Efektet e nacionalizmit të ri të Berishës

4 Dhjetor 2012, 20:22Politika TEMA

Nga Piro Misha

Tashmë janë bërë jo pak hamendje për arsyet që e bënë kryeministrin Berisha të shpalosë papritur flamurin e nacionalizmit. Është përmendur nevoja që ai ka ndjerë për të neutralizuar dëmin që mund t’i shkaktojë gjatë zgjedhjeve të ardhshme AKZ, kjo forcë e re, populiste, që po luan fort në një terren që deri vonë Berisha e konsideronte të tijin. Është përmendur po ashtu, fakti që mbështetja që AKZ arriti të siguronte brenda një kohe relativisht të shkurtër, por dhe atmosfera e kremtimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, e kanë bindur se nacionalizmi është karremi i duhur për të peshkuar vota në disa segmente të shoqërisë shqiptare. Sidoqoftë, pa u zgjatur më në shtjellimin e arsyeve, mendoj se ia vlen të diskutohet para së gjithash për efektet që kjo lëvizje e papritur e kryeministrit mund të prodhojë. Sepse kur në politikën rajonale të një vendi ballkanik ndodhin krejt papritur ndryshime të tilla radikale, kjo s’ka si të mos ngjallë pikëpyetje, madje dhe shqetësime. Kur një lider si Berisha, deri dje shembull i moderacionit në çështjet rajonale, që përdorte mjeshtërisht kartën e rolit konstruktiv të Shqipërisë në rajon për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare, befas kalon në ekstremin tjetër, e ngre lart flamurin e nacionalizmit, me një gjuhë provokuese që ka kohë që s’e dëgjojmë së paku në nivele kaq të larta të politikës, kjo s’ka si të mos ngjallë reagime e të sjellë pasoja. Sigurisht, që ende ka shumë pikëpyetje që e ke të vështirë t’i shpjegosh në veprimet e fundit të Berishës. Kështu, e ke vërtet të vështirë ta kuptosh përse, duke ditur sa e ndjeshme është bashkësia ndërkombëtare kur vjen puna për stabilitetin politik të Maqedonisë, kryeministri zgjodhi pikërisht Shkupin për të shpalosur tezën e tij të bashkimit kombëtar të gjithë shqiptarëve në Ballkan, përpara një turme të ekzaltuar që brohoriste për Shqipërinë etnike! I vetmi shpjegim i mundshëm që të vjen ndërmend është ajo që quhet efekti pasqyrë: pra, duke demonstruar popullaritetin e padiskutueshëm që ende gëzon ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës, synohet të bindet elektorati në Shqipëri se është ai e vetëm ai që në të vërtetë është në gjendje të mbrojë çështjen kombëtare! Që në fakt, ky ishte qëllimi, duket dhe nga një shfletim i shpejtë i shtypit të Tiranës të kontrolluar prej tij, të nesërmen e ngjarjes së Shkupit. Berisha kryeministër i gjithë shqiptarëve e titullonte një nga këto gazeta editorialin e vet, ku ndër të tjera shkruhej:Thirrjet ‘Shqipëri etnike’ u dëgjuan në të gjithë qytetin (Shkupin) kur fjalën e mori Sali Berisha, ai që konferencieri e thirri si ’kryeministri i shqiptarëve’.

Që s’kishim të bënim me një episod të veçuar, u duk qartë në ditët e mëpasme, kur ky politikan që der dje shquhej për kujdesin madje të tepruar që tregonte në raportet  me faktorin ndërkombëtar, në vend që të përpiqej të zbuste efektin e fjalës së mbajtur në Shkup, shkoi edhe më tej, duke e bërë të qartë se s’është fjala për diçka të rastit, por për një linjë të re. Deklaratës së bërë tri ditë më parë në Vlorë, na njoftonte Ballkanweb, se ‘Shqipëria etnike është nga Preveza në Preshevë’, Berisha i ka bashkangjitur dje (gjatë ceremonisë së përurimit të një rruge me emrin e ish ministrit të Jashtëm austro-hungarez) edhe faktin tjetër se ‘67 mijë kilometër katror janë tokë etnike shqiptare’.

Sigurisht, e gjithë kjo retorikë e beftë nacionaliste nga një anë të kujton shprehjen popullore, ‘të hash me lugë zbrazur’. Sepse nga historia dihet se projekte të ngjashëm si ai i Shqipërisë etnike, me fjalë të tjera, pretendimi për t’i bashkuar gjithë shqiptarët etnikë në një shtet të vetëm, kërkojnë më së paku një sërë parakushtesh që sot mungojnë tërësisht. S’është e rastit që termi ‘Shqipëri etnike’ ka gëzuar popullaritet pikërisht në dy çaste të historisë, kur gjithë ekuilibrat në Ballkan qenë prishur e rrjedhimisht, kufijtë qenë vënë në diskutim: në fillimet e shekullit XX, dhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur ishin së pari italianët e më pas gjermanët ata që me propagandën e qëllimet e tyre ushqenin përfytyrime të tilla. Por, të ngjallësh sot ëndrra të tilla mashtruese është sa e papërgjegjshme, aq edhe e rrezikshme. Si dhe padyshim komike, apo patetike, nëse përdorim fjalët e Ardian Vehbiu, i cili në një shkrim të tij merrej në përgjithësi me dalldinë nacionaliste që ka kapur një pjesë të bashkatdhetarëve tanë, e më konkretisht me dy hartat e mëdha të së ashtuquajturës ‘Shqipëri etnike’ të vendosura që prej dy javësh në një prej urave kryesore të Tiranës, fare afër qendrës. Në krah të hartave bëhet thirrja për t’i dhënë fund 1913 dhe Traktatit të Londrës. Pra, ajo që kërkohet s’është as më shumë e as më pak, por rishikimi i tërë kufijve tokësorë të shtetit shqiptar. Dhe këtë e bën një parti pjesë e koalicionit qeverisës. Një parti që e ndjerë e kërcënuar në terrenin e vet të antigreqizmit nga presioni në rritje i AKZ, befas nga një forcë e krijuar për të lobuar për të drejtat e një bashkësie të caktuar si ajo çame, shndërrohet në një forcë mirëfilli irredentiste. Nëse fqinjët tanë i marrin seriozisht këto harta, shkruan me të drejtë Vehbiu, do kishim dëgjuar për protesta diku, për nota proteste nga diplomacia ose për tërheqje të ambasadorëve. E meqë kjo nuk ndodh, kjo e bën rishikimin e kufijve edhe më patetik dhe të mjerueshëm, një ankesë të vonë që nuk i bën përshtypje askujt, por duket si boritë e një autobusi me tifozë futbolli, ekipi i të cilëve ka ngelur prej kushedi sa sezonesh në ligën amatore.

Berisha më mirë se kushdo tjetër e di se ide të tilla të nxjerra nga sënduqet e historisë si ajo e Shqipërisë etnike, sot s’janë veçse fraza boshe. Sepse çdo njeri normal e kupton se pavarësisht se s’ka asnjë dyshim se një shekull më parë shqiptarëve iu bë një padrejtësi, të dalësh sot me pretendime apo qoftë dhe të aludosh se qenka e mundur që gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi (Preshevë), Greqi, e ku di unë ku tjetër, të mund bashkohen sot në një shtet të vetëm etnik, duke venë kësisoj praktikisht në dyshim gjysmën e kufijve të Ballkanit, në mos demagogji është më së paku një aventurë. Po ashtu Berisha me siguri e di se termi ‘nacionalizëm’ që ai e riktheu pas kaq vjetësh në fjalorin e tij, në gjithë gjuhët europiane s’ka veçse një kuptim negativ (Vetëm në anglisht fjala ‘nationalist’ ka një domethënie disi më neutrale e deri diku përshkruese), sepse së paku që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, bëhet një dallim i qartë dhe thelbësor mes termit patriotizëm e atij nacionalizëm. Ndaj dhe sot është mjaft e vështirë të përfytyrosh një francez, një holandez apo italian dosido që të të thotë: unë jam nacionalist! Çka natyrisht, s’do të thotë aspak që ai nuk e do vendin e vet! Ndaj dhe bën aq shumë përshtypje kur kryeministri i një vendi, aq më shumë në Ballkan, ku dihet ç’drama ka shkaktuar një gjuhë e tillë,dele mburret me nacionalizmin shqiptar!

S’ka dyshim, një gjuhë e tillë të bën popullor përpara turmës, apo dhe në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare në Maqedoni, Kosovë, apo dhe në Shqipëri. Por pikërisht pasojat e këtij lloj populizmi që niset nga llogaritë e humori i çastit i turmave, i gatshëm për gjithçka, mjaft që kjo t’i sigurojë ca vota më shumë, pavarësisht nga pasojat e çmimi që më pas ka të ngjarë të duhet të paguajmë, duhet të na shqetësojë.

Pasoja e parë, tashmë është e qartë: tensionimi i raporteve me së paku dy prej fqinjëve tanë, si dhe ringjallja e perceptimit, deri më sot të ushqyer kryesisht nga qarqet më ekstremiste të vendeve fqinje, se ekziston një rrezik shqiptar. Dhe ka shumë të ngjarë që, nëse me afrimin e zgjedhjeve parlamentare ethet a garës nacionaliste vinë e shtohen në skenën politike shqiptare, dhe kriza në marrëdhëniet me vendet fqinje ka për t’u përshkallëzuar. Atëherë, natyrshëm mund të shtrohen një sërë pyetjesh: a është menduar vallë ç’pasoja mund të ketë kjo për emigracionin shqiptar në Greqi?Popër komunitetin shqiptar në Maqedoni? Dhe më tej, ç’efekt mund të ketë për Kosovën e çështjen e Mitrovicës? A duhet të shqetësohemi për efektin destabilizues që e gjithë kjo klimë e re nacionaliste, si dhe përpjekjet për të përdorur sërish shqiptarët e Kosovës apo Maqedonisë në funksion të lojërave të brendshme për pushtet në Shqipëri, mund të sjellë. Sidoqoftë, nëse gjykojmë nga gjuha e qëndrimet e matura të lidershipit kosovar, apo të Ali Ahmetit, gjatë kremtimeve të përvjetorit të pavarësisë, duket se ata janë mëse të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme që mund të paraqesë për ta një lojë e tillë.

Por, ç’është me rëndësishmja, ç’pasoja mund të ketë një klimë e tillë në raportet e Shqipërisë me partnerët tanë strategjikë, e para së gjithash në atë që prej vitesh ne e konsiderojmë objektivin strategjik të shqiptarëve, integrimin europian, kur dihet që një ndër kriteret e domosdoshme që duhet të përmbushë çdo vend mëtues për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane, është të mos ketë çështje e konflikte të hapura me vendet fqinje. Pra, kuptohet se vazhdimi i një retorike të tillë nacionaliste, s’ka si të mos ndikojë drejtpërsëdrejti në raportet tona me BE-në! Ambiguiteti i qëllimshëm që gjejmë në fjalimet e fundit të Berishës, ku shpesh referimin ndaj Europës e gjen krahas togfjalëshave ‘Shqipëri etnike’, ‘territoret etnike’, apo mburrjet për ‘nacionalizmin qytetar shqiptar’, përbën më së paku një paradoks konceptual. Le të shtoj këtu se ideja e hedhur në shtyp ditët e fundit, që rreket ta paraqesë lëvizjen e fundit nacionaliste të Berishës si një instrument për të ushtruar presion ndaj Brukselit, duke sjellë për këtë shembullin e Serbisë, s’më duket aspak bindëse. Janë dy situata krejt të ndryshme, ndaj dhe çdo iluzion në këtë drejtim do ishte më së paku naiv.

Një nga rreziqet kryesore që mbartin me vete politikat populiste, është pikërisht efekti boomerang. Le të mos harrojmë se shumë nga dramat e fundit në gadishullin tonë kanë pasur si shkaktarë pikërisht politikanë që pa shumë skrupuj e për llogari e interesa të çastit të luftës për pushtet, kanë nxjerrë djallin nga shishja, pa qenë më pas në gjendje ta kontrollojnë. Duhet të shqetësohemi nga kjo garë, që nga shenjat duket se mund ta kthejë fushatën elektorale nga një përballje vizionesh e politikash, në një garë se kush është në gjendje të ofrojë më shumë retorikë e ëndrra mashtruese për të ndezur turmat, duke luajtur me shpresat naive të segmenteve të caktuara të zhgënjyera të popullsisë./MAPO

36 komente në “Efektet e nacionalizmit të ri të Berishës”

  1. gjergj says:

    Shkrim i persosur!

    1. raimondi says:

      Ky shkrim mund te titullohet pa asnje hezitim : “Kauret ne Alarm ”

      Ikni more bastarde antishqitpare se ju doli boja fare —

      Bravo Sala me kete levizje gjeniale dhe te rufeshme drejt patriotizmit, se i kapi te gjithe ne befasi dhe i diskretitoi te gjithe keta kauret minj te grekut ,qe po ulerijne tani kunder patriotizmit

      U tmeruan kauret nga patriotizmi shqiptar dhe po e treogjne fytyren e tyre te ndyre haptas fare….

      Keta artikuj si puna e ketij jane si klithmat ne grahmat e fundit e atyre reptileve te shkretetires qe jane duke ngordhur…….

      Ju diskretitoi Sala , ju futi te gjalle ne dhe me duart tuaja ==hahahahahaha

      __Gjithe Shqiperia do ju urreje juve tani o kaure , se po ju del fytyra juaj e vertete kriminale antishqiptare——–

      Se ne fakt ju jeni si ai vrasesi qe ri ne prite, Por Sala si bir kurve qe eshte
      ju beri qe te dilni nga vrimat ku jeni fshehur para kohe ……

      Hajde Sali Berisha hajde , se gjithe Shqiperia do votoje pro teje

      Vazhdo keshtu Sale me patriotizem, _-Jep pashaporta per gjithe shqiptaret ne Ballkan , sa me shpejt filloje……

      ..Dhe direkt fillo Lobimin ne Washington per Bashkimin Kosove -Shqiperi dhe Maqedoni

      Hec Sale, se je vonuar shume ,shkerdhate !

      1. coku says:

        harron zotrote qe jeton ne nje evrope te mbushur me “Kaure ne Alarm ”, po te pelqeu evropa mire po s te pelqeu shko tek vellezerit e tu. nuk eshte se kane frike kauret sipas teje por ti je shpirtkeq dhe kerkon te mbjellesh nje percarje qe nuk ekziston. ky eshte qellimi yt dhe i baces tend.

      2. per Rajmondin says:

        Meqe ti rajmond i paske per lavderim, po te drejtohem me epitetet e tua:
        O Rajmond shkerdhata (ose biri i kurves), ti me kujton ata qe ne 1997 kane shperndare armet duke i bere thirrje qe te sulmojne labet e Vlores (qe jane ne shumice musulmane). Tani del e ben thirrje kunder kaureve. Nuk ka mundesi te jesh shqiptar, por bastard sllavo-turk-grek-etj. Kujt ja ke shitur bythen? Pres pergjigje pa censure.

    2. Majlinda says:

      berisha nuk e do futjen e Shqiperise ne BE, dhe kete po e tregon me vepra. Me fjale akuzon Opoziten se eshte ajo shkaktare, me vepra po i ben vete, eshte shume e dukshme.
      Nuk duhet lejuar ky njeri- patriakal, sharlatan i ketij vendi te bej cfardo ai, jo cfare duhet bere.
      Ne duhet ta largojme kete njeri te rrezikshem per kombin njehere e mire vetem me VOTAT TONA- Votoni kunder ketij shkaterrimtari te endrave tona Europiane, Bejeni masivisht kete veprim ne Qershorin e ardhshem, Nese do jemi shume, sado te vjedh vota ai, nuk mund ta mbuloj dot Diellin me shoshe. Kjo duhet te jete Lufta jone kunder ketij njeriu- qe qesh ne hidherimet.

  2. jabanxhiu says:

    Shkrimi siper i z. Vasjari ( qe eshte diamant) ka vetem nje te mete: Ju quan ju te gjithve Zejtare dhe do te ishte mire te ishte dhe ai qofte ne formen e komentit. Ju nuk jeni zejtare por jeni elifmatrake qe shkruani pacavure surrogato. Le ku i referoheni vehbiut me citime kuptohet niveli e cilesia e shkrimit. E zgjat etjerr e stergjat si nje gargare per per te pastruar virusin apo papastertite e mbetjeve te ushqimeve te pa pertypshme te dekompozuara ne laring dhe na i derdh me materien e masen e shkumes se gargares ne leter duke kompozuar shkrimin. Une nuk di si ta quaj snobizem, idjotesi, mungese intelekti apo paranoje inferioriteti qe nuk ju lejonte shihni sec bejne fqijnjet dhe cbejme ne. Hashiqare serbet serbise kane vendosur radikalisht vijen e kuqe. Hashiqare serbet e bosnjes i thone ambicjet e tyre, ashiqqare serbet e kosoves gjithasht me paralele politike, te injoruar e te klases se dyte shqiptaret e Maqedonise mbajne ne kembe nje shtet qe nuk ka asnje gjase te mbijetoje. ( Dhe nuk e kuptoj si nuk e kupton kete nje intelektual qe maqedonia nuk ka as me te voglin shanc ekzistence) Dhe e di pse nuk mbijeton dot? Se eshte lufta e kulturave. Se eshte kultura qe nuk i le te mbijetojne dhe eshte forca e gravitetit te shtetit shqiptar qe nuk e le kete kulture te asimilohet. E ke pa o njeri projektin shkupi se cfar ka bere gruevski! Shife shife kullohue ftillohu dhe pstaj fol per nacionalizem. Nuk po flas per Grekun se nuk me del komenti se na ka pjekur te gjalle ne hell dhe tani ne pritje dilomatike na injoron duke deformuar me ndergjegje Flamurin me shqiponjen me koke poshte.Te Greku cdo gje ulerin nacionalizem dhe urrejtje rracore. Shqip une nuk kam lexu nje shkrim kaq monster deri mer sot. Behet fjale per dicka natyrale o njeri dhe fare te natyrshme qe do te ndodhe se eshte e ligjshme.

  3. Trimi says:

    Po mor po por ky bisha eshte me keq se ujku i plagosur . Nuk di mbase ndonje nga ju eshte me optimist por ketu vec terr shoh. Shiheni dhe do perjetoni dhe mandatin e trete te suxesit te qeverise se mashtrimit

  4. edi says:

    Artikull i shkelqyer i nje njeriu te ndriçuar dhe largpames.Shqiperia dhe Kosova duhet te degjojne me shume njerez te tille dhe jo sharlatane si Kreshniku i akz.

  5. Lirim says:

    Shoku Berisha eshte i tmerruar se po te humbi zgjedhjet, e di qe do dale para drejtesise per tradhetine e demokracise, per krimet dhe korrupsionin ne qeveruine tij gjate 22 viteve. Tani del me tezen e shtetesise per gjithe shqiptaret, qe eshte nje ide e vjedhur nga Partia KUQeZI e Kreshnik Spahiut, qe po punon heroikisht, i perkushtuar per bashkimit kombetar, qe deri pak ore me pare kundershtohej nga Bersha.
    Bashkimi do te realizohet, sepse shqiptaret kudo e deshirojne dhe po bejne te gjitha perpjekjet dhe luften per ta arritur, dhe dita ka ardhur qe shqiptaret te kerkojne te drejtat e tyre te mohuara shume gjate. Shoku Berisha i frikessuar, vetem po e demton dhe pengon bashkimin e Shqiptareve

  6. ardi23 says:

    Pergezime zoti Misha, shkrim me te vertete i persosur.Le ta shpetojne kete artikull ne kompjuter te gjitha kokat e nxehta nacionaliste dje ta lexojne sa here qe dalldite patriotike mbushin politiken shqiptare.

  7. h says:

    kot beni analiza Sala nuk ka fituar asnjehere po i ka vjedhur votat,pse e ngaterroni kot popullin . Sala sa ka qene gjale nuk ka fituar asnjehere dhe ’92 nuk fitoi .pike .

  8. Albana says:

    Nuk dua te komentoj nacionalizmin e shprehur kohet e fundit nga Sali Berisha sepse me duket per fushate te brendshme politike, por argumentimet e Piros per rrezikshmeri te nacionalizmit shqipetare ne keto momente me duken me teper nga kendveshtrimi i nacionalizmit grek apo serb.

  9. toni says:

    E megjithate kete here Berisha tha te verteten,europes kjo i pelqen po jo ne formen qe e tha Berisha.Kryeministri i sotem Berisha nuk ka nje emer te mire ne europe dhe nuk eshte i besushem si dikur,jam shume i sigurte se zbatimin ne praktike te asaj qe e tha Berisha do ta beje Rama,mjaftojm te shikojme se si rreagoi per paktin detar qe beri qeveria.Me vjen keq po shkrimi me kujton hartimet qe benim dikur ne shkolle.flm

  10. uki says:

    Shkrim i shkelqyer

  11. Don Cico says:

    Klass! Argument brilant.

  12. luis says:

    Eshte e qarte se Berishes nuk i ka mbetur tjeter karte per te shpalusur pervec nacionalizmit ekstrem.Ai ne te vertet nuk ka as edhe njehere te vetme nje politike te drejte por eshte teper i djallezuar dhe di ta perdore me se miri cdo karte qe i nevojitet turmes pa koke te verioreve.
    Shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise jane indoktrinuar aq keqas me sundimin sllav saqe jane bere me turq se vete turqit dhe kesisoj Berisha eshte ai lider i endrrave te tyre se duke qene nga veriu dhe me emrin Sali per to kjo perben nje domethenie te madhe dhe asnje politikan i kraheve te tjere kushdoqofshin nuk mund ta rrembeje kete kurore nacionaliste.Une kam degjuar shume kosovare qe kishin nje urrejtje patollogjike ndaj Kreshnik Spahiut pavaresisht se ky ishte i pari qe shpalosi idene e shqiptareve te bashkuar.
    Berisha ka qendruar ne pushtet ne saje te perkrahjes se marrosur qe kane pasur shqiptaret jashte kufijve shteteror te Shqiperise.
    Faktori nderkombetar duke pare kete yryshje te shqiptareve atje pro Berishes e bene te mundur qe ai te qendroje ne pushtet thjesht per te neutralizuar ndonje radikalizim te situates ne ballkan e ku me kryesorja faktori serb realizonte me se meri me Berishen ato ambicje qe kerkonte sepse duke qene i etur per pushtet atij i lejonin krahe te lire te vepronte si te donte me qytetaret e vet dhe njekohesisht Serbia te eci perpara drejt aspiratave europiane dhe Shqiperia te ngelte ne klase ne cdo provim.
    Berisha kaq antishqiptar eshte saqe duke e ditur se nuk mund te fitoje nje mandat te trete perdore kete lloj teze nacionaliste te shfrenuar saqe deshiron jo vetem te ja prishe marredheniet e qeverise tjeter me fqinjet por dhe te krijoje nje urrejtje nga shqiptaret ndaj qeverise se re se me humbjen e Berishes ata te mendojne se humben rastin te bashkohen ne nje shtet te vetem.
    Kryefjala e kesaj ideje eshte se edhe sikur te fitoje Berisha shqiptaret jo vetem nuk do arrinin aspiratat e tyre por te pakten keta idiote do ndjeheshin te qete se nuk po i shkerdhen Rama por po i shkerdhen Saliu.
    Si perfundim ne shqiptareve te Shqiperise nuk duhet te biem pre e shqiptareve te Kosoves dhe te Macedonise per ne radhe te pare te shohim interesat tona ekonomike dhe sociale.
    Kosovaret duhet te reformohen ne radhe te pare dhe pastaj te kerkojne bashkim se si shume po i fusin hundet ne punet tona dhe kur ne fakt vetem sherrin ua kemi pare.

  13. 2xMark says:

    Edhe sikur te kene ardhur: a)tezat; b)shkrimi gjysem i gatshem; c)porositur me garanci 100%; ç)P.Misha te jete nje nga grupi i punes i njohur ndryshe edhe si klan (emrat iu kujtohen besoj) etj, etj nga pertej detit, nga miqte tane strategjike te Shteteve te Bekuara te Amerikes, qe reaguan menjehere e nder te paret per pathosin e papritur patriotik e brockullat e populistit Berisha e te jete nenshkruar nga Pirroja, shkrimi eshte nje kontribut. Ai njekohesisht tregon perparesine e padiskutueshme te personaliteteve te shoqerise civile, ne kete rast te Pirros, dhe, per fat te keq mjerimin e mjerueshem te te mjeruarve berishiste, te teoricieneve te tyre, qe, ne fakt s’jane kerkund, se do te jene duke numeruar fitimet e dites.
    Ne vend qe te jape llogari para popullit te tij, kendej e matane kufijve, PERBINDSHI BERISHA (sic shprehej edhe DASH, si nenceshtje ne deklaraten e tij), qe po humb shansin PER TE TRETEN HERE, e perseris PER TE TRETEN HERE, e duke qene ai ne pushtet (te pakufizuar, si nje monark i pakurorezuar)per te marre statusin e kandidatit per ne BE, ngre nje stuhi nacionaliste me…presh ne byth, pa asnje konsultim paraprak, pa asnje rrethane favorizuese, si te ftoje shoket e vet per nje ndeshje futbolli me porta hungareze.

  14. Alket says:

    Shkrim i mire. Zonat me Shqiptaret kudo ku ndodhen Jane me te varferat ne Europe dhe ne Bote, prandaj nacionalizmi ze vend. Aq me keq kur gjera te tilla ndodhin tani kur kemi nevoj per fqinjet si per paqe dhe per Busines.

  15. po çfare nacionalizmi thote berisha,,, kur ARBEN IMAMI I shiti te gjitha armet se gjasme ishin te vjetra,,hajde se po marrim ndonje hu ne dore e do te hidhemi ne sulm, po çe do se ne shqiptaret nuk kemi buke.. nacionalizmi do zemer por duhet edhe te hame.. KU jemi katandisur ? POR per derisa kjo ender eshte e gjithe shqiptareve pse mos te shpresojme??

  16. 21janari says:

    Piro:
    Pergjigja me e mire eshte injorimi.
    Askush nga te huajt nuk e merr me seriozisht Saliun

  17. Shqipëria është vend ballkanik,dhe as mund të sillemi e as të veprojmë jashtë realitetit të këtyre anëve…!Kroacia,shtet nacionalist,ishte dhe sivjet (vitin që vjen në fakt…)bëhet anëtar me të drejta të plota në BE,Maqedonia,ka vite që e ka marrë statusin dhe vetëm për çështje të emrit po rri mbas derës së BE,Serbia shteti më shovinist në ballkan dhe europë…pa një të dytë për krahasim..(por ajo mbështetet fort nga rusia….)…Megjithatë,kjo,(serbia)pret me ditë të bëhet anëtare e BE…Për faj të luftrave kishte mbetur mbrapa nesh në negociata për anëtarësim,por befas…pa hequr dorë as një moment nga nacionalizmi ekstrem…nga shantazhet,dhe destabilizimi në të cilin e mban Kosovën,përsëri,po bëhet anëtare e BE…Mali i zi..përsëri….luftra e gjakderdhje e ka çuar gjithë këtë shekull jete përkrah nesh e përsëri,pret së shpejti anëtarësimin në BE…Greqia,shtet ultranacionalist….Madje me nazizëm të legjitimuar edhe në parlament…..anëtare prej 30 vjetësh në BE…me krizë që infektoi gjithë europën e botën,e përsëri,askush nuk i thotë një fjalë të vetme,për sjelljen nacionaliste dhe ekstremiste…sidomos ndaj shqiptarëve,maqedonasve….etj…Përse Shqipëria u dashka të mos sillet siç e do kuvendi i këtyre anëve…..Mirëpo,ka një dallim të madh mes nacionaliznave të fqinjëve tanë si një standart i qëndrueshëm,i pakthyeshëm,dhe nacionalizmit copë-copë shqiptar…20vjet politika shqiptare i ka shërbyer me përulësi këtij shovinizmi të fqinjëve…befas,marrim vesh se kryeministri ynë që deri në mëngjesin e tre-katër ditëve më parë ishte Raja i shovinizmave ballkanas na kthen faqen….Bëhet nacionalist…!Që nuk ka fare shpirt patriotizmi në ligjëratat e berishës,(ka vdekur patriotizmi i tij që në vitet ’90),janë të paktë ata shqiptarë që ende se dinë…Por,nacionalizmi që bën berisha i duhet vetëm atij…por kurrsesi shqiptarëve…Pasi e shkatërroi ushtrinë dhe armatimin e shiti për trafik e skrap,pasi rrënoi ekonominë deri në varfëri e mjerim të plotë,pasi shiti gjithë sa pati mundësi nga toka e deti i vendit,pasi privatizoi gjithë çfarë deshi për miqtë e trafikantët rreth tij e për vendet fqinje,pasi po e fut vendin në një krizë më të rëndë se ajo e vitit 97…është e vetmja ”barkë shpëtimi”për të..Të bëhet nacionalist…!Ai e di mirë se sa e adhurojnë turmat tona ..nacionalizmin…!Shqiptari e do shumë pushkën..pa bukë e mirëqënie duron,por pa vrarë e therur me pushkë e thikë..nuk bën dot…Mirëpo,këto hesape i ka bërë gabim kryeministri,sot janë të pakta turmat që ja ngrejnë peshë zemrën atij…dhe ca më keq akoma..ato janë të shpërndara në gjithë ballkanin ku jetojnë shqiptarët…Nacionalizmi i kryeministrit,është vërtet i rrezikshëm…Ai është fitili i ndezur i një mase të madhe dinamiti…që mund të hedhë në erë vetëm çështjen shqiptare,të mbetur pezull,edhe për faj të tij…

    1. Albana says:

      Komenti juaj Kaonia shume i sakte, mendoj se kendveshtrimi yt eshte shume me i sakte se i Piros.

  18. L.Itali says:

    Shkrimi perpiqet te sqarojë me shumë cfare ka ndodhur se sa të perballet me realitetet që ngërthejnë sot Shqiperine,shqiptaret të kufizuar me Mur padrejtsisht nga Europa e vjeter dhe fqinjët grabitqarë.Këto janë realitetet rreth të cilave “zjejnë” prej një shekulli shqiptaret.Ajo që beri Berisha dhe mori edhe notë paralajmerimi nga BE,është vërtet një sharlatanizëm për vota,krejtsisht jo prej shtetari,agravuese me fqinjët që,natyrisht duhen kuptuar mirë dhe me qetsi t’u kthejmë përgjigjet.Nuk kam vrejtje për cka autori i nderuar shkruan kundër Berishës,me përjashtim të percaktimit të gabuar se ai dikur ka qënë tjetër,gjë që edhe nëse s’dihet ku e bazon autori,mjafton të kujtojmë Rambuje ku u desh nderhyrja amerikane bie”moderniteti”i këtij politikani përherë trashaman!Mund të sjell dhe raste të tjera,ku thyerja e Embargos ndaj Serbise apo quajtja e UCK bandë terroriste janë të njohura.Të cudit fakti që për këto probleme autori i drejtohet si”shenjt”mendimtari,A.Vehbiut dhe pikerisht në analizë që paska bërë z.Vehbiu(shkruan mirë ndonjehere,por pergjithsiisht keq,dhe nuk po e atakoj këtu sepse normalisht atë e kanë sjellë për dy hartat që si thotë autori,nuk kanë sjellë protesta,apo terheqje ambasadorësh.Mjafton Nota e BE dhe anullimet e mosardhjeve për Festën,tregon se ka kunderrymë nga fqinjët grabitqarë.Mosardhja e shume kryeministrave(nuk llogariten ata poshte që nderojne homologët shqiptare)tregon jo vetem mjerimin e Berishës që e abandonuan,por dhe trashësinë e tij mentale,politike që demton shtetin shqiptar!”Edhe fiku nuk këputet vet kur është i papjekur,por kur piqet shumë ai bie edhe vet,”thot filozofia popullore.Pra me argumentet e z.Vehbiu kuptohet jeni shume keq,sepse edhe emigrantët shqiptarë që vjelin ullinjë në Preveze,grekët nacionalistë i përzunë,ndersa më parë naziskinët grekë me delutete nê parlament kanë manifestuar ofensivën e tyre jo me buri autobuzësh,si injoron Vehbiu AKZ (?!)Pra dhe ketu autori ështe keq.Natyrisht “patatja”e nxehtë është reagimi i BE ku duhet të shkojmë,dhe jam dakort se Berisha,si gjithmonë “theu pjatën në kokën e tij”.Europa nuk mund të pranojë ato qe dërdëllit Berisha,dhe presioni i tij,sikurse thuhet është vetem zhurma,sepse Nota është pjata e tij në kokë!Edhe SHBA me duket se deklaroi dicka,por si gjithmonë këto deklarime amerikane më shumë se BE,vetëm majën kanë mbi ujë.Natyrisht ka edhe ligj BE,per kufijtë por mos harrojmë se është Anglia që po lejon një nënshtet të Mbretërisë së saj,Islandën,të bëjë gjer dhe referendum pavarësie.Kryeministri anglez firmosi për dakordesinë e referendumit,ku do marrin pjesë edhe 16 vjecarët.Këtë mund ta bejne shqiptaret përtej Murit,për të rrezuar Murin.Z.Piro Misha ndofta nuk e ka parasysh fjalën e zonjës Klinton me rastin e 20 vjetorit të renies së Murit të Berlinit,kur “prishi”entuziazmin e BE,duke u thënë:”Në Europë ka ende mure të tjerë që duhen rrezuar…”I rekomandoj gazetën italiane “La Repubblika”të konsultohet.Dhe zonja Klinton pak kohë më parë ishte në Kosove dhe Shqipëri,për të mos kujtuar dhe Serbinë ku u prit me protesta.Për cilët Mure,mund ta ketë patur fjalën kjo zonjë e madhe e shtetit më të madh të demokracisë botrore?Mund të na thotë z.Piro Misha?Askush nuk të dhuron dicka në këtë Europë në krizë,jo më bashkimin natyral.Berisha sigurisht,jam dakort,i bëri një dëm të madh serish Ceshtjes Kombetare,sepse e bën nxitimthi,nga makutëria,frika dhe përgjegjsite kriminale që ka bërë;gjer tek kryeantikombetaria,dhenia e Detit.Por faktorët e tjerë shqiptarë,kudo ku janë,brenda dhe jashtë MURIT,kanë të drejtë,o njeri,të rrezojnë Murin.Dhe duhet bërë pa ndeshkuar shtetin shqiptar,sa më shpejtë,pasi projektet e BE,janë tejet në zhvillim dhe ndarjet rajonale kanë filluar të dalin nga sirtarët sekrete…Pra është e qartë vet shqiptarët duhet të rrezojnë Murin.Besoj se z.Klinton ja ka bërë këtë vrejtje të madhe BE’,për ne,shqiptarët edhe pse vërtet flet në numrin shumës…Ne duhet të nxitojmë,Berisha është i vonuar!Ka shitur Detin!…

  19. diversanti says:

    O gazetari po mos shkruani kaq bukur e me kultur se nuk ju kuptojne simpatizantet e Berishes, dhe ne fund te fundit ne e dim qe ky eshte gati te shes dhe familjen e vet vetem te qendroj ne pushtet

  20. Mallakastrioti says:

    [email protected]@@Artikullshkrues!….i Nderuar…po ndalem vetem ne Frazat e tua te fundit:Levizjet Populiste jane kthyer ne “Bumerang”…dhe me kete kerkon te na Bindesh se Bashkimi i Trojeve Shqipetare eshte i pamundur?????GABIM…i Nderuar….
    1-Mos Krahaso Levizjet e Miloshevicit , ose ato mund ti Krahasosh me Levizjet e Sali Berishes…por Kurre sesi ..me Ndjenje e Shqipetareve , per tu Bashkuar ne nje Shtet..
    1-Serbet jane Pushtues ne Ballkane…si dhe ne Kosove..
    2-Shqiperia Londineze eshte e “Rrethuar” nga Trojet e saj te copetuara ku Popullesia eshte e paster Shqipetare…
    pra shkurt i Nderuar POZITA GJEOGRAFIKE e Bene te MUNDUR BASHKIMIN KOMBETARE TE SHQIPETAREVE NE NJE SHTET TE VETEM:
    3-Kerkohet vetem “Lufte” Diplomatike…dhe kerkohen Heronje te rin je Shqipetare..por jo si Sali Berisha apo ILir Meta..
    4-Ka Studime Strategjike (Anglia) qe kerkon Bashkimin e Trojeve Shqipetare…
    Shqipetare Luftoni per Bashkimin KOmbetare…lol

  21. Mark Gjonaj says:

    Une mendoj se Berishes i erdhi momenti dhe pat perfunduar me fushaten nga brenda vendit, para shkollave, ne inagurimin e rrugeve, ne organizimin e 100 vjetorit te Pamvarsise dhe mbasi i vuri kapak me hiperbolat e tij kur rivarrosi Ahmet Zogollin me fjalet e tij si gaz i padjegur i skapomentos, duke e quajtur nje nga figurat me te medha kombetare dhe burre shteti i shquar dhe qe gati nuk tha nga gezimi dhe i zgjuar qe asnjehere nuk e hengri ate kokerr ulliri qe ta provonte te vinte ne Shqiperi para 90-tes dhe me oficeret e mercenaret e Titos!

    Berisha, jo pak kritika ka pase dhe per mardhenjet me qeverite sllave rreth e percark vendit, biles dhe deri duke i sposorizuar sllavet e Mitrovices kur ai ka popullin e vet nder ma fukarenjet, deri dhe per buken e gojes. Berisha, e tejkaloi fushaten antienver duke u thene parlamentarve, a doni tua sjelle Faslliqin ne Parlament, e kishte mik shtepie e sponsorizues. U duke se per Berishen, bashekzistenca me fqinjet grabitqare ishte ne kulm. Berisha ka qene i pari qe e ka njohur shtetin maqedonas te Gligorovit.

    Por eshte shume interesant kthesa, mbasi mori dhe ca batuta nga Greqia, qe Berisha ishte 100 vjet mbrapa dhe duhet te shikoje perpara, nga Maqedonia se nuk mund te shkonte Gruevski se nuk kishte shkalle sigurie ne Vlore! Dhe, mezi priste te shkonte ne nje aktivitet te shqiptarve qe nga forma dukeshe si nje mitingash i para 20 vjetve per t’i vene zjarrin (komunizmit), dopgji e shkatrroi Shqiperine dhe Berisha dhe Hajdari ishin kapot dhe regjistruesit e ngjarjeve ma negative qe kishte perjetuar ai komb, ku ata ferkonin duart dhe benin “bilancin” e shembjes se komunizmit! Populli shqiptare u derdh si lum i dale jashte shtratit neper bote. Berisha megjithse e krahason veten me Skenderbeun, ne fakt ndodhi e kunderta, Skenderbegu erdhi dhe populli u mblodhe rreth tij, ndersa Berisha erdhi dhe populli u largua prej tij!

    Por cuditerisht, kesaje here nuk u interssue Berisha, se cfare thane amerikanet dhe evropianet per “fjalimet” e tij bombastike! Te paret, me nje habitore u shprehen se ne nuk mbeshtesim ndryshim kufijesh ne Ballkan dhe se Shqiperia, humbi shansin per ne Evrope, ma qarte ska me se ku shkon, ngadale Beg se ka hendek! Dhe te dytet, si ne kllapi, u shprehen se nuk komentojme fjalimet e Berishes, por i thane se ne duam fqinjesi te mire dhe qetsi ne Ballkan.

    Qendrimi i Berishes, do te ishte i besueshem, ne rast se ai do te ishte qe ne fillim te mardhenjeve demokratike me Evropen e dhe Perendimin(as shpejtim as ngadalsim), tani atij i ka ardhur veza dhe thur e pa thur cerdhen ai e leshoi dhe gjykoj se i jane thyer dhe nuk presin te celin zogje; ndonse Berisha i numeron pulat pa dale zogjt e rinje! Une mendoj se Berisha behet i pabesueshem, qe kur para heronjeve ka vene vrasesit, para tradhetise se Mbretit larteson popullin e pushtuar nga nazifashistat dhe para mobilizimit dhe mbrojtjes se kombit ka vene kapitullimin dhe lenjen ne uje te pafund siq ishte dhe eshte me shume se gjysmen jashte trungut! Berisha nuk ka qene dhe nuk eshte per Shqiperine Etnike e Natyrale, ate e shqetson se si do t’i vine edhe nje here guri per ta mbylle lojen e fitimit me cdo kusht te votave per 2013-ten! Prandaj, si per Ameriken dhe Evropen, nuk paraqet ndonje rrezik Berisha, se tash 22 vjet eshte punuar me plan per t’ja hequr dhembet. Minimumi, brenda e jashte kufijeve te tij, perkrahesit mund te djegun ndonje flamur dhe te thyejne ndonje xham vitrinash. Kufijte, shtyhen dhe mbrohen vetem me pushke. Perpelitjet e Berishes jane njelloje, si “trembja” qe i beri Ramizit me ceshtjen e genocidit te Tivarit! Me shume me duket si nje Don Kishot Ilir se nje luftetare i vertete i Shqiperise natyrale etnike!

  22. adriatik says:

    Greket ja bene nje here gropen islamikut nga vucidoli po e sollen prape ne pushtet hajdutet e PS. Megjithate, po u kruajt prape me greket…prape do e rrezojne.

    O malok…ata spo can koke per merkelin jo per per nje islamik si ty.

  23. misionari says:

    Me pelqeu fraza: “Nëse fqinjët tanë i marrin seriozisht këto harta, shkruan me të drejtë Vehbiu, do kishim dëgjuar për protesta diku, për nota proteste nga diplomacia ose për tërheqje të ambasadorëve.”
    Pse nuk ndodh kjo gje?
    Pergjigja eshte: Diplomacia e fqinjeve tane grabitqare ehste vene ne dujeni nga Berisha , si njeri i tyre, se idete e bashkimit kombetar i duhen per te fituar zgjedhejt e vitit 2013.

  24. PETRIKA says:

    E LEXOVA ME VEMENDJE NE PERGJITHESI JAM DAKORT ,POR KJO S’KA RENDESI.NE SHKUP BER-ISHA E HODHI BOMBEN. JO QE TE MBLEDH VOTAT POR PER TE TREGAR SE N.Q.S.NUK E PERKRAHIN NDERKOMBETARET (NE MAREZIN E TIJE QE TASHME KA NISUR PER VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE )SE MONSTRES ATY I PUNON MENDJA ,NGA FAKTOR STABILITETI MUND TE KTHEHET MENJEHER NE FAKTOR DESTABILITETI.AI E DI SHUME MIRE SE PO RA NGA PUSHTETI DUHET TA PESOJ SI SANADER NDRYSHE PASTAJ SHQIPTARET PER KEDO QE DO TE MAR PUSHTETIN DUHET TE THONE ME PLOT GOJEN “TE GJITH DERRAT NJE TURI KANE”.PRANDAJ MEDDOJ SE KY ESHTE NJE KERCENIM I HAPUR DHE NDERKOMBETARET OSE DUHET TE REAGOJNE OSE DUHET TI THONE BURRE SHTETI SIC I THANE KUR VRAU NE MES TE BULEVARDIT NJEREZ TE PA FAJSHEM.SALIU PO I PERDOR NDERKOMBETARET PER INTERESAT E TIJE SIC PERDORI ATE LEGENIN E P.P.E-SE QE NA GLLAMANISI NE MBLEDHJEN SOLEMNE TE 100 VJETORIT TE PAVARESISE KUR PRANOI TE FLISTE NE VEND TE NJE PARALITIKU.

  25. Konica says:

    Qe Berisha e ka bere kete kthese 180 gradeshe me teper per arsye elektorale, kjo eshte ashiqare. Kush mundohet te nenvizoje kete fakt sic edhe ka bere autori me siper me nje shtjellim te stergjatur e te panevojshem duket sikur do te thote “qielli eshte blu”. Gjithashtu, kush mendon qe nacionalizmit ne Europe i ka kaluar koha eshte pjeserisht i gabuar. Shikoni rreth e perqarke…nje Maqedoni sllave sajon lloji-lloji historishe antike dhe na e ben edhe Aleksandrin e Madh sllav. Greqia qe po vuan te zite e ullirit dhe eshte bere gazi i botes per dembelizmin e fodullekun, kur vjen puna per interesat greke, te merr gjak ne vetull. Serbia qe shkaktoi qindra mije viktima ne lufterat me te fundit sillet ballelarte dhe dinjitoze si nje zonje e Ballkanit. Turqia gati sa nuk i ka mbushur mendjen vetes dhe zones perreth se eshte e zonja te rigjalleroje otomanizmin e kohes se shkuar. Ta marre dreqi, a skemi te drejte edhe ne shqiptaret mbas 100 vjetesh te tregohemi pak nacionalist!!! E dime qe jemi 100 vjet mbrapa fqinjeve dhe nja 200 vjet mbas botes se zhvilluar. Por nese nuk shfaqim pak nacionalizem tani mbas 100 vitesh pavaresi, kur duhet ta bejme athere!?…Pse u dashka te pyesim fjala vjen Ardianin ne New York dhe Piron ne Tirane !? Mjaft me me eksperimente anarkiste, fashiste, komuniste, e fataliste…mjafte me me idelogji kombetare “komunistet s’kane atdhe”. Eshte koha per shqiptari dhe per pak nacionalizem shqiptar. Berisha eshte i ikur….mendoni per brezat qe do vijne….

  26. Uarda says:

    Turp t’ju vije! Te shitur…

  27. nastradini says:

    SHQIPTARET DUHET TE HEQIN DORE NGA PATRIOTIZMI FALLCO.

    Degjoni nastradinin o Patriote Dallkauke, qe ju eshte fishkur truni sa nje KACIDHE nga idiotizmi nacionalist. Sot aktualisht kosovaret blejne mallra nga Serbia me teper se 400 milione EUR ne vit. Ne Greqi po aktualisht jetojne dhe mbajne me buke familjet e tyre me shume se nje milion shqiptare. A e kuptoni ju se cfare tregojne keto shifra? Me cfare do te jetojne shqyptaret ne Shqyperine e Madhe Fantastike te Sali Komunistit apo te Kreshno Nacionalistit, pasi te kete vrare fqinjet dhe pasi te kete pushtuar teritoret e tyre ne kushtet kur nuk po kullandrisin dot territorin e tyre te vogel? Apo do te shellehen ne diell dhe do te mbushin barkun me pordha PATRIOTIKE te politikes injorante shqiptare? Kush do t’i mbroje shqiptaret nga hakmarrja e pashmangeshme e shteteve fqinje? Sepse GAXHOI amerikan ka shume gjasa te thote: “Vete e bete, vete ta pesoni!” Ne se e keni harruar ju a kujton nastradini: Para do kohe nje tabor nacionalistesh greke hyri ne Shqiperi si ne dasem dhe vrau e likuidoi nje repart te tere ushtarak. Askush atehere nuk u be PATRIOT. As Sali Berisha dhe as Kreshno Spahia. Ushtaret e vrare nga nacionalistet greke i varrosen ne heshtje shpejt e shpejt pa buje fare dhe pushtetaret futen bishtin nen shalle me ngushellimet e kortezise mortore per familjaret. Perfytyroni o dallkauke sikur te hyjne jo nje por dhetra, qindra, mijera tabore te tille gjakatare, jo vetem nga Greqia, por edhe nga Serbia e Maqedonia kush do t’i mbroje shqiptaret nga masakra dhe kahsapana? Mesiguri nuk do te jete as Hitler Saliu dhe as Duce Kreshniku albaneze. Me siguri nuk do te jene as dallkauket ne TEMA qe behen si “gjela PATRIOTE maje plehut” me llogje interneti, por qe marrin arratine nga syte kembet nga frika e ULKUT real. Artikulli eshte aktual, mund te ishte me i shkurter dhe me i lehte per t’u lexuar pa llafollogjine retorike boshe, por permban nje te VERTETE esenciale:

    SHQIPTARET DUHET TE HEQIN DORE NGA PATRIOTIZMI FALLCO.

  28. alban says:

    Nacionalizmi eshte streha e fundit e kopukeve politik.Kjo po ndodh dhe ne Shqiperi.Urime per shkrimin.Eshte fatkeqesi,se si Pirro ka me qindra inteleektuale te cilet politika e te gjith kraheve i le jashte angazhimeve.

  29. Adem Jashari shqiptar says:

    Shkrim me antishqiptar nuk kam lexuar,le me komenti i këtij pordhmadhi me nickname Nastradin!Gjithe kombet europiane e kanë spektër të dallueshëm nacionalizmin dhe në Belgjikë vendi mbeti një vit pa qeveri.Në Spanjë nacionalizmi bask është primar dhe Skocia me nacionalizëm arriti të marrë referendumin pêr vitin 2014,ku natyrisht fiton dhe pavarsinë.Ne Itali nacionalistët e Legës së Veriut janë në parlament dhe pothuaj gati të ndahen nga Roma ladrona(hajdute).Ne Greqi na e treguan kërcënimin,po kështu në Serbi nacionalistët janë në pushtet.Perse shqiptarët të jenë inferiorë të paktën me subjekte politike dhe jo me qeveritarë idjotë si Berisha që këtej fal troje dhe këtej lexon qëllimisht për vota “testamente”burrash shqiptarë të 1912 që përcaktuan normalisht kufijtë që Europa e vjeter i grabiti për fqinjët tanë në konferencên kriminale të Londrës.Une praktikisht votoj tani për opozitën që po luan shume bukur,pa kerkesa nacionaliste,ekstremiste si Berisha,por mos harrojmë se është ajo më e mundshmja për të bërë rrotacion pushteti,dhe ajo ka në program RILINDJEN.Askush nuk i kushton vëmendje kësaj,por Berishës që është i degraduar qekur Alia e pruri me projekt sllav dhe turpesisht Misha nuk e thotë,por thotë të kunderten se”ka bërë politikë moderne”me BE(theu embargon,ngriti piramidat,rrezoi shtetin,pushtoi institucionet,kryeministrinë…)Nga ana tjeter qënkan të fortë dhe të arsyeshëm per të mos lënë shqiptaret të rrezojnë Murin(si thuhet në një koment drejt)dhe të mbeten perjetë nën sundim të të tjerëve…Referendumi në Maqedoni,Mal të zi,Preshevë,Camëri,i organizuar nga BE,forma më paqsore,ndryshe lufta me fqinjët është e pashmangshme pavarsisht se”i moderuari” dikur,sipas Mishës,shkaterroi armatimet,coi për skrap industrinë kineze të prure nga Hoxha per këtë qëllim(natyrisht duhej rinovuar po me Kinen,athere vend i 49,sot i 2)U perket shqiptareve jasht Murit të organizohen dhe të gjejnë edhe armë(dhe në skeni,armë gjeni,ja rrembeni atij qeni!”)nëse BE dhe fqinjët nuk pranojnë referendumin demokratik.NatyrishtShqiperia do mbështes,pa u perzjerë qeveria e cila ruan raportet me BE duke kerkuar referendum!…Në Greqi eshte me lehte se bota di që trojet shqiptare janë grabitur dhe Camëria është gjallë.Nderkohë shqiptaret e lashte aty janë ndergjegjsuar që nuk janë grekë dhe një shkëndi duhet të digjet edhe Athina nga arvanitasit e shtypur!Por kjo do ndodh nëse Greqia do mbajë me forcë Prevezen,Janinën…të dyja gati për shkeputje nga shteti i falimentuar plote borxhe i Greqisë!Ndaj vlen stuhia të ringrihet dhe të rrezohet Muri.1912 është me dokument të pavdekshëm shqiptar!Pakëz kurajë natyrisht duhet por jo prej antishqiptarëve që dhuruan det,sot,as nga ata skeletër zogistë,që jugosllavia i solli në pushtet,dhe dhanë Vermoshin dhe Shën Naumin,as frikamanët antishqiptarë që kafeneve tregojnë barzaleta të Nastradini.Eshtë kohë e shqiptarëve të vetorganizohen atje ku ka shqiptarë me Mur të ndarë nga vëllezrit shqiptarë!Tjeter gjë cbëjnë shqiptarët e varferuar dhe mashtruar në Shqipëri,tjetër gjë cbëjmë ne nën Greqinë,Maqedoninë,Malin e Zi dhe Serbinë!Megjithatë,ndihma e shqiptareve të Shqiperisë,për Rilindje duhet!

  30. Mark Gjonaj says:

    Very good Adem Jashari shqiptare! Eshte ashtu siq po thoni, asnje rrth e perqark nuk ka hequr nacionalizmin, armatimin, ushtrine dhe ndjekun situatat. Ndersa ne te gjitha dhe i themi ketij nacionalizmi qe hajde e provoje, ose nuk me ndalon dot te bashkohem. Berisha, me mielle hua, u thote te tjerve urdheroni se u mbaje une! Berishes mbasi i kane hequr dhembet, e shikojne se si u kanoset dhe i “tremb” komshit me karten e bashkimit te trojeve. Berisha, nuk mund ta kuptoje se ai greku ja pret ne qafe 700 mije emigrant dhe i thote ja Shqiperia Etnike e juaja. Berisha nga pazaret me grekun, si tha dot mitingut fashist vorioepirot qofte dhe nje fjale kaq “trim” i terbuar eshte! A mund te me thoni cfare ushtrie kane fqinjet qe Berisha hedh “valle” ne gojen e ujkut! Ku eshte Komandanti i Pergjithshem i Ushtrise shqiptare pa ushtri(Gjenerali i ushtrise se vdekur)?! Imami largohet nga ushtria sa te degjoje nje pushke, jo te udheheqe trupa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje