Për çdo dhjetë ushtarë, Imami ka një spiun të SHIU-t

5 Dhjetor 2012, 11:45Politika TEMA

Deputetët e opozitës në Komisionin Parlamentar të Sigurisë kanë konstatuar se në projektbuxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes mungonin zërat e parashikuar për SHIU-n.

“Përse SHIU nuk është përfshirë në këto tabelat siç ka qenë  herët e tjera në projektbuxhete. Vitin tjetër keni blerë pajisjet e interceptimeve të parashikuara në ligjin e buxhetit duke shmangur Kuvendin. Pra një blerje e tillë ishte jashtë miratimit të parlamentit. Ju këtu ose jeni të paaftë për të bërë planifikime, ose e bëni qëllimisht këtë punë për të fshehur disa veprime administrative që dalin jashtë kontrollit të legjislativit”, citohet Ilir Gjoni në gazetën “Shqip”.

Shërbimi Informativ i Ushtrisë ka në organikë 342 punonjës, ndërkohë që drejtori i buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes bën të ditur se fondi për këtë institucion është 370 milion lekë, ku zërat për shpenzimet zënë 66 milion lekë, gjë e cila konsiderohet si absurde nga deputetët e opozitës.

“U fol këtu për 342 punonjës të SHIU-t. Mua më duket shumë e shtrenjtë për shqiptarët, që për 3 mijë forca luftimi, pre tyre përllogariten që 342 të jenë punonjës së SHIU-t. Pra i bie që në 10 ushtarë të kemi një agjent të këtij shërbimi. Një raport të tillë nuk ka pasur as Sigurimi i Shtetit në kohën e diktaturës. Kur SHISH ka një numër jo më shumë se 900 punonjës, SHIU ka një luks të madh, pasi ka 342 veta, pra 1/3-ën e një shërbimi tjetër. Me këtë logjikë i bie një shërbim i ri paralel. Ne kemi dyshimet tona mbi këtë institucion. Çfarë bëjnë këta punonjës, ç’detyra kanë ata, apo shkruhet thjesht si pjesëtarë të këtij institucioni. Mendoj se edhe vlera prej 66 milion lekësh është më shumë sesa vlera që i është alokuar SHISH-it për vitin 2013. SHIU ka mbi 550 mijë dollarë që do të përdoren për blerjen e informacionit, ndërkohë që agjencia kryesore e inteligjencës  për sigurinë kombëtare, SHISH, nuk ka asnjë fond të tillë”, nënvizoi socialisti Bizhga.

Në draftin e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes në Kuvend “Për Agjencinë e Inteligjencën së Mbrojtjes” ku SHIU kthehet në AIM, opozita vëren se po krijohet një shërbim paralel me Shërbimin Informativ Shtetëror, ka dublim të kompetencave mes AIM dhe SHISH, dhe kreu i AIM vendoset mes konsultave të Presidentit me  Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes.

6 komente në “Për çdo dhjetë ushtarë, Imami ka një spiun të SHIU-t”

  1. safeti says:

    Ore lerini keto po na sqaroni si ishte ajo puna e Tom Doshit dje se sikur e shuan kete vater majtas edhe djathtas. Mesa duket Toma dje nuk embajti presionet e kulista e votimit te Adriatikut. Sa para jan ne tepsi? kush i kerkon LSI? kush rekrutoi Tomen?

    1. fl says:

      Po prti mer Safet, se ju thoshit ne fillim se i vrau Toma ate ne 21 Janar, si po ju pelqen tani?

      Qaja hallin socialistve se do e rruajne shume nga Adriatiku tani sidomos kur te vine ne pushtet.

  2. plaku says:

    Ti kene qeveri tre grekofile dhe nga ana tjeter financojne gjoja AIM-in. AIM e perdor Sala qe,te kontrolloje ShISh dhe opoziten. Kujtoj ketu se,Hitleri kishte disa sherbime informacjoni.
    Kam lexuar se,Admiral Kanarisi ( e vari Hitleri ne nje cengel kasapesh) shefi i kunderzbulimit te ushtreise gjarmane,i tha gruas se tij se,duhet te tregohet shume e kujdesshme ne bisedat telefonike,sepse edhe ajo survejohet.
    Gruaja i tha se,kjo nuk eshte e mundur se,ajo eshte gruaja e Admiral Kanarisit. Admiral Kanarisi u pergjegje se,edhe ai survejon bisedat telefonike te grave te sherbimeve te tjera te kunderzbulimit gjeraman.
    Ketu problem eshte sepse,Gjermania ishte nje shtet shume i madh, i forte ekonomikisht dhe nuk ishte demokraci sic pretendojme neve te jemi tani.
    Bravo Sale, beje vendin nje shtet policor, kur populli te jep voten.

  3. Shoku im burgaxhi says:

    Po mire, qe do blejne informacion me 550 mije usd e morrem vesh, por per te shitur informacione te NATO-s sa do kushtoje apo secili per hesap te vet?

    Psh, opinionit publik akoma nuk i eshte spjeguar fakti qe perse nuk u soll pako postale ambasadori jone ne OKB qe humbi ca te dhena me zarar?

    Ky shoku im burgaxhi pyet : po partia e zotit Topi, pra Partia e Nxjerrjes se Kembes nga Rrethi, cer mendon per kete ceshtje sepse deputeti i saj i vetem ne parlament ka qene Minister i Mbrojtjes menjehere mbas Gerdecit ne qeverine e Berishes?

    Po, Lisandro Saraçorja, ( rimon me gojorja ) ish keshilltar i sigurise se Topit, cer mendon per keto ceshjtet e sigurise dhe sherbimin e spiunimit te ushtrise? ?

    Ne ato kohet e lavdishme, te tiq e mos e keput, pra kur Oketa ishte Minister Mbrojtje, sa ishte fondi i blerjeve te informacioneve?

  4. Dritani says:

    Shikoni spiunin qe e ka lene shqiperin ne kete gjendje alarmante per buke. http://bit.ly/jAL5ep

  5. KOSTA says:

    Ne rastin e mdryshimit te emrit te ketij sherbimi, por me shume ne emerimin e drejtorit nga Presidenti, me duket se me shume po luhet per kapjen e ketij vendi pune se sa per rregullimin e sherbimit dhe kane te drejte, behet me mandat dhe e kap kete vende ai qe ka me shume muhabet me Nishanin keshtu siguron 5 apo 7 vjete ne detyre…….ne lidhje me sherbimin, me mire do te jete eksperienca e Turqise qe nuk ka fare sherbim inteligjente ne ushtri, megjithse ka 1.5 miljon ushtare. Veprimtarine kundershtare ne ushtri, e ndjek MITI, sherbimi sekret shteteror, me nje seksion te posacem dhe aq sa mesova atje, kishte shume sukses….neve me 3000 ushtare qe sipas asaj qe thote ministri, jane vetem per emergjenca civile…….mendoi se nuk duhet ky sherbim i vecuar dhe me kaq shume fonde dhe kopetenca……Personalishte mendoi se e keqja me e madhe per ushtrine tone eshte Arben Imami, kjo figure e shpelare qysh nga 97, i cili jepte direktiva per shkaterrimin e ushtrise….ndofta i merrte detyrat nga Tirana……se nuk ka si shpegohet qe po ky politikan kriminel drejton sote ushtrine!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje