INTERVISTA/ Majko: Deklaratat nacionaliste të Berishës janë shantazhe. Zgjedhjet e vitit 2013 do jenë referendum

5 Dhjetor 2012, 00:03Politika TEMA

Deputeti socialist, Pandeli Majko flet për Ilva Taren në emisionin “Tonight”

100 vjet më parë aty ku Ismail Qemali formoi qeverinë e parë sot u ul Kryeministri Berisha si mendoni, sipas jush cila qeveri ka qenë më e suksesshme?

Nëse mund të krahasohet çdo qeveri që ka kaluar në Shqipëri qeveria e Ismail Qemailit e ka mbajtur Shqipërinë, të tjerat janë mbajtur nga Shqipëria. Çdokush do të kishte dëshirë që në 100 vjetorin e vendit të vetë të ishte në këtë ballkon, por ballkoni ka një rrezik, atë të krahasimit dhe kur e bën e kupton distancën që fillon me një gjysëm humori dhe përfundon me mërzi. Dalja në ballkon është një kërkesë, të marrësh diçka nga lavdia e këtyre njerëzve.

Po sikur të ishit ju në atë vend?

Kam frikë se ky ballkon do të mbetet i atyre burrave. E kam provuar atë ndjesi dhe në Pezë, por është e pamundur të vendosësh në vendin e tyre.

Pikat ndarëse mes Ismail Qemalit dhe Sali Berishës?

Është një pyetje e pasinqertë, nuk mund të krahasohen. Ismail Qemali përballë Berishës është krejtësisht botë tjetër, qeverisi për një kohë të shkurtër. Përshtypje më ka bërë largimi i tij, i ka dhënë madhështinë më të madhe atij. Nëse vlerësohen sot nuk bëhet për kohën, por për momentin dhe kohën e duhur në të cilin hodhi themelin e shtetit shqiptar. Sikur ai të mos ishte sot s’do të kishim Shqipëri, shqiptarët do të udhëtonin drejt Anadollit. Shumë erdhën pas tij por nuk ditën të largohen, e kam fjalën për pasardhësit e tij. Këtë e zgjidh vota sot por kur numërohet. Zgjedhjet sipas vlerësimeve kanë qenë më të mira se të mëparshmet, por asnjëherë të lira dhe të ndershme.

Ka pasur jehonë sot në atë sallë, deklarata e Kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë. Si e lexuat ju, fushatë, retorikë nacionaliste apo një premtim që duhet ta kishit bërë dhe ju?

Si projekt është diskutuar, por nën tavolinë, si projekt publik s’ka dalë as nga PD dhe as PS, ka dalë nga parti të tjera gjatë kohëve të fundit. Është një projekt që e kam ndjerë nga shumë shqiptarë, ata në trevat shqiptare e kanë ëndërr. Në këtë kontekst teknikisht duhet parë pozitive.

Do ta vazhdoni nëse vini në pushtet?

Ky projekt s’mund të ndalohet, s’ka arsyetim negativist, e bëjnë shumë shtete. Detajet nuk i di, di që ekzistojnë precedentë. Ky erdhi si një projekt i elaboruar. Por nëse marrim me ngadalë filmin, në 8 vjet nuk ekziston asnjë projekt mbarëkombëtar as për gjuhën, historinë, ekonominë. Ne jemi kaq vonë, tani po ju them një projekt që s’vjen nga shteti, por biznesi dhe ky është Digitalb-i. Nëse flasim për nënshtetësinë kjo duhet të sihte konkluzion, Shqipëria ende nuk i ka dhënë daljen në det Kosovës, s’ka një projekt ekonomik të shqiptarëve të trevave shqiptare të ketë qenë i suksesshëm. Në këtë boshllëk ky projekt i dhënies së shtetësisë ta ngre natyrshëm pyetjen se çfarë është? Ajo që di të them se 28 u kthye në opozicion. Në përgjithësi në opinionin publik shqiptar ishte e papranueshme.

Kjo u reflektua në heshtje me vërshimin drejt Vlorës. Pavarësisht anës teknike që e vlerësoj si ide, më duket e vonuar nga pikëpamja e protokollit. Ka elementë të natyrave të ndryshme që duan një reflektim, dhe kjo thjesht me pyetjen ku e ka hallin? Mund të ishte dhe bravo i qoftë Doktorit, por në një vakum të tillë kjo ishte një shkreptimë që filloi me deklaratën e tij për hapësirën shqiptare që solli një pështjellim. Berisha ka shumë qëllime, por kjo jo me dhënien e shtetësisë, ka të bëjë me atë që e kanë ndjekur dhe pasardhësit e Ismail Qemalit.

Ajo që tha Berisha 100 vjet më parë trojet fillonin nga Preveza në Preshevë ishte një deklarim i drejtë në kontekstin historik, por pati nga ata që e akuzuan Berishën për këtë deklarate, ju a e aprovoni?

Në kontekstin historik është e drejtë, por ai si kryeministër s’duhet ta thoshte, megjithatë shqiptarët kanë festuar jashtëzakonisht mirë pavarësisht pjesës së tortës dhe deshve. A është i ligjshëm ky festim? Absolutisht po. Popujt e tjerë s’janë mësuar të na shihnin në këtë mënyrë madje janë të shqetësuar. Ne bëjmë deklarata bashkimi, por bashkim duke sjellë sovranitet.

Ne s’mund të themi që 100 vjetorin e pavarësisë s’ka pasur delegatë nga Çamëria, ama ka pasur 4 delegatë sepse është shkruar dhe në histori, Vlora s’ka qenë ky qytet që është sot, por është një qytet më i madh. Rajoni ynë ka një histori më të madhe .

Albanofobinë e Berishës i takon atij ta shpjegojë më shumë, por ai ka dashur të na japë një paralajmërim me këtë deklaratë, të paktën kjo është sipas logjikës sime.

Po aludoni që Berisha po shantazhon ndërkombëtarët duke thënë që nëse nuk jeni me mua unë mund t’ju bëj këtë gjë? 

Siç është problemi mund të jetë dhe zgjidhja e tij, në momentin që palët mendojnë kështu them se ka fituar Doktori. Një presion po bëhet, ka të bëjë me fenomenin e mos të mësuarit të statusit të Shqipërisë në rajon, vazhdon me statusin e Preshevës që është në presion, vazhdon me atë të Marrëveshjes së Ohrit të pazbatuar ende e me radhë. Është fenomeni i një tradite europiane, është pjesa e rruzullit tokësor që ka krijuar gjysmën e historisë së njerëzimit, që ruan fort traditën dhe sipas kësaj Beogradi është respektuar, këtë status të tij po e konkurrojnë statusi i Shqipërisë, Zagrebit, Prishtinës e me radhë. Gjuha që përdoret për serbët në BE është e ndryshme nga ajo që përdoret për serbët, të jemi realistë, ka të bëjë me një element të të pamësuarit me një fat të tillë, deri para pak kohësh ne ishim një seksion të harruar, jashtë hartës së saj. Shqiptarët s’janë më sot si kanë qenë, janë bërë pjesë e psikikës evropiane, por s’mund të themi se na ka bërë automatikisht të respektuar.

Ka filluar të krijohet një retorikë e tillë se Brukseli nuk po tregohet i ndershëm me Shqipërinë?

Unë mendoj se Shqipërisë duhet t’ia japin statusin sido që të jetë, kur ia kanë dhënë një vendi që u bombardua nga NATO dhe problemet që i ka sjellë rajonit. Opozita nuk ka bllokuar, është turp që ne jemi vend anëtar i NATO-s, Serbia s’është, Mali i Zi, Maqedonia nuk janë, s’mund të krahasohet Shqipëria me Bosnje Hercegovinën. Por Doktori kaloi nga një përulje në një kulminacion direkt, shtetësia. Pse, pse pas kaq kohësh, e deklarove këtë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve në emër të shqiptaro-fobisë. Problemet e qeverisjes nuk duhet të ngatërrohen me këtë çështje, s’mund të justifikohen problemet e brendshme me këtë.

Pse mos ta luajë edhe këtë kartë qeveria shqiptare, kur s’jemi kaq të pëlqyer për BE?

Si projekt duhet të ishte konkludiv. Sot kufiri Shqipëri-Kosovë është njësoj si të kalosh kufirin e Greqisë. Sot që flasim s’kemi një projekt të qenësishëm me Kosovën, kemi një marrëdhënie mes politikanëve dhe projektin e Rrugës së Kombit, por kjo mbetet projekt rruge nëse nuk lidhet me projekte të tjera për arsimin, historisë e me radhë. Të thuash fjalën bashkim ka shumë sfida, por ndryshimi duhet të fillojë këtu, tek secili.

A mendoni se ka një plan diku të fshehur në DASH, në ato vende që na kanë mbështetur që ndoshta në një moment të caktuar do të ndodhë?

Ajo që dua të them nuk besoj se ka një plan të fshehur që të bëhet pjesë e ndryshimeve. Ka një ndryshim në fibrën e faktorit shqiptar, më përpara ishte ilegjitim që e kishin krijuar vetë ata. Statusi i shqiptarëve ishte pranuar me zë dhe pa zë si një çështje e hapur. Sot që flasim nuk jemi në vitet ’90, Shqipëria ka një status të saj është pjesë e NATO-s, Kosova ka një status pothuajse të mbyllur në të qenit të saj si shtet, e thashë kështu deri sa ajo të bëhet pjesë e NATO-s. Protokolli i tretë ka të bëjë me shqiptarët e Maqedonisë, pavarësisht se çfarë mund të thuhet Marrëveshja e Ohrit është një protokoll ndërkombëtar që i bën shqiptarët pjesë të atij shteti. Protokolle shtesë sigurisht që mund të ketë. Sot Kosova po diskuton me Beogradin. Unë kam folur edhe me analistë rusë, dhe mendojnë se zgjidhja e vetme për stabilitetin e Ballkanin është krijimi i Shqipërisë së Madhe. Kjo nxitje nuk vjen se ata duan të mirën shqiptare, por kjo se diku fle diçka. Sot që jemi Serbia ka mbetur pa një dalje në det, sot ne na duhet të mbyllim dhe të jemi insistues, por shumë përcaktues në logjikën e protokolleve ndërkombëtare që kemi në dorë.  Me serbët kemi një problem të hapur, me Greqinë po ashtu, me Maqedoninë, Malin e Zi. Në gjithë këtë histori të bashkimit ne mendojmë hapin e parë dhe të fundit, se çfarë është në mes askush se thotë, bashkimi s’është vetëm dëshira jonë por ka edhe disa balanca të tjera. Këto janë skenare që diskutohen jo për të thënë mos këtë e mos atë. Sot të gjithë shoqëritë shqiptare një problem bazë kanë, marrëdhëniet me politikanët, një pjesë e tyre jo që luajnë rolin e dyshemesë, por duan të bëjnë çatinë, ti duhet t’i informosh në momentin që s’e bën, shqiptari kaq don.

Për fqinjët është më mirë një shtet shqiptar apo dy, ishin të tepruara deklaratat në Shkup?

Jo, absolutisht, ne s’duhet të kemi turp të festojmë. Ne duhet të ndjekim protokollet ndërkombëtare që kemi në dorë.

Keni lënë të kuptohet se për shqiptarët e Luginës së Preshevës janë minoritet i Kosovës dhe ajo duhet të merret me ta, a bie ndesh me Kushtetutën?

Ajo Kushtetutë është kaq e filtruar sa na bënë edhe ne nervoz ndonjëherë. Presheva është një problem, por si problem ajo duhet të mbulohet nga Prishtina, nëse shikohet kjo si marrëveshje e Tiranës me Beogradin siç e kërkon dhe kjo do të thotë të kapërcesh Prishtinën. Aty është lapidari i UÇMB-së dhe kanë kërkuar të prishet, aty shkolla e Preshevës është më e madhja në Serbi.

Meta ka deklaruar rishikimin e figurave historike, ndër to edhe atë të Enver Hoxhës. Ka shqetësim për të shkuarën komuniste?

Kam përshtypjen se Enver Hoxha për historinë që ka krijuar është vështirë ta përdorësh si karrem. Mendoj se ne të gjithë i kemi hyrë procesit të pajtimit të vetës sonë me të kaluarën tonë, problem kontraverse. Historianët përdorin metodologji të ndryshme. Ka të bëjë me krijimin e një stature të historianit, unë s’e bëj dot këtë si politikanë. A duhet rivlerësuar? Si t’ia shpjegoj unë një djali të ri që ky burri me kapele është një kriminel, Hitleri i dytë. Ky krimineli ka thënë një shprehje në Konferencën e Paqes, s’kam ardhur këtu të më kërkoni llogari, më ka dërguar populli im t’ju kërkoj shumë gjëra. Këto çështje duhen parë në mënyrë logjike jo me dy të vërteta. Kjo jo për të harruar, por kujtesa duhet të ndërtohet mbi disa principe që ndan vlerën nga të pavërtetat.

Qëndrimi juaj për ikjen e Ahmet Zogun?

E kam shprehur me detaje në një shkrim timin publik.

Pse do të abstenoni për Prokurorin e Përgjithshëm?

Sepse procesi i nisur është antikushtetues. Për Llallën kam dëgjuar fjalë të mira nga kolegët e mi. Ina Rama ka punuar në një presion të madh, ka pasur guximin të nisë disa procedura që do të donin burra me dy r. Ne mund ta konsiderojmë për kohën që e ka drejtuar këtë institucion se më shumë ka mbijetuar sesa ka drejtuar. Zgjidhja e 21 janarit do të marrë rrugë në rezultatet e 23 qershorit.

A ndiheni i kërcënuar nga përqendrimi në një dorë të pushtetit?

Ne drejtohemi nga një njëri dhe ai është Sali Berisha.

Keni paralajmëruar për zgjedhje të paskrupullta në 2013?

Është shqetësim, në Shqipëri vidhen zgjedhjet. Ne e shohim si një ballafaqim parti-shtet.

Do i bindeni kryetarit që të jeni i katërti apo i pesti në Kukës?

Nuk do jem aty pa merak, do jem diku tjetër, në Korçë sigurisht. Ne nuk po diskutojmë si do të ndryshojë situata, por me strukturën tonë organizative se si mund të mbrojmë votat. Idetë për koalicione janë ende të hershme për diskutim, por këto vendime i takojnë kupolës drejtuese.

Ku do jetë Ilir Meta?

Nuk e di. Është në koalicion luajal me të djathtën.

Si do jenë zgjedhjet e 2013?

Zgjedhjet do të jenë një referendum, do të nxisin votuesit të marrin pjesë në zgjedhje nëse duhet ndryshimi apo duhet të vazhdohet kështu. Ky referendum do të ketë të bëjë edhe me një njëri që ka mbledhur në një dorë të gjithë pushtetet e vendit. Mendoj se Doktori është lodhur shumë, duhet të merret me rritjen e nipërve dhe mbesave.

Nëse fiton PS në këto zgjedhje, do të ishit i gatshëm të votonit për një kryeministër nga PS 28-29 vjeç?

Nëse do të ketë një 14 shtator në mes sigurisht që po. Por ai djalë nga unë do të s’kishte shumë këshilla, kujdes. Pas 8 vitesh e djathta duhet të shikojë shumë gjëra tek vetja, sidomos tek administrimi i shtetit. Marrëdhënia me shtetin këtu lë shumë për të dëshiruar.

16 komente në “INTERVISTA/ Majko: Deklaratat nacionaliste të Berishës janë shantazhe. Zgjedhjet e vitit 2013 do jenë referendum”

  1. Agron says:

    Nuk e keni zbardhur mire intervisten! Ne televizion ishte perfekt! Bravo Majko!

  2. loni says:

    ere se lef kote saliu,,ai nga greket e serbet shurren ne breke,,po ben si i forte aty ne shqiperi se ka nja 200 maloke mbas vetes,,te ha mutin saliu per cfare thote…mos u merakosni,,ne 2013 do qerohet cfaredo qe te beje tradhetari malok..

  3. mali says:

    Po he bre loni nga ke qene se nuk te kemi lexuar?!
    Edhe une keshtu them, ky pusht ka 277 maloke dhe ben trimin. Po te jete vetem te ha kaken dhe ben shurren ne breke

  4. Visar says:

    Berisha e vollli idene dhe punen e parreshtur, heropike te Partise KeZ, volli idene dhe punen gjigante te KeZ, per bashkimin e te gjithe shqiptareve ne nje shtet. Berisha kete ide e kundershto. por tani duje patur frike se humbet zgjedhjet, u detyrua ta pranoje dhe ta deklaroje si ide te tijen. Ky eshte mashtrimi i pafund i trashegimtarit te Ramiz Alise.

  5. liri says:

    Mire o Pandi jam dakord per ate qe thua po ti vete pse shkon dhe ha darka me saliun ne tirane dhe ne Bruksel kete pse nuk e thua!!pse shtrohesh me nje tradhtar ne tavoline mos i kini lojra kundershtite gjasme bejme opozite se Saliu na sundon ! e kapni e fundosni qenin ,po ju e mbani shtroheni me te neper darka dhe pastaj e kemi kundershtar dhe Saliut do ja bejme ate do ja bejme kete !!!!Pandi mos bej lojra se dhe femijet u kane pare ne bruksel duke pire e bere qyfyre ne kafene me Saliun!

  6. fatmir says:

    Kam nje keshille shume vellazerore per Edi Ramen. Politika nuk behet me emocione por me analiza. Dei me tash te gjitha keshillat e kolegeve i ke konsideruar dashakeqija. Ne fund vendimet i more shume te vonuara duke u terhequr nga pozicionet fillestare. Kuptoje edhe nje here se ne lufte politike duhet ta percaktosh qarte se pari kundershtarin e vertete. Kundershtar te vertete nuk e ke Saliun. Kundershtarin e vertete politik e ke burokracione amerikane dhe ate evropiane qe i frikesohen ndryshimit te statuskuose. Te gjitha formulimet e raporteve perfundimtare te organizamave perfaqesues te SHBA dhe BE behen nga perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi dhe ata i ka akomodu teper mire Saliu. Thjesht i ka blere. Kuptoje kete. Prandaj nuk je ne lifte me Salin por me te blereit e Saliut. Ti nuk mund ta ndalosh Saliun te bleje evropian e amerikan. Nderro dhe fokusohu mire. Gjeje strategjine qe t’ ua heqesh nga dora armet burokrateve amerikano evrioian. Pranoji ato qe ata te kerkojne dhe hiqua me kohe armet nga dora e mos e beje kete me vonese sic po e ben.

  7. lulzimi says:

    qe shqiperia te kete si udheheqes Pandi Majko tregon se eshte ne krize te thelle. Eshte nje nivel medioker dhe hajdut me cizme. Mjer ne.

  8. LORA says:

    Para tre muajsh,per majko efendiun,zgjedhjet e 2013-es do te ishin basti i Edi Rames.Tash po per majko efendiun,keto zgjedhje, do na u bekan referendum.Cfare mund te dale nga “mendja e ndritur” e majko efendiut pas tre muajsh?????Kush e gjen???????????Natyrisht qe vetem majko efendiu mund ta gjeje;andej nga nahija e dalzotesave te nano-kurves.

  9. elda says:

    Nje qen qe leh nuk te ha,dhe ju te PS vetem lefni,PD ben cfar ti doj bytha me ju dhe me popullin, ky ehte opinioni.

  10. Radio Brukseli says:

    Kush eshte ‘ZANATI’DHE çfare pune ka bere ky Pandi me thinja?
    —————————————————————–
    Mire qe me ‘gazetaret’ qe kerkojne te ‘harrojne’ shqipen per te qene sa me afer gazetareve te BBC por kur degjon e lexon ‘bajgat’ e ‘politikaneve’ qe jane pjese e krimit e korrupsionit shqipetar te flasin per popujt e tjere jashte kufijve nuk te vjen per te vjelle por per te dhjere.
    Ky ‘nxenesi i Dhjetorit’ qe ne jete nuk ka asnje zanat e nuk ka bere asnje pune ,perjashtu heqjen e ndonje guri ne themelet e shtetit tani pa shtet nuk mund te rrinte pa folur tani qe ndihet ere kerrme ose si i thone zgjedhje.
    Te perdoresh fjale bashkim apo nacionalizem eshte nje lloj pupulizmi femijesh lakuriq qe ka lindur me probleme psiqike e nuk ndihet qe eshte i xhveshur PSE:
    -Per faj te Pandelinjve ne nuk kemi arritur te ndertojme shtetin shqipetar.
    -Per faj te Pandelinjve ne nuk arritem te ndertojme shtwet te se drejtes.
    -Per faj te Pandelinjve ne nuk kemi pushtete ,ndarje e pavaresi te tyre.
    -Per faj te Pandelinjve gjysma e shqipetareve e mosha me e mire e saj u ‘arratis’ jashte kufijve me metoda te ‘fshehura’ titiste e nuk ka sy per qabe te rikthehen ne tokat e te pareve.
    -Per faj te Pandelinjve nga 3 milion shqipetare jashte 1/3 e tyre ose 1 MILION SHQIPETARE te moshave 1-30 vjeò marre si baze vitin ’90 nuk dine te shkruajne e lexojne shqip e shumica e tyre ne kufi me vendlindjen e token e te pareve.
    -PER SHKAK TE PANDELINJVE U SHKATERRUA BAZA EKONOMIKE E SHOQERORE E KETIJ VENDI NDERTUAR ME GJAK E DJERSE NGA TE PARET TANE.
    -PER SHKAK TE PANDELINJVE SOT NUK KEMI SISTEM EKONOMIK SI ASNJE VEND NE bOTE E AQE ME TEPER NUK MUND TI VIHET EMER PA ZGJIDHUR RAPORTIN MIDIS FORCAVE PRODHUESE E MARDHENIEVE NE PRODHIM
    -PER SHKAK TE pANDELINJVE NE JEMI POPULLI ME I VOGEL ME I EMIGRUAR E ME I VARFER I eUROPES.
    Per shkak te Pandelinjve sot òdo shqipetar nga i porsalinduri deri tek ai qe vdes eshte ne borxh 3000 dollare e nuk di kujt e pse .
    -Per shkak te Pandelinjve ne nuk dallojme shtetin nga populli se shteti eshte bere pale e jo mbi palet eshte futur kembe e koke ne biznes e i ka zene syte korrupsioni.
    PER SHKAK TE PANDELINJVE NE KEMI PATUR KEMI E DO TE KEMI NE QAFE SALINE .PER BASHKIM TE KUJT FLASIN PANDELINJTE?kerkojne te jene akoma ne pushtet?Torta ish prologu i zgjedhjeve dhe kete e dine shqipetaret e nuk e dine vetem GOMARET.

  11. VERONIKA says:

    Pandeliuuuu,unè nuk ndez as tv,po surrati jot gjendet dhe nè gazetè thuajse pèrditèèèèèèè.Nejse ,opozitarè-vèllezèr jeni,tani ju ka lènè pa punè Sala,keni vetèm detyrè tè lehni–eheee ktè e bèni mirè.
    Mund dhe ti kthehem nè çdo lloj pike ksaj interviste,dhe pyetjeve qè ju bèn I.Tare,po dhe mirè jua bèn,ju trajton pikèrisht si adoleshent i thinjur.Nejse mua mè bèri pèrshtypje,gjithmonè mè bèn pèrshtypje te ju,kjo pafytyrèsia qè keni.Pyetja mbi *figurè historike*,tè atij qè tè ka shkkkk…mamanè,pra dhe sikur ti thoshje babè,unè do isha habitur mè pak
    Juve zoti Majko,nuk dini si ti thoni tè rinjve qè ai ka qenè kriminel???
    Po pse mor zotèri,nuk dini si tia thoni,se jeni pa shkollè,apo se mami juaj ja ka kaluar mirè,ju ka thènè qè ishte burrè i mirè??Po mirè,kto mamatè tona,gjyshet tona qè nuk ja kaluan mirè,se pèr fat nuk janè tè gjitha si rraca jote,si ti thonè??
    Si na keni shkruar:::kemi hyrè nè proces,me pajtimin e vetes sonè me tè kaluarèn….A e kupton Majko,pse xhaxhi tè shkkkkkkkk mamanè,gjyshen ,gjithè fisin tènd pa gen njeriu,a e kupton zt.Majko pse Saliu po shkkkkkkkkk… TY, EDI RAMEN,PSE JU SHKKKKKK….21 JANARIN,PSE DO JU SHKKKK 2013—–SEPSE JU JENI MASKARENJ,JENI BIJ HIBRID Tè ASAJ RRACE TE FELLIQUR QE JU KA GJENERUAR,JENI LAVIRET ME TE KEQIJA QE KY POPULL MUND TE VENDOSTE NE KRYE TE TIJ.
    FATEKEQESIA E KTIJ POPULLI ESHTE PIKERISHT,MEMORIA E SHKURTER,SEPSE JUVE KJO JU INTERESON.
    DO ta them une Majko,pse ishte ai kriminel,do tua mèsoj tè 3 fèmijève tè mi,siç do tu tregoj qè njèher patèm njè kryeministèr adoleshent,na u mbyt anija nè det,por ky na kishte ikur,po festonte,i sheh ndonjèher nè èndèrr kufomat e atyre??Do tu tregoj si pagove RRAPI MINON,dhe pastaj çove lule te LIRAK BEJKO—HISTORINE E KUJT KA QENE APO JO KRIMINEL NUK E BEN AS TI AS LAVIRJA QE DOLI PO NGA RRACA JUAJ KURVE–LSI-ja,HISTORINE DO TA BEJNE ATA QE NE DO EDUKOJME,DHE TY DO TA SHKRUAJME EMRIN NE KRAH TE SALIUT,SEPSE BASHKE PO E TELENDISNI KTE VEND!!!!
    PJELLE E ZBORIT,TE PASKA BERE PERSHTYPJE IKJA E ISMAIL QEMALIT????
    PO ATEHER PSE NUK QERROHESH ME GJITHE ATA TE DESHTUARIT,QE KE ATY??
    JU PROVUAM MAJKO,JU PROVUAM–JE DESHTAK!!!UROJ TE JESH ME I SUKSESHEM NE FAMILJE,SE PASTAJ KUSHEDI CFARE DO TREGOJNE FEMIJET E TU PER SALIUN–EHE NDOSHTA AS ATA NUK MUND TA QUAJNE KRIMINEL-NDOSHTA DO I THONE BABE

  12. dritani says:

    Po Majko,po!
    Jepu nenshtetesi shqiptareve te Maqedonise dhe me pas prit qe Maqedonia te heqe dynenshtetesine.
    Kjo eshte menyra me e mire per te pastruar Maqedonine nga shqiptaret.
    Pastaj prit ta beje edhe Mali i Zi.

  13. lumjani kukes says:

    Ah-ah sikur ta keme afer ate Lonin,te ja pres veshet ashtu sikur qenit tim me te njetin emer.O zuzar hiqe ate shpreheje malok,sikurse edhe te tjeret qe dhone zoragji,gjusem opinge,laluce,mucalor me bratkoca,etje …etje.kushe ka zgjedhur politiken ka pelqu edhe sharjet.Ti o suzar;dhuaj Berishes.,tradheta,serbe,hajdute,kriminel…etje.Ti o suzar;Mos hidhe gurin per te vrare shume njerze,se nuk te kane faje.Shume here ke perdoreur fjalet,malok muti,maloket te hajne ate e keta,ato nuk jane ne fjalorin Shqip per te efenduar ne pergjithesi.Ah sikur te keme afer ta jap veshin ne vende te luges per te ngene zorret e tua.MORE ZUZAR.

  14. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    po erdhen moçaloret ne pushtet kan me instalue injorance e dhunen moçalore, mandej e shkreta shqipni

  15. ilir krimi says:

    PRANDAJ KUR VOTOHET SYTE DUHEN TE JENE NE BALLE E JO BYTHE
    Ata te ‘majte’ qe kane votuar ‘qenje’ te tilla te pakten duhet te skuqen,imagjino pastaj per ata qe e kane konsideruar ‘kryetar qeverrije’
    Eshte fatkeqesi qe nje ish kryeminister jo vetem qe eshte miop politik e intelektual por nuk njeh vetvehten.Kur u be lufta ne kosove e per inat apo humanizem shtete te fuqishem u bene me me te pa mbrojturin tek ne ‘shtetin’ e drejtonin spurdhjake te mbytur ne krim e korrupsion qe sot na dalin me flamurin e fitores e qe bombat i kane hedhur ata e NATON APO ‘naten’E KANE DREJTUAR ATA.
    Kur òdrejtonin keta lapangjoze tere shtypi europian viziv e i shkruar duartrokiste ambasadorin jugosllav me origjine malazeze kur kembekryq ne studjo televizive propogandonte luften e drejte te serbeve kunder ca njerezve te eger qe quhen shqipetare.KU ISHIN ‘DREJTUESIT’ E SHTETIT SHQIPETAR E DIPLOMACIA SHQIPETARE ME ATE KOHE.investimet e Europes e te Botes ne Serbi kane qene po ato si ne kohen e Millosheviòit kur tek ne po behet vendi kripe edhe guret çimento?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje