Kënga e fundit e mjellmave të zeza

6 Dhjetor 2012, 21:17Editorial TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

1./ E fillojmë me Kaçin e zi?

Kastriot Islami zgjat shpesh kokën e tij në mediume të ndryshme. Dy vitet e fundit e ka intensifikuar publicistikën e tij mbushur me analiza sulmuese dhe një lexues i rafinuar qysh në titull ia parakëndon refrenin pa shkuar deri në fund. Shkruan gjatë e gjerë dhe mundohet që matematikisht, por jo politikisht, të jetë korrekt dhe si një pseudoshkencëtar që 22 vitet e fundit i ka bërë bisht profesionit, justifikohet se analizat e tij janë konçize, thjesht konçize e të besueshme.

Stili gazetaresk i Islamit nuk të tërheq, as ndërtimi i fjalisë dhe as tingulli nuk të imponojnë lexim të detyruar, por ngaqë hesapet e tij matematikore shpesh përfundojnë me defiçenca dhe humbësi dihet, ndaj ai pak interes vazhdon të të ndjellë humorin deri nga fundi.

Dje dhe sot disa gazeta të Tiranës botuan dhe ribotuan një tjetër pezm të Kaçit, i cili duke ndjerë se koha po ia ngushton në fyt lakun politik, po spërdridhet majtas-djathtas-majtas për tu pozicionuar në rast emergjence për qershorin 23. E kishte filluar analizën e tij më të freskët me një biografi “modeste” për veten dhe më pas në asnjë rresht nuk u ndahej atakimeve hakmarrëse për përjashtimin e tij nga Partia Socialiste.

E kam shkruar edhe më parë, opozitarizmi që Islami i bën opozitës nuk ka aureolën e një largpamësi dhe një traseshtruesi të pushtetit të nesërm. Cinizmi i tij tashmë i dalëboje nuk i prish punë as Ramës e nuk i ndreq punë as Berishës. Pse Kaçi iku për lesh, brenda opozitës nuk u shtresëzua ndonjë fraksion i frikshëm mendjesh të bukura, zona elektorale e Kaçit nuk iu vërsul partisë mëmë për përjashtimin e tij dhe as Mallakastra, vend-origjina nuk ktheu timonin djathtas si kundërpeshë e “persekucionit” të birit të saj, doktoruar në Francë.

Kastriot Islami do na prekte e do na bënte për vete nëse në analizat e tij do u referohej fakteve historike dhe përjashtimeve politike qysh me asgjësimet hoxhiste pas mbledhjes së Beratit të 1944-s e për ta mbyllur me ngrirjen e famshme të Berishës që i bëri Spartak Ngjelës apo me mërinë makute republikane të Fatmir Mediut ndaj familjes dhe fisit Godo. Asnjëherë nuk është parë që Kastrioti duke sakrifikuar veten, t’u japë një leksion të rëndë e të shëndetshëm demokracive të brendshme të partive politike, por egoja e një hakmarrësi nuk e lejon që grupime të tjera politike ti ofrojnë hapësira për të nesërmen.

Unë nuk e di sa e tremb kampin opozitar plangprishësi Islam, por kamikazllëku spontan i tij tashmë duhet tejkaluar e duhet lenë i qetë për tu sjellë si pordha nëpër brekë në pantallonat e gjera të vetë opozitës. U krijua ideja se pas përjashtimit të tij të paktën ndonjë parti parlamentare do i lutej me temena për ta përlarë në gjirin e saj, por pabesia permanente e një xhuxhi politik si vetë ai, nuk ia puçkuriti sedrën as Metës, as Idrizit, as Mediut, as Dules, as Oketës…

Më kujtohet një analizë e gjatë e ish- kryediplomatit Besnik Mustafaj tek shkruante sesi brenda PD-së loja skuthe e dyfishtë e Islamit gjatë 2009-s, bëri që vetë Doktori të kujdesej për shërimin e pacientit socialist dhe të mos atakohej më brenda pavijonit blu si “Kaçi i Zi”.

Kaçi e ka kuptuar tashmë që nuk i hyn në punë as dreqit. Vota e tij pro dhe kundër në parlament nuk ndalon dot as integrimin dhe as çintegrimin tonë. Politika tranzitive e këtyre kohëve të vështira i ka me shumicë kaçtriotët e zinj dhe detyrë e vetë forumeve partiake është selektimi i njerzve punëtorë e me bonsens. Nuk pretendohet më rekrutimi i ushtarëve të bindur që me temenatë dhe servilizmin bajat të tyre të zgjasin kalbjet e regjimeve, por meritokracia dhe opozita konstruktive që do t’i bëjnë vetes, punës, liderit të shkojnë paralel me profitet dhe qeverisjen e shëndetshme për komunitetin. Një Shqipëri postkomuniste 22 vjeçare jo domosdoshmërisht e ka të nevojshme mbingopjen me eksponentë të së kaluarës pickuar nga vese të poshtra dhe idiluar me një lloj bolshevizmi që po na merr ende më qafë. Emra të rinj, statura të reja, djem dhe vajza pa peshën e mëkateve të së djeshmes, mendjehapur dhe tolerantë aspak hakmarrës, punëtorë e vizionarë, të bukur në shpirt dhe me vizion, rob zoti që nuk i futen politikës për t’ia futur popullit, të shkolluar e aspak të shkalluar duhet të zëvendësojnë emrat e kaçërve të zinj dhe emrin e kësaj mjellmës tjetër të zezë që do lexoni më poshtë.

 

2./ Pre(veza) e doktorit

E ndriti me ekonominë. Na mbyti bollëku, investimet dhe xhepat na rëndojnë nga paraja. Jemi shëndoshur si komb dhe obeziteti po kthehet në problem shqetësues. Infrastruktura rrugore të shëmbëllen me atë japoneze dhe teknologjia ka mbërthyer çdo fshat e qytet. Në Viçidol nuk del njeri nga shtëpia se edhe blerjen e bukës dhe kafesë e bëjnë me karta krediti online, ndërsa fluksi i pasagjerëve për fluturimet domestike dhe ndërkombëtare nga dhe për në aeroportet e Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Sarandës kanë lenë pa punë atë të Rinasit. Spitalet private dolën një fiasko e vërtetë qyshkur sistemi shëndetësor publik kopjoi atë norvegjez dhe cilësia e shërbimeve të spitaleve rajonale të shëron qysh sa shkel në derë. Fluksi i studentëve të huaj të regjistruar në universitetet tona private i ka dhënë një hov ekonomisë sonë e madje qiradhënia e banesave private po njeh një boom të paparë.

Bashkimi Evropian po i lutet sistematikisht Shqipërisë për një anëtarësim jashtë radhe, por kokëfortësia model zviceran i nacionalizmit tonë po ua dredh diplomatikisht bukur burokratëve të Brukselit. Dy milionë kosovarë, shtatëqind mijë shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të diasporës që fituan nënshtetësinë nga qeveria e Berishajve sa herë që ka zgjedhje politike në Shqipëri kanë rënë në ujdi për tu mos u ngatërruar në punët tona të brendshme dhe qëndrojnë pasivë. Aktivë janë vetëm me investime kapitalesh, depozitat bankare këtu dhe sa për patriotizëm paguajnë një lloj takse ekstra si ajo e famshmja e 3 përqindëshit të dikurshëm.

E ndriti me ekonominë, shkëlqeu me infrastrukturën, vezulloi me shëndetësinë dhe arsimin, opozitën e adhuron më shumë se lirinë e tashmë para se të mbyllë karrierën do që këtë vend të kafshuar ta riformatojë nga e para siç ishim para mijëra vitesh kur dilnim me heshta të gjuanim kafshë të egra.

E ka detyrim moral dhe shpirtëror, u rrit që fëmijë me atdhedashuri dhe qyshkur ishte vocërrak u bënte bisht filmave vizatimorë te kinemaja e fshatit e shkonte nëpër shpella të takonte nga afër Mujin dhe Halilin.

Ende ndjehet pishman pse nuk e kishte lindur Sheqerja pak më parë që si zemërluan të shkonte t’i vinte gjoksin shpellës në Dragobi duke evituar vrasjen e Bajram Currit. Si bashkëshorte pëlqente më tepër një burrneshë si Shote Galica, e cila ta zinte me shpulla sa herë currufjaste nga mendja, ndërsa malësia e Gjakovës e ndarë sa andej-këtej kufirit e nevrikoste shumë aq sa naftën gjatë 1993-1995-ës ia dërgonte Sllobodanit jo për ndihmë, por thjesht për hakmarrje.

Pavarësisht se thyen rekorde noti, deti e turbullon së tepërmi dhe kërkonte t’ua falte grekëve siç ia fali komshiut në fshat sapllaken me ujë shiu ngaqë historikisht ka pasur alergji nga larja.

Ish kryeprokuroren e Hagës Carla Del Ponte do e kallëzojë në prokurorinë e Hagës ngaqë donte t’i bënte puç Ramushit të UÇK-së, një prej komandantëve të kësaj organizate terroriste-komuniste-bolshevike siç e quante gjatë ’98-99-s.

I duhet nacionalizmi tashmë sepse ia kemi harruar që gjatë 1997-s futi vëllavrasje mes nesh duke u flijuar rreth 2000 shqiptarë e qysh nga 2005-a kur rierdhi në pushtet vetëm 38 të tjerë ka vrarë.

I është kthyer nacionalizmit snob dhe ende pa shprehur ato djallëzi që mendon, diplomacia amerikane, evropiane dhe e fqinjëve po ia bëjnë si loja me tortën e pavarësisë së Lulit.

Kërkon të na bashkojë artificialisht, kërkon të bashkëjetojmë pa kufij në një vend të përçarë krahinisht. Në një vend ku e njëjta energji elektrike paguhet dhe s’paguhet sipas relievit, ku rruga përfundon e asfaltuar në një fshat pa njerëz sipas lartësisë së bjeshkës, ku investimet krasiten pse brekët nuk i ke blu, ku vendin e punës e meriton në sajë të theksit dhe fonetikës së të folurit, ku shqiptarizma s’ekziston ngaqë veriorët i etiketojmë serbë dhe jugorët grekë.

Nuk fillon të mbjellë dashuri dhe të gjithëpërfshijë me qeverisjen e tij, por kërkon të na bashkojë me të tjerë pa u ribashkuar vetë ne me njëri-tjetrin.

Si prelud të këtij kallpi nacionalo-elektoral më duhet të falënderoj atë shqiponjën e bekuar me dy koka të flamurit tonë. E fortë dhe krenare mbeti. Megjithëse e kanë yshtur prej shekujsh të jashtëm e të brendshëm për vëllavrasje, vazhdon të dojë veten e saj e të respektojnë krena-krenën. Vazhdojnë të vigjëlojnë njëra majtas e tjetra djathtas atje mbi bezen e kuqe e jo të kafshojnë njëra-tjetrën si ne këtu mbi këtë tokë.

 

*facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

 

60 komente në “Kënga e fundit e mjellmave të zeza”

  1. raimondi says:

    Eshte shume i sakte ky me kete artikull, lol.

    1. Epirioti says:

      Bravo Zt Mane, te lumte ajo pene e holle. Na mbyten Kacet e Majte dhe te Djathte. Eshte bere Politika dhe Politikanet tamam K.rve e Vjeter. Ngadal Ngadal po Vdes edhe ajo qe vdes e fundit(Shpresa) ne kete vend.

    2. Tironsi "ZZ" says:

      1 pyetje kisha une o Bledo:
      Kur nuk ka drita, si pounojne kartat online per blerjen e bukes ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html

    3. nardi says:

      Shkim fantastik,bravo dhe nje here Bledi.Ajo qe me beri pershtypje,ishte nje pjese e shkrimit ku thuhet se Sali Serb Berisha

      “Ish kryeprokuroren e Hagës Carla Del Ponte do e kallëzojë në prokurorinë e Hagës ngaqë donte t’i bënte puç Ramushit të UÇK-së, një prej komandantëve të kësaj organizate terroriste-komuniste-bolshevike siç e quante gjatë ’98-99-s”

      Duke ditur qe shpellari i ndyre ne vitet e Presidences jo vetem u ka shitur nafte Serbeve te Sllobodanit,por edhe arme.Kerkova menjehere informacion ne internet rreth asaj qe tradhtari i shqiptareve ka thene per UCK,poshte eshte dhe linku ne italisht,ku tregon per nje intervist te Sali Serbit,i cili shan dhe i kundervihet UCK.

      http://www.radioradicale.it/exagora/berisha-attacca-i-guerriglieri-incompetenti-deluck

    4. Ariu says:

      Interesant si artikull, edhe pse jam i djathte e vizitoj shpesh gazeten tuaj dhe lexoj artikujt shumicen e kohes.

      Cfare shkruan eshte e vertete(per fatin e keq te shqipetareve dhe Shqiperise).

      Mero ka krijuar kete gazeten qe mendoj se eshte gazeta me e lexuar online(mund te vertetohet nga komentet) dhe shpesh nxjerr te verteta te fshehura ne drite. Por neve na duhet nje lidership i ri, nise nga kreu e deri ne kryetaret e komunave. Nuk e di a mund te behet kjo?!

      Respekte

    5. kovi says:

      eshte shume vulgar, me vjen keq..

  2. Vlora says:

    te lumte dora o bledi mane.

    jeni te pakte gazetare qe pasqyroni realitetin e hidhur te ketij mavri vendi,, qe ra ne duar te serbo – grekut berisha.

  3. XHOZI says:

    TE PERSHENDES E TE PERGEZOJ I MADHI I KOHEVE TE VESHTIRA PER SHQIPTARET,BLEDI MANE ( DUA TE IDENTIFIKOJ ME MBIEMRIN SE EMRIN TEND E KANE DHE PSEUDO INTELEKTUALE TE TJERE QE JANE BERE TE URRYER PER SHTESEN E GJERE POPULLORE)PO NEJSE EDHE ATA JANE IDENTIFIKUAR NGA MBIEMRAT QE MBAJNE.NUK KISHA SE C TEKOMENTONJA PER SHKRIMIN E MESIPERM,VETEM PRANO TE LUTEM VLERESIMIN NGA NJE PERSON I THJESHTE QE NUK MERR VESH NGA POLITIKA VETEM ME LEJO TA QUAJ NJE PERLEEEEEEEESHQIPETAREEEEE IVOGLI DRITEROI I DEVOLLIT EDHE PSE DEVOLLI ESHTE ME IMADHERISHEM APO NOBELISTI I ZHGARAVINAVE SHQIP QE NUK JA DI EMRIN NUK TE VIJNE TEK MAJA E THOIT (I THEMI NE NGA ANET TONA).PA U ZGJATUR SHUME PRANO VETEM NJE VEREJTJE NGA ANA IME :MJELMEN HIQE SE NUK SHKON PER ATE FIGURE DHE VENDOS NE VEND TE SAJ BAJLOZIIIIIIII I ZIIIIIII SHQIPETAR TE FALEMINDERITTTTTTT BLEDI MANE JE NGA TE PAKTAT PENA QE I DUHEN VENEI TONE PA HARRUAR TE MADHIN MERO,ANDI KANANAJ,ZAMIR DULEN ADRIAN THANON KRISTI PINDERIN ETJ ETEJ TE ME FALIN QE NUK PO I KUJTOJ DOT EMRAT E TYRE TE UROJ SUKSESE NE KARRIEREN TENDE PROFESIONALE DHE NE JETEN PRIVATE.

  4. qerim says:

    fotoja para kesaj duke me origjinale per heroin tone, e bere ne Angli ?

  5. problemi qendron se KASTRIOT ISLAMIN asnje nuk e kupton.. ESHTE e thjeshte fare , kastriot islami ishte ne opozite brenda partise socialiste.TANI i duhet te veje ne mallakaster te RIFORMATOHET, SEPSE ka djegur 2 kandela, dhe e nxjerr pa djegur.

  6. tomori i beratit says:

    Hallall o BLED.Si gjithmon je NJESHI.Nuk kam me se ç’te shkruaj per ty.Edhe nje here HALLALL.

  7. MK says:

    po cmerresh me kacin o Bled. kaci tha nje here se une u var xhaketen tek huri dhe ju i fusni vete votat ne xhep por mallakastriotet i dhane hurin me vete dhe e percollen…

    nuk ia vlen koha dhe konsumi me nje person qe i ka ngel huri ne dore…

  8. e verteta says:

    Pershendetje Bled!
    Ma bere qejfin me Kaç bajgen se na i ndyu gazetat me ato gjoja analizat e tija bajate.
    Ndersa me komikun kryeminister ( siç thote i madhi Filip ) e ke qare fare.
    Pune te mbare dhe pena top.
    Tung.

  9. VERONIKA says:

    Tè zhdukeshin dhe ca tè tjerè si puna e ktij Hamzait,do i bènin nder Edit dhe sidomos neve.Ai paragrafi i fundit ,i pjesès sè parè ,mè duket sikur s’do arrijmè kurrè ta shohim nè ktè vend,sepse reja e mjellmave?-sorrave tè zeza po i merr frymèn rinisè,aq tè studiuar,aq tè aftè.
    Ncionalizmi i tij,pèrsa nga ju si medie,dhe nga Piktori,veterinieri,koloneli po nènvlerèsohet,do sjelli njè 2013 tè larè me gjak,aq sa ti do bèhesh pishman qè shkruajte pèr Krenat e Shqiponjès,qè respektohen,ose do e nguli atè nè pushtet tè pèrjetèshèm.
    Sa hèrè èshtè nènvlerèsuar ai vuçidolasi i sapllakut me ujè?Sa herè ka bèrè gjèmèn?OK,presim 2013,hajd votojmè ,si popull-bagèti qè jemi.

    Vuçidoli qè blen bukè e kafe me karta krediti online,,,hahahahahahhaha,ti nuk je mirè pèrfundimisht.hahahahahahaahahahhhhhhhhhhhahhhhhhhhhhhaaahaah

    DUHET DALE ME HESHTA,SI DIKUR,BLENDI,DUHET DALE,PER GJUETI MJELLMASH-SORRASH,SE REJA E TYRE E ZEZE PO NA MERR FRYMEN,DHE JANE SHTUAR SHUME!!

  10. Sali Fuckface Berisha says:

    Rrofsh o Bledi se na kenaqe.Goditi zvarraniket se na mbyten.Po ia marrin shpirtin ketij populli te tulatur,dhe nuk po u thote njeri ndaleni kalin o te paudhe.Me kete revansh qe ka marre kali i tyre,me siguri qe do ta thyejne koken gjekundi shume shpejt.Flm per artikullin.Mos ndalo or çun.

  11. Sofo says:

    Bledi Mane, humori juaj ironiko-sarkastik eshte simpatik tashme per te gjithe ata qe ju lexojne.Por une do te thosha dicka tjeter: ky hov i tepruar dhe i papritur i Berishes – pervec atyre qe thuhen me te drejte nga kritiket perfshire edhe ju – ne fund te fundit ka bere te flasin per bashkimin Shqiperi-Kosove(se ketu fle lepuri) nje nga nje te gjithe intelektualet, bile edhe ata rrufjane skutha , qe duke u fshehur pas kozmopolitizmit te tyre te dhjere e provincial, ne fakt nuk e duan bashkimin.Por tani zuzaret e mjere po fillojne me hir e pahir te thone ndonje gje per kete.

    1. Ben Chicago says:

      Pse jane kaq te trashe,fodulle,arrogant,dhe mbi te gjitha injorant.Shembulli tipik ky katunari nga Permeti,qe kujton se shkruan,dhe gjithe tufa e gushekuqeve injorant qe “ngazellehen”,me banalitetet e djalit te Ahmetit.

      1. ben qurro says:

        Te paska ber me hije ky djali ahmetit mor ben. nuk i le artikull pa ja lexuar e pa ja komentuar. kaq fiksim e paske mor ben, apo te ka ren ne koke per ti ber ndonje goj-ore? eh ca eshte frustrimi, shperthe mor ben shperthe se jeton dhe ne chicago. ke aty zezake pa fund apo te kane mbet peng keta permetaret e bukur si bled mane trafikanti?

      2. marta.nesh says:

        Ben Chicago beqiri qepe..

      3. homeri says:

        —.–nuk e di cfar te ka bere Ahmeti tu apo nenes tende po shkrimi eshte i bukur ne kontekst me realitetin –Edhe, ju komentoni po me dukesh shume i lodhur me kujtese te vjeter , nuk jeton fare me kohen, ose te shprehem me sakte te ka ngelur ora —me nje fjale je legen blu

      4. Skela says:

        Ben me duket se nuk e njeh popullin shqiptar. Te pakten per Permetaret nuk mund te besh komente negative. Nga ana etike ti nuk mund te besh fyerje te ketij kallepi kur vete Sali (Varkari) (sot per sot ska me gushkuq se ai) nuk di te artikuloje nje fjali te thjeshte qe permban nje kryefjale dhe nje kallzues. Limiti yt i te vleresuarit arrin deri tek personaliteti i Saliut qe ti e mban si idhull dhe e mbron edhe kur vret edhe kur vjedh edhe kur mashtron edhe kur tradhton interesat e vendit, edhe kur hapur i sherben serbit a grekut. Kur ky eshte limiti maximal i vleresimit tend mere me mend cfar lloj zhapiku mund te jesh ti. Ketu perjashtoj rastin qe me shume mundesi ti je antar i familjes Berisha dhe e quaj te pranueshem mbrojtjen instiktive te pjestarit te familjes.
        Te etiketova si zhapik sepse ti je aq i ulet dhe i pakuptimte sa nuk te shkon emertim tjeter si maskara apo kriminel apo tradhetar apo i pabese apo ku ta di une. Ti je nje qenie e poshter e papercaktuar sepse nuk ekziston as ne fjalor qe je ne komplement te plote me Saliun vete. Duke qene e njejta specie me Saliun ti ndihmon shume lexues te identifikojne genin monstruos te rraces suaj te pabese. Per fat te keq ju jeni jo pak ne shqiperi dhe rrjeta e merimanges qe po endni per shqiptaret e mjere ka per tu kapur vete ju mostra te felliqura. Vetem Alfred Hitchcock mund te gjeje ndonje percaktim per tipa si ty.

      5. Skela says:

        Ben ti nuk je as maskara as absurd as tradhetar as antishqiptar qe mbron Saliun sa here qe vret vjedh tradhton atdheun fal detin favorizon biznese serbe e greke, po vdes nje popull te tere etj.
        Ti je thjesht nje zhapik qe u jep te drejten te tjereve te quajne si te duan. Te bera favor me kete rast sepse te rendita ne krahun e te paditurve. Na duhesh ketu ne forum se na mban zjarrin ndezur. Ne kohe skamje edhe bajgat si puna jote bejne zjarr pa cka se bejne shume tym.

        1. shqip says:

          Nje te dale kundra shkrimit, sulmojne dhjetra injorante..po pse, ore vetem per 50 vete shkruan Bledi? Po te jete ashtu, mbajeni dhe mos ta lexoje njeri tjeter, qe mos t,ju mbetet qejfi ju dhe vazhdoni e thurini lavde Bledit, Meros dhe Edit. Te tjeret qe mendojne ndryshe, as te mos e lexojne dhe as te mos e komentojne shkrimin. Meqe une e lexova, po them vetem nje dicka te vogel..Kaci me Bledin jane me vite drite larg.. Nuk mund te krahasohet shkencetari me nje gazetar 5 lekesh, sado bukur te shkruaje per ju ky gazetar!

  12. tefta says:

    refreni i jetes shqipetare

  13. england says:

    Kam bindjen se edhe vete Kac xhuxhi kur ta lexoje,do i dergoje ndonje mesazh pergezimi Manes!!!ndersa rreshtaret e PD qe e lexojne ne ilegalitet kete gazete(gazetat e tjera thjesht i blejne sa per tu duk para Berishes)do dhihen gazit me ato qe Blendi shkruan per shefin e tyre.Ndjehesh mire kur lexon te tilla shkrime nga njerez te thjeshte,por te guximshem qe rrezikojne cdo moment duke u perballur me diktaturen,dhe presionin cdo dite,bravo Bled…

  14. Xhema nga Tirana says:

    O Bledi Mane; O Mark Antoni Shqiptar (fjalimi i mbajtur në ceremoninë e varrimit të Jul Qezarit). Të përgëzoj për këtë artikull të arrirë dhe të uroj të vazhdosh po në këtë formë shkrimi. Jam i bindur se Ju; do të jeni gjithmonë opozitar ( në kuptimin e të bërit kritikë me qëllim; korigjimin e veprimeve antiligjore të pushteteve të kujtdo Partie qofshin).
    XHEMA !

  15. dallaveri says:

    ej VLLAI NUK PATA NERVA TA LEXOJ ARTIKULLIN DERI NE FUND JO SE NUK KA VLERE PO SE U LODHA ME KETO KOSTATIME .kaciT, ME KOMPANI I JEP JETE TI UN NE, DUKE E MARE NEPER GOJ DHE DUKE I PERMENDUR EMRIN, DHE KRIMBI ME KOMPANI NGJALLET.JEMI NE ESHTE INJORANCA E TEJSKAJSHME QE I MBAN NE JETE KETA KELLIRA,NE I MERITOJME. ej BLENDI SA KOH U BE QE kaci ESHTE NE TaP TE ASHTEQUAJTURS elite.JO VLLAI E KE GABIM. JE TI UN NE, MOS E KERKO NE VEND TJETER, DHE TI UN NE DO PAGUJME TAKSEN PER AQ SA KEMI SHPENZUAR (MERITOJME),NE NUK MERITOJME ME SHUM, LODHU SA TE DUASH ,ESHTE ME STAD zhvillimi ,inteligjence,cme duhet mua se cfar bej un ,MOJ SHQIPE KAQ DERDHIM NE, KTE filozofi e KUPTOJ MIRE ZOGI,ENVERI SALIU .prandaj jemi keta qe jemi.

  16. dallaveri says:

    XHEME prej TIRONE ma bofsh nji grop te modhe ,po te desh qefi hapja syt kti poplli budall,per ca u bo fjal ne ate vorrim ene ca u tha,di me na thon gjo zotnia jote OR TE QAFT JOTOM,OR SHOKU ZOTI XHEMAL. XHEME KAM RESPECT PO E KE NGRITUR SHUM GRYKEN E TOPIT ?

  17. gjoni says:

    He he – Public animal!!!

  18. refugjati says:

    Do ishe shume i ceket dhe tendecioz nqs me frazen: Emra të rinj, statura të reja, djem dhe vajza pa peshën e mëkateve të së djeshmes, mendjehapur dhe tolerantë aspak hakmarrës, punëtorë e vizionarë, të bukur në shpirt dhe me vizion, rob zoti që nuk i futen politikës për t’ia futur popullit, të shkolluar e aspak të shkalluar duhet të zëvendësojnë emrat e kaçërve të zinj dhe emrin e kësaj mjellmës tjetër të zezë që do lexoni më poshtë….do kishe parasysh vetem zevendesimin e Kaçit dhe Mjelmes qe ti flet me poshte. Une mendoj se ka vend me bollek per zevendesime.

  19. krosi says:

    Kac sumkapucin as Veri i 21 se pranon per shok ka probleme me gjatesine e mendimit qe i reflektohet ne shkurtesine e trupit dhe te … i ankohet shume gruja ne mehalle!!!

  20. ALBAN DEGA says:

    “KAFKAT E THYERA” APO KRYQET E THYERA …

    – Pse u duhet kucedrave te politikes shqiptare bythelepiresi Kastriot Islami !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Per cdo shqiptar, per cdo demokrat, per cdo qytetar qe e di cfare do te thote fjala liri Kastriot Islami e ka flakur veten jashte politikes demokratike qe ate dite qe kercenoi opoziten e atehereshme, sot po aq despotike ne pushtet, me “thyerjen e kafkave”
    Bashke me politikanin vdiq njehere e pergjithmone edhe intelektuali, fizikani, “shkencetari” Kastriot Islami. Shkurt nje vetvrasje politike ne cdo vend demokratik te Botes.
    Vec Shqiperia, ku zjarrvenesi e rrenuesi i saj i mirenjohur ne shkalle kombetare e boterore riciklohet e qeveris ” deri sa ti jape ymer ai lart” si Stalini ne BS, si Enver Hoxha ne Shqiperi… si Kim Jong Ili ne Korene e Veriut… ben perjashtim…
    Pyetjes se gazets ” Shqiptarja.com” “A keni votuar pro Berishës” ne votimin e fundit ne parlament, ai ju përgjigj “po”, duke lënë hapësirë për të menduar se së shpejti Kastriot Islami mund ti bashkohet grupit kuvendor demokrat në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës, ose mundësia e dhënies së një posti në rang ministrash.
    Para shqiptareve dhe Botes ai duhet te kishte kurajon mininmale qytetare dhe moralin minimal demokratik te shpallte njehere e pergjithmone e ne menyre te pakthyeshme terheqjen dhe doreheqjen e perfundimtare nga politika.
    Thirrjet e tij histerike per “thyerje kafkash” te kundershtareve politike dhe vellezereve natyrore e kombetare nuk kane asnje ndryshim nga kryqet e thyera naziste dhe nga histeria mesjertare e turmave te terbuara komuniste ” armiqte ne litar!” apo ” ta bej fytyren me te zeze se shollen e kepuces!”
    Ndryshimi i vetem eshte se si “kryqet e thyera” edhe ” armiqte ne litar” edhe ” fytyra me keq se shollen e kepuces” ishin dhe mbeten boshti i nje ideologjie, shtylla e nje sistemi barbar, mesjetar, mendesia cnjerezore e nje idelogjie rrenuese.
    “Kafkat e thyera” te Kastriot Islamit…. “fytyra sholle kepuce” jane pasqyre mizore e te dy dyjave me nje ndryshim thelbesor. Ato u leshuan nga goja e nje politikani, nga mendja e nje shkollari te nivelit me te larte bashkekohor ne kushtet e demokracise dhe nga tribuna e altarit te demokracise, sic eshte parlamenti, kongresi demokratik i nje shteti demokratik.
    Cdo politikan serioz, cdo intelektual qofte edhe i rendomte nga ata me lopata, do te kishte dhene doreheqjen e pakthyeshme dhe do te ishte larguar perfundimisht nga politika.
    Edhe sot dhjete vjet pas asaj deklarate barbare, asnjehere nuk e kam degjuar Kastrioit Islamin as profesoret e tij te politikes te kerkoje falje per ate histeri qe i ka rrenjet thelle ne botekuptimin e tij krejt antidemorkatik.
    Kjo eshte gjysma e se keqes… E keqja e madhe eshte se edhe sot e gjithe diten ka kurajon cnjerezore dhe moralin barbar te thote se “une do te mbetem ne politike” sikur te ishte babai i saj Winston Churchilli apo Bill Klintoni.
    ” I give you a chance” thone amerikanet. Kurre, ansjehere ata nuk thone ” I give you two …” aq me pak ” I give you unlimitted chances”
    Edhe me e madhe eshte kjo e keqe qe dy dinosauret, shqip dy kucedrat me shtate koke e me shtate shpirta te politikes shqiptare Sali Berisha e Fatos Nano e ftojne kete “kafkethyeres” qe te bashkohet me ta ne politiken e tyre te mbrapshte qe e ka lene Shqiperine vendin me te varfer ne Evrope, vendin e fundit ne radhen e integrimit Evropian, ne delen e zeze te korrupsionit dhe rrumpalles anti-demokratike.
    Mjere politika shqiptare ne duart e kujt ka rene.
    Mjere shqiptaret cfare politikanesh luajne me fatet e te ardhmen e tyre.
    Mjere Shqiperia per politikanet qe e drejtojne tashe e gati njeqint vjet.
    Duke ia thyer kafkat njeri- tjetrit me plumba apo me fjale ata ne fakt ia kane thyer e po ia thyejne perdite kafken atdheut e popullit tone neper monopatet e “shtigjet e pashkelura” te politikes tipike “te kafkave te thyera” apo ” fytyres sholle kepuce” , ndersa shtete shume me te vogla se Shqiperia,sic eshte Mali i Zi me vetem pese vjet pavaresi, na i tregojne targat duke na lene ne bisht… ne vagonin e fundit jo vetem te Evropes por edhe te demokracise boterore !
    Nuk ka se si ndodhe ndryshe me politikane dhe politike ” thyerje kafkash” e “fytyre sholle kepuce ” qe tek ky zanat shikojne menyren me te shpejte, me te sigurte, “Leven e Arkimedit” per tu pasuruar e kaleruar familjarisht e me klanet e veta mbi kurrizin e hallet e medha te nje populli e vendi te tere.
    A nuk vepruan edhe baballret e tyre ideologjike e shpirterore

  21. kajtushka says:

    wow Mane ke harruar te shkruash per hekurudhen qe lidh Tiranen me Kinen dhe per centalin berthamor qe do te furnizoj me energji gjithe ballkanin e disa shtete te Americes. Buxhetin e ka plot e nuk di ku ti shpenzoj.
    I vete nuk e di se eshte pjelle e Sheqeres se ai kur e shikon veten ne pasqyre e kupton qe nje qenje te tille mund ta krijoj nje kryqezim lope me cjapin

  22. psy says:

    Rrofsh o Bled,me shkon dita mbare kur lexoj qe ne mengjes shkrimin tend,pasi i them vetes se ka shpresa,ka djem ky vend qe dine t’i bejne me penen e tyre gjemen kaci-steve e shokeve te tyre.Te falenderoj.

  23. Genard says:

    Po ti o idjot, mendon se ke stil terheqes ne te shkruar? O fshatar Permeti! Vetem 5 fjalite e para munda te lexoj se nuk shtyhej ky artikull palaco. Jevg!

    1. Skela says:

      Te ndodh keshtu sepse ne mengjes ke ngrene pace te prishur nga te vjellat e Saliut.

    2. ICE says:

      ti je fari balliu dhe je xheloz per bledin se e ka 20 cm. nuk ta jep bled mane ty, e ka per argitin dhe per zenilen

  24. Fanolisti says:

    Mire…rob si Kaci ka shume.I Perkedhelur dhe iveteperkedhelur; pa kujtohuni sa poste i jane dhene ketij?.Kam njohur shume njerez neper fshatra me arsim gjysmak si ky i shumearsimuari,na kan merzitur jeten. Edi Rama duhet te ishte distancuar qe ne fillim nga Nanoistet, ti kishte lene te iknin me Nanon , nga qendra ne baze.Nuk e beri kete : ka paguar e do te paguaj kosto ai dhe P.S..Kaci duhet te shkoi andej nga studentet te mbledhi taksa…

  25. rea says:

    O genard , po ik o i ziu ti se plase nga zilia . ku di ti shkrim e kendim, stilistike e te tjera/Bledi eshte mjeshter i stilistikes , i fjalorit dhe i penes. Me ta lumsha o Bledi , vazhdo perpara

    1. nardi says:

      Jo vetem mjeshter ne ate qe shkruan,por shkrimi ka dhe shume te verteta qe,ata qe e shesin bythen sa majtas-djathtas,per nje vend pune ne administaten e te shkolluarve te Kristali e tek Vitrina,ata qe rrehen me 10 kile miell kur vijne zgjedhjet,nuk duan dhe nuk dijne ti kuptojne kurre.

      Ky eshte nje shkrim i marre nga nje faqe webi italiane,e cila tregon ate se çfare Sali Berisha thoshte per UCK ne 99′.

      http://old.radicali.it/search_view.php?id=137372

      Bledi na tregon edhe nje here pafytyrsine e fatkeqsise qe e ka mberthyer kete vend,Sali Serb Berisha.

  26. ANDREA says:

    Epaske te veshtire te lexosh o analfabet.Shkrime te tilla nuk i kuptojne injorantet si puna tende o prostitute semaforesh,megjithate ngushellohu me dordolecin e arrave Sali Vici-dolin o majmune te ketij shekulli.

  27. Dardan says:

    Hej, Skela,
    Me pelqen jashte mase percaktimi juaj per qeniet e tipit Sal, Ben, Kac etj.
    “ti je nje qenie e poshter e papercaktuar sepse (sa qe) nuk ekziston as ne fjalor”
    Kisha vite qe perpiqesha te gjeja nje percaktim per kete specie te pamagazinuar ne kulturen time modeste, por percaktimi juaj me cliroi.

  28. Elsa Pema says:

    Genard nuk e lexon dot, se nuk i kaperdin dot te vertetat, qe po ndodhin ne vendin tend o djale….

  29. tajar says:

    kur lexon keto komentet duket se po lind nje yll i ri gazetaresk,,,ne fakt eshte mane qe bashke me meron qe (po korrin sukses si don kishoti me mullinjte e eres) te gazeta tema!Ne fakt te dy jane nje sinonim i vogel i politik-berjes opozitare,,,sha e ofendo, qau e ankohu pa asnje ide pas asnje statistike pa asnje plan per te ardhmen.Kur lexon keto komente njihesh me nivelin e mjere te opozites shqiptare , nivel qe te jep te kuptosh se sali efendiun do ta kemi mbi koke edhe te pakten nja 10 vite te tjera

    1. u ftofsh ne tajare says:

      tajaro,jaro,bujaro,nishano pse te ha meraku per opoziten dhe per gazeten tema. perderisa e lexon dhe komenton dhe ti tajaro tregon qe ia vlen si gazete. hallall tajaro se megjithese punon te ujesjelles kanalizimet gjen kohen di dhe te perdoresh kompjuterin dhe lexon temen madje komenton. u ftofsh ne tajare tajaro;-)

  30. edi says:

    Po shoku katunar ke te drejte

  31. Luçiano says:

    Asnjë fshatar nuk ble një lopë me kokë të madhe,se nuk ka qumësht.

  32. enofieraku says:

    Shum domethenes, je i madh o Blendi Mane !!!

  33. GJysho Dominoja says:

    Te uroj me gjithe zemer per te gjitha shkrimet qe ke bere e ben.Ne shkrimet e komentet tuaja shoh dy vecori qe te rrisin vleren e te bejne terheqes dhe te lexueshem nga te gjitha krahet e politikes: pershkrimi dhe renditja e fakteve, por me teper guximi dhe kurajua qe shkruani ne kushtet e terrorit e santazhit qe ushtrohet ndaj shtypit te lire e ne vecanti ndaj atij opozitar. BLENDI MANE tu befte penda top, se ti vete je nje topci i pa arritshem. GJYSHO DOMINOJA.

  34. Titi says:

    Fiks per tek 5 ne elbasan je ti o i shkret. Shko pallohu triplo hardcore me edvinin dhe erionin, kthehu ne identitet!

  35. tajari says:

    Jo mer vlla jo..ne tajare jeni ftof ju..ju knaqeni me idiotizmat e mane jevgut..sala vazhdon programin,urte e bute ia u ka fut brenda ….tani po ia u nxjerr nga veshet……………..bravo mane,forca mane,,na kenaqe mane hahaaaa

  36. Sofo says:

    Luciano, agagagagagagagagagaaaa c’me berete qesh …hahahahaahahaaaa

  37. stravoi says:

    Zoti Mane! Me kete shkrim i keni bere skanerin jo vetem shtetasit Berisha, por edhe qeverisjes se tij te mbrapshte gjate gjithe ketyre 22 vjeteve.

  38. KASOLLE says:

    Mire e ke thene o Mane,kaci dhe saliu jane bulmet nga i njejti stan.

    1. Mali says:

      Meqe ja thote nga stanet e bulmetet, edhe krahasimet me to i ben Mane katunari.

  39. vlora 01 says:

    FANTASTIK FALEMINDERIT BLENDI

  40. vlora 01 says:

    FANTASTIK FALEMINDERIT BLEDI

  41. h says:

    Zoti Mane me vjen keq qe ke humbur kohen kot me kacin ,atij vetem nje llafe i mjafton , me qe ti nuk do te biesh ne derexhene e kacit po ja them une kacit eshte nje koqe gomari dhe ai kenaqet shume

  42. gjon says:

    GJITHE CFARE SHKRUAN BLENDI JANE TE VERTETA.KACI I ZI GJATE FUSHATES ELEKTORALE DITEN PUTHESH ME EDI RAMEN NATEN PALLOHESH ME SALEN.TANI AS SALIUT SI DUHET MA PASI JA KA NXJERRE KALLAIN.KACIT TE ZI I LODHUR NGA PUSHTETI I PA MERITUAR I SOCIALISTEVE KORKON NDONJE FOLE TJETER,POR SIC DUKET SPO JA FISHKELLEN ME NJERI.SA PER ATEDHETARIN SALI BERISHA UROJ QE VITI 2013 TA GJEJE NE AZILEN E PLEQEVE NE TROPOJE.

  43. Ptrika says:

    Sa per shkrimin dhe per z. Mane nuk kam c`te them por desha ti them atij bencicit a si e ka emrin a thua me gjith mend e ke se ajo eshte femer .por a e di ti se femer eshte edhe BUCJA sepse edhe ajo e ka ate vrimen e riprodhimit por prap BUCE mbetet dhe te kafshon.
    Mblidhni mendjen dhe gjykoni nje here me koken tuaj jo me te Saliut more ditezinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje