KLD: Të premten do të zhvillohet procedura e shortit për anëtarët e Kolegjit të ri Zgjedhor

4 Dhjetor 2012, 19:52Politika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi listën e gjyqtarëve të gjykatave të apelit të Shqipërisë, që do të përfshihen në përzgjedhjen e tetë anëtarëve të Kolegjit të ri Zgjedhor.

Përgjatë katër viteve ata do shqyrtojnë ankimimet zgjedhore, nuk ka rëndësi nëse zgjedhjet janë lokale apo parlamentare.

Të premten do të zhvillohet procedura e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve. Ky short do të hidhet në ambientet e KLD.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi listën me gjyqtarët e gjykatave të apelit të Republikës së Shqipërisë, për t’u përfshirë në procedurën e hedhjes së shortit, për përzgjedhjen e 8 (tetë) gjyqtarëve që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në miratimin e kësaj liste, Këshilli u bazua në nenin 146 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon përbërjen e këtij Kolegjit Zgjedhor; nenin 147 të Kodit Zgjedhor, paragrafi 1, i cili parashikon se Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë i ushtron funksionet e veta gjatë gjithë kohëzgjatjes së legjislaturës së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet, për të cilat është hedhur shorti dhe funksionon për të gjitha llojet e zgjedhjeve; si dhe në nenin 148 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon kriteret e mos përfshirjes së gjyqtarëve në short,” thuhet në njoftimin e KLD.

2 komente në “KLD: Të premten do të zhvillohet procedura e shortit për anëtarët e Kolegjit të ri Zgjedhor”

  1. ILIRET says:

    A ka ndonje gjykates ose ndonje ekspert tjeter ketu, qe te na spjegoje se, kush e pergatit listen e gjykatesve qe do te marin pjese ne short? Po keshtu, cfare kriteri duhet te plotesoje gjykatesi per te qene pjese e listes?
    Po sikur gjykatesi t’a kete teseren e PD, nuk lejohet te jete ne liste?

    1. Or po c’lodhnja kot o Temista. Me teser pa teser n’fund e percakto DokTori se cfare vendimi duhet me dhan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje