INTERVISTA/ Drejtuesi i Lëvizjes Çame: Mjaft me turistë e pazare!

4 Dhjetor 2012, 21:49Politika TEMA

Në komunitetin çam ka lindur një lëvizje e re, e cila kritikon fort punën e PDIU-së dhe dy përfaqësuesve të saj në Parlament. Pse nuk është bërë asgjë për çështjen çame dhe pakënaqësia e komunitetit. Flet një nga nismëtarët e lëvizjes, Artur Dojaka

Nga Renato Kalemi, KLAN

 

Kur në zgjedhjet e 2009-ës, komuniteti çam mësoi se do të përfaqësohej për herë të parë me një deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ata shpresuan se çështja e tyre do të merrte një zë që nuk mund të injorohej më. Në pak më shumë se tre vjet e gjysmë, një pjesë e tyre sot janë të zhgënjyer, edhe pse gjatë rrugës, partisë çame PDIU, iu shtua edhe një deputet tjetër. Pakënaqësirat sollën disa përplasje mes radhëve në parti deri në krijimin e një lëvizjeje të re me emrin Lëvizja Çame, një grupim i cili ka kritikuar fort punën e PDIU-së dhe veçanërisht kryetarin e saj, Shpëtim Idrizin. Në këtë intervistë të parë në media, një nga nismëtarët e lëvizjes, Artur Dojaka, shpjegon arsyet pse komuniteti çam ndihet sot i zhgënjyer nga ata që e përfaqësojnë në Kuvend dhe pse u vendos themelimi i një lëvizjeje të re, e cila synon t’i japë zgjidhje çështjes çame.

– Prej 3 vitesh e gjysmë, komuniteti çam është përfaqësuar, le të themi, zyrtarisht në Parlamentin shqiptar me një parti, e cila ndryshe nga partitë e tjera, në programin e saj kishte si gur themelor zgjidhjen e çështjes çame. Sa mendoni se është përfaqësuar ky komunitet në Kuvendin shqiptar në këto tre vite?

A shikoni ju që të jetë bërë ndonjë hap drejt zgjidhjes së Çështjes Çame!? Unë them jo. Nuk është bërë një ecje e menduar mirë dhe rezultative në zgjidhjen e kësaj plage të rëndë. Në këto ditë entuziazmi për të ardhmen tonë dhe vlerësimi për 100 vitet që kaluam, kemi ende një peng shumë të madh, që është Çamëria. Ky peng dhe ky amanet i prindërve tanë nuk po mbahet, jo vetëm për shkak të rrethanave të rënda historike, por edhe për shkakun tonë. Unë jam pjesë e këtij komuniteti të madh në Shqipëri dhe ju kujtoj se ne, çamët, jemi një komunitet shumë i madh dhe shumë vital. Mjafton t’ju kujtoj se shumica e prindërve tanë erdhën në Shqipëri, nga tokat e tyre në Çamëri, vetëm me rrobat e trupit…! Kanë kaluar rreth 70 vite dhe tashmë, çamët janë të integruar në çdo aspekt. Janë mjekë, juristë, bankierë, zanatçinj dhe biznesmenë shumë të mirë. Anëtarët e komunitetit tonë i gjen tashmë, në çdo parti, grupim politik, shoqëror dhe ekonomik. Kemi shumëçka të mendojmë ndryshe nga njëri-tjetri, por ajo që na bashkon është AMANETI për tokën tonë, Çamërinë. Për këtë amanet duhet të punojmë që të gjithë. Ju më pyesni për përfaqësimin politik të këtyre tre viteve, por në këto tre vite nuk kemi humbur vetëm kohën, por kemi humbur edhe rrugën drejt Çamërisë. Ne, në këto tre vitet e fundit, patëm rastin të kishim përfaqësim politik direkt në Kuvend, por a e kanë bërë detyrën e tyre zotërinjtë përfaqësues? Unë them jo. Ajo që ata bënë, jo vetëm që nuk përmbushi pritshmërinë që kishte komuniteti, por në shumë raste është një kthim mbrapa. Ne, çamëve, nuk na duhen fjalime patetike në Kuvend, por aksionet konkrete. Aksion që do të thotë, presion pozitiv dhe lobim nga të gjitha krahët politikë për rezolutën çame. Zoti (Shpëtim) Idrizi flet akoma pas 3 vjetëve si turist i çështjes çame dhe jo si njeriu i cili është përgjegjësi kryesor përpara komunitetit për dështimin e deritanishëm. Ai flet për zgjidhje të çështjes sonë, kur ne ende nuk kemi parë prej tij as edhe një draft-rezolutë që do jetë harta e përpjekjes kombëtare për zgjidhjen e çështjes çame. Akoma dhe sot nuk kemi një rezultat të prekshëm, i cili të jetë lehtësisht i vlerësueshëm, si në anën cilësore të arritjes së tij, po ashtu edhe në anën sasiore të përfituesve nga komuniteti ynë.

– A keni parë ndonjë lëvizje pozitive në drejtim të zgjidhjes së çështjes çame? Sipas jush, sa ka bërë politika shqiptare për zgjidhjen e problemit të këtij komuniteti?

Nuk dua të vë në diskutim se edhe ata që na e humbën kohën gjithë çamëve, e duan zgjidhjen e çështjes sonë të përbashkët. Ju më pyesni për hapa pozitivë, por nuk është sukses të bësh një hap para, që ishte formatimi politik-elektoral i komunitetit tonë e më pas të bësh 99 hapa pas, duke bërë pazar me votat e çamëve. Ky nuk është sukses, por dështim shumë i rëndë në rastin më të mirë dhe një tradhëti e madhe, në rastin më të keq.

– Në këto tre vite, gjithashtu, partitë që janë krijuar për të zgjidhur çështjen çame kanë pasur disa konflikte edhe me njëra-tjetrën. Kujtojmë këtu PDI-në dhe PDU-në, të cilat pas një mosmarrëveshje fillestare, janë bashkuar në PDIU. Por, edhe pas këtij bashkimi kanë vijuar mosmarrëveshjet, pakënaqësitë, akuzat etj. Pse kanë ndodhur këto, kur çështja kryesore në programin e tyre ka qenë zgjidhja e çështjes së përbashkët?

Unë i shikoj ndryshe, në një sy më pozitiv. Ne çamët, në Shqipëri kemi qenë një komunitet i paragjykuar dhe kjo jo për fajin tonë, aspak. Edhe pse kishim pak vite që dolëm nga një tragjedi e rëndë, në Shqipëri trajtoheshim si një legjendë e largët. Përfaqësimi ynë i vetëm social-kulturor dhe politik ishin këngët tona, kultura e folklori. Njerëz shumë të nderuar krijuan, pas vitit 1990, shoqatën Çamëria. Me qindra ishin ata që punuan për këtë organizatë, e cila bëri aq shumë për komunitetin. Aktualisht, kjo shoqatë, megjithëse është padyshim një vlerë e madhe e komunitetit, është kthyer në një insitucion inekzistent duke e mbyllur përfundimisht derën e saj për komunitetin. Më pas u krijua PDI, PDU e në fund PDIU. Të gjitha lëvizjet kishin një synim, rritjen dhe përmirësimin e përfaqësimit tonë. Ne çamët, jemi njerëz që nuk pajtohemi me statusquo-në, nuk biem në gjumë, por lëvizim shumë, debatojmë me njëri-tjetrin, përmirësohemi. Ne jemi një komunitet shumë i gjallë, aktiv. Komuniteti çam sot është sinonim i punës dhe i zotësisë.

– Lëvizja Çame që ju drejtoni, gjatë kësaj periudhe, ka kritikuar ashpër përvojën e PDIU-së në zgjidhjen e çështjes çame, veçanërisht kryetarin e saj, z. Shpëtim Idrizi. Madje, e keni akuzuar se ai po përfiton personalisht nga kjo çështje, duke qenë në qeveri. Pse jeni të pakënaqur nga PDIU-ja dhe ku i bazoni këto akuza?

Nëse ju kujtohet, ishte PDI e më pas PDU dhe tani është një forcë e vetme PDIU. Por, a po plotëson kjo parti pritshmëritë e komunitetit? Unë mendoj që jo, dhe nuk jam i vetëm në këtë mendim, janë me mijëra e dhjetra mijëra çamë që e shohin në mes të ditës se si AMANETI këmbehet me para. Po, po, me para! Këta individë e kanë bërë pis gjithë përpjekjen e komunitetit për zgjidhjen e çështjes sonë të përbashkët. Ne nuk i shikojmë aspak drejtuesit PDIU-së në krye të aksionit politik për çështjen tonë. Kjo parti është kthyer në parti qokash dhe pazaresh për një vend pune, etj. Besoj se pas këtij shpjegimi përgjigjia se përse ne, komuniteti çam, krijuam Lëvizjen Çame, është e qartë. Ne duam që çështja çame të ringjallet. Deri më tani është keqpërdorur për efekte elektorale, konjuktura të çastit dhe përvetësime personale.

– Nga ana e tij, z. Idrizi ka deklaruar se po bën përpjekje për ndërkombëtarëzimin e çështjes çame si dhe ka pranuar se brenda këtij viti, Kuvendi do të votojë një rezolutë. Sipas tij, nëse ajo nuk miratohet, ai do të japë dorëheqjen nga kryetari i partisë. Keni dijeni për këtë rezolutë dhe a është e nevojshme miratimi i saj në Kuvend?

Nga fjalët te veprat ka një ndryshim shumë të madh, në veçanti kur bëhet fjalë për një personazh si zoti Idrizi. Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme! Ju më thoni e ndërkombëtarizoi çështjen, por të jeni i sigurt që zotin Idrizi në institucionet europiane e njohin jo për çështjen çame, por për votën pro regjimit të Azarbajxhanit që binte ndesh me Konventën e të Drejtave Themelore të Njeriut. Presioni i zotit Idrizi, se do të japi dorëheqjen, nuk i vlen askujt. Çështja çame është shumë më e madhe se karriera e tij politike dhe ky lloj përbetimi është një turp i madh, është një lloj përgjumje në të cilën ai tenton të vendosë komunitetin për të mos t’i kërkuar llogari për gjithë këto vite të humbura. Ai është angazhuar me mish e me shpirt për “punë” të tjera që s’kanë aspak lidhje me komunitetin çam. Ne, si Lëvizje Çame, e shikojmë këtë qëndrim të Shpëtim Idrizit si një dredhi të radhës dhe si rrjedhojë edhe deklarimin e tij se do bëhet theror nëse nuk miratohet rezoluta çame deri në dhjetor. Çështja Çame është një nga çështjet thelbësore kombëtare, andaj dhe çdo emër i përveçëm është një hiç përpara saj. Kjo çështje është shumë më e madhe se Shpëtimi, Arturi, apo çdokush tjetër, sepse është një AMANET që po kalon nga brezi në brez dhe ne duhet të bëjmë vetëm detyrën tonë në shërbim të tij. Zoti Idrizi nuk tremb dot askënd me këtë “kërcënim”. Dorëheqja, ashtu si dhe çdo përpjekje tjetër e tij, nuk janë më shumë se një flluskë sapuni. Ne, si Lëvizje Çame, duam t’i japim këtij proçesi rrugën e zgjidhjes. Jam i sigurt se në rrugën tonë edhe Shpëtimi do ndjehet më mirë, të paktën shpirtërisht. Do t’i jepja pak të drejtë nëse Zoti Idrizi do ishte më dinjitoz, nëse ai do t’i bënte thirrje komunitetit çam që të protestonte para Kuvendit derisa rezoluta çame të miratohej. Unë ndoshta po shkoj shumë larg, po flas për protesta për rezolutën çame, por a e ka propozuar z. Idrizi ndonjë rezolutë të tillë? A ka nisur ai të lobojë me deputetë, apo grupe deputetësh? Çfarë iu ka kërkuar ai drejtuesve të mazhorancës çdo ditë, pjesën e vet në punësim apo rezolutën çame? Tek e fundit, a ka vendosur ai ndonjëherë ndonjë kusht!? Idrizi deri më sot, nuk ka bërë publik qoftë edhe një dokument që të ketë prodhuar në këto vite për kauzën tonë. Flet për dosje, studio ligjore e drafte rezolutash të cilat nuk i ka parë kush. Unë jo vetëm dyshoj, por jam tërësisht i bindur se ai nuk ka bërë asgjë nga ato që thotë, sepse Idrizi tashmë e ka treguar nuk është politikan i aksionit patriotik dhe social, por bën thjesht pazare meskine personale për të cilat ne, si çamë, jemi shumë të indinjuar dhe të fyer. Në këtë rast, nuk është dorëheqja akti final i larjes së duarve më komunitetin tonë. Z. Idrizi duhet të dalë dhe të japë llogari për dëmin që i ka shkaktuar çështjes çame në gjithë këto tre vite të humbura.

– Le të kthehemi tek formimi i Lëvizjes Çame: Si erdhi themelimi i saj dhe çfarë synimi keni ju? Cilat janë disa nga figurat që kontribuuan në themelimin e saj?

Lëvizja Çame është një lëvizje patriotike brenda komunitetit të shqiptarëve të Çamerisë. Kjo Lëvizje është krijuar për të promovuar dhe çuar përpara faktorin politik të këtij komuniteti. Komuniteti i ynë, duke e parë veten të papërfaqësuar politikisht dhe të nëpërkëmbur nga të vetshpallurit përfaqësues të tij, vendosi të krijojë këtë Lëvizje brenda tij. Ne nuk duam të bëhemi pazarxhinjtë e radhës, por të ndreqim përfaqësimin tonë politik. Synimi ynë nuk është pushtet dhe para. Ne duam që të çojmë në rrugën e duhur energjitë dhe përpjekjet e përbashkëta për çështjen tonë të madhe. Ne jemi kudo në mbështetje të përpjekjeve për çështjen çame dhe në vijën e parë të përpjekjes për të krijuar një front të gjërë mbarëkombëtar për Çamërinë.

– Zgjedhjet e 2013-ës janë më pak se shtatë muaj larg. A keni ndonjë synim politik në këtë proces zgjedhor?

E thashë edhe më herët: nuk jemi këtu për një karrige. Ne jemi këtu për të ndërtuar dhe vënë në jetë një proces, i cili do të shërbejë si rregullator për përfaqësimin tonë politik në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të hartojmë dhe zbatojmë një strategji shumë të qartë dhe efikase për çështjen tonë. Synimet tona janë shumë më larg dhe shumë më të mëdha se një proces zgjedhor, se zgjedhjet e 2013 apo edhe më tej. Ne jemi bijtë e atyre që pritën me dekada për të riparë shtëpitë, ullinjtë, rrugët e burimet ku ata pinë ujë të vegjël. Nuk ka asnjë lidhje mes detyrimit, mallit të papërshkruar dhe zgjedhjeve të 2013. Votimet e ardhshme janë një hap të cilin ne s’duhet ta hedhim gabim. Komuniteti çam duhet të përfaqësohet me figurat më të mira, më të përgatitura, më të shkolluara dhe më të panjollosura në Kuvend. Të bashkuar mbi këto parime mund të arrijmë atë çka pret komuniteti ynë nga përfaqësimi i tij politik. Kjo çështje nuk ecën më përpara me përfaqësimin aktual, çështja jonë tani kërkon “ajkën” e burrave të këtij komuniteti për t’i dalë për zot.

– A mund të tronditë Lëvizja Çame pozitat e PDIU-së në radhët e komunitetit çam?

Të vetmit që janë tronditur janë ata pak individë që abuzojnë me çështjen tonë. Ata që energjitë dhe dëshirat e shumë çamëve i keqpërdorën dhe i kthyen në pazar. Ata po, nuk ndjehen aspak rehat sepse te Lëvizja Çame dhe idealet tona shohin një pasqyrë që ju tregon se sa të shëmtuar dhe të përbaltur e kanë imazhin e tyre. E si mund të tallesh me Çamërinë?! Ai është një amanet i madh, amanet gjaku, të cilin të gjithë e kemi në dejet tona brez pas brezi. PDIU është atrofizuar, sepse strukturat nuk ekzistojnë, partia e gjitha ka mbetur në duart dhe sirtaret e zotit Idrizi dhe ky i fundit bredh me vulë në xhep. Mes nesh ka djem e vajza shumë të zotë, inteligjentë dhe dinjitozë që do të na përfaqësojnë denjësisht në çdo fushë. Lëvizja Çame është krijuar për të vënë në lëvizje gjithë kauzën tonë. Sot jam unë në krye, nesër do të jetë dikush tjetër dhe kështu me rradhë derisa të arrijmë më të mirën për Çamërinë tonë. Ne jemi shumë, shumë më shumë se ç’mund të mendohet sepse nuk jemi një grupim njerëzish me interesa të ngushta, por jemi të lidhur me një AMANET të përbashkët, “Çamëria është e jona”.

– Çfarë i ka munguar komunitetit çam për ta zgjidhur çështjen e tij? Si mund të zgjidhet kjo çështje sipas jush? Ç’duhet bërë dhe ç’do të bëni ju vetë?

Komunitetit çam i mungon vetëm Çamëria. Ne jemi të aftë të rregullojmë gjithçka, jetën dhe punën tonë. Ne jemi prezent në çdo fushë, por ajo që na mbetet peng është atdheu ynë, tokat tona, shtëpinë tona, varret e të parëve tanë. Çështja jonë e ka një zgjidhje dhe ajo duhet arritur. Ne duhet të dalim nga folklorizmi sa për sy e faqe dhe të bëjmë hapa konkrete drejt saj. Duhet të fillojmë që të bindim vëllezërit tanë këtu në Shqipëri që të miratohet rezoluta çame. Ne nuk na duhen targa e pazare, por na duhet diplomacia. Ne duhet të luftojmë që të kemi bijtë tanë më të mirë në krye të diplomacisë, në mënyrë që të jenë ata që të flasin ashtu siç duhet për të treguar dhe kërkuar të drejtat tona. Ne thjesht duhet të ecim në rrugën e duhur dhe nuk kemi më kohë për të humbur me ankthet dhe makthet e ndonjë individi rrugëhumbur, që në panik po na bën dëm çdo ditë e më shumë. Koha nuk pret, Çamëria ka nevojë për ne dhe i duhemi sot!

28 komente në “INTERVISTA/ Drejtuesi i Lëvizjes Çame: Mjaft me turistë e pazare!”

  1. Lleshi says:

    Ceshtja çame nuk zgjidhet duke u bere pjese e pozites dhe aq me teper duke u bere me Dulen per te zgjedhur Nanon President!!! ?
    Besoj se rruga e atij komuniteti eshte modeli izotit Rugova, i cili ne fund te fundit ndoqi modelin e popullit izraelit.

    1. feniks says:

      Vellezer CAME!!!
      Te drejtat tuaja jane te drejtat e nje pjese te popullit tone te martirizuar nga politikat anti shqiptare te EUROPES PLAKE DHE FQINJEVE DINAKE!!!
      Ju nuk do t’i fitoni te drejtat tuaja duke krijuar PARTI ME VEHTE,as duke u mbeshtetur tek ndonje parti,qofte edhe ne pushtet!!!
      CESHTJEN TUAJ duhet ta mbeshtese i gjithe spektri politik dhe mbare populli shqiptar!!
      CAMERINE ,ashtu si edhe pjeset e tjera te Shqiperise,i GRABITI POLITIKA KOLONIALISTE E EUROPES,AJO POLITIKE,QE LEJON SOT E 22 VJET EDHE SALI BERISHEN TE SUNDOJE SI PERANDOR NE SHQIPERI DUKE VENE NEN KEMBE TE GJITHE INSTITUCIONET KUSHTETUESE DHE MEDIAN E LIRE!!!
      NJE DIKTATOR I TILLE FASHIST NUK MUND TE ZGJIDHE ASNJE HALL TE POPULLIT!!!
      Ai po e shkaterron Shqiperine,po na percan te gjitheve per interesat e serbeve,agjent i te cileve eshte prej 1976-tes!!!
      Ju prisnit,qe me Berishen te fitonit te drejtat tuaja,por ai u fali DETIN GREKEVE,KISHEN ORTODOKSE,VARREZAT FANTAZEM TE USHTAREE GREKE DHE JKA BERE NJE POLITIKE ANTI SHQIPTARE NE CDO DREJTIM!!!
      KERKONI MBESHTETJEN E TE GJITHA PARTIVE POLITIKE JO DUKE BERE PAZARE SI SHPETIM IDRIZI BATAKCI!!!

    2. Satr says:

      Abaz Dojka pffffff, Venizelo e kaluar Venizelos eshte ky.
      Largoju kesaj Partie , jo se nuk kan e te meta ata te tjeret, por ky ka Axhend MASONIKE ne akord me spiunazhin Grek.

  2. Geno says:

    O Cam te mire qe besoj jeni shum.Shpetim Idrizi e ka bere ceshtjen came pazar,dhe tani na u zgjua Idrizi dhe do e coj ne parlament.Besoj e keni kuptuar qe eshte i shitur te Saliu qy kur beri kualicion per dy drejtori te patentat.Prandaj bashkohuni me Aleancen Kuq e Zi dhe do perfaqesoheni me dinjitet dhe me seriozitet se mendoj se jane te vetmit ku ne 2013 do kene nje rol kryesor ne politiken shqipetare dhe zeri juaj do degjohet me shume.Rrespekte Camria

  3. Dyl Kokthumbi says:

    Sapo Idrizi deklaroi se do bashkpunoje me Meten,dhe ne kete rast mund te iknin nga dora e Saliut menjehere dhelpra e vucidolit krijoi levizjen qame per ti bere presion Idrizit,dhe qamet si njerez te beses qe jane ndonjehere ja fusin dhe njeri tjetrit dhe nuk bejne shaka ne fakt,prandaj thone, qam i pabese me thike ne brez,por nuk behet fjale per keta te sotmit ,dhe ky Dojaka duket i beses ,do ta cliroje qamerine ky, po e zgjodhen qamet deputet.

  4. tourkofagos says:

    o Zot,cila eshte e mira qe i sjellin shqiperise keta dallkauke……!!??vec grabitjes se pronave dhe pabesise…………

    1. plaku says:

      gojor,
      Si je nga goja pas operacjonit ? Te kam thene disa here qe “ata” qe fut ne goje duhet te jene te lare dhe jo te infektuar. E di qe kjo eshte nje semundje profesjonale. E di qe e ben se, do mbash femijet me buke, por me ki kujdes shendetin aman, se do na lesh dhe do na besh forumin monoton pa budallalliqet qe thua. Aman gojor, kujdes gojen, se tru nuk ke.

    2. ehaturkojevgu says:

      Lutjuni zotit ju grekofiliqite se po ju shperblen me keto tru qe keni

  5. ha ha ha says:

    ne skemi buke te hame ,camerit tallen ,sta arqidhja mas i themi ne

  6. ardian says:

    PDIU eshte vetem sigel se idrizi i dale me votat e ps nuk perfaqeson camte doganieri idrizi partine e ka kethyer ne SHPK per hallet e sikletet e veta nuk ja ndien per camte tani me qe eshte bere vegel e psiqikut sali e si mund ti besojn camt ketij palo idrizit kur ne aleance ne qeveri ka nja 3 4 greker ministra qe bien kontradite me historine e camve hajde besoji idriz me nofken mon kokoleshi …

  7. SKENDER BEU I VJETER says:

    O ZOTERINJ CAME PATRIOTE TE THEKUR TE LEVIZJES KOMBETARE.JU VETEM KINI HUMBUR TERITOR NE GJITHE LEVIZJEN TUAJ SHUME VJECARE SEPSE JU KINI NE RRADHET TUAJA DISA TRADHETARE QE CESHTJEN CAME E KANE KAPITAL PER TE MBUSHUR THESIN E TYRE ME PERFITIME QE BUROJNE NGA POSHTERSITE.KRYETRADHETAR TE CESHTJES CAME KINI SHPETIM IDRIZIN,I CILI GJITHNJE E MENDON CESHTJEN CAME SI NJE DOGANE KU SI DREJTOR I RAFINUAR I TYRE AI DO KETE PERFITIME DHE DO BEJE PASURI.PASTRONI KETA PLEHRA TE TRASHEGUAR NGA RAMIZ ALIA DHE NANO-BERISHA QE CESHTJA TUAJ TE KANALIZOHET ATJE KU DUHET NE UJIN EPASTER TE LEVIZJES KOMBETARE PA PERFITIM VETJAK ME TE VETMIN IDEAL BASHKIMIN E TROJEVE TONA TE KATER VILAJETEVE ,DHE CESHTJA JUAJ ZGJIDHET VETVETIU E PLOTE.NDRYSHE DO KEMI VETEM KRAKARISJE SORASH.

  8. Thana says:

    IDRIZIN E PAME “LAKURIQ” KUR ABSTENOI PER CESHTJEN E DETIT. ME ATE RRAST TREGOI FYTYREN E VERTETE.

  9. Visar says:

    Idrizi hyri ne koalicion me Berishen me shpresen qe Berisha do ta bente Minister. Aspak per interes te ceshtjes Came. Camet duhet te zgjedhin njerez te ndershem kur te behen zgjedhjet.

  10. tani says:

    Çamet shqipris o pis grek i sjellin atdheut çfar plera si puna jote i heqin po po ju djeg ajo qe e keni shit per 300euro dhe tani e shifni se shqiptaret po bashkohen dhe kjo ju tremb o te falimentuar po do vij dita qe do jepni llogari se gjynafet ne ket bot lahen dhe ju nuk keni pak mbi supe sa keni fillu me pagu.

  11. Albert Kushti says:

    Ky idrizi esht pusht ai eshte hajdut
    tek bujqesia vuri dretor IKV-je nje msues fillore jo cam se mori par .vuri F. Paspali
    Tek politikat bujqesise me ane te ruli vuri nje debil si farija isai
    etj

    jazek

  12. diversanti says:

    Ashtu sic thote edhe Skenderbeu,keta kane disa tradhtar tani ne rradhet e tyre,ashtu kane pasur edhe ne luften e dyte boterore disa tradhtar qe u bashkuan me italianet dhe me kete arsye i ndoqi edhe greku. Nga ca kam kuptuar une keta jane trima ne kohe paqeje dhe frikacak ne kohe lufte.Une personalisht e dua shqiperine e madhe po me camet ajo nuk behet,dhe ne jeten time nuk kam njohur nje cam qe te kete bese.Sot jam me turkofagos shok edhe dicka tjeter
    pse nuk erdhi asnje cam per pavarsine ne Vlore
    se kishte frike se mos varej te sheshi i flamurit

    1. Gano says:

      Ke sheshi flamurit ishte mami jot, gruaja jote si dreq dhe vajza jote uhhh

  13. krosi says:

    Artur,

    ka ardhur koha tani ti qeroni ata te dy plehra came si idrizi dhe muhedini – camet nuk kane nevoje per plehra te tilla – sa came jane kthyer ne kufi dhe idrizi pi raki me varkarin e perjetshem !!!

  14. Mallakastrioti says:

    …Ceshtja “Came” nuke eshte thjeshte nje Levizje..apo Inicjative…e nje Grupi apo e disa Grupeve..
    1-Ceshtja Came eshte nje Problem i Hapur per Gjithe Shqipetaret, dhe kerkon Mbeshtetjen e po te gjithe Shqipetareve…
    2-Politika aktuale ka Treguar se eshte e paafte per zgjidhjen e kesaj Ceshtje..
    3-Vetem nese Shqiperia, do te ishte nje Shtet i Forte dhe me Politikane Konseguent per Ceshtjen KOmbetare, si dhe te pavarur nga Politika Greke dhe Serbe(Politikane te shitur si ne PD_PS_LIS_PIU)..athere munde edhe te behej dicka…se paku te Miratohej nje Rezolut ne Kuvendin Popullore , si dhe te kerkohej Mbeshtetja Nderkombetare …
    4-Uroj qe te Zgjidhet…..jame pro Cameve…..por ..mbetem shume Skeptik?????

  15. Roland says:

    Urime qe menefund po kuptohet qellimi i vertete nga Ju pjese shqiptare e shume vuajtur jo vetem nga andartet qe shumica ishin me te njejten origjine,por edhe nga kelyshet e djeshem qe filluan me Teme Sejkon e me tej.Nga keta sot kelyshet e kelysheve mos prisni ndonje gje.Marko Bocari quajeni levizjen came dhe merreni seriozishtse edhe ne ne emigracion do tJu ndihmojme me lidhjet tona por me pare me te rinjte atje duhet te pergatisni,1-video te krimeve.2-dokumenta nga gazeta.3-foto.Te gjitha keto te grumbulluara dhe te perkthyera ne anglisht,frangjisht,gjermanisht do te bejne ate cka do ti afrohet perendimit.Mbaini tapite,thirrini shpirtit te paster dhe mene fund vjen rezultati.Ne jemi gati ne cdo levizje tJu mbeshtesim.Mos e shisni fytyren per 5 leke.Ju keni studiues ne shoqate Ne do tJu krijojme mundesine per sesione shkencore ne universitetet e Canadas.tergjyshja ime ishte nga Preveza dhe per kete jame krenar.Mos u terhiqeni por as mos flini se dipllomacia lind nga njere te sinqerte dhe kurajoze,plus zgjuaresi.

  16. Mic Sokoli says:

    Bravo I qofte lëvizjes Çame! Shpresoj ti heqin tradhëtarët që kan në krye!! Pa lufte nuk arrihet asgjë, sidomos në Shqipëri.

  17. TROJA says:

    I nderuar populli Çam.Koha duhet te gjeje nje udheheqes te mençur per çeshtjen tuaj.Ja pite lengun Idrizit,apo atij tjetrit qe jane deputetet tua sot ne parlament.Nuk mundet kursesi ti besosh çeshje te tilla te medha nje njeriu,si Shpetim Idrizi,qe kur diskutohej per ujerat e çamerise dhe qeveria po ja falte grekeve,deputeti juaj heshte.
    Kur gjithe kombi u ngrit kunder Sali Berishes,per kete tradheti,deputeti juaj miratonte ligjet kunder vetes.Sot eshte koha,mblidhuni dhe vendosni kush do ju çoje tek e drejta juaj.

  18. ed says:

    Kush eshte problemi i Camerise? Si mundet te zgjidhet? Kush eshte menyra me efikase e arritjes se qellimit? Deri tani flitet vetem me slogane, si Resolute! apo Amaneti! apo te veprojme keshtu e te bejme kete!Nqs. se levizja came nuk konkretizon veprimtarine e saje, atehere ajo do te humbe me kalimin e kohes si PDI ose PDIU.

    Do tju jepja nje keshille, qe te veproni sic vepruan Iserailitet me Gjermanet me ndihmen e nje Avokati shume te njohur ne New York per ceshtjet e pakicave kombetare.

    Ato qe kane ndodhur deri tani dhe po ashtu ato qe fliten dhe premtohen per te ardhmen, jane nje vrime ne uje, dhe nuk mumdet te sjellin resultate. Mos humbisni kohe!

  19. SHQIPTARI JASHTE SHQIPERISE says:

    MILIC HOR XHUBLETA,PARJA E HUAJ E SHKRETA,TE BAN ME VRA VLLAJN TAN, keshtu pati shkruar dikur ne ato vite,nje burre i mençur qe sot se respekton askush, Idrizi i mori ca para dhe tani nuk don tia dije çameris po te pyesni mire ai rrezk te mohoje edhe prejardhjen,makinacionet e fundit te tije jane propogande elektorale, per keta te kesaj levizjs nuk njoh njeri por uroj te mos jene te te njejtit gen me Idrizin si tradhetar te çeshtjes çame.

  20. RAJMONDA says:

    VELLEZER CAM! SA TE JET SALI BERISHA JO NE PUSHTET POR SIKUR EDHE NE POLITIKE CESHTJA JUAJ NUK KA PER TU ZGJIDHUR . PRANDAJ BASHKOHUNI TA SHPORRIM. FAQEN E ZEZE PASTE SHPETIM IDRIZI , POR MOS KENI SHPRESA NGA NJE TRADHETAR SEPSE AI QE TRADHETON NJE HERE NUK E KA PER GJE TE TRADHETOJ 100,1000,10000,,,,,,,,,,,HERE.

  21. skenderi says:

    e dini si eshte puna , nuk ka njerez te ndershem, dukuni nga 2013 mos te marrim furnizim te ri se si dihet, mbase keni shanc,

  22. leka says:

    Camet kurre nuk kane per te gjetur qetesi,mbasi kane kenaqesi te vecante,kur shiten dhe shesin mbrapa kraheve,sidomos njeri tjetrin.Duan te xhvasin dhe sundojne dhe shqiptaret e ketushem.Dhe kjo pa tjeter eshte bere me perkrahjen e Sali turkoshakut.Bile shkojne aq larg sa ti perdhosin dhe heronjte e ketij kombi dhe te zhdukin monumentet e tij.Cfare ka ndodhur me kete popullin tim qe te beje sehir kaq gjate llojin e idrzrave ,qe na vjedhin dhe poshterojne atje ku nuk mban me.Kush mund te mi pergjigjet nga camet,pyetjes fondamentale:Cfare ndodhi dhe cfare bete ne Greqi, kur greket ju debuan me terselleme.
    Jeni shume te vonuar,per tu ndalur tek vehtja,prandaj keni mbetur te urryer dhe te padesheruar per kedo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje