet njeri ne bote por ben cfar i thote truri, ju dhe te shkeputeni nuk keni kurajon se u ka futur tmerrin sala.

  9. VERONIKA says:

    Hahahahaahhahahah,fytyra e ktij…Mark,o Mark po mos qaj mor bur(r),mos qaj,ja do ju pjelli Qiljeta,ka thènè qè do e bèj me dy gishta lart,dy gishtat e bebit dhe dy kèmbèt e Qiljetès do ju bèjnè punè besoj…..
    a ju shpèlaftè mortja,kur bèni dhe analiza…qytetarèt duhen motivuar–thotè Marku…problemi èshtè se qytetarèt kanè kohè qè kanè iiiiiikurrr,janè specje nè zhdukje…keni ngelè vetèm ju malokarèt mor Mark….duhet nxehur situataaaaaa–Mark rri pash zotin rri rehat,ngrohe dhe ca kohè karrigen.

  10. mark gjon marku says:

    U bet ju turqit te krtitikoni Mark Markun per politik e per nacionalizem!!?? ju qe i thoni vellezer turqve!! Ju qe se keni konceptin e politikes…ju qe silleni si qen rrugesh!!

    1. ciu says:

      i themi vellezer turqve qe bashke me turqit tju veme maje k…t juve grekeve dhe tju veshim me fustan te na beni punete e shtepise si amvisa bytheqire qe jeni gjithe populli grek 90% pederaste.

  11. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Mark mandatin tjeter do te futesh ti ne qeveri se je njeriu i ri.O Mark, ti je -VORR I PA BAM- e me i pas 100 vjet YMER nuk ban per MINISTER,njeri duhet me kan realist o Mark, mos te pelqeft PD-ja shko te BAMIRI i Topeve, dhe ai te ban MINISTER PA PORTOFOL.

  12. palaço edhe ky says:

    Po nje palaço na doli edhe ky, bon medemek se do te reformoje PD-ne por rri brenda saj, ka muaj qe flet per platforme e ende s’e paska shkruar. Pse s ia jep se shoqes, me gjithe budallalleqet qe shkruan Dhurata Shehri mund te beje edhe nje platformeze per PD-ne… ha ha ha

  13. altin says:

    Ju duhet nje supertorte tjeter me mire.

  14. SUPER-OFERTA SI "TORTA" says:

    O MALOK, OFERTE ME GENJESHTRA DHE MASHTRIME JU
    A BENI ATYRE SHPELLAREVE QE JU SULEN “TORTES”
    TUAJ ME BOJE E GELQERE.

  15. banija01 says:

    Me shume do te kisha deshire te komentoja fotografine e zotit Marku se eshte e gjetur me karakterin dhe shkrimin e Markut,se sa te komentoja shkrimin e tij .Po te analizosh foton ,duket se ka ngritur supet ,eshte nje gjest qe e bejme kur nuk dim se cfare te themi kur na pyesin per dicka.[si te filmi “i 8 ne bronx”..mazllem,ckemi ..eee hic.]Shikimi dhe mbledhja e buzeve eshte mimika kur duam te themi dicka por nuk jemi te bindur ne se do themi ndonje gje te drejte apo ndonje budallallek.Redaksia qe ka vene kete fotografi esht e pikasur i eshte pershtatur tekstit.

  16. asd says:

    Marku: Që të fitojmë zgjedhjet, na duhet një superofertë dhe një ekip i ri njerëzish
    DMTH : AKZ

  17. "TORTA" E SHPELLAREVE VERIOR .... says:

    SUPEROFERTA, SUPER KUPA E SHPELLAREVE “T O R T A”
    ME BOJE E GELQERE.

  18. Nensi says:

    Jo zoti Marku vetem po i grabitet me dhune se me nuk fitoni jemi me keq se ne kohen e Enverit me Partin Demokratike dhe me Sali Berishen.

  19. Demir says:

    Ti je thjeshte nje Mark

  20. 2xMark says:

    Ti, o meci 2xMark, je zeri oponent me “origjinal” ne katakombin, qe quhet PD!
    Ngaqe ta kane mesuuueee sifatin tend me e mbyll diten, tuj lexue edhe komentin me te fundit per ty, sa here shfaqet fjolla yte oponente, deshta me te pyet, o mec, qe dukesh sikur ke dale nga klasat-ksolla te komisar Dritan Shkabes e ke mbete i parritun e friguem prej diversanteve (mund ta lexosh dhe: prej Sali Babes me 40 hajdutet e tij):
    – A e di, or mec, se Lezhen, deputet i se ciles medemek je ti, e ke nen uje per shkakun e mungeses se “superofertes” tende? A e di cka do me thane, or mec, qe fusha e Bregut te Mates te jete nen uje? A e di sa familje rrine me smunde ne shtat? Sa pasuri e gja?
    – Mbasi me nxore ketu deshta me te pyet se si u ba ajo puna e “tortes” se spitalit te Rreshenit, qe po ua zinkan vendet PD-isteve, LeshListat? Po pse u harxhove kot, or meci (sikur te ishte, burri) i dheut? Po kush te pyeti, vecse e pasurove fondin e anekdotave? Apo nuk jane mirdituroret!?
    Me ty, Tufen e Tufezuar ne nja 7-8 bordero, ku firmos (sot po m’i numeronte nje punonjes i RTVSh-se)etj, eshte vertet per t’u cuditur me nuhatjen qe keni ndaj lekut. Ia gjetet “deren” Lezhes, per te ndare ca cmime pseudoletrare, e per te marre ca leke jo si pseudohononare, po tash qe eshte e permbytur s’keni shendet me shkue e m’i dhane drejtim punes?
    – Oponenca yte i ngjan atij qe nxirrte here-here nje kembe jashte rrethit me shurre, qe ia kishte bere dashnori, nderkohe qe ia bente te shoqen.
    Nxirre, nxirre ndonjehere “kemben jashte”, qe ta marrim vesh se je gjalle.
    Si mund te kerkoje “superofertuesit” (alternativen qe kerkoni): Per shkak te aksesit te pazakonte qe ke ne media, sot si rregull, duhej te jepje nje konference shtypi, ne mos ne Tale, Barbullonje, te pakten ne Zejmen, me drejtuesit lokale dhe, t’i turreshe mire qeverise qe bente qoka ne Vlore sot.
    Harrova te te them: mielli i misrit, vezet, domatet kane mbaruar. E pe ne 100-vjetorin e pavaresise, qe pas 21 Janarit 2011, u perdoren serish…gazi lotesjelles! Nga gezimi i madh i 100-vjetorit! Beni derman vetes!

  21. Gjergj Kola says:

    NË KËRKIM TË SË VËRTETËS zoti Mark.

    Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.

    Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.

    Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

    Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

    Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

    Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :

    “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

    Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.

    Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

    Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

    “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

    Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

    Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

    Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.

    Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.

    Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

    Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

    Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

    Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

    Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.

    Eugjen Merlika
    http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje