Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, zhvilloi një takim me Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
“Në këtë takim u diskutua rreth situatës politike në vend dhe nevojës jetike që ka Shqipëria për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në mënyrë që qytetarët të vendosin me votë të lirë për qeverisjen demokratike të vendit dhe Shqipëria të ndahet një herë e mirë nga zgjedhjet e kontestuara dhe të manipuluara. Gjatë takimit u diskutuan edhe problematikat që kanë të bëjnë me demokracinë, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve si dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.
Z. Moore shprehu zhgënjimet për mungesën e konsensusit politik si dhe ecurinë e reformave, edhe pas mesazheve të qarta të Sekretares Amerikane të Shtetit,” thuhet në njoftimin e FRD.
“Duke marrë shkas edhe nga raporti i Transparency International, z. Oketa shprehu shqetësimin për nivelin alarmant të korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe mungesën e vullnetit të maxhorancës për të luftuar korrupsionin.
Zoti Oketa konfirmoi pozicionin e FRD-së për një politikë të moderuar si brenda dhe jashtë vendit duke evituar retorikat konfliktuale për të forcuar zbatimin e ligjit si dhe një klimë stabilizimi dhe promovimi për investimet e huaja në Shqipëri,” vijon njoftimi.
Oketa ka deklaruar se FRD do të mbështesë çdo reformë integruese.
z. Oketa: si shpjegohet qe 2 ose 4 vjet me pare nuk ishit te shqetesuar per zgjedhjet dhe korrupsionin?
Zoti Oketa jane mashtrues kalibri ata duan vetem komunistet ne shqiperi http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Zoti Oketa ju Biberaj,Sali Shehu,i keni sherbuer me fanatizem Berishes http://bit.ly/jAL5ep
Paska qene takim zyrtar i rendesishem. Qenkan takuar ne kafe. Hajt se folim. Jepi nje myfle ketij Moore se ja paguaj une, mos harro coji dhe nje uje te ftohte qe ta shplaje.
E ka takue per te votue tre ligjet dhe jo si drejtues te FRD se per drejtues do takonte Topen
A me cuna e goca qe shkruni perdite ktu.
S’keni faj. Ju pelqen ma shume Meta me bllok hajdutlliqesh,
Mediu e Saliu sesa cuna te drejte e te nershen.
Po ky te pakten e paska taku, po ju ene un bashk me ju qe rrime si palla
Mas pseudonimesh ene masturbohemi tu shkrujt online.
Kujdes se do ju kputet se e keni hollu fare nga gjith kto t’ferkume qe i boni.
bravo miri me germa te vogla